Presidenca e Kosovës ka konfirmuar për RTK se ka pranuar një e-mail kërcënues të drejtuar ndaj Presidentes së Republikës, Vjosa Osmani.
E-maili është dërguar në adresën zyrtare të Presidencës dhe përmban gjuhë fyese e kërcënuese, duke përfshirë etiketime si “kriminele”, “ordinere” dhe “antikushtetuese”, si dhe kërcënime serioze për jetën e Presidentes.
Zyrtarët e Presidencës kanë bërë të ditur se rasti është raportuar menjëherë te organet kompetente për hetim të mëtejshëm.
Sipas të njëjtave burime, kjo nuk është hera e parë që dërgohen mesazhe të tilla kërcënuese – me dhjetëra raste të ngjashme janë raportuar më parë.
Në foton e mëposhtme mund të shihni mesazhin e dërguar në drejtim të adresës elektronike të presidencës.bw