VOAL – SYDNEY, 16 Mars – Hapi i rëndësishëm përpara në zhvillimin e një vaksine për të trajtuar ose parandaluar koronavirusin në Australi, ku shkencëtarët nga Universiteti i Queensland kanë përdorur një teknologji inovative të quajtur ‘molecular clamp’ – ‘kapës molekular’, ose ‘pirg molekular’ për të neutralizuar vetitë infektive të virusit. Pasi eksperimentuan me 250 formulime të ndryshme, të tre studiuesit, Paul Young, Keith Chappell dhe Trent Munr zgjodhën një vaksinë që ata e quanin S-Spike, e cila u testua në minj laboratorë në vetë Universitetin për t’u provur tek njerëzit në muajt e ardhshëm, kështu që Australia pritt të jetë e para në botë që e hedh atë në treg.
Dijetarët tashmë po negociojnë me Administratën e Mallrave Terapuetike të Qeverisë federale dhe Asociacionin Mjekësor Evropian ndërsa zhvillimi vazhdon në laboratorin e tyre dhe në Institutin Peter Doherty për Infeksion dhe Imunitet të Universitetit të Melbourne. ANSA
Komentet