Barometri diplomatik
*** Acording to the Montevideo Convention on the Rights and Duties of States (1934), Article 8 : “No state has the right to intervene in the internal or external affairs of another.”
*** Vetëm Amerika ka të drejtën e ligjshme, që të ndërhyjë në çështje të Kosovës, jo Serbia gjenocidale (1989-1999). Natyrisht, Serbisë nuk i konvenon legalizimi I Ushtrisë së Kosovës, sepse po sheh ëndrra të shkreta, që një ditë, të “kthehet” si pushtues në Kosovë, pa u penguar nga asnjë ushtri shqiptare. Mirëpo, kjo ëndërr e Serbisë gjenocidale, kurrë më nuk do të realizohet në Kosovë, sepse kjo edhe ushtarakisht është më e fuqishme sesa Serbia, sepse ka mbrojtjen e saj të çelikt nga superfuqia botërore-Amerika e Donald Trump.
*** Nëse Presidenti i lartnderuar amerikan Donald Trump kosnideron se në këtë moment nuk duhet legalizuar Ushtria e Kosovës, atëherë, jo vetëm presidenti, qeveria dhe kuevndi i Kosovës, por të gjitha partitë politike qoftë pozitë ore opozitë, duhet pajtuar me një vendim të tillë Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
Presidenti Donald Trump do ta mbështetë Ushtrinë e Kosovë
Unë personalisht kam besimin e thellë se Presidenti Donald Trump, do t’u dërgojë një mesazh pozitiv lidershipit dhe popullit kosovar në mbështje të legalizimit të Ushtrisë së Kosovës, thjesht për faktin se, pikërisht, tani është momenti më oportun politik, që të legalizohet Ushtria e Kosovës ngase kohëve të fundit Serbia së bashku me Rusinë dhe me Kinën janë duke thurur plane të rrezikshme për invadimin e Kosovës për të krijuar edhe një vatër krize më shumë në Ballkanin e trazuar pikërisht nga kjo aleancë serbo-ruso-kineze, me qëllim që të konfrontohen me interesat strategjike politike dhe ushtarake të Amerikës dhe të NATO-s.
Pra, moralisht dhe ligjërisht vetëm Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka të drejtën e ligjshme ekskluzive, që të detyrojë presidentin, qeverinë dhe kuvendin e Kosovës, ta miratojnë ose të mos e miratojnë “Projektligjin për Legalizimin e Ushttrisë së Kosovës”, të cilin kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri veseli ia ka dërguar për miratim Qeverisë së Kosovës. Askush tjetër!
Pra, askush tjetër (asnjë shtet në botë) veç Uashingotnit zyrtar nuk ka asnjë të drejtë, që të involvohet lidhur me Ligjin e theksuar për legalazimin e Ushtrisë së Kosovës, sepse Amerika është kjo, që e ka çliruar dhe pavarësuar Kosovën nga terrori dhe gjenocidi i Serbisë (1989-1999).
Në këtë kontekst, lidershipi i Serbisë dhe “bishtat” e saj në Kuvendin dhe në Qeverinë e Kosovës, duhet të heshtin, sepse Amerika e Donald Trumpit e ka fjalën kryesore, të formohet ose jo Ushtria e Kosovës, jo Serbia ,që kryer krime të gjenocidit ndaj shqiptarëve dhe që ka djegur Kosovën. Ja, këtë e dëshmon edhe ky bilanc i statistikës zyrtare të Kosovës: “ Serbian barbarous forces in Kosovo have killed : “- 11, 840 victims ; 1,392 children up to 18 years; 296 children up to 5 years; 1.739 women; 1,882 elderly people over the age of 65; 1,450 people are still missing, as well as 20,400 Albanian women have been raped.”( http://koha.net/?id=&l=49980).
Kosova gëzon të drejtën ta ketë ushtrinë e vet
Nëse Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia pranojnë, që t’i shuajnë ushtritë e tyre, atëherë, edhe Kosova nuk ka kurrfarë nevoje që të ketë ushtrinë e saj. Ndryshe, Kosova nuk duhet të jetë kurrfarë përjashtimi, ashtu siç është rasti me mosnjohjen e liberalizimit të regjimit të vizave. Ky është një iracionalizëm i pajusitifikueshëm dhe i turpshëm për drejtësinë dhe për demokracinë e sotme.
Në qoftë se Amerika dhe NATO-ja nuk pajtohen me legalizimin e Ushtrisës së Kosovës, atëherë në rregull, kjo do të thotë se ushtritë e tyre do të mbrojnë Kosovën në rast sulmi nga ana e Serbisë apo e Rusisë etj. Mirëpo, si Amerika, ashtu edhe aleatët e saj evro-perëndimorë, duhet ta mbajnë parasysh faktin, pse Serbia me ngulmë po e kundërshton legalizimin e Ushtrisë së Kosovës, kur kjo as e fakto e as de jure nuk është pjesë integrale e territorit të Serbisë, por është shtet i pavarur dhe sovran, i njohur nga 114 shtete të OKB-së.
Në këtë rast, nuk duhet përfillur propagandën antishqiptare të Serbisë kundër formimit të ushtrisë së Kosovës, sepse kjo nuk paraqet kurrfarë rreziku të asnjë interesi qoftë politik, strategjik apo ushtarak të Amerikës, as të NATO-s e as të BE-së në Ballkan.
Prandaj, si Beogradi zyrtar, ashtu edhe serbët në Kosovë, duhet ta kenë të qartë, se Ushtria e Kosovës nuk po formohet që ta sulmojë Serbinë e as minoritetin serb në Kosovë, por misioni i saj, do të jetë nër mbrojtjen e të gjithë qytetarëve dhe të sovranitetit territorial të Kosovës. Ky është objektivi parësor i legalizimit të Ushtrisë së Kosovës, ashtu sikurse misioni kryesor i ushtrive të shteteve të tjera ballkanike (Maqeodnia, Shqipëria, Greqia, Mali i Zi, Kroacia, Bullgaria ).
Pra, duke qenë se Kosova është shtet i pavarur në kuptimin juridik ndërkombëtar, atëherë ka të drejtën ligjore ta ketë ushtrinë e vet. Nëse nuk është shtet sipas së drejtës ndërkombëtare, atëherë nuk e gëzon një të drejtë të tillë.
Duke qenë se Kosovën deri tani e kanë njohur 114 shtete të Kombeve të Bashkuara, shtrohet pyetja, pse Kosova si shtet i pavarur nuk paska të drejtë, që ta formojë ushtrinë e saj, ashtu sikurse çdo shtet tjetër i pavarur në botë?
Çfarë shteti është Kosova, nëse nuk ka ushtrinë e vet?
Pse Serbia të përzihet në çështje të brendshme të Kosovës, gjoja se kjo nuk ka të drejtë ta ketë ushtrinë e vet?!
Pse legalizimi i ushtrisë së Kosovës po “ rrezikuaka” interesat serbe dhe stabilitetin në rajon, e ushtria e Serbisë, e cila ka kryer tri gjenocide dhe agresione kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1990-1999) nuk qenka faktor destabilizues dhe kërcënues për paqen, për stabilitetin dhe për sigurinë në Ballkan?
Pse faktorët ndërkombëtarë nuk po e “disiplinojnë” Serbinë, që të mos përzihet në punë të brendshme të Kosovës, sepse është shtet i pavarur (jashtë Serbisë), të cilin e kanë njohur Amerika, BE-ja dhe 112 shtete të tjera të OKB-së?
Pse OKB-ja po toleron këtë përjashtim të Serbisë, duke u përzier në çështje të brendshme të një shteti të huaj të pavarur dhe sovran, siç është Kosova?
Serbia po shkel të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e OKB-së! Mirëpo, kjo nuk po sanksionohet për këtë padrejtës!?
Serbia duke ndërhyrë intensivisht në çështje të brendshme dhe të jashtme të Kosovës, në mënyrë flagrante të jashtëligjshme ka shkelur Konventën e Monteviedos për të Drejtat dhe Detyrimet e Shteteve (hyrë në fuqi në dhjetor të vitit 1934), ku thuhet: “ Asnjë shtet nuk ka të drejtë të ndërhyjë në çështjet e brendshme ose të jashtme të një shteti tjetër (Neni 8)”.
Sa më sipër, edhe qarqet shtetërore të Republikës së Kosovës, edhe faktorët ndërkombëtarë (sidomos fuqitë e mëdha botërore që e kanë njohur Republikën e Kosovës), duhet të mbajnë parasysh faktin e qëndrueshëm se Beogradi zyrtar po kundërshton legalazimin e ushtrisë së Kosovës për këto dy arsye kryesore: 1) Sepse ende Kosovën (edhe pas pavarësimit të saj më 17 shkurt 2008) po e konsideron si “pjesë territoriale të Serbisë”, duke u bazuar në Kushtetutën e Serbisë së vitit (2006) dhe duke u bazuar në Rezolutës 1244 të KS të Kombeve të Bashkuara (10.06.1999), e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe 2) Serbia duke mos njohur Republikën e Kosovës po shpreson se me ndihmën e Rusisë dhe të Kinës, në një kohë të afërt, do ta kthejë ushtrinë serbe në Kosovë.
Këtë pretendim të politikës strategjike dhe të diplomacisë ushtarake të Serbisë kundër legalizimit të ushtrisë së Kosovës e pasqryon edhe kjo deklaratë e Ivica Daçiqit ( nënministër dhe ministër i Jashtëm i Serbisë) përmes së cilës ka konstatuar se “ Deklaratat e zyrtarëve të Kosovës për formimin e së ashtuquajturës ushtri e Kosovës përbëjnë një faktor të ri të destabilizimit në rajon. Prandaj, qarqet shtetërore të Kosovës nuk mund të miratojnë një vendim të tillë në Kuvendin e Kosovës, pa votat e deputetëve të Srpska Listës, sepse ky është një plan i ferrit kundër serbëve. Për të emnguar këtë, ne do të përpiqemi që me të gjitha mjetet politike të luftojmë kundër formimit të ushtrisë së Kosovës, sepse këtë nuk e lejon as rezoluta 1244 e KS-së të Kombeve të Bashkuara. Ne u kemi sugjeruar deputetëve të Srpska Listës, që me votën e tyre të mos e mbështesin Projektlogjin e formimit të suhtrisë së Kosovës, sepse nuk është në interesin e serbëve që jetojnë në Kosovë.” (http://www.kurir.rs/vesti/politika/dacic-pristina-nema-pravo-da-formira-vojsku-kosova-clanak-2677459).
Historia e derisotme ka dëshmuar se Kosova pa ushtri të saj gjithmonë ka përfunduar nën kthetrat e Serbisë gjenocidale (1912-1999)!
-Kjo histori e dhimbshme e Kosovës, do të duhej t’i shpjegohej Presidentit të ri të Amerikës, Donald Trump, i cili, në këtë rast do ta merrte në konsidertë kërkesën e domosdoshme për legalzimin urgjent të Ushtrisë së Kosovës.
Pra, qeveria, presidenti dhe kuvendi i Kosovës nuk duhet të dialogojnë si vasalë me “bullshit” ministrat dhe deputetët serbë në qeverinë dhe në parlamentin e Kosovës (duke i lutur që ta votojnë Projektiligjin për Legalizimin e Ushtrisë së Kosovës në këmbim, që atyre dhe Beogradit, t’u plotësohet kërkesa kryesore poltiike e formimit të “Srpska zajednicës”, që do të nënkuptonte “bosnjëzimin e Kosovës”-themelimin e një Repblika srpska në zemrën e Kosovës së pavarur), të shtyrë dhe të orkesturar nga kryeministri Aleksandar Vuçiq, nga presienti Tomislav Nikoliq dhe nga nënkryeministri dhe ministry i Jashtëm Ivica Daçiq, të cilët formimin e Ushtrisë së Kosovës e konsiderojnë si “rrezik të madh për ekzistencën dhe mirëqenien e serbëve në Kosovë”!?
Edhe ky apel denoncues politiko-propagandistik antishqiptar i kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq nuk ka kurrfarë bazë ligjore, as kushtetuese, as të normave e parimeve të së drejtës ndërkombëtare e as të Kartës së Kombeve të Bashkuar, sipas së cilave rreptësisht ndalohet ndërhyrja e Serbisë në çështje të brendshme të Republikës së pavarur dhe sovrane (17 shkurt 2008).
Mirëpo, ka të njëjtin kuptim përmbajtësor politik me atë të mesazhit të Apelit antishqiptar të presidentit maqedon Gjorgje Ivanov, i cili përmes një letre zyrtare të tij ka apeluar Amerikën, BE-në, NATO-n dhe Turqinë, që ta dënjonë Platformën e partive politike shqiptare në Maqedoni, për shkak se kanë hyrë në koalicion ndërpartiak me LSDM-në e kryeliderit Zoran Zaev për të formuar qeverinë e përbashkët të koalicionit, me qëllim që ta shkatërrojnë sovranitetin shtetëror të Maqedonisë).
Prandaj, të mësojmë nga leksionet e hidhura të së kaluarës historike, të ngutemi, që sa më parë ta legalizojmë Ushtrinë e Kosovës, sepse kjo është garanti kryesor për mbrojtjen e sovranitetit të saj dhe të popullit të Kosovës.
Pse serbomëdhenjtë e qeverisë së Serbisë nuk mund ta paramendojnë formimin e ushtrisë së Kosovës, jo pse formimi i saj do të rrezikonte ndonjë interest të serbëve në Kosovë a Serbi, por, para së gjithash, do t’ia prishte projektet dhe planet strategjike pushtuese dhe aneksuese të politikës hegjemoniste dhe militariste të Serbisë për ta pushtuar Kosovën sikurse gjatë viteve (1912-1999).
Këtë të vërtetë të hidhur e ka provuar historia e derisotme e agresioneve dhe e gjenocideve të Serbisë, me rastin e pushtimit dhe të kolonizimit të Kosovës (1912-1999), sepse e kishin të lehtë, që të kryenin krime, masakra dhe barbarizma ndaj shqiptarëve civilë të paarmatosur, sepse nuk kishin Ushtri të veten e as armë ngaqë këto ua rrëmbenin me forcë ushtritë dhe policitë serbe , duke i çarmatosur, para çdo ekspedite dhe inkuizicioni luftarak të tyre për vrasjen, për djegjen, për spastrimin etnik dhe për shpërnguljen e shqiptarëve nga Kosova dhe nga trojet e tjera të Shqipërisë Etnike.
Kjo është e vetmja arsye, pse serbomëdhenjtë dhe Serbia po e kundërshtojnë me force formimin dhe legalizimin e Ushtrisë së Kosovës, në mënyrë që, në rast ivadimi të saj, ushtritë dhe policitë serbe të mos ndeshin në ndonjë ushtri shqiptare, por vetëm në popullatën civile, sikurse edhe në rastin e fundit të kryerjes së terrorti dhe të gjenocidit mbi të (1989-1999), sepse Kosova nuk kishte ushtrinë e saj. Ndryshe, Serbia nuk do të kishte pasur kurrfarë shansi, që ta digjte Kosovën dhe të kryente krime barbarike të gjenocidit, duke bërë reprezalie dhe masakrime mbi popullatën civile, vetëm pse ishin shqiptarë dhe vetëm pse kërkonin liri dhe të drejtat e tyre, që të jetonin të lirë dhe sovranë në shtëpinë dhe tokëne tyre etniek shqiptare, jo nën tiraninë dhe nën sundimin kolonialist të Serbisë pushtuese dhe gjenocidale.(1912-1999).
Për të mos u përsëritur kurrë më terrori dhe gjenocidi serb në Kosovë, si Amerika dhe BE-ja, ashtu edhe NATO-ja, do të duhej ta mbështetnin Qevrinë dhe Kuvendin e Kosovës, që me procedurë të shkurtër(sepse janë në vonesë 9-vjeçare), ta miratonin ligjin për legalizonin Ushtrinë e Kosovës, pavarësisht se çfarë po llomotit politika dhe propaganda nazifashiste antishqiptare e Beogradit zyrtar, duke u përzier në punë të brendshme të Kosovës, që të pengojë miratimin e Projektligjit për legalizimin e Ushtrisë së Kosovës.
Komentet