VOAL

VOAL

Koronavirus, Shqipëria nuk do bllokojë për momentin fluturimet me Italinë

February 25, 2020

Komentet

I arrestuar në vitin 2014, kush është Ylli Zalla, ‘specialist’ në prodhimin e bombave artizanale (Lidhja me vrasjen e Gilmando Danit)

Dyshohet se Zalla ka ndihmuar autorët e vrasjes së Gilmando Danit në Rinas.

 

KRUJË- Ylli Zalla është 48-vjeçari që u gjet arsenali i armëve ditën e sotme në Nikël. Dyshohet se Zalla ka ndihmuar autorët e vrasjes së Gilmando Danit në Rinas.

Ai rezulton i arrestuar më herët për arsenal armësh dhe prodhim lëndëve plasëse, si edhe vendosje eksplozivi. Policia e Krujës e ka arrestuar Zallën në vitin 2014 për prodhim të bombave artizanale. Sipas policisë ai dyshohet për lidhje me grupin e muxhahedinëve që dërgojnë shqiptarë për të luftuar në Siri.

Ndaj tij Gjykata e Shkallës në Parë në Krujë kishte vendosur më 13 mars të 2014 masën e arrestit me burg pasi ka kryer vepren penale “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve luftarake” si dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Si ndodhi ngjarja?

Atentati mafioz ndodhi mesditën e 11 nëntorit pranë aeroportit të Rinasit, ku nga breshëria e plumbave u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe i plagosur mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri). Dani dhe Shaljani po lëviznin me një Benz të bardhë luksoz, kur autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash.

Në makinën në pronësi të Elvis Kosovës shofer ishte Muçi Shaljani (punonjës i AMP) dhe Dani ishte pasagjer.  Gilmando Dani kishte ardhur në Shqipëri nga Barcelona, por u ekzekutua vetëm disa minuta pasi kishte hipur në makinë. Pas atentatit, autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fushë Krujës dhe kanë qenë me një mjet Toyota Yaris me targa greke. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, makina e përdorur për vrasjen u gjet e djegur në fshatin Halil.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Zhvillohet operacioni policor i koduar “Tracking”, nga specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda të DVP Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë. Operacioni, ende në vijim në rrethin Krujë, në kuadër të punës intensive hetimore dhe operacionale, me objektiv zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të ngjarjes së datës 12.11.2025, te rrethrrotullimi i Rinasit. Zbulohet një banesë në fshatin Zall, Fushë Krujë, ku mbahej arsenal armësh shpërthyese, armësh zjarri dhe municioni.

Gjatë kontrolleve, u gjetën në këtë banesë:
-3 kallëpë tritol;
-12 granata dore sulmuese;
-sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës dhe celularë(mina);
-3 ndezës granatash, kapsolla detonatore dhe 5 celularë;
-4 armë zjarri (2 automatikë dhe 2 pushkë), 8 krehra dhe pjesë armësh;
-6000 fishekë të kalibrave të ndryshëm;
-2 kg e 25 gramë Cannabis.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u shpall në kërkim pronari i banesës, shtetasi Y. Z., 48 vjeç. Punohet intensivisht për kapjen e tij, si dhe po hetohet me qëllim zbardhjen e lidhjes së mundshme që mund të ketë 48-vjeçari, me ngjarjen e ndodhur te rrethrrotulli i Rinasit. Operacioni policor i koduar “Tracking”, vijon. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/Dosja.al

“Nuk do të ikë vetëm Balluku, por dhe të tjerë ministra”, Nesturi: Është moment historik, të ndahemi nga kjo mënyrë qeverisjeje

Ish-prefekti i Vlorës, i pyetur në Log nga moderatori Endri Xhafo nëse duhet të vazhdojë të ushtrojë detyrat e saj në qeveri zv/kryeminstrja Belinda Balluku e cila është marrë e pandehur nga SPAK për akuzën e shkeljes së barazisë në tenderin e Tunelit të Llogarasë, Plator Nesturi tha se nuk do të jetë vetëm ajo që do të largohet nga qeveria.

Ai tha se do të ketë dhe të tjerë ministra që nuk do të jenë pjesë e qeverisë, për shkak të akuzave për korrupsion, sikurse Balluku.

Nesturi e quajti këtë moment historik pasi ka ardhur koha që duhet të ndahemi nga kjo formë e qeverisjes.

 Plator Nesturi: Kemi të bëjmë me një ecuri, kemi të bëjmë me një moment historik ku duhet të ndahemi nga kjo formë e qeverisjes.

Jemi koshient që korrupsioni është pengesë dhe për integrimin dhe për zhvillimin e vendit.

Nëse e ndërpresim këtë, kemi ndërprerë ecurinë e zhvillimit.

Nëse nuk kam qenë i kuptueshëm. Mua në më interesojnë faktet e secilit veç e veç. Varet se ça kanë bërë. Kemi të bëjmë me ecuri, se ka dhe përgjegjësi politikë.

Është moment historik për ty ndarë nga kjo forcë. Kushdo që është bërë pengesë, me dashje apo pa dashje, se e përcakton SPAK, drejtësia, kjo s’ka rëndësi.

Korrupsioni është një fenomen që është pengesë për ecurinë  e vendit, për integrimin. Nëse kemi një kauzë të vlerësuar, është se po ecet mirë në luftën kundër korrupsionit. Nëse ndërpritet kjo, ndërpresim ecurinë për integrimit apo besimin te SPAK-u.

Rama: Veliaj do të jetë kryetar bashkie deri në 2027-ën

Edi Rama ka dhënë një intervistë për ABC News. I pyetur për fjalimin që mbajti në funeralin e Fatos Nanos ai përmendi se si “kishte vrarë babain politik”. Por a e ka vetë Rama një bir politik?

“Nuk e kam një bir politik të më vrasë për momentin. Ku është? Nuk e di” – tha Rama.

Më pas u pyet për Erion Veliajn për të cilin tha se do të kishte marrë gjithnjë të njëjtin vendim për shkarkimin e tij pasi Tirana nuk mund të lihet pa kokë.

“Në aspektin njerëzor unë ndjej keqardhje. Në aspektin e politik ajo që thashë në asamblenë e PS dhe ajo që bëmë do ta bëja sërish nëse kthehesha mbrapa. Pra Erioni të largohej nga ajo detyrë që nuk mund ta ushtronte dhe që Tiranë të mos mbetej pa kokë. Të tjerat janë gjepura dhe dokrra të ekraneve politike dhe nuk i komentoj.

Shkarkimi? Është gjeja më e padrejtë që po i bëhet Tiranës. Nga njëra anë ajo mbetet pa kokë dhe nga ana tjetër kryetari zgjedhur mbahet peng. Nga ana tjetër nevoja e qytetit është gjithnjë e më alarmante. Kjo duket. Qyteti nuk mund të drejtohet me delegim dhe telekomandë.

A do ketë zgjedhje. Nuk mund të shkojmë kundër një vendimi të Gjykatës Kushtetuese. Veliaj do të jetë kryetar bashkie deri në 2027-ën” – tha Rama.

Shqipëri – Itali, ja marrëveshjet dhe memorandumet e bashkëpunimit e firmosura mes dy qeverive

Në Romë u mbajt  mbledhja e parë e përbashkët mes qeverisë shqiptare Rama dhe asaj  italiane Meloni.

Kryeministri Edi Rama u prit në takim nga kryeministrja Italian Georgia Meloni,ndërsa dy qeveritë nënshkruan 15 marrvëshje bashkëpunimi në sektore të ndryshëm.

Ja marrëveshjet e firmosura 

1. Marrëveshje ndërqeveritare “G2G” – për bashkëpunim strategjik dypalësh.
2. Memorandum mirëkuptimi midis ministrive të jashtme për bashkëpunim në fushën e sigurisë kibernetike.
3. Marrëveshje për kredi ndihme nga Bashkëpunimi Italian për Zhvillim në mbështetje të Mbrojtjes Civile shqiptare.
4. Marrëveshje dhurate nga Bashkëpunimi Italian për Zhvillim për forcimin e kapaciteteve të Mbrojtjes Civile shqiptare.
5. Marrëveshje dhurate për përmirësimin e sektorit neonatal shqiptar.
6. Memorandum bashkëpunimi midis Ministrive të Brendshme për luftën kundër trafikut të drogës.
7. Marrëveshje për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes.
8. Memorandum mirëkuptimi midis Fondacionit MAXXI (Muzeu Kombëtar i Arteve të Shekullit XXI) dhe Galerisë Kombëtare të Arteve të Shqipërisë për shkëmbime kulturore.
9. Protokoll bashkëpunimi midis Mbrojtjes Civile italiane dhe asaj shqiptare.
10. Deklaratë e përbashkët midis Mbrojtjes Civile shqiptare, italiane dhe Agjencisë Italiane për Bashkëpunim Zhvillimor (AICS) për krijimin e një Tavoline Koordinimi të përhershme.
11. Marrëveshje teknike për dorëzimin e dy anijeve patrulluese për Rojën Bregdetare shqiptare nga pala italiane.
12. Konventë financiare për kredi ndihme për përmirësimin e rrjetit elektrik në Shqipërinë e Veriut pas tërmetit të vitit 2019.
13. Memorandum bashkëpunimi teknik midis CDP (Cassa Depositi e Prestiti) dhe Ministrisë së Financave të Shqipërisë.
14. Marrëveshje për mbështetjen e NVM-ve shqiptare midis SIMEST dhe Agjencisë Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA).
15. Memorandum mirëkuptimi midis Fincantieri dhe KAYO për krijimin e një ndërmarrjeje të përbashkët (joint venture) për modernizimin e kantierëve detarë në Pashaliman.
16. Memorandum bashkëpunimi midis Leonardo dhe KAYO në fushën e mbrojtj

Shtyhet afati – Shqipëria rrezikon të mbetet pa port, qeveria ndryshon sërish kohën e ndërtimit të Porto Romanos

Që kur qeveria shqiptare lançoi nismën e saj për të prishur portin ekzistues të Durrësit për t’i falur tokën biznesmenit arab Alabbar, shumë ekspertë paralajmëruan se kjo aventurë e rrezikshme mund ta linte Shqipërinë pa nyjen më të madhe tregtare të vendit. Me sa duket këto paralajmërime po vërtetohen.

Qeveria shqiptare vazhdon të shtyjë pafundësisht afatet për fillimin e punimeve për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, teksa asetet e portit ekzistuese çmontohen çdo ditë nga projekti i Alabbar.

Në dhjetor të vitit 2022, kryeministri Edi Rama priti homologun e tij të Kosovës, Albin Kurti dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski në një aktivitet të posaçëm për prezantimin e projektit për portin e ri tregtar në Porto Romano. Sipas njoftimit zyrtar të kryeministrisë, punimet për ndërtimin e portit do të nisnin brenda vitit 2023.

“Kjo punë nis sot pikërisht sepse janë pjekur kushtet më në fund që të kemi një port tregtar të denjë për shekullin XXI, jo si ai që kemi trashëguar nga shekujt e shkuar, një skenografi e Kinostudios Shqipëria e Re, një platformë e braktisur e një filmi të realizmit socialist,” tha kryeministri.

Viti 2023 kaloi dhe punimet për ndërtimin e Portit nuk nisën. Në vitin 2024, qeveria shqiptare parashikoi 86 milionë euro në buxhet për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, por fondet u dogjën dhe punimet nuk filluan. Tashmë është duke mbaruar dhe viti 2025 dhe punimet sërish nuk kanë nisur.

Por kjo nuk është e gjitha. Tani qeveria po ndryshon gati çdo ditë deklaratat për afatet e fillimit të punimeve. Tre javë më parë, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku prezantoi drejtorin e ri të Autoritetit Portual, Liburn Aliu. Gjatë prezantimit ajo foli edhe për fillimin e ndërtimit të Portit.
“5 kompani kanë garuar dhe në 31 janar do të kemi fituesin. Do të vazhdohet me negocimin e kontratës me synimin për të nisur ndërtimin e portit të ri brenda 2026,” tha zëvendskryeministrja.

Por nuk kaluan as tre jave dhe afatet u shtynë sërish. Këtë herë ishte zëvendësministrja e Infrastrukturës, Enkelejda Muça, ajo që komunikoi afatet e reja.

“Punimet për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano pritet në nisin në vitin 2027, teksa aktualisht po shqyrtohen ofertat e dorëzuara nga kompanitë pjesëmarrëse në tender,” tha Muça gjatë diskutimit të projektbuxhetit në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë.

Teksa afatet për ndërtimin e Portit shtyhen pafundësisht, Shqipëria po kërcënohet nga skenari i parlajmëruar i asgjësimit të nyjës më të rëndësishme tregtare të vendit duke u dhënë ekonomive konkurrente fqinje një avantazh strategjik të paçmueshëm. Nëse ky skenar do të materializohet deri në fund, atëherë e gjitha kjo nuk do të jetë thjesht një nga aferat e shumta korruptive të qeverisë, por një akt i mirëfilltë tradhëtie kombëtare. /Kapital.al/

“Kur del nga Shqipëria pagesa është 640 lekë”- Trau në Kukës-Morinë, Erion Braçe kritika Ministrisë së Infrastrukturës

Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka kritikuar Ministrinë e Infrastrukturës lidhur me pagesën në traun e vendosur në Kukës-Morinë, ku ngriti shqetësimin se qytetarët paguajnë më shumë kur dalin nga territori i Shqipërisë, sesa kur hyn nga kufiri i Kosovës.

Erion Braçe, në Komisionin për Financat, të cilit ministrja Belinda Balluku që është marrë e pandehur iu shmang duke u përfaqësuar nga zëvendësja e saj Enkelejda Muçaj, u shpreh se “kur hyn nga Kosova pagesa është fiks 5 euro, kur del nga Shqipëria në Kosovë pagesa është 640 lekë”.

Ai theksoi se në pikat e kontrollit ku bëhet pagesa nuk ka kurs monedhe të shpallur, duke theksuar se nëse pagesa bëhet në euro, kusuri dhe llogaria të bëhet në lekë.

“ Këto 1.5, 1.4 euro po të sjellësh në vëmendje fluksin e verës bëjnë shumë para”, theksoi ligjvënësi socialist, duke shtuar se kjo është e pandershme.

Erion Braçe: Si monitorohet nga ana juaj kjo gjë, është thjesht dhe vetëm vullnet e deklarim i kompanive nën kontratë, apo ushtroni edhe ju kontroll për këto flukse të trafikut. Kam një shqetësim që vjen i përsëritur për pagesën Kukës Morinë. Kur hyn nga Kosova pagesa është fiks 5 euro, kur del nga Shqipëria në Kosovë pagesa është 640 lekë. Bëjnë 6.4 euro në kursin e këmbimit. Por ndodh edhe çudia me madhe, po të duash të paguash në euro, që praktikisht i bie më lirë, të kthejnë kusur në leke dhe llogarinë ta bëjnë në lekë.

Ndërkohë në pikë e kontrollit ku bëhet pagesa nuk ka asnjë kurs monedhe të shpallur, që praktikisht duhet të ishte kursi zyrtar i ditës. Këto 1.5, 1.4 euro po të sjellësh në vëmendje fluksin e verës bëjnë shumë para.

Ndaj ju pyes është çështje deklarimi kompanie në këtë rast, trafiku, fluksi apo ushtroni edhe ju kontroll. I bie e pandershme kjo gjë nga ana e operatorit që monitoron rrugën.

Enkelejda Muçaj: Kontratat janë në monitorim të dyja, sa i përket çështjes së trafikut. Ka një mekanizëm të kontrollit të kontratave koncesionare, ndërkohë kontrollon gjithë performancën e kontratës në kuptimin e të gjithë parametrave dhe modelit financiar të secilit prej tyre deri më tani dhe sidomos në lidhje me çështjen e tarifave që ju përmendet mendojmë se duhet ta marrim si një detyrë për ta kuptuar gjendjen aktuale që raportoni, për të përcaktuar se cili është parametër i pandershmërisë, papagesa po.

Tek risku, deri më tani është me koncesionarin, Buxheti shtetit nuk ka paguar asnjë parashtesë për secilin prej tyre

Erion Braçe: Mjafton kursi i euros, që ata të jenë të lumtur, e kupton. gsh

“Kur del nga Shqipëria pagesa është 640 lekë”- Trau në Kukës-Morinë, Erion Braçe kritika Ministrisë së Infrastrukturës: Çudia, paguan me euro, kusurin ta kthejnë në lekë! E pandershme

Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka kritikuar Ministrinë e Infrastrukturës lidhur me pagesën në traun e vendosur në Kukës-Morinë, ku ngriti shqetësimin se qytetarët paguajnë më shumë kur dalin nga territori i Shqipërisë, sesa kur hyn nga kufiri i Kosovës.

 

Erion Braçe, në Komisionin për Financat, të cilit ministrja Belinda Balluku që është marrë e pandehur iu shmang duke u përfaqësuar nga zëvendësja e saj Enkelejda Muçaj, u shpreh se “kur hyn nga Kosova pagesa është fiks 5 euro, kur del nga Shqipëria në Kosovë pagesa është 640 lekë”.

Ai theksoi se në pikat e kontrollit ku bëhet pagesa nuk ka kurs monedhe të shpallur, duke theksuar se nëse pagesa bëhet në euro, kusuri dhe llogaria të bëhet në lekë.

 Këto 1.5, 1.4 euro po të sjellësh në vëmendje fluksin e verës bëjnë shumë para”, theksoi ligjvënësi socialist, duke shtuar se kjo është e pandershme.

Erion Braçe: Si monitorohet nga ana juaj kjo gjë, është thjesht dhe vetëm vullnet e deklarim i kompanive nën kontratë, apo ushtroni edhe ju kontroll për këto flukse të trafikut. Kam një shqetësim që vjen i përsëritur për pagesën Kukës Morinë. Kur hyn nga Kosova pagesa është fiks 5 euro, kur del nga Shqipëria në Kosovë pagesa është 640 lekë. Bëjnë 6.4 euro në kursin e këmbimit. Por ndodh edhe çudia me madhe, po të duash të paguash në euro, që praktikisht i bie më lirë, të kthejnë kusur në leke dhe llogarinë ta bëjnë në lekë.

Ndërkohë në pikë e kontrollit ku bëhet pagesa nuk ka asnjë kurs monedhe të shpallur, që praktikisht duhet të ishte kursi zyrtar i ditës. Këto 1.5, 1.4 euro po të sjellësh në vëmendje fluksin e verës bëjnë shumë para.

Ndaj ju pyes është çështje deklarimi kompanie në këtë rast, trafiku, fluksi apo ushtroni edhe ju kontroll. I bie e pandershme kjo gjë nga ana e operatorit që monitoron rrugën.

Enkelejda Muçaj: Kontratat janë në monitorim të dyja, sa i përket çështjes së trafikut. Ka një mekanizëm të kontrollit të kontratave koncesionare, ndërkohë kontrollon  gjithë performancën e kontratës në kuptimin e të gjithë parametrave dhe modelit financiar të secilit prej tyre deri më tani dhe sidomos në lidhje me çështjen e tarifave që ju përmendet mendojmë se duhet ta marrim si një detyrë për ta kuptuar gjendjen aktuale që raportoni, për të përcaktuar se cili është parametër i pandershmërisë, papagesa po.

Tek risku, deri më tani është me koncesionarin, Buxheti shtetit nuk ka paguar asnjë parashtesë për secilin prej tyre

Erion Braçe: Mjafton kursi i euros, që ata të jenë të lumtur, e kupton

Gilmando Dani mori 20 plumba në trup! Shoqërohen 15 persona, kontrolle në Tiranë, Kamëz dhe Fushë-Krujë

Detaje të reja janë zbuluar mbi atentatin e ndodhur dy ditë më parë në Rinas ku u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se Dani ka marrë 20 plumba në trup, ndërsa në vendngjarje janë gjetur mbi 80 gëzhoja. Në Spitalin e Traumës, vijon të jetë i intubuar shoqëruesi i Danit, punonjësi i Policisë së Shtetit, Muçi Shaljani (Sheqeri), i cili mori 10 plumba në trup, 2 prej të cilëve në kokë.

Pervec targave greke, edhe makina “Toyota” rezulton të jetë e vjedhur në Greqi në tetor të 2022.

Ndërkohë, janë shoqëruar të paktën 15 persona, kryesisht familjarë të viktimës dhe të plagosurit të cilët kanë dhënë dëshmitë para grupit hetimor.

Që pas atentatit, policia ka kryer kontrolle në disa zona të ndryshme, Tiranë, Kamëz, Nikël dhe Fushë Krujë, por pa rënë në gjurmët e autorëve. Makina e vrasësve u gjet e djegur në fshatin Halil të Fushë Krujës rreth 1 orë pas atentatit. bw

Impianti nuk punon, por pagesat do të bëhen! Inceneratori i Tiranës do të “djegë” edhe 30 milionë euro deri më 2028

Qeveria shqiptare do të financojë kontratën koncensionare me Partneritet Publik-Privat (PPP) për ndërtimin e inceneratorit fantazmë të Tiranës edhe 30 milionë euro për periudhën 2026-2028, sipas të dhënave zyrtare në projektbuxhetin e vitit 2026.

 

Edhe pse impianti nuk po ndërtohet, qeveria vijon të kryejë pagesat me një korrektësi të lartë, nga të gjitha kontratat e tjera të investimeve publike.

Këto pagesa vijnë në një kohë kur nuk është bërë asnjë investim për impiantin, ndërsa mbetjet e kryeqytetit vazhdojnë të depozitohen në landfillin ekzistues të Sharrës.

Ministria e Financave më parë justifikoi vazhdimin e financimeve me nevojën për të respektuar detyrimet kontraktuale dhe për të shmangur penalitetet, duke pranuar dobësitë e kontratës ku fondet disbursohen pa kuotat e punimeve. Kjo ndodh edhe pse ligji organik i buxhetit dhe një seri udhëzimesh nuk lejojnë pagesa buxhetore pa një situacion punimesh.

Deri në 22 tetor 2025, buxheti ka dhënë mbi 8,9 miliardë lekë ose mbi 90 milionë euro për ndërtimin e objektit që nuk ekziston, sipas të dhënave nga Open Data Albania.

Ndërkohë, Bashkia e Tiranës përfshin çdo vit në planifikimet buxhetore shuma të konsiderueshme për shërbimin e pastrimit dhe menaxhimin e mbetjeve, ndërsa kontrata e inceneratorit parashikohet të përfshijë edhe fazën e djegies me prodhim energjie, fazë që ende nuk ka nisur dhe deri tani ka djegur vetëm fondet publike.

Qeveria Shqiptare në vitet 2016-2017 planifikoi ndërtimin e 3 incineratorëve në Elbasan me kapacitet 140 ton/ditë, në Fier me kapacitet 200 ton/ditë dhe Tiranë me kapacitet 920 ton/ditë.

Incineratorët në Elbasan dhe Fier janë financuar me skemën e Partneritetit Publik – Privat (PPP), tashmë janë jashtë funksionit pasi rezultuan tërësisht kontratat korruptive të vërtetuara nga hetimet e SPAK.

Kontrata e inceneratorit të projektuar në Tiranë është aktive dhe financohet përmes një koncensioni 30 vjeçar me vlerën 128 milionë Euro, shumë kjo që alokohet tërësisht deri në vitin 2028 dhe deri më tani janë dhënë më shumë se 70 % e fondeve.

Qeveria programoi se kapaciteti i tre inceneratorëve së bashku është sa 43% e totalit të mbetjeve që gjenerohen në të gjithë vendin, por tani mosfunksionimi i tyre ka futur vendin në një emergjencë mjedisore dhe pa një vizion të qartë se do të vazhdohet, përderisa vitin që vjen mbetjet e gjeneruara në Përrenjas, Librazhd, Elbasan, Fier Lushnjë etj do të depozitohen në Shkodër.

Kjo mënyrë do të krijojë kosto të larta ta transportit, pasi me rrugën ekzistuese që lidh Shkodrën me pjesën tjetër të vendit ka gjithmonë shumë trafik. Qeveria ka projektuar të përdorë Shkodrën për të depozituar mbetjet e gjysmës së Shqipërisë, në një kohë ku hapësirat për landfille afër qyteteve të mëdha nuk janë ezauruar./ Monitor

Osman Stafa: “Avastinë” mbaroi përsëri sot. Nuk ka. Pacientët me kancer janë braktisur!

Gazetari Osman Stafa që ndjek me shumë përkushtim problemet e Onkologjikut me pasojë jetën e pacientëve, boton në rrjetin social komunikimet që ka pasur me një paciente të onkologjikut, e cila e njofton Osman Stafën se nuk ka medikamente për vazhdimin e kurës. Ja si shkruan Osman Stafa:

“Zonja është një nënë. Është një grua që po përballet me kancerin.

Por ilaçi “avastinë” mbaroi përsëri sot. Nuk ka. Pacientët me kancer janë braktisur!”

Shkodër, AKU bllokon edhe 75 tonë misër nga Serbia – Prezencë të lartë të aflatoksinës B1, një substancë toksike dhe kancerogjene

 

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër bllokoi edhe 75 tonë të tjerë misër blegtoral, vetëm pak ditë pasi u bllokuan 25 tonë misër nga i njëjti subjekt eksportues, duke e çuar në 100 tonë sasinë totale të ndaluar. Sipas drejtorit të AKU Shkodër, Ramir Haderi, misri i ardhur nga Serbia është bllokuar në doganën e Hanit të Hotit me qëllim kryerjen e analizave laboratorike, për të përcaktuar nëse ka prezencë të lartë të aflatoksinës B1, një substancë toksike dhe kancerogjene që tejkalon normat e lejuara në Shqipëri.

AKU Shkodër ka bllokuar edhe një fermë në fshatin Trush, pasi nga sistemi i gjurmueshmërisë rezulton se ajo furnizohej me misër blegtoral nga subjekti i ndaluar në doganë.

Burime nga dogana e Hanit të Hotit bëjnë të ditur për News24 se deri tani janë bllokuar rreth 200 tonë misër, për të cilat do të kryhen analizat përkatëse. Në rast se konfirmohet prania e substancave të ndaluara, këto mallra nuk do të lejohen të hyjnë në territorin shqiptar.

AKU po monitoron me kujdes situatën dhe po pret rezultatet e analizave për çdo produkt blegtoral që vjen nga Serbia./bw

Balluku e pandehur dhe në detyrë, flasin qytetarët: Drejtësia të veprojë si me të tjerët, jo dy standarde!

Qytetarët shprehen se drejtësia nuk po zbaton të njëjtin standard të vetëm, kur bëhet fjalë për zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Për mikrofonin e News24, ata komentojnë faktin që zëvendëskryeministrja e pandehur nga SPAK vijon të shkojë në zyrë dhe të firmosë ende dokumenta.

Qytetarët shprehen se drejtësia duhet të veprojë njëlloj si në të kaluarën me zyrtarët e tjerë të lartë dhe jo me dy standarde.

Qytetar: Ajo s’duhet të dalë fare ta shikojë populli me sy, duhet të kishte ikur në SPAK.

Qytetare: Ta fusin brenda. Të dy njëlloj janë, si gjyshi si mbesa. Çfarë krimesh kanë bërë ata.

Qytetar: Rama duhet të largohet, duhet të japë dorëheqje. SPAK i ka hyrë kësaj pune, ta verifikojë mirë zëvendësen e tij.

Qytetar: Nëse kanë shkelur ligjin, çdo njeri është i barabartë përballë ligjit. SPAK duhet të bëjë detyrën e vet, nëse ka shkelur ligjin duhet të përgjigjet para ligjit.

Qytetar: Është turp t’i thuash Qeveri. është turp t’i thuash zv/kryeministre. Ata s’kanë surrat, janë të tërë për të ikur në burg.

Qytetar: Të marrë dënimin e merituar nga SPAK dhe Gjykata. bw


Send this to a friend