Nga prizmi i antropologjisë dhe epistemologjisë se përgjithshme revolucionare dhe asaj politike:
Të gjithë sikur flasin ( flasim) dhe shkruajnë ( shkruajmë) si në “kor” mbi shtetin e pavarur, sovran, integral, ligjor, qytetar, parlamentar dhe demokratik në Kosovë. Dakord. Kosova se këndejmi, ´de jure´- është shtet i pavarur, sovran, integral dhe demokratik që nga 17 shkurti i ivitit 2008. Mbase, që nga Shpalllja ( Deklarata) e njohur kushtetuese, legjislative dhe juridike me 17.02.2008. Ndërkohë që Republikën e Kosovës gjer me sot e kanë njohur ose pranuar zyrtarisht shtetët ose vendët me të fuqishme dhe me përparimtare të globit tonë tokësor.
Por….!
Në anën tjetër ndërkaq, Republikën e Kosovës (de facto) vazhdojnë të mos e njohin ( honepsin) ose respektojnë vetëm pjesëtarët e ndryshëm të pakicës ose minoritetit serb në vendin tonë. Mbase, pikërisht ata që në një formë a tjetrën, kanë qenë bashkëpunëtor të regjimit kriminal dhe gjakatar të Milloshevicit, Sheshelit, Arkanit, Nikoliqit, Daçiqit, Vuçiçit etj. Kjo edhe përkunder asaj se pakica ose minoriteti serb në Kosovë, vazhdojnë të jenë pakica ose minoriteti me i respektuar dhe me i privilegjuar në raport me pakicat ose minoritetët tjera në vendin tonë. Por, kot se koti. Në secilin serb sikur ndodhët ose ekziston një ” mit” një ” reliktë” ose një ” totem” i rrejshem mesjetar, pseudoshkencor ose johistoriik mbi Kosovën. Edhe perkunder faktit se serbet vet jane popull artificial ose johistorik.
B. Malinovski, E. Durhemi, Zh. Balandie, E. Tejlori, Xh. Frajzeri dhe socioantropolog të tjerë botërorë ose ndërkombëtarë, në kuadër të studimëve, enkodimëve, dekodimëve, deshifrimëve dhe analizave të ndryshme funksionale, aksionale, strukturale, simbolike, emocionale, sociopsikologjike, organike, pradigmatike dhe të tjera të fetishëve, reliktëve, simbolëve ose totemëve të ndryshme mitike, shamanike, mesjetare, arkaike ose eshatologjike të popujve, fisëve, klanëve ose komunitetëve të ndryshme etnike, fetare, kulturore dhe të tjera gjithandej globit: Duke u shprehur se vdekjët, gjegjësisht, luftërat, urrejtjet ose konfliktët e ndryshme fetare, kulturore, nacionale, racore dhe të tjera në këtë kontekst, të duken ngjarjet dhe momentët me iracionale, me groteske, me reaksionare dhe me destruktive në domenin e përgjithshëm ose multidimenzional të fjalës. Në radhë të parë do fokusohen dhe stacionohen në zgjidhjen dhe tejkalimin e çështjëve dhe problemëve të ndryshme sociale, ekonomike, kulturore, politike dhe të tjera në kuader të “dinamikes sociale dhe societale” që mund të jenë shkaktarët dhe faktorët me të rëndësishëm ose kryesorë të stabilitetit dhe instabilitetit ( jostabilitetit) të përgjithshëm shtetërorë, nacional, qytetar, kulturor, politik etj…Duke iu dhënë në këtë rast prioritet dhe ambiguitet të posaçëm indikatorëve dhe predikatorëve të ndryshëm simbolik, determinant dhe paradigamtik të sjelljës ose mirësjelljës së detyruar shtetërore, qytetare dhe politike në njerën anë. Përkatësisht, mekanizmave dhe instrumentëve të njohura shtetërore, qeveritare dhe politike ( lëxo: mekanizmat dhe instrumentët e njohura të shtetit ligjor, qytetar, konstitucional, institucional dhe demokratik )- për sjelljën ose mirësjelljen e detyruar ose obligtive të çdo njeriu ose qytetari pavarësisht racës, gjuhës, gjinisë, etnisë, funksionit ose përkatësisë së tij fetare, kulturore, politike, nacionale ose etnike në anën tjetër. Mbase, me anë të aparatit të njohur ligjorë, kushtetues ose juridikë.
Në anën tjetër ndërkaq, socioantropologu i njohur frëng, Pjerre Clastres, në kuader të veprës së tij të njohur me titull “Antrophologie Politique” ( lexo. Antropologjia Politike ), duke u shprehur se për dallim të antropologjisë klasike e cila njeriun dhe shoqërinë e lashtë primitive ose arkaike i përshkruan dhe prezanton si një shoqëri ose komunitet të pashtet dhe të pa pushtet. Gjegjësisht, si një shoqëri fragjile, heterogjene, poroze dhe tepër inkompakte ose ireverzibile. Mendon se në bazë të parimëve, premisave dhe postulatëve të njohura shkencore dhe metodologjike të antropologjisë së përgjithshme kulturore dhe asaj politike: Gjithëçka ose çdo gjë mund të ndryshoje, transformohet dhe substituuohet në të mirën e gjithëmbarshme të shtetëve dhe shoqërive të ndryshme përkatëse ose respektive në qoftë se institucionët ose mekanizmat e njohura shtetërore ose qeveritare nuk i definojmë dhe konceptojmë vazhdimisht si instrumente ose kategori të ndryshme represive, inkursive, restriktive, repërkusive etj. Por vetëm si njjë diçka të përbashkët dhe të barabartë në të mirën e gjithëmbarshme ( globale dhe universale) të njeriut ose individit. Respektivisht, shtetit dhe shoqërisë së gjërë njerëzore ose qytetare.
Ndonëse, pa i harruar këtu edhe konceptët, pikëpamjet dhe teoritë e njohura shkencore ose filozofike të Karl Popperit, Thomas Kuhnit, John Watkinsit, Paul Feyerabendit dhe të tjerëve, të shprehura dhe formuluara në kuadër të epistemologjisë së përgjithshme revolucionare dhe asaj politike. Duke e vërë theksin në historimzmin dhe ideologjinë e gabuar shtetërore, nacionale, politike, fetare, kulturore, politike ose historike në themel të luftërave, konfliktëve dhe regjimëve të ndryshme kriminale, gjakatare, autoritare, totalitariste, militare, hegjemooniste, ekspanzioniste, imperiale, kolonialiste dhe të tjera. Respektivisht, në liberalizmin, parlamentarizmin, pluralizmin, edukatën, kulturën, disiplinën, etikën dhe emancipimin e gjithëmbarëshëm individual dhe kolektivë si racionalizëm kritikë dhe humanistë-kundër iracionalimit të papërmbajtur infantil ose patologjikë dhe kështu me radhë . Sidomos, kundër ideologjive të ndryshme totalitare, hegjemeniste, militare ose ekspanzioniste si çështje iracionale dhe tepër groteske ose retrograde në sfond.
Mbase, gjithnjë fjala mbi zhvillimët, procesët, fenomenët, turbulencat, destruksionet, dekontruksionet, patologjitë ose anomalitë e mesipërme individuale ose kolektive të nje pjese te konsiderueshme te minoritetit dhe lidershipit serb ne Kosove.
Në fund të fundit, edhe lënda ose materia e njohur e antropologjisë së përgjithshme kulturore dhe asaj politike, kanë rrjedhur dhe janë zhvilluar ose afirmuar pikërisht nga shkenca ose disiplina e njohur e etnologjisë dikund në fund të shekullit 18. Respektivisht, në fillim të shekullit 19. Pa i harruar këtu edhe shkencat ose disiplinat tjera shkencore si etnografia, etnopsikologjia, etnohistoria, etnogjeografia, etnobiologjia etj. Respektivisht, antropogjeografinë, antropohistorinë, antropogjenetikën, antropofizikën dhe kështu me radhë…Në funksion të etnopolitikës, gjeopolitikës, realpolitikës etj. Në funksion të politikës dhe filozofisë së njohur shtetërore, nacionale dhe politike të popullit (kombit) dhe lidershpitit të përgjithshëm shtetërore, nacional dhe politik në Republikën e Kosovës .Në funksion të dallimit esencial ose substancial në mes analizave të ndryshme qeveritare ose politike dhe analizave të njohura shkencore, strategjike ose politologjike.Në funksion te lirisë, pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit të përgjithëshëm shtetërorë , nacional, teritorial dhe politikë të vendit tonë pa ” enklavat”, ” eldoradot”, ” apendikset” ose ” republikat ( zajednicat) e pavaruse serbe” në Veriun e Kosovës ose Mitrovicë etj.
Komentet