VOAL

VOAL

Kosova në mbështetje të Ukrainës

February 22, 2022

Komentet

Konstituohet Kuvendi i Kosovës

Pavarësisht mospjesëmarrjes së Partisë Demokratike të Kosovës në seancë dhe tërheqjes së kandidaturës së Vlora Çitakut për postin e nënkryetares, procesi i konstituimit të Kuvendit u mbyll sot, pasi u zgjodhën të gjithë kandidatët e tjerë.

Kryesuesja e seancës, Albulena Haxhiu, tha se Kuvendi “nuk mund të mbetet peng i askujt, i asnjë subjekti politik” dhe se procesi do të vazhdojë me propozimet e LDK-së.

Kandidati i LDK-së për nënkryetar, Kujtim Shala, u zgjodh me 75 vota për.

Ndërsa, pas tetë kandidaturave të dështuara nga Lista Serbe, Kuvendi arriti ta zgjedhë edhe deputeteten serbe Tanja Vujoviqit, që mori edhe votat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe disa nga LDK-ja.

Nga minoritetet joserbe u zgjodh deputetja boshnjake Emilija Rexhepi.

“Konsideroj që Kuvendi i Republikës së Kosovës konsiderohet i konstituuar”, tha Haxhiu, para se ta mbyllte seancën.

Ndërkohë, PDK-ja kishte njoftuar paraprakisht se nuk do të marrë pjesë në seancat e Kuvendit deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese për situatën e krijuar rreth konstituimit të legjislaturës. Ajo tha se ekspertët e partisë janë duke përgatitur lëndën që do t’i drejtohet kësaj gjykate për procesin e konstituimit.

Vendimi erdhi pasi Lëvizja Vetëvendosje ndryshoi qëndrimin dhe tha se do t’i mbështesë kandidatët e PDK-së dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për nënkryetarë të Kuvendit.

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës ishin të vetmit nga ish-opozita që morën pjesë në këtë seancë, pasi që Aleanca qysh më herët kishte vendosur të mos merrte pjesë.

Ndërkohë, teksa hynin në Kuvend për seancën e sotshme, deputetë të LVV-së insistuan se qëndrimin e kanë ndryshuar vetëm që të zhbllokohet procesi i konstituimit, që të shmangen zgjedhje të katërta parlamentare brenda dy vjetëve.

Por, kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, dhe një deputet i LDK-së, Ermal Sadiku, e kanë interpretuar këtë vendim si pjesë të një skenari që, sipas tyre, çon drejt zgjedhjeve të reja më 27 dhjetor.

Nëse sot do të ishte konstituuar Kuvendi, atëherë do të niste afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit, deri më 13 nëntor. Nëse deputetët nuk do të arrinin të zgjedhin një president të ri, atëherë duhet të shpallen zgjedhjet brenda 45 ditëve.

“60 ditë plus 45 ditë na çojnë pikërisht te 27 dhjetori. Pra, krejt ky bllokim, krejt këto lojëra me Kuvendin, krejt kjo zvarritje veç për të mbërritur te data që e kanë planifikuar”, ka shkruar Sadiku.

Zgjedhjet më 27 dhjetor do të binin në periudhën e festave të fundvitit, kur një pjesë e madhe e diasporës së Kosovës kthehet në vend.

Kjo e bën datën politikisht të rëndësishme, veçanërisht për LVV-në, e cila në zgjedhjet e fundit ka marrë një përqindje më të lartë të mbështetjes nga votuesit jashtë Kosovës sesa në mesin e votuesve rezidentë.

Në zgjedhjet e qershorit 2026, LVV-ja kishte fituar rreth 73 për qind të votave me postë, 83 për qind të votave në përfaqësi diplomatike. Ndërsa, nga votat e qytetarëve rezident kishte marrë rreth 43 për qind.

Seanca e sotshme do të vazhdojë në orën 10:00, ndërsa zgjedhja e nënkryetarëve është pika që ka mbetur për përmbylljen e konstituimit të Kuvendit.

Të premten, Kuvendi arriti të zgjedhë vetëm nënkryetarin nga radhët e LVV-së, Ardian Gola. Kandidatja e PDK-së, Vlora Çitaku, nuk mori votat e nevojshme.

Pas dështimit të votimit të Çitakut, PDK-ja kishte thënë se nuk do të merrte më pjesë në vazhdimin e seancës konstituive dhe se çështjen do ta dërgonte në Gjykatën Kushtetuese.

Atë ditë, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tentoi të vazhdonte me zgjedhjen e kandidatit të LDK-së. Deputetët e kësaj partie kundërshtuan, duke kërkuar që fillimisht të votohej kandidati i PDK-së, si partia e dytë më e madhe parlamentare.

PDK-ja dhe LDK-ja e lëshuan sallën, ndërsa seanca u ndërpre dhe u caktua të vazhdojë të dielën. Aleanca nuk kishte marrë fare pjesë në seancë.

Këto zhvillime bëhen pjesë e një bllokade politike që nisi pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 7 qershor.

LVV-ja doli e para duke fituar 53 ulëse. Ajo thotë se ka mbështetjen e nëntë deputetëve nga minoritetet – tetë nga pakicat jo serbe, me përjashtim të Adem Hoxhës nga Partia Unike Gorane dhe Duda Bales nga Bashkimi Socialdemokrat, dhe Nenad Rashiqin, si i vetmi deputet i pakicës serbe që s’është pjesë e Listës Serbe.

Kështu ajo ka 62 vota, një më shumë se që i nevojitet për ta formuar qeverinë. Megjithatë, këto vota nuk janë të mjaftueshme për ta zgjedhur presidentin e ri të vendit.

Për zgjedhjen e presidentit në dy rundet e para nevojiten 80 vota, çka kërkon edhe mbështetjen e deputetëve të partive të tjera.

Për javë të tëra, përplasja kryesore ishte rreth konstituimit të Kuvendit, pasi që LVV-ja insistonte se nuk duhet të konstituohet Kuvendi para se të arrihej një marrëveshje për postin e presidentit.

Më 31 gusht, negociatat mes LVV-së dhe LDK-së përfunduan me zyrtarimin se dy partitë do ta mbështesin kandidaturën e përbashkët të Bekim Sejdiut për president.

Kjo kandidaturë ka nxitur përplasje të thella brenda LDK-së, pasi gjashtë nga 18 deputetët e partisë kanë deklaruar se nuk do ta mbështesin./ REL

PO ADEM JASHARI, A ISHTE UÇK?! Mos ma përmendni LDK-në nëse nuk e kujtoni gjakun e njerëzve që dhanë jetën për të! Nga Fazli Hajdaraj

Sot, pas marshimit në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, kam një pyetje që nuk mund ta mbaj për vete.

Në këtë marshim pamë edhe figura të rëndësishme të LDK-së,që nuk dua ti përmend më emëra sepse me vije për të vjellur!

Kur ata nuk kan moral dhe ndergjegje,une nuk mund t’ua jap.

Mirë.

Por unë pyes:

Ku ishte i njëjti sensibilitet kur u vranë njerëzit e LDK-së?

Ku ishte marshimi për Ahmet Krasniqin, Xhemail Mustafën, Shaban Manajn, Smajl Hajdarajn, Ismet Rracën, Tahir Zemajn Enver Maloku dhe shumë të tjerë?

Ku ishte protesta e LDK-së për të kërkuar zbardhjen e këtyre vrasjeve?

Ku ishte zëri i atyre që sot flasin me aq forcë për drejtësinë?

Unë jam vëllai i një nga të vrarët,Për mua kjo nuk është histori politike. Është dhimbje familjare, është një plagë që nuk është mbyllur.

Kam kaluar 37 vjet të jetës sime në LDK. Kam shërbyer në këtë parti, kam mbajtur përgjegjësi dhe kam qenë i gatshëm të sakrifikoj për të. Prandaj askush nuk mund të më thotë se nuk e di çfarë do të thotë besnikëri ndaj një partie dhe ndaj njerëzve të saj.

Dhe pikërisht për këtë më dhemb kur shoh se bashkëpartiakët e mi gjejnë kohë dhe vullnet për të marshuar për të tjerët, por nuk gjejnë forcë të organizojnë qoftë edhe një protestë për të kërkuar drejtësi për të vrarët e LDK-së.

Dhe tani dua ta bëj pyetjen edhe më të drejtpërdrejtë:

Familja Jashari nuk u bashkua ne këtë protestë.

Nuk dua të spekuloj për arsyet e tyre dhe nuk kam të drejtë t’ua interpretoj heshtjen. Por kjo më shtyn të bëj një pyetje që meriton përgjigje:

A ishte Adem Jashari UÇK?

Nëse po — dhe për mua, për historinë e Kosovës dhe për shumicën dërrmuese të shqiptarëve, Adem Jashari është një nga figurat themelore të UÇK-së dhe të luftës për liri — atëherë pse sot bëhet kaq shumë zhurmë rreth një marshimi, ndërsa familja e njeriut që u bë simbol i rezistencës së armatosur nuk ishte pjesë e tij?

Kjo nuk është pyetje kundër familjes Jashari.

Është pyetje për të tjerët.

Është pyetje për ata që sot dalin në ballë të protestave.

Është pyetje për ata që dikur ishin në LDK dhe sot mbajnë poste të larta.

Është pyetje për Lutfi Hazirin, Avdullah Hotin, Arban Abrashin, Isa Mustafën, Hykmete Bajramin dhe të gjithë ata që e mbështetën këtë marshim:

A ju kujtua Smajl Hajdaraj?

A ju kujtua Ahmet Krasniqi?

A ju kujtua Xhemail Mustafa?

A ju kujtua Shaban Manaj?

A ju kujtua Ismet Rraci?

A ju kujtua Tahir Zemaj?

Apo këta burra kanë mbetur jashtë kujtesës politike të partisë së tyre?

Unë nuk po kërkoj që askush të dënohet pa prova dhe pa vendim gjykate. Nuk po kërkoj hakmarrje. Nuk po kërkoj drejtësi selektive.

Po kërkoj të njëjtën gjë për të gjithë: DREJTËSI.

Nëse duhet të zbardhen akuzat ndaj njerëzve që po gjykohen në Hagë, le të zbardhen.

Por në të njëjtën kohë duhet të zbardhen edhe vrasjet politike pas luftës në Kosovë.

Të hetohet çdo pistë.

Të pyetet çdo dëshmitar.

Të shqyrtohet çdo provë.

Të gjenden urdhërdhënësit dhe ekzekutorët, nëse ka të tillë.

Dhe nëse dikush është fajtor, kushdo qoftë ai dhe çfarëdo krahu politik të ketë, të përgjigjet para drejtësisë.

Kjo është ajo që pres nga njerëzit që sot flasin për shtetin ligjor.

Sepse nuk mund të ketë “drejtësi për ju” dhe “harresë për tanët”.

Nuk mund të ketë moral politik vetëm kur na duhet.

Dhe nuk mund të kërkojmë nga familjet shqiptare të mbajnë mend vetëm disa të vrarë, ndërsa të tjerët t’i lëmë në harresë.

Une kam vetëm një kërkesë:

Mos ma përmendni demokracinë nëse nuk jeni të gatshëm të kërkoni drejtësi për të vrarët e demokracisë.

Mos ma përmendni LDK-në nëse nuk e kujtoni gjakun e njerëzve që dhanë jetën për të.

Dhe mos më flisni për ndërgjegje politike, nëse ndërgjegjja juaj nuk ju ka shtyrë asnjëherë të organizoni një marshim për ata që u vranë duke qenë pjesë e LDK-së.

Sot nuk po ju kërkoj të zgjidhni mes UÇK-së dhe LDK-së.

Po ju kërkoj të mos harroni as UÇK-në, as LDK-në, asnjë viktimë shqiptare dhe asnjë familje që ende pret drejtësi.

Sepse Adem Jashari ishte UÇK.

Dhe Smajl Hajdaraj ishte LDK, ishte komandant

Të dyja janë pjesë e historisë sonë.

Por pyetja ime për ju mbetet:

Kur do të marshoni për Smajlin?

Kur do të marshoni për Ahmet Krasniqin?

Kur do të marshoni për Xhemail Mustafën?

Kur do të marshoni për të gjithë të vrarët politikë?

Apo për ta nuk ka ardhur ende koha e ndërgjegjes?

 

“Marshi për Liri” mbush sheshet në Prishtinë në prag të verdiktit të Gjykatës Speciale

Fotografi nga “Marshi për Liri” në Prishtinë, më 12 shtator 2026.

 

Radio Evropa e Lirë

Në Prishtinë sot po mbahet “Marshi për Liri” në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, vetëm katër ditë para shpalljes së aktgjykimit përfundimtar në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Një skenë ku po mbahen fjalime dhe performanca është ngritur në sheshin Skënderbeu, i cili është mbushur me njerëz, ngjashëm si rrugët që çojnë drejt tij, si sheshi Nëna Terezë dhe Zahir Pajaziti.

Të pranishëm janë edhe përfaqësues të partive politike, veteranë të luftës në Kosovë, dhe familjarë të të akuzuarve dhe të dëshmorëve të luftës.

Hysni Gucati, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, tha se veteranët dhe familjet e tyre kërkojnë një proces të drejtë dhe të paanshëm.

Ai tha se një “proces i padrejtë” do t’i shërbente vetëm Serbisë dhe Rusisë.

“Liria e Kosovës u fitua me mund e sakrificë. Asnjë sallë e gjyqit nuk mund ta fshijë këtë të vërtetë”, tha ai.

Ndërsa, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, tha se vendimi i 16 shtatorit nuk do të pranohet nëse është “i padrejtë”.

“Prandaj atyre që marrin vendimet, nga ky shesh u themi ‘mendoni për pasojat para se të vendosni më 16 shtator’”, tha Hamza.

Para tij, kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, tha se katër ish-krerët e UÇK-së kishin luftuar për lirinë e Kosovës dhe se tani ka ardhur koha që atyre t’u shprehej mirënjohje.

“Kush kurrë nuk do të arrijë ta ndotë tregimin tonë për liri”, tha ai.

Marshi, i organizuar nga lëvizja qytetare “Liria ka Emër”, zhvillohet në një periudhë kur procesi gjyqësor ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së ka hyrë në fazën përfundimtare. Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë caktuar 16 shtatorin si datën e shpalljes së aktgjykimit, pas më shumë se tre vjetësh nga nisja e gjykimit.

Katër të akuzuarit përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ata i kanë mohuar të gjitha akuzat.

Protesta e sotme nuk është e para që organizohet në Kosovë kundër Gjykatës Speciale apo në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Në prill të vitit 2023, një ditë para nisjes së gjykimit ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, mijëra qytetarë marshuan në Prishtinë në mbështetje të tyre. Protestuesit e cilësuan procesin si të padrejtë dhe shprehën përkrahje për luftën e UÇK-së.

Një prej tubimeve më të mëdha të viteve të fundit u mbajt më 17 shkurt 2026, në 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Mijëra qytetarë morën pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë”, të organizuar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Ky marsh u mbajt në kohën kur gjykimi në Hagë po i afrohej fundit. Prokuroria kishte përfunduar paraqitjen e rastit në prill 2025, mbrojtja e kishte përfunduar rastin në dhjetor të po atij viti, ndërsa deklaratat përmbyllëse u mbajtën në shkurt 2026.

Pas kësaj, shpallja e aktgjykimit u shty. Fillimisht ishte paraparë për më herët gjatë vitit, ndërsa në korrik Dhomat e Specializuara njoftuan se verdikti do të shpallet më 16 shtator, duke e arsyetuar shtyrjen me kompleksitetin e rastit dhe vëllimin e madh të provave.

Në këtë rast, prokuroria pretendon se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi mbajnë përgjegjësi penale për krime të kryera në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë gjatë periudhës së luftës.

Aktakuza përfshin gjashtë pika për krime kundër njerëzimit dhe katër për krime lufte dhe Prokuroria ka kërkuar nga 45 vjet burgim për secilin të akuzuar.

Të katër ish-krerët e UÇK-së u arrestuan në nëntor 2020 dhe u transferuan në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë. Gjykimi nisi më 3 prill 2023.

Aktgjykimi i 16 shtatorit pritet të jetë një prej vendimeve më të rëndësishme të Dhomave të Specializuara, të krijuara në vitin 2015 për gjykimin e rasteve që lidhen me pretendime për krime të kryera nga pjesëtarë të UÇK-së gjatë dhe pas luftës së viteve 1998-1999.

Gjykata e Apelit liron nga akuzat Çekun dhe 9 të dënuarit e tjerë në rastin “Veteranët”

Radio Evropa e Lirë

Gjykata e Apelit e ka rrëzuar një dënim me nga një vit burgim ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Agim Çeku, dhe 9 të tjerëve në rigjykimin e rastit “Veteranët”, duke i liruar nga akuzat që të gjithë, pasi tha se nuk është provuar se ata kishin kryer veprën penale që u ngarkohej.

Në një vendim të 9 shtatorit, Apeli tha se Prokuroria nuk e kishte provuar se ata e kishin keqpërdorur pozitën e tyre me dashje për t’u dhënë statusin e veteranit personave që nuk i plotësonin kushtet.

Vendimi i Apelit vjen pas ankesës së mbrojtjes së Çekut dhe të tjerëve ndaj vendimit të gjykatës së shkallës së parë në verën vitit 2025.

Gjykata Themelore në Prishtinë i kishte shpallur fajtorë dhe i kishte dënuar me nga një vit burgim Çekun, ish-ministrin e Mbrojtjes Rrustem Berisha, ish-deputetin Shkumbin Demalijaj, pastaj Sadik Halitjahan, Qelë Gashin, Shukri Bujën, Ahmet Dakun, Faik Fazliun, Fadil Shurdhajn dhe Xhavit Jasharin.

Ajo i ngarkonte ata për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe për dëmtim të buxhetit të shtetit në vlerë mbi 88 milionë euro.

Në rastin e njëjtë, Nuredin Lushtaku dhe Smajl Elezaj ishin shpallur të pafajshëm për akuzat e njëjta.

Në vendimin e 9 shtatorit, Apeli i mbajti në fuqi aktgjykimin lirues të Themelorës për Lushtakun dhe Elezajn pas ankesës së Prokurorisë.

Prokurorët kishin argumentuar se numri i përfituesve të jashtëligjshëm nga statusi i veteranëve mund të jetë deri në 19 mijë njerëz.

Sipas aktakuzës së përgatitur nga ish-prokurori special, Elez Blakaj, personat e përfshirë thuhet se prej vitit 2011 deri në vitin 2017, duke vepruar si anëtarë të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shfrytëzuan detyrën dhe autoritetin zyrtar, duke tejkaluar kompetencat me dashje dhe duke mos i përmbushur detyrat zyrtare, me qëllim që të përfitojnë personat e tjerë në mënyrë të kundërligjshme, në vazhdimësi, në dëm të buxhetit të shtetit.

Megjithatë, Apeli tha se vendimin e tij vendosi se provat nuk e arrinin nivelin e nevojshëm për të vërtetuar se ata, individualisht dhe me dashje, kishin kryer veprën penale për të cilën ishin dënuar.

Sipas të dhënave të Qeverisë së Kosovës, statusin e veteranit luftëtar e kanë mbi 53 mijë persona.

Prej tyre, gati 37 mijë janë përfitues nga skema për veteranët e luftës, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Veteranët e luftës së viteve 1998-‘99 në Kosovë, të cilët janë të papunësuar, marrin pension mujor që nga viti 2015.

Pas rritjes së fundit në janar të këtij viti për 20 për qind, pensioni i tyre mujor është 204 euro.

Rifillon seanca konstituive në Kuvendin e Kosovës, opozita bojkoton! Haxhiu i bën thirrje PDK-së: Kthehuni në sallë!

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka rinisur pas ndërprerjes, por pa praninë e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës. Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje deputetëve të PDK-së që të rikthehen në sallë dhe të vijojnë punën parlamentare. Në seancë ndodhen aktualisht 84 nga 120 deputetët e Kuvendit.

Vendimi i PDK-së për të braktisur seancën erdhi pas dështimit të votimit të Vlora Çitakut për postin e nënkryetares së Kuvendit. Pas këtij zhvillimi, PDK-ja deklaroi se nuk do të marrë pjesë në punimet e Kuvendit dhe se do ta dërgojë çështjen për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

Vetëvendosje, nga ana tjetër, ka deklaruar se nuk e kundërshton zgjedhjen e një përfaqësuesi të PDK-së në postin e nënkryetarit, por ka refuzuar kandidaturën e Çitakut. Partia në pushtet i ka kërkuar PDK-së të propozojë një kandidat tjetër.

Pavarësisht thirrjeve për rikthim në sallë, deputetët e PDK-së kanë vijuar bojkotin, duke lënë në pikëpyetje vijimin normal të procesit konstituiv të Kuvendit. bw

25 vjet nga sulmi terrorist mbi Kullat Binjake- Kosova nderon viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pas homazheve, tha se para një çerek shekulli, SHBA-ja u përball më të sulmet më vdekjeprurëse dhe bota pësoi goditjen më të rëndë ndaj vlerave demokratike.

 

Krerët shtetërorë të Kosovës kanë kujtuar dhe nderuar viktimat e 11 Shtatorit, duke bërë homazhe pranë memorialit “Kosova kujton”, në 25-vjetorin e sulmeve terroriste ndaj Shteteve të Bashkuara. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pas homazheve, tha se para një çerek shekulli, SHBA-ja u përball më të sulmet më vdekjeprurëse dhe bota pësoi goditjen më të rëndë ndaj vlerave demokratike.

“Kosova qëndron pranë SHBA-së jo vetëm pse SHBA-ja kurrë nuk e ka braktisur Kosovën. Ne qëndrojmë dhe gjithmonë do të qëndrojmë me Amerikën sepse përkushtimi ynë ndaj lirisë dhe demokracisë dhe vendosmëria jonë për t’i mbrojtur këto vlera është e palëkundur”, tha Kurti.

Ai kujtoi se para një viti kishte vizituar në Nju Jork memorialin kushtuar sulmeve të 11 Shtatorit dhe tha se aty la një shënim të shkurtër: “Kujtesa jeton, liria fiton”.

Ndërkaq, ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, në fjalën e saj kujtoi përjetimet e 11 Shtatorit 2001, duke thënë se populli i Kosovës ishte solidarizuar me SHBA-në në atë ditë, teksa në mbarë vendin ishin vendosur flamuj amerikan e mbishkrime “Amerikë jemi me ty”.

Sulmi ndaj SHBA-së, sipas saj, në Kosovë nuk u përjetua si tragjedi e një shteti tjetër e të largët.

“Sulmi u kuptua si sulm ndaj lirisë, demokracisë dhe dinjitetit njerëzor, vlera që kishin qenë edhe në themel të mbështetjes amerikane për Kosovën”, tha ajo.

Haxhiu tha se brezi i ri nuk e përjetoi atë ditë, prandaj ajo tha se përveç nderimit të viktimave, duhet që atij t’i mësohet se çfarë ndodhi të martën e 11 Shtatorit të vitit 2001.

“Kosova e ndjeu dhimbjen e saj atëherë dhe e ndan kujtimin e saj edhe sot, duke nderuar viktimat dhe duke ruajtur po atë afërsi që u dëshmua në ditët më të rënda për dy vendet tona. I përjetshëm qoftë kujtimi për viktimat e 11 Shtatorit”, tha Haxhiu.

Edhe udhëheqës partiakë në Kosovë pritet të bëjnë homazhe gjatë ditës pranë memorialit në Prishtinë kushtuar viktimave të 11 Shtatorit. Më 11 Shtator 2001, katër aeroplanë goditën në lokacione të ndryshme në SHBA, duke lënë të vrarë gati 3.000 persona.

Nëntëmbëdhjetë anëtarë të grupit terrorist Al-Kaida rrëmbyen aeroplanë, duke përplasur dy prej tyre në Kullat Binjake në Nju Jork, ndërkaq një aeroplan goditi Pentagonin, ndërkaq i katërti u rrëzua në një fushë në Pensilvani./REL

Kryeprokurorja e Specializuar shokon nga Haga: Hashim Thaçi përballet me akuza të rënda, do të dënohet gjatë

PAMFLETI

Ka nisur seanca në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ku sot do të mbahen deklaratat përfundimtare në çështjen ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, lidhur me akuzat për administrim të drejtësisë.

 

Prokurorja e Specializuar e Hagës, Kimberly West dhe Hashim Thaçi

Ka nisur seanca në Gjykatën Speciale për rastin e dytë ku akuzohet ish-presidenti Hashim Thaçi për ndërhyrje në drejtësi.

Në sallën e gjyqit ndodhet vetëm ish-presidenti Thaçi, derisa Hajredin Kuçi, Isni Kilaj, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu janë të kyçur përmes video-lidhjeve.

Në seancë kryeprokurorja e Specializuar, Kimberly West ka paraqitur deklaratat e saj gjatë seancës së deklaratave përfundimtare në çështjen ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, duke ngritur pretendime për përpjekje për pengimin e procesit gjyqësor.

Në fjalën hyrëse, kryeprokurorja tha se ish-kreu i UÇK-së, Hashim Thaçi përballet me akuza të rënda në rastin e parë të gjykimit në Hagë, madje shton, se ish-presidenti, sipas saj, mund të dënohet për një kohë të gjatë.

 “Kjo është një çështje gjyqësore, sa e thjeshtë, po aq e komplikuar. Nga një anë, kemi çështjen për një person që po përballet me akuza të rënda dhe mundësinë për t’u dënuar për një kohë të gjatë, bashkë me bashkëpunëtorët e tij ai u përpoq ta pengonte këtë proces, duke ndërhyrë në dëshmitë e dëshmitarëve, dhe u kap, u kap me shumë orë incizime dhe dokumente që konfirmojnë incizimet në fjalë.

…Në anën tjetër, kjo na kujton se sa vigjilentë duhet të jemi vazhdimisht sepse është e nevojshme ta mbrojmë integritetin e procesit kundër atyre që përpiqen ta devijojnë atë. Të përballesh me akuza përfshirë krime kundër njerëzimit, dhe krime lufte, dhe duke qenë në paraburgim pjesërisht për shkak të rrezikut të pengimit, Hashim Thaçi udhëzoi bashkë të akuzuarit, shokët e devotshëm, luaristët e patundur, dhe ish-vartësit, që të shënjestronin dëshmitarë, dëshmia e të cilëve, sipas tij, ishte vendimtare për përfundimin e kësaj çështje gjyqësore për krime lufte”, u shpreh ajo.

Ajo ka thënë se Thaçi, përballë akuzave të rënda dhe mundësisë për një dënim të gjatë, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ka tentuar të pengojë procesin.

Sipas saj, gjatë hetimeve janë sekuestruar materiale të shumta, përfshirë dokumente dhe prova të tjera, të cilat, sipas Prokurorisë, dëshmojnë për përpjekjet për ndërhyrje në proces.

“U kap me shumë orë inicizime e dokumente. Kjo na kujton sesa vigjilent duhet të jemi vazhdimisht, sepse është e nevojshme të mbrojmë integritetin e procesit ndaj atyre që tentojnë ta dëmtojnë atë”, ka thënë West.

Sipas aktakuzës, midis 2 korrikut 2023 dhe 2 nëntorit 2023, gjatë vizitave të ndryshme jo të privilegjuara në objektin e paraburgimit, Hashim Thaçi u dha Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut informacion konfidencial lidhur me dëshmitarë të Prokurorisë dhe tentoi bashkë me ta, si dhe me persona të tjerë ndaj të cilëve nuk janë ngritur akuza, të ndikojë në dëshmitë e disa dëshmitarëve.

Në aktakuzë gjithashtu pretendohet se Thaçi bëri marrëveshje me Hajdredin Kuçin që ky i fundit të kontaktonte dëshmitarë të Prokurorisë në gjykimin për krime lufte Thaçi dhe të tjerët, në kundërshtim me urdhrin që ua ndalonte atyre të bënin këtë jashtë kushteve të caktuara.

Kuçi pretendohet gjithashtu se kontaktoi edhe një tjetër dëshmitar të Prokurorisë me nismën e vet.

ZPS kërkon që Thaçi të dënohet me gjashtë vjet burgim për pengim të drejtësisë

Ekrem Idrizi, Mimoza Sadiku

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) kërkoi që ish-presidenti i Kosovës të shpallet fajtor dhe të dënohet me gjashtë vjet burgim në rastin për pengim të drejtësisë pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Kjo kërkesë iu drejtua gjykatësit të vetëm të rastit, Christopher Gosnell, nga prokurori i specializuar Joshua Hafetz, në fund të fjalës së tij përmbyllëse.

Prokuroria tha se nëse Thaçi shpallet fajtor, dënimi për këtë rast do ta vuante “në vijim të ndonjë dënimi tjetër që do të jepet në rastin 6, nëse do të jepet”.

Për të akuzuarit e tjerë në këtë rast, Prokuroria kërkoi që të gjithë të shpallen fajtor dhe të dënohen me burgim.

Prokuroria kërkoi që Hajredin Kuçi të dënohet me nëntë muaj burgim, ndërkaq, Fadil Fazliu, Isni Kilaj dhe Bashkim Smakaj të dënohen me nga tre vjet burgim secili.

“Akuzat që ZPS-ja ka ngritur dhe që ka vërtetuar janë krime. Përpjekja për të ndërhyrë dhe penguar procesin gjyqësor në këtë gjykatë, paraqet kërcënim për adresimin e drejtë të drejtësisë”, tha prokurori Hafetz.

Në seancën e parë të shpalosjes së deklaratave përmbyllëse vetëm Thaçi është i pranishëm në gjykatore, ndërkaq të akuzuarit e tjerë janë duke e ndjekur seancën përmes video-lidhjes.

Mbrojtja dhe prokurorët do t’i kenë tri ditë kohë për t’i dhënë argumentet e tyre përmbyllëse në këtë rast që ndërlidhet me çështjen gjyqësore kundër Thaçit dhe tre ish-krerëve të tjerë të UÇK-së.

Pas Prokurorisë, radhën e ka mbrojtja e Thaçit.

Deklaratat përmbyllëse do të mbahen sot, nesër dhe të hënën e 14 shtatorit. Dy ditë pas përfundimit të deklaratave përmbyllëse, Thaçi së bashku me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin do të dalin para trupit gjykues për t’u përballur me aktgjykimin për krime lufte gjatë luftës së viteve 1998-‘99 në Kosovë. Për secilin nga ta, Prokuroria ka kërkuar 45 vjet burgim. Të katërtit i kanë mohuar të gjitha akuzat.

Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Hajredin Kuçi dhe Fadil Fazliu para Gjykatës Speciale, përmes videolidhjes, më 10 shtator 2026.

Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Hajredin Kuçi dhe Fadil Fazliu para Gjykatës Speciale, përmes videolidhjes, më 10 shtator 2026.

Prokuroria: Incizimet dhe dokumentet konfirmojnë përpjekjet për ndikim ndaj dëshmitarëve

Prokurorja e specializuar, Kimberly West, në nisje të fjalës përmbyllëse të ZPS-së tha se Thaçi dhe të bashkakuzuarit e tjerë për muaj të tërë tentuan të ndikonin në dëshmitë e dëshmitarëve për rastin gjyqësor për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

“Bashkë me bashkëpunëtorët e tij në këtë proces ai tentoi ta pengonte këtë proces duke ndërhyrë në dëshmitë e këtyre dëshmitarëve dhe u kap. U kap me shumë orë incizime dhe dokumente që konfirmojnë incizimet në fjalë”, tha ajo.

West i cilësoi të bashkakuzuarit e tjerë të Thaçit, si bashkëpunëtorë të tij, shokë të devotshëm, lojalistë, dhe ish-vartës, të cilët, sipas saj, Thaçi i udhëzoi “që të shënjestronin dëshmitarët, dëshmia e të cilët, sipas tij, ishin vendimtare për procesin për krime lufte”.

West pretendoi se udhëzimet ishin të ndryshme, nga kërkesa për ndryshimin e dëshmive, apo që Thaçi të vihej apo të mos vihej në ndonjë vend ku pretendohet se janë kryer krime.

Sipas saj, duke krijuar grupe të vogla, Thaçi udhëzoi të bashkakuzuarit se si dëshmitë e dëshmitarëve t’i përshtateshin “narrativit të tij”.

Prokurorja tha se dëshmitë u printuan në qendrën e paraburgimit dhe u diskutuan gjatë vizitave po në këtë qendër.

Ajo po ashtu pretendoi se Thaçi kishte biseduar me të akuzuarit e tjerë edhe për hierarkinë e UÇK-së dhe si dëshmitarët, me dëshminë e tyre, siç tha ajo, të zbehnin rolin komandues të tij.

Prokuroria risjell pjesë të incizimeve

Më pas prokurori i specializuar, Joshua Hafetz, paraqiti edhe pjesë të incizimeve mes Thaçit dhe të bashkakuzuarve të tjerë, duke e akuzuar mbrojtjen se po tenton “t’i bishtnojë” provat, që sipas tij, kanë peshë të madhe.

Joshua Hafetz gjatë seancës së 10 shtatorit.

Joshua Hafetz gjatë seancës së 10 shtatorit.

Hafetz tha se pjesët që nuk janë dëgjuar mirë, Prokuroria nuk i ka përdorur, teksa shtoi se Thaçi gjatë udhëzimeve ka pëshpëritur.

Në gjykatore u shfaqën pjesë të bisedave të Thaçit me Fazliut lidhur me dëshminë e Rrustem Mustafës – Remit. Prokuroria pretendon se Thaçi, përmes Faziut dhe të birit të tij, e udhëzoi Mustafën se si të dëshmonte disa ditë më vonë në Hagë për rastin numër 6 – për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Prokuroria po ashtu tha se vetëm një ditë pas udhëzimit të Thaçit, Fazliu u kthye në Kosovë dhe kontaktoi Mustafën, përmes të birit të tij Fahri Fazliut, dhe disa ditë më vonë e njoftoi Thaçin për bisedën dhe Thaçi e udhëzoi sërish rreth dëshmisë së Mustafës.

“Dymdhëdhjetë orë pa rrëshqitur diku, s’mundet. Thuaj shkurt, ‘po’, ‘jo’. Ai i ka mirë deklaratat, por mund të rrëshqasë, se gjatë. Thuaji t’i shkurtoj”, dëgjohet Thaçi duke i thënë Fazliut në incizimin e lëshuar në gjykatë.

Prokurori Hafetz pretendoi se gjatë vizitave të Fazliut në qendrën e paraburgimit në Hagë, Thaçi zbuloi edhe informacione konfidenciale, përkatësisht identifikoi një provë për të cilën Mustafa do të pyetej gjatë dëshmisë dhe një libër për të cilën prokurorët do ta pyesnin. Sipas prokurorit, Thaçi dha udhëzime se si Mustafa do të duhej të dëshmonte.

Prokurori po ashtu përmendi një vizitë të Hajredin Kuçit me Thaçin në Hagë, në kohën kur Kuçi ishte pjesë e mbrojtjes së Veselit. Ai tha se Kuçi e kontaktoi Mustafën përmes mesazhit, duke e ditur se është e ndaluar që të kontaktohen dëshmitarë pa një autorizim paraprak të gjykatës.

Prokuroria, tha se me këtë, Kuçi nuk iu bind gjykatës.

Madje, për të përshkruar raportin e ngushtë, që sipas Prokurorisë ekziston mes Thaçit dhe Kuçit, gjatë vizitës në Hagë, Prokuroria tha se Kuçi iu referua 90 Thaçit me fjalën “boss [shef]”, ndërkaq Thaçi e quajti mbi 50 herë atë “Hajro”.

Prokuroria pretendon se Thaçi shënjestroi tre dëshmitarë përmes Kuçit, dy ish-pjesëtarë të UÇK-së dhe një viktimë e pretenduar e pjesëtarëve të UÇK-së.

“Shënjestrimi i dëshmitarëve ishte që ai [Thaçi] të përgatiste narrativin e tij të preferuar se ai nuk kishte përgjegjësi penale për veprat e paraqitura në çështjen 6”, tha prokurori Hafetz.

Hafetz tha se njëri nga dëshmitarët e shënjestruar ishte Sylejman Selimi, apo i njohur si dëshmitari numër 5.

Sipas prokurorit, gjatë takimit të 3 shtatorit 2023, Thaçi e udhëzoi Kuçin që Selimi të thoshte se komandantët e zonave të UÇK-së kishin fuqinë e vetme.

“Thuaj që telefonin satelitor ja ka sjellë diaspora… [Adem] Demaçi ka bërë disa rregullore”, dëgjohet duke përshpëritur Thaçi në incizimin e lëshuar në gjykatore.

Me Kuçin u diskutua edhe libri për të cilin do të pyetej Mustafa dhe, sipas Prokurorisë, përmes Kuçit, Thaçi dërgoi udhëzime se si Selimi të dëshmonte.

Dëshmitari tjetër, që sipas Prokurorisë, Thaçi e udhëzoi Kuçin se si të dëshmonte ishte Bislim Zyrapi, i njohur si dëshmitari numër 2.

Sipas organit ndjekës, në incizime, Thaçi kërkonte që Zyrapi të ndryshonte dëshminë e tij – pasi paraprakisht e kishte paraqitur atë si autoritet mbi Shtabin e Përgjithshëm – dhe të thoshte se ai, Thaçi dhe persona të tjerë, përfshirë Veselin u bënë anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së në nëntor të vitit 1998.

“Thaçit i nevojitet të japë përgjigje të sakta për strukturën e Shtabit të Përgjithshëm, që të minimizonin përgjegjësinë penale të tij para nëntorit ’98”, tha prokurori.

Sa i përket dëshmitarit të tretë, ai u identifikua vetëm si dëshmitari 6, pasi është dëshmitar i mbrojtur. Prokurori tha nuk mund të japë publikisht detaje për të, por udhëzimet e Thaçit, sipas tij, ishin që ai të mos implikohej drejtpërdrejt nga ky dëshmitar në ndonjë krim.

Prokuroria më pas vazhdoi me përfshirjen e Kilajt në këtë rast. Prokurori tha se Kilaj e vizitoi fillimisht Thaçin në shkurt të vitit 2023 – disa ditë pasi Thaçi kishte pranuar identitetet e dëshmitarëve të mbrojtur.

Në vizitë ishin të pranishëm edhe persona të tjerë. Prokuroria pretendon se në atë takim Thaçi udhëzoi Kilajn se si dëshmitarët të dëshmonin. Përkatësisht, bëhet fjalë për dëshmitarin e mbrojtur me numër 4.

Më pas Kilaj e vizitoi Thaçin sërish në tetor, kur sipas Prokurorisë, Thaçi i dha dëshminë e dëshmitarit dhe i kërkoi saktësisht se çfarë të ndryshonte.

Në incizime, sipas Prokurorisë, Thaçi kërkon që duhet korrigjuar pjesa gjashtë, faqja shtatë dhe rreshti 9.

Dëshmitari, sipas Prokurorisë, e kishte implikuar Thaçin në keqtrajtim të pretenduar.

Materiale të dëshmisë së dëshmitarit dhe materiale konfidenciale, Prokuroria tha se iu gjetën në zotërim Kilajt si dhe udhëzime se si duhej të dëshmonte.

Në fund të fjalës përmbyllëse, Prokuroria foli për përfshirjen e Bashkim Smakajt në këtë rast.

Sipas Prokurorisë, ai ishte udhëzuar nga Thaçi se si duhej të dëshmonte Bislim Zyrapi. P

rokuroria tha se Smakajt i është gjetur në makinën personale edhe një dokument konfidencial, të cilën pretendoi se e mori nga qendra e paraburgimit në Hagë nga Thaçi.

Po ashtu, ZPS tha se Smakaj ishte takuar dhe kishte komunikuar me Zyrapin pas vizitës në Hagë.

Prokurori tha se incizimet tregojnë modelin e ndjekur nga Thaçi, duke kërkuar që Zyrapit t’i kërkohej të dëshmonte shkurt dhe të përgjigjej “nuk më kujtohet” apo “nuk e di” për tema të caktuara.

Akuzat për pengim të drejtësisë

Thaçi, si dhe Smakaj, Kilaj, Fazliu dhe Kuçi, akuzohen se, mes prillit dhe nëntorit 2023, kishin ndikuar te dëshmitë e dëshmitarëve të thirrur nga prokurorët për çështjen gjyqësore për krime lufte kundër vetë Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së.

Thaçi përballet me tri akuza për tentim për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe tetë akuza për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe mosbindje ndaj gjykatës.

Smakaj, Kilaj dhe Fazliu përballen, secili, me nga një akuzë për tentim për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe një akuzë për mosbindje ndaj gjykatës.

Ndërsa, Kuçi përballet dy akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

Që të pestit janë vetëdeklaruar të pafajshëm.

Gjykimi ndaj tyre filloi më 27 shkurt, ndërsa më 13 mars, Prokuroria përfundoi paraqitjen e provave.

Video nga arkivi: Prokuroria në Hagë e akuzon Thaçin se udhëzoi të tjerët si të ndikonin te dëshmitarët

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm për krime lufte, a lirohet menjëherë?

Në Kosovë janë ngritur pyetje nëse ish-presidenti mund të kthehet menjëherë në vend, në rast se gjykata e liron nga akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Në bazë të Rregullores së Procedurës dhe Provave të Gjykatës Speciale, “kur një i akuzuar i paraburgosur shpallet i pafajshëm, ai lirohet menjëherë, përveçse kur mbahet në paraburgim në mënyrë të ligjshme, ose vuan një dënim për vepra penale të ndryshme nga ato në lidhje me të cilat është shpallur i pafajshëm”.

“Në rastin e zotit Thaçi, paraburgimi është urdhëruar nga trupi gjykues në procesin ndaj tij për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, si dhe nga gjyqtari i vetëm në procesin e veçantë ndaj tij për pengim të drejtësisë. Prandaj, nëse zoti Thaçi shpallet i pafajshëm në procesin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, çështja nëse ai do të vazhdojë të mbahet në paraburgim do të vendoset nga gjyqtari i vetëm që po shqyrton rastin për pengim të drejtësisë”, kishte thënë në gusht për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Dhomave të Specializuara, Michael Doyle.

Gjykatësi i vetëm duhet të rishikojë çdo dy muaj nëse paraburgimi vazhdon të jetë i arsyeshëm.

“Ai mund ta shqyrtojë këtë çështje edhe me kërkesë të të akuzuarit, nëse ka pasur ndryshim të rrethanave”, shtoi Doyle.

Vendimin e fundit, të dhjetin me radhë për vazhdimin e paraburgimit, gjykatësi i vetëm e lëshoi më 31 korrik, duke vlerësuar se ende ekziston rreziku që Thaçi të pengojë procedurat ose të kryejë vepra të tjera penale.

Në të njëjtin vendim, gjykatësi caktoi edhe afatet për rishikimin e radhës të paraburgimit: Thaçi mund të paraqesë parashtresat e tij deri më 7 shtator. Nëse ai nuk e bën këtë, Prokuroria duhet të paraqesë qëndrimin e saj deri më 14 shtator, ndërsa Thaçi mund të përgjigjet deri më 21 shtator.

Thaçi ndodhet në qendrën e paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020, kur u arrestua nën akuza për krime lufte.

Që atëherë, mbrojtjes së Thaçit i janë hedhur poshtë të gjitha parashtresat për lirim nga paraburgimi. Madje, atij nuk iu pranua as një dorëzani prej 50 mijë eurosh, së bashku me disa kushte që Thaçi u zotua t’u përmbahej, në këmbim të lirimit nga paraburgimi.

Akuzat për krime lufte

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi, akuzohen për vepra si vrasje, torturim dhe përndjekje, gjoja të kryera gjatë viteve 1998-’99 gjatë luftës për pavarësimin e Kosovës nga Serbia.

Që të katërtit i kanë mohuar këto akuza dhe janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që përfshijnë rreth 155 viktima.

Prokurorët kanë kërkuar që ata të shpallen fajtorë dhe secili të dënohet me nga 45 vjet burgim për krimet e pretenduara.

Mbi 130 dëshmitarë dëshmuan, ndërsa u pranuam me shkrim 160 deklarata të dëshmitarëve të tjerë në këtë gjyq gjatë tri vjetëve seanca.

Gjyqi ndaj tyre përfundoi në shkurt.

Gjykata Speciale është formalisht pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës por përbëhet nga gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka hasur në kundërshtime të shumta në Kosovë, pasi është parë si e njëanshme, duke qenë se në të nuk përfshihen krimet e kryera nga serbët në territorin e Kosovës.

Prej atëherë, nëpër Kosovë janë vendosur pankarte e pllakate të mëdha me mesazhin “Liria ka emër” dhe fotografi të ish-krerëve të UÇK-së.

Gjithashtu ka pasur protesta kundër këtij procesi në Hagë, në Prishtinë dhe në qytete të tjera.

Mijëra qytetarë morën pjesë në protestën “Drejtësi, jo politikë” në Ditën e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt këtë vit në Prishtinë, në përkrahje të Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit. rel

Prokuroria: Thaçi tentoi ta pengonte procesin gjyqësor duke ndikuar te dëshmitarët

Hashim Thaçi para Gjykatës Speciale, në Hagë, më 10 shtator 2026.

 

Ekrem Idrizi, Mimoza Sadiku

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka nisur shpalosja e deklaratave përmbyllëse në gjyqin kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit – të cilët akuzohen për pengim të drejtësisë.

Vetëm Thaçi është i pranishëm në gjykatore, ndërkaq të akuzuarit e tjerë janë duke e ndjekur seancën përmes video-lidhjes.

Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Hajredin Kuçi dhe Fadil Fazliu para Gjykatës Speciale, përmes videolidhjes, më 10 shtator 2026.

Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Hajredin Kuçi dhe Fadil Fazliu para Gjykatës Speciale, përmes videolidhjes, më 10 shtator 2026.

Prokuroria: Incizimet dhe dokumentet konfirmojnë përpjekjet për ndikim ndaj dëshmitarëve

Prokurorja e specializuar, Kimberly West, në fjalën përmbyllëse tha se Thaçi dhe të bashkëakuzuarit e tjerë për muaj të tërë tentuan të ndikonin në dëshmitë e dëshmitarëve për rastin gjyqësor për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

“Bashkë me bashkëpunëtorët e tij në këtë proces ai tentoi ta pengonte këtë proces duke ndërhyrë në dëshmitë e këtyre dëshmitarëve dhe u kap. U kap me shumë orë incizime dhe dokumente që konfirmojnë incizimet në fjalë”, tha ajo.

West i cilësoi të bashkakuzuarit e tjerë të Thaçit, si bashkëpunëtorë të tij, shokë të devotshëm, lojaistë, dhe ish-vartës, të cilët, sipas saj, Thaçi i udhëzoi “që të shënjestronin dëshmitarët, dëshmia e të cilët, sipas tij, ishin vendimtare për procesin për krime lufte”.

West pretendoi se udhëzimet ishin të ndryshme, nga kërkesa për ndryshimin e dëshmive, apo që Thaçi të vihej apo të mos vihej në ndonjë vend ku pretendohet se janë kryer krime.

Sipas saj, duke krijuar grupe të vogla, Thaçi udhëzoi të bashkëakuzuarit se si dëshmitë e dëshmitarëve t’i përshtateshin “narrativit të tij”.

Prokurorja tha se dëshmitë u printuan në qendrën e paraburgimit dhe u diskutuan gjatë vizitave po në këtë qendër.

Ajo po ashtu pretendoi se Thaçi kishte biseduar me të akuzuarit e tjerë edhe për hierarkinë e UÇK-së dhe si dëshmitarët, me dëshminë e tyre, siç tha ajo, të zbehnin rolin komandues të tij.

Prokurori i specializuar, Joshua Hafetz, më pas paraqiti edhe pjesë të incizimeve mes Thaçit dhe të bashkakuzuarve të tjerë, duke e akuzuar mbrojtjen se po tenton “t’i bishtnojë” provat, që sipas tij, kanë peshë të madhe.

Joshua Hafetz gjatë seancës së 10 shtatorit.

Joshua Hafetz gjatë seancës së 10 shtatorit.

Hafetz tha se pjesët që nuk janë dëgjuar mirë, Prokuroria nuk i ka përdorur, teksa shtoi se Thaçi gjatë udhëzimeve ka pëshpëritur.

Në gjykatore u shfaqën pjesë të bisedave të Thaçit me Fazliut lidhur me dëshminë e Rrustem Mustafës – Remit. Prokuroria pretendon se Thaçi, përmes Faziut dhe të birit të tij, e udhëzoi Mustafën se si të dëshmonte disa ditë më vonë në Hagë për rastin numër 6 – për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Prokuroria po ashtu tha se vetëm një ditë pas udhëzimit të Thaçit, Fazliu u kthye në Kosovë dhe kontaktoi Mustafën, përmes të birit të tij Fahri Fazliut, dhe disa ditë më vonë e njoftoi Thaçin për bisedën dhe Thaçi e udhëzoi sërish rreth dëshmisë së Mustafës.

“Dymdhëdhjetë orë pa rrëshqitur diku, s’mundet. Thuaj shkurt, ‘po’, ‘jo’. Ai i ka mirë deklaratat, por mund të rrëshqasë, se gjatë. Thuaji t’i shkurtoj”, dëgjohet Thaçi duke i thënë Fazliut në incizimin e lëshuar në gjykatë.

Mbrojtja dhe prokurorët do t’i kenë tri ditë kohë për t’i dhënë argumentet e tyre përmbyllëse në këtë rast që ndërlidhet me çështjen gjyqësore kundër Thaçit dhe tre ish-krerëve të tjerë të UÇK-së.

Prokurori Hafetz pretendoi se gjatë vizitave të Fazliut në qendrën e paraburgimit në Hagë, Thaçi zbuloi edhe informacione konfidenciale, përkatësisht identifikoi një provë për të cilën Mustafa do të pyetej gjatë dëshmisë dhe një libër për të cilën prokurorët do ta pyesnin. Sipas prokurorit, Thaçi dha udhëzime se si Mustafa do të duhej të dëshmonte.

Prokurori po ashtu përmendi një vizitë të Hajredin Kuçit me Thaçin në Hagë, në kohën kur Kuçi ishte pjesë e mbrojtjes së Veselit. Ai tha se Kuçi e kontaktoi Mustafën përmes mesazhit, duke e ditur se është e ndaluar që të kontaktohen dëshmitarë pa një autorizim paraprak të gjykatës.

Prokuroria, tha se me këtë, Kuçi nuk iu bind gjykatës.

Madje, për të përshkruar raportin e ngushtë, që sipas Prokurorisë ekziston mes Thaçit dhe Kuçit, gjatë vizitës në Hagë, Prokuroria tha se Kuçi iu referua 90 Thaçit me fjalën “boss [shef]”, ndërkaq Thaçi e quajti mbi 50 herë atë “Hajro”.

Prokuroria pretendon se Thaçi shënjestroi tre dëshmitarë, dy ish-pjesëtarë të UÇK-së dhe një viktimë e pretenduar e pjesëtarëve të UÇK-së.

“Shënjestrimi i dëshmitarëve ishte që ai [Thaçi] të përgatiste narrativin e tij të preferuar se ai nuk kishte përgjegjësi penale për veprat e paraqitura në çështjen 6”, tha prokurori Hafetz.

Prokuroria ka kërkuar tri orë për fjalën e saj përmbyllëse.

Dy ditë pas përfundimit të deklaratave përmbyllëse, Thaçi së bashku me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin do të dalin para trupit gjykues për t’u përballur me aktgjykimin për krime lufte gjatë luftës së viteve 1998-‘99 në Kosovë. Për secilin nga ta, Prokuroria ka kërkuar 45 vjet burgim. Të katërtit i kanë mohuar të gjitha akuzat.

Akuzat për pengim të drejtësisë

Thaçi, si dhe Smakaj, Kilaj, Fazliu dhe Kuçi, akuzohen se, mes prillit dhe nëntorit 2023, kishin ndikuar te dëshmitë e dëshmitarëve të thirrur nga prokurorët për çështjen gjyqësore për krime lufte kundër vetë Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së.

Thaçi përballet me tri akuza për tentim për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe tetë akuza për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe mosbindje ndaj gjykatës.

Smakaj, Kilaj dhe Fazliu përballen, secili, me nga një akuzë për tentim për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe një akuzë për mosbindje ndaj gjykatës.

Ndërsa, Kuçi përballet dy akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

Që të pestit janë vetëdeklaruar të pafajshëm.

Gjykimi ndaj tyre filloi më 27 shkurt, ndërsa më 13 mars, Prokuroria përfundoi paraqitjen e provave.

Video nga arkivi: Prokuroria në Hagë e akuzon Thaçin se udhëzoi të tjerët si të ndikonin te dëshmitarët

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm për krime lufte, a lirohet menjëherë?

Në Kosovë janë ngritur pyetje nëse ish-presidenti mund të kthehet menjëherë në vend, në rast se gjykata e liron nga akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Në bazë të Rregullores së Procedurës dhe Provave të Gjykatës Speciale, “kur një i akuzuar i paraburgosur shpallet i pafajshëm, ai lirohet menjëherë, përveçse kur mbahet në paraburgim në mënyrë të ligjshme, ose vuan një dënim për vepra penale të ndryshme nga ato në lidhje me të cilat është shpallur i pafajshëm”.

“Në rastin e zotit Thaçi, paraburgimi është urdhëruar nga trupi gjykues në procesin ndaj tij për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, si dhe nga gjyqtari i vetëm në procesin e veçantë ndaj tij për pengim të drejtësisë. Prandaj, nëse zoti Thaçi shpallet i pafajshëm në procesin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, çështja nëse ai do të vazhdojë të mbahet në paraburgim do të vendoset nga gjyqtari i vetëm që po shqyrton rastin për pengim të drejtësisë”, kishte thënë në gusht për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Dhomave të Specializuara, Michael Doyle.

Gjykatësi i vetëm duhet të rishikojë çdo dy muaj nëse paraburgimi vazhdon të jetë i arsyeshëm.

“Ai mund ta shqyrtojë këtë çështje edhe me kërkesë të të akuzuarit, nëse ka pasur ndryshim të rrethanave”, shtoi Doyle.

Vendimin e fundit, të dhjetin me radhë për vazhdimin e paraburgimit, gjykatësi i vetëm e lëshoi më 31 korrik, duke vlerësuar se ende ekziston rreziku që Thaçi të pengojë procedurat ose të kryejë vepra të tjera penale.

Në të njëjtin vendim, gjykatësi caktoi edhe afatet për rishikimin e radhës të paraburgimit: Thaçi mund të paraqesë parashtresat e tij deri më 7 shtator. Nëse ai nuk e bën këtë, Prokuroria duhet të paraqesë qëndrimin e saj deri më 14 shtator, ndërsa Thaçi mund të përgjigjet deri më 21 shtator.

Thaçi ndodhet në qendrën e paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020, kur u arrestua nën akuza për krime lufte.

Që atëherë, mbrojtjes së Thaçit i janë hedhur poshtë të gjitha parashtresat për lirim nga paraburgimi. Madje, atij nuk iu pranua as një dorëzani prej 50 mijë eurosh, së bashku me disa kushte që Thaçi u zotua t’u përmbahej, në këmbim të lirimit nga paraburgimi.

Akuzat për krime lufte

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi, akuzohen për vepra si vrasje, torturim dhe përndjekje, gjoja të kryera gjatë viteve 1998-’99 gjatë luftës për pavarësimin e Kosovës nga Serbia.

Që të katërtit i kanë mohuar këto akuza dhe janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që përfshijnë rreth 155 viktima.

Prokurorët kanë kërkuar që ata të shpallen fajtorë dhe secili të dënohet me nga 45 vjet burgim për krimet e pretenduara.

Mbi 130 dëshmitarë dëshmuan, ndërsa u pranuam me shkrim 160 deklarata të dëshmitarëve të tjerë në këtë gjyq gjatë tri vjetëve seanca.

Gjyqi ndaj tyre përfundoi në shkurt.

Gjykata Speciale është formalisht pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës por përbëhet nga gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka hasur në kundërshtime të shumta në Kosovë, pasi është parë si e njëanshme, duke qenë se në të nuk përfshihen krimet e kryera nga serbët në territorin e Kosovës.

Prej atëherë, nëpër Kosovë janë vendosur pankarte e pllakate të mëdha me mesazhin “Liria ka emër” dhe fotografi të ish-krerëve të UÇK-së.

Gjithashtu ka pasur protesta kundër këtij procesi në Hagë, në Prishtinë dhe në qytete të tjera.

Mijëra qytetarë morën pjesë në protestën “Drejtësi, jo politikë” në Ditën e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt këtë vit në Prishtinë, në përkrahje të Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit. rel

Sot nis shpalosja e deklaratave përmbyllëse në gjyqin kundër Thaçit për pengim të drejtësisë

Ekrem Idrizi

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot fillon shpalosja e deklaratave përmbyllëse në gjyqin kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit – të cilët akuzohen për pengim të drejtësisë.

Mbrojtja dhe prokurorët do t’i kenë tri ditë kohë për t’i dhënë argumentet e tyre përmbyllëse në këtë rast që ndërlidhet me çështjen gjyqësore kundër Thaçit dhe tre ish-krerëve të tjerë të UÇK-së.

Dy ditë pas përfundimit të deklaratave përmbyllëse, Thaçi së bashku me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin do të dalin para trupit gjykues për t’u përballur me aktgjykimin për krime lufte gjatë luftës së viteve 1998-‘99 në Kosovë. Për secilin nga ta, Prokuroria ka kërkuar 45 vjet burgim. Të katërtit i kanë mohuar të gjitha akuzat.

Akuzat për pengim të drejtësisë

Thaçi, si dhe Smakaj, Kilaj, Fazliu dhe Kuçi, akuzohen se, mes prillit dhe nëntorit 2023, kishin ndikuar te dëshmitë e dëshmitarëve të thirrur nga prokurorët për çështjen gjyqësore për krime lufte kundër vetë Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së.

Thaçi përballet me tri akuza për tentim për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe tetë akuza për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe mosbindje ndaj gjykatës.

Smakaj, Kilaj dhe Fazliu përballen, secili, me nga një akuzë për tentim për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe një akuzë për mosbindje ndaj gjykatës.

Ndërsa, Kuçi përballet dy akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

Që të pestit janë vetëdeklaruar të pafajshëm.

Gjykimi ndaj tyre filloi më 27 shkurt, ndërsa më 13 mars, Prokuroria përfundoi paraqitjen e provave.

Video nga arkivi: Prokuroria në Hagë e akuzon Thaçin se udhëzoi të tjerët si të ndikonin te dëshmitarët

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm për krime lufte, a lirohet menjëherë?

Në Kosovë janë ngritur pyetje nëse ish-presidenti mund të kthehet menjëherë në vend, në rast se gjykata e liron nga akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Në bazë të Rregullores së Procedurës dhe Provave të Gjykatës Speciale, “kur një i akuzuar i paraburgosur shpallet i pafajshëm, ai lirohet menjëherë, përveçse kur mbahet në paraburgim në mënyrë të ligjshme, ose vuan një dënim për vepra penale të ndryshme nga ato në lidhje me të cilat është shpallur i pafajshëm”.

“Në rastin e zotit Thaçi, paraburgimi është urdhëruar nga trupi gjykues në procesin ndaj tij për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, si dhe nga gjyqtari i vetëm në procesin e veçantë ndaj tij për pengim të drejtësisë. Prandaj, nëse zoti Thaçi shpallet i pafajshëm në procesin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, çështja nëse ai do të vazhdojë të mbahet në paraburgim do të vendoset nga gjyqtari i vetëm që po shqyrton rastin për pengim të drejtësisë”, kishte thënë në gusht për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Dhomave të Specializuara, Michael Doyle.

Gjykatësi i vetëm duhet të rishikojë çdo dy muaj nëse paraburgimi vazhdon të jetë i arsyeshëm.

“Ai mund ta shqyrtojë këtë çështje edhe me kërkesë të të akuzuarit, nëse ka pasur ndryshim të rrethanave”, shtoi Doyle.

Vendimin e fundit, të dhjetin me radhë për vazhdimin e paraburgimit, gjykatësi i vetëm e lëshoi më 31 korrik, duke vlerësuar se ende ekziston rreziku që Thaçi të pengojë procedurat ose të kryejë vepra të tjera penale.

Në të njëjtin vendim, gjykatësi caktoi edhe afatet për rishikimin e radhës të paraburgimit: Thaçi mund të paraqesë parashtresat e tij deri më 7 shtator. Nëse ai nuk e bën këtë, Prokuroria duhet të paraqesë qëndrimin e saj deri më 14 shtator, ndërsa Thaçi mund të përgjigjet deri më 21 shtator.

Thaçi ndodhet në qendrën e paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020, kur u arrestua nën akuza për krime lufte.

Që atëherë, mbrojtjes së Thaçit i janë hedhur poshtë të gjitha parashtresat për lirim nga paraburgimi. Madje, atij nuk iu pranua as një dorëzani prej 50 mijë eurosh, së bashku me disa kushte që Thaçi u zotua t’u përmbahej, në këmbim të lirimit nga paraburgimi.

Akuzat për krime lufte

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi, akuzohen për vepra si vrasje, torturim dhe përndjekje, gjoja të kryera gjatë viteve 1998-’99 gjatë luftës për pavarësimin e Kosovës nga Serbia.

Që të katërtit i kanë mohuar këto akuza dhe janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që përfshijnë rreth 155 viktima.

Prokurorët kanë kërkuar që ata të shpallen fajtorë dhe secili të dënohet me nga 45 vjet burgim për krimet e pretenduara.

Mbi 130 dëshmitarë dëshmuan, ndërsa u pranuam me shkrim 160 deklarata të dëshmitarëve të tjerë në këtë gjyq gjatë tri vjetëve seanca.

Gjyqi ndaj tyre përfundoi në shkurt.

Gjykata Speciale është formalisht pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës por përbëhet nga gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka hasur në kundërshtime të shumta në Kosovë, pasi është parë si e njëanshme, duke qenë se në të nuk përfshihen krimet e kryera nga serbët në territorin e Kosovës.

Prej atëherë, nëpër Kosovë janë vendosur pankarte e pllakate të mëdha me mesazhin “Liria ka emër” dhe fotografi të ish-krerëve të UÇK-së.

Gjithashtu ka pasur protesta kundër këtij procesi në Hagë, në Prishtinë dhe në qytete të tjera.

Mijëra qytetarë morën pjesë në protestën “Drejtësi, jo politikë” në Ditën e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt këtë vit në Prishtinë, në përkrahje të Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit. REL

Kurti: Konstituimi i Kuvendit s’i shmang zgjedhjet e reja, nevojiten vota shtesë për presidentin

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit, se marrëveshja politike e arritur më herët (me LDK-në) duhet të sigurojë edhe votat e nevojshme për zgjedhjen e presidentit.

Ai tha se konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë së re nuk do t’i shmangnin zgjedhjet e reja nëse nuk arrihet të zgjedhet edhe presidenti i vendit.

“Konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë nuk i eviton zgjedhjet e reja, nëse nuk e zgjedhim edhe Presidentin. E për ta zgjedhur presidentin, ose presidenten, neve na duhet që t’i kemi dy të tretat, që kuorumi të jetë i pranishëm në Kuvend, tashmë Kuvendi i konstituuar kur të bëhet legjislatura në dhjetë, por marrëveshja politike duket që s’ka qenë e mjaftueshme, prandaj ne e kemi të domosdoshme që t’i kemi aty të gjithë deputetët e marrëveshjes, për kandidatin tonë të përbashkët, profesor Bekim Sejdiun, ose të kemi edhe deputetë shtesë. Pra, kjo është shumë e rëndësishme, por meqënëse kemi marrëveshje politike dhe kryesuesi i seancës, deputeti më i moshuar Avni Dehari e ka thirrur seancën konstituive, ne i përgjigjemi pozitivisht asaj”, tha Kurti. /KosovaPress/

Albulena Haxhiu me votat e VV me aleatë dhe pakicën jo serbe është zgjedhur kryetare e Kuvendit

Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e Kuvendit.

Në seancën konstituive, ajo mori 62 vota për, 16 ishin kundër dhe 13 abstenuan.

Ajo do ta udhëheqë legjislaturën e 11-të të dalë nga zgjedhjet e 7 qershorit.

Pra Albulena Haxhiu është votuar nga VV me aleatë si dhe me votat e pakicës jo serbe.

Pra opozita nuk ka votuar për kandidaturën e saj.

Ndërsa VV do t’i votojë nënkryetarët nga opozita.

Ky është dallimi/Voal.ch


Send this to a friend