(“Manifesti i (s)dorëheqjes” Edvin Kristaq Rama, vendlindja Tiranë më 4 Korrik, 1981?!)
Protesta qytetare në në Ditën e 27 tashmë i ka të zëna të dy rrugët që Rama po ju paraqet me “Manifesti i (s)dorëheqjes”.
As lart dhe as poshtë siç ai po sugjeron dhe kërkon lëmoshë apo lutet që kjo fantazi që vetë shtyn të mund të mos realizohet.
Holliwood-i* vendos ‘pllaka me yje’, ‘pllaka me gjurmë pëllëmbësh apo shpute këmbësh’ shoqëruar me emrat e njerëzve të mirënjohur dhe që kanë bërë emër. Ka gjithashtu shumë mirënjohje dhe kontribute të tjera ku publiku blen një tullë apo pllakë me emrin e vet për të kontribuar modestisht apo për të dhuruar e duke u bërë kështu mbështetës i një nisme.
Rama-kryeministër 13 -14 vjeçar pikërisht ka bërë duke mos mirënjohur popullin shqiptar dhe shpalljen e investitorëve strategjik.
Në “Manifesti i (s)dorëheqjes”, gënjen jo se do ta shtysh moshën për t’u ndier i ri, por hyn tek Baby Boomers(1946 – 1964) dhe nuk je ai :-“… unë si ‘Millennials’ me shpresën që “Gen Z” nuk do më denigrojë me komente.”
Gjithashtu pavarësisht se jeni kryeministër jeni po ai që i keni mashtruar sidomos pensionistët e çfarë gjeneratash vijë pas duke i marrë votë me premtime boshe të atyre që u drejtohesh që ke:-” me vete (me lehtësinë e një barre që nuk e kam mbi supe, bashkë me +800K vota) se qeverisjen e mundon më së shumti fodullëku dhe shkenca e gjithologjisë, por kjo meriton një hapësirë më të zgjeruar filozofike për diskutim.”
Por në të vërtetë meqenëse jeni ky që e keni shkruar manifestin tuaj pas një “fitoreje” pa program në Zgjedhjet e 11 Majit 2025 dhe vazhdoni të drejtoni me një kabinet që e ndryshoni sa herë që SPAK i afrohet tani vërtetë duhet me i kushtuar vëmendje asaj se çfarë shkruani:
“Tani lexomë (nëse mundeni dhe natyrisht nëse doni).
Dorëhiqu për transformimet e zonave urbane dhe rurale.
Dorëhiqu për aeroportet!
Dorëhiqu për turizmin që shënon shifra rekord!
Dorëhiqu për negociatat që u hapën!
Dorëhiqu për konferencën e tetë ndërqeveritare.
Dorëhiqu për kthimin në shina të ekonomisë!
Dorëhiqu që sot keni rritur pagat në thuajse të gjithë sektorët e ekonomisë.
Dorëhiqu sepse sot protestohet paqësisht dhe në dritaren tënde nuk ka snajper!
Dorëhiqu për transformimet në arsimin, shëndetësi, infrastrukturë dhe jo vetëm.
Realiteti është bezdisës për ata që jetojnë me nostalgjinë e krizës së përhershme.
Dorëhiqu, sepse e ktheve Shqipërinë në një vend që sot respektohet ndërkombëtarisht.
Ose mendoje kështu: Dorëhiqu… në 2030!
Nuk do të na duhesh atëherë, por do të kujtojmë me siguri.”
I ke 13-fishuar kërkesat kundër një të vetme që Protesta qytetare kërkon dhe mbetet e panegociueshme:-“Dorëheqje sa më parë”.
Ke shitur gjithçka dhe e ke të dokumentuar dhe keni bërë gati pllakën tuaj “The Hall of Shame” në Bulevard aty poshtë dritares së zyrës që ke pushtuar sepse jeni arkitekti i të shëmtuarës atë që vjedhja dhe përvetësimi përfaqësojnë.
Nuk bëhet shaka me popullin, ose të paktën kuptoje nga filozofia e thjeshtë e tij:-“Hajde baba të të tregoj arat”.
Me që e ule moshën dhe u bëre Millennials, ashtu siç hyre në PS duke ndërruar emrin, tani mos i thuaj popullit se paske lindur në 1981, kur PPSH ishte në kulmin e egërsisë së saj.
____________
*ATSH-Rama publikon mesazhin e qytetarit: Dorëhiqu në 2030-ën sepse sot protestohet paqësisht.
* The Hollywood Walk of Fame në Los Angeles California.
*The Hall of Shame-
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)
26 Qershor, 2026
Baton Haxhiu çfarëdo qe dhinë nga goja nuk është për tu befasuar, ai ishte dhe është mik besnik i udbashit Stanishiq, njëkohësisht edhe zagarë i shërbimit sekret serb, Mua personalisht me befason një gjë: Ata qe gjatë dhe pas luftës vranë njerëz të pafajshëm se kinse na paskan qenë bashkëpunëtor të UDB, pse nuk e vranë Baton Haxhiun por të cilin dihet botërisht se është ma serb se serbët.
Po Batoni dihet ai asht pro serb bashk puntor i serbve ato i din edhe zoght e malit
Po Tani mund te flasesh siq te duash. Ne shiptaret e kemi kalova lumin derti kalit
Çfar ti thuash Batinjes se leshit tani ky njeri i pa cip dihet tani se kush eshte se po te jeshsh komunist e spiun i digasterve te caktuara nuk ka vlere ma me diskutuar per kete personazh Té shplare me uje Kanali kurse ballisti djale trim e atdhetar i tha serbit ne jemi shqiptar qe te bejme ate qe ju se psisimonrisni Edhe e beri prandaj ti Bâton lupirs i nuk mund Té krahasohesh jo Mé ballisti qe eshte nje héros per momentin por as me ma te keqin’ e kosoves nuk krahasohesh Sé pèse e ke shitur idéal in e shqiptari tek Serbi « po Té ishte djali i juaj ballisti a do tu shprehje ne ate menyre si i pa shpirt nuk e njoh ballistin ne as i lloj drejtimi vetem neper mjete ekranit Edhe si s’port dashes « nje kohes ishit edhe ju ju njoh neper mjet ekranit Edhe skam gje Mé ju po keto jane mendimet e mia qe ti po me deturôn qe ta bej kete shkrim « eshte Turp per ju qe Té shprehesh ne ate menyr per nje djale Té ri Edhe bashkomas « ju e dini mire tani Sé sa Kemi vuajtur me ate diktatur Té zeze te komunizmit ne Shqipni tani tju ndegjojme Edhe ju ?
Me fal’ini Se nuk u pronecova une simonLekaj
Botak Haxhiu si kelysh serb nuk mund te flasē ndryshe….
E vertet ka shum ksi pisa qe jan klyshet e serbis te na ne Kosov edhe ne Shqipri