VOAL

VOAL

KONGRESI 3° NDËRKOMBËTAR I MJEKËSISË, AKTIVITET SHKENCOR MULTIDISIPLINOR I SPITALIT AMERIKAN – TIRANË – Nga Prof. Lutfi ALIA

November 26, 2017
3 Comments
  • author avatar
    Zeqir Lushaj 8 years ago Reply

    Urime per kete kongres premtues qe ngjalle edhe shpresa te metejshme.
    Utime per shkrimin me informacion te mjaftueshem.
    …dhe sidomos urime per dekorimin tuaj te merituar prof dr Lutfi Alia.

  • author avatar
    Liri Belel 8 years ago Reply

    Tungjatjeta Lutfi ! Shkrimi i mesiperm ka permasat dhe brendin e nje Studimi te Thelle sikurse vetem ti mund ta realizosh , per me teper eshte real .Te uroj shendet dhe studime te tjera ne kongrese e
    Ardheshem mjeksore njeherazi edhe vazhdimesi te sukseshme ne fushen letrare dhe kerkimore shkencore ; aftesit e tua krijuese shtrihen ne shume drejtime , tashme te provuara .Me respekt Liria .

  • author avatar
    Arber I 8 years ago Reply

    E lexova me nje fryme kete informacion te shkelqyer dhe e ndjeva veten krenar qe jam shqiptar.

Komentet

Ndryshe nga Pentagoni, Trumpi thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë

Radio Evropa e Lirë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se vendi i tij do të dërgojë më shumë armë në Ukrainë, për ta ndihmuar atë në mbrojtjen kundër sulmeve ruse.

“Do të dërgojmë më shumë armë. Na duhet”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

“Ata duhet të jenë në gjendje të mbrohen. Tani po goditen shumë rëndë”, tha ai, duke shtuar se SHBA-ja do të dërgojë kryesisht armë mbrojtëse.

Komentet duket se përmbysin njoftimin e Pentagonit të javës së kaluar, ku u tha se SHBA-ja do të ndalojë përkohësisht dërgimin e disa raketave për mbrojtje ajrore dhe armëve të tjera në Ukrainë, për shkak të shqetësimeve se rezervat amerikane janë pakësuar.

Ukraina i ka kërkuar vazhdimisht SHBA-së që t’i dërgojë më shumë raketa dhe sisteme Patriot, të cilat i konsideron thelbësore për mbrojtjen e qyteteve të saj nga sulmet pothuajse të përnatshme ruse.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, iu referua sërish nevojës për më shumë armatim, gjatë një fjalimi më 7 korrik.

“Ne po punojmë sidomos me palën amerikane për vendimet përkatëse, në lidhje me sistemet Patriot dhe raketat për to”, tha ai.

Pas një bisede telefonike me Trumpin më 4 korrik, Zelensky tha se ishte dakorduar të punojë për forcimin e aftësisë së Kievit “për të mbrojtur qiellin”, në kohën kur sulmet ruse janë intensifikuar.

Ai tha se ka diskutuar me Trumpin për prodhim të përbashkët të mbrojtjes, blerje dhe investime.

Pas telefonatës, Trump tha se Ukraina do të kishte nevojë për raketa Patriot, por gjatë adresimit më 7 korrik nuk i përmendi ato.

Ukraina është duke u mbrojtur kundër pushtimit të plotë rus, që nisi në shkurt të vitit 2022.

Sulmet e natës së shkuar të forcave ruse vranë së paku 11 civilë dhe plagosën më shumë se 80 të tjerë, përfshirë shtatë fëmijë, thanë zyrtarët.

Trump tha se është i vendosur për t’i dhënë fund konfliktit dhe shprehu sërish zhgënjimin e tij në rritje me presidentin rus, Vladimir Putin.

“Nuk jam aspak i kënaqur me presidentin Putin”, tha Trump.

Më herët, ai ka kërcënuar se do të vendosë sanksione të reja kundër industrisë ruse të naftës, në përpjekje për ta nxitur Putinin që të hyjë në bisedimet për paqe.

Shqipëri- Nis rënia e shpejtë e popullsisë në moshë pune, shqetësime për tregun e punës dhe perspektivën ekonomike të vendit

 

Të dhënat mbi popullsinë në moshë pune (15–64 vjeç) në Shqipëri gjatë viteve 2010–2025 tregojnë një prirje të fortë rënëse, veçanërisht në vitet e fundit, duke i bërë më të forta shqetësimet për tregun e punës dhe perspektivën ekonomike të vendit.

Nga viti 2010 deri në vitin 2019, popullsia në moshë pune ka qenë relativisht e qëndrueshme, duke u luhatur midis 1.94 dhe 1.98 milionë banorë.

Ndonëse kishte lëvizje demografike dhe emigracion, ndikimi mbi numrin e përgjithshëm të popullsisë në moshë pune nuk ishte kaq dramatik.

Midis viteve 2023 dhe 2024, popullsia në moshë pune 1,864,062 persona ra në 1,542,389, një reduktim prej më shumë se 320 mijë personash brenda një viti, ose rreth 17%, si rezultat i Censit dhe përmirësimeve në regjistrat civilë.

Në vitin 2025, popullsia në moshë pune ra në 1,504,570 persona që përfaqëson një tkurrje totale prej 38 mijë personash në një vit dhe mbi 444 mijë në krahasim me vitin 2012, më i miri me numrin më të lartë të regjistruar 1,979,908 persona.

Të dhënat zyrtare për periudhën 2015–2025 tregojnë tkurrje të ndjeshme të popullsisë në të gjitha grupmoshat aktive, me rënie veçanërisht të theksuar te të rinjtë që sapo hyjnë në tregun e punës.

Grupmosha me tkurrjen më të fortë është ajo 20-24 vjeç me rreth 48% ndërmjet 2015-2025. Ata 15–29 vjeç janë më të prekurit nga emigracioni dhe rënia e lindshmërisë.

Rënia në këtë grup është shumë alarmante dhe tregon për një mungesë të afërt të fuqisë së re punëtore në vend.

Edhe në mesin e grupmoshave 45–54 vjeç vihet re një rënie e dukshme, duke sinjalizuar mungesë të qëndrueshmërisë afatmesme të forcës së punës.

Ndërsa edhe grupmosha 55–59 vjeç pëson rënie, ajo 60–64 vjeç ka rritje dhe kjo për shkak të një strukture më të plakur të popullsisë./ Monitor

Breshëria e dronëve ukrainas çrregullon trafikun ajror rus

Fluturimet u pezulluan edhe në Aeroportin Sheremetyevo të Moskës, për shkak të raportimeve se dronët ukrainas fluturuan mbi zonë – fotografi nga arkivi.

 

Radio Evropa e Lirë

Sulmet e Ukrainës me dronë shkaktuan kaos të madh në trafikun ajror të Rusisë në fundjavë.

Aeroportet më të mëdha që i shërbejnë Moskës dhe Shën Petersburgut, ishin mes atyre që u detyruan t’i kufizojnë aktivitetet gjatë ditës së diel.

Ministria e Transportit e Rusisë njoftoi se deri në orën 18:00 – sipas kohës lokale – ishin anuluar rreth 400 fluturime, për shkak të masave të sigurisë ajrore.

Pasagjerëve iu rekomandua të udhëtojnë me tren si alternativë.

“Deri në orën 6 të mbrëmjes – sipas kohës së Moskës – 171 fluturime u anuluan në Aeroportin Sheremetyevo. Pesëdhjetë e gjashtë fluturime u shtynë për më shumë se dy orë”, bëri të ditur ministria.

Në Aeroportin Pulkovo në Shën Petersburg – qytetin e dytë më të madh të Rusisë – u bë e ditur për anulimin e 90 fluturimeve dhe shtyrjen e 37 të tjerave për së paku dy orë.

“Duhet theksuar se ekziston lidhja hekurudhore mes Shën Petersburgut dhe Moskës. Biletat janë të disponueshme në të dyja drejtimet – si për trenat e distancave të gjata, ashtu edhe për trenat me shpejtësi të lartë”, tha ministria.

Sipas njoftimit të saj, fluturime u anuluan edhe në aeroportet në Ivanovo, Kalluga, Kirov, Pskov dhe Tambov.

Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, tha se gjashtë dronë ukrainas u rrëzuan ndërsa po i afroheshin kryeqytetit, por ai nuk dha detaje për dëmet e mundshme.

Guvernatori i rajonit të Bellgorodit, Vyacheslav Gladkov, tha se dronët ukrainas plagosën dy civilë pranë zonës kufitare.

Sulmet e Ukrainës pasuan disa bombardime të mëdha të forcave ruse në Kiev, ku u vranë së paku dy persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Autoritetet ukrainase thanë më 6 korrik se pesë persona u vranë si pasojë e bombardimeve ruse në disa vendbanime në rajonin e Donjeckut.

Moska mohon se sulmon zonat civile, pavarësisht provave të shumta për sulme të tilla që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Në fundjavë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mirëpriti marrëveshjet e reja me aleatët që, siç tha, do t’i sigurojnë “qindra mijëra” dronë të rinj në luftën kundër Rusisë.

Ai tha se Kievi po “përgatit hapa të rinj, që do ta bëjnë Rusinë ta ndiejë vërtet koston e kësaj lufte”.

Zelensky u ka kërkuar vazhdimisht partnerëve perëndimorë që t’i dërgojnë më shumë armë dhe ta rrisin presionin mbi Rusinë përmes sanksioneve shtesë financiare.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha më 4 korrik se homologu i tij rus, Vladimir Putin, e kupton se mund të përballet me sanksione të reja, derisa Moska vazhdon t’i refuzojë përpjekjet e Uashingtonit për armëpushim në Ukrainë.

“Ne flasim shumë për sanksione dhe ai e kupton se ato mund të vijnë”, tha Trump.

“Ai do të shkojë deri në fund, thjesht të vazhdojë të vrasë njerëz. Kjo nuk është mirë”, tha ai, duke shtuar se është “shumë i pakënaqur” me udhëheqësin e Kremlinit.

Trump përsëriti më 6 korrik se ishte “i zhgënjyer” nga biseda telefonike me Putinin, e zhvilluar më 3 korrik.

Shumë vëzhgues thonë se Putin nuk nxiton të dakordohet për një marrëveshje armëpushimi, pasi ai beson se është duke e fituar luftën në Ukrainë.

Megjithatë, Rusia ka pësuar humbje të mëdha në forca, ndërsa ekonomia e saj ka marrë një goditje të madhe për shkak të shpenzimeve në rritje për mbrojtjen.

Zjarri në Landfillin e Elbasanit, shteti në alarm për të shuar flakët

Në Landfillin e Elbasanit vijon pa ndërprerje puna intensive për izolimin e plotë me dhe të sipërfaqes së fushës së mbetjeve, nga e cila ende del tym pas zjarrit masiv që e përfshiu atë gjatë ditëve të fundit.

Aktualisht mbi 50 forca të shërbimit zjarrfikës, bashkisë dhe ushtrisë, të pajisur me mjete zjarrfikëse si dhe me rreth 20 kamionë, fadroma dhe traktorë janë duke punuar në terren për të ndërprerë përfundimisht daljen e tymit në sipërfaqe.

Ky mobilizim i jashtëzakonshëm u nxit nga ultimatumi i kryeministrit Edi Rama, i cili kërkoi që kjo situatë e rëndë mjedisore në Elbasan të marrë fund brenda kësaj fundjave. Reagimi i menjëhershëm dhe i koordinuar i strukturave shtetërore gjatë dy ditëve të fundit ka sjellë një përfshirje masive të burimeve njerëzore dhe teknike në terren dhe deri tani duket se po jep rezultatet e para pozitive.

Megjithatë, pasojat e kësaj katastrofe mjedisore janë të jashtëzakonshme. Ndotja e ajrit, përhapja e tymit toksik dhe ndikimi për keq në shëndetin e banorëve të zonës përreth mbeten shqetësime serioze që kërkojnë vëmendje të vazhdueshme dhe masa afatgjata për rikuperim dhe parandalim të ngjarjeve të ngjashme në të ardhmen. bw

Landfilli i Elbasanit prej 5 ditësh në flakë, qytetarët në “luftë” me tymin toksik. Problematikat me të cilat po përballen zjarrfikësit në terren

Prej pesë ditësh tashmë, landfilli i Elbasanit vazhdon të digjet si në sipërfaqe, ashtu edhe në thellësi. Pavarësisht përpjekjeve për të ndërprerë djegien, shtëllunga të mëdha tymi vijojnë të ngrihen nga masa e mbetjeve duke ndotur rëndë ajrin e zonës përreth dhe duke rrezikuar seriozisht shëndetin e banorëve.

Burime në terren bëjnë të ditur se po punohet pa ndërprerje për të mbuluar me dhe sipërfaqet e prekura nga zjarri në përpjekje për të ndërprerë kontaktin me oksigjenin dhe për të ndalur procesin e djegies në brendësi të landfillit. Deri më tani janë hedhur mbi 20 mijë metër kub dhera, një sasi e konsiderueshme që megjithatë nuk ka qenë e mjaftueshme për të përballuar situatën.

Ndërkohë, është shfaqur një krizë e re, mungesa e dherave, të cilat janë thelbësore për të menaxhuar emergjencën në vijim. Meqenëse vatrat e zjarrit janë të shpërndara në disa shtresa të mbetjeve dhe janë të thella, nevojiten sasi të mëdha dheu për të realizuar një mbulim efektiv.

Në këtë kuadër, gjatë natës së fundit kanë mbërritur në landfillin e Elbasanit rreth 50 kamionë me dhera nga zona të ndryshme të Tiranës, një përforcim i domosdoshëm logjistik që synon të mbajë nën kontroll situatën, të paktën për momentin. Megjithatë, ekspertët shprehen se kjo është vetëm një zgjidhje e përkohshme.

Djegia në thellësi, një proces i vështirë për t’u ndalur me mjete të zakonshme, mund të vijojë për javë apo edhe muaj nëse nuk ndërhyhet me strategji afatgjata dhe mekanizma modernë të kontrollit dhe shuarjes së zjarreve nën sipërfaqe.

Ndërkohë, banorët përreth vazhdojnë të përballen me ndotje të lartë të ajrit. Shumë prej tyre raportojnë probleme me frymëmarrjen, acarime të syve dhe shqetësime të tjera shëndetësore. Tymi i zi dhe i rëndë nuk mbetet vetëm në zonën e landfillit, por përhapet në drejtim të zonave të banuara të qytetit, veçanërisht gjatë natës, kur qetësia atmosferike e lehtëson shpërndarjen horizontale të gazrave toksikë.

Institucionet vendore dhe qendrore nuk kanë dhënë ende një afat të qartë për neutralizimin e plotë të zjarrit, ndërkohë që komuniteti civil dhe specialistët e mjedisit kërkojnë transparencë, ndërhyrje të koordinuar dhe një plan afatgjatë për menaxhimin e mbetjeve urbane në Elbasan. Kjo situatë e zgjatur ka nxjerrë në pah dobësitë e sistemit të menaxhimit të mbetjeve dhe ka rritur ndjeshëm shqetësimet për pasojat afatgjata në mjedis dhe në shëndetin publik.

Ndërkohë që dherat po hidhen dhe tymi vazhdon të ngjitet mbi qytet, një pyetje ngrihet me forcë,sa gjatë do të zgjasë kjo krizë dhe a jemi të përgatitur për të shmangur përsëritjen e saj?bw

Nga Alba Kepi: Raporti i OSBE-ODIHR për 11-Majin: Pabarazi, abuzime dhe frikësim në zgjedhje. Shteti në shërbim të partisë në pushtet

Peizazhi mediatik shqiptar, shumë i polarizuar, tregoi gjatë fushatës zgjedhore një pamje të pluralizmit të komprometuar rëndë.

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri më 11 maj 2025 u shënuan nga shtrembërimet serioze demokratike.

Kjo është ajo që del nga raporti i fundit i misionit të OSBE/ODIHR-it, i cili, ndërkohë që njeh efikasitet organizativ, denoncuar një kontekst të dominuar nga manipulimi sistematik i votës, keqpërdorimi i burimeve publike, presioni mbi votuesit dhe zyrtarët dhe një sistem mediatik thellësisht i pabalancuar.

Partia Socialiste e Kryeministrit Edi Rama fitoi zgjedhjet e katërta radhazi, duke ruajtur absolute në parlament. Megjithatë, suksesi erdhi në një mjedis zgjedhor që nuk ishte aspak i njëjtë.

Sipas OSBE-së, fushata ishte shumë e anshme në favor të, me përdorime të përhapura institucionale: zyrtare të mbahet në mes të fushatës, publiku i taksave të shpallura strategjike dhe përfshirje të errët të administratës publike në proceset zgjedhore.

Raporti gjithashtu thekson rastet e dokumentuara të votimit me kusht dhe votë preferenciale, çështje në zonat rurale dhe midis grupeve vulnerabël.

Shqetësimet janë roli i administratës publike, me zyrtarët vendorë që shpesh mobilizohen për qëllime politike, duke nxitur një klimë frikësimi dhe sulmi.

Sipas vëzhguesve ndërkombëtarë, këto janë praktika që minojnë themelet e votimit të lirë.

Një çështje tjetër është informacioni. Peizazhi mediatik shqiptar, shumë i polarizuar, kjo u duk gjatë fushatës dhe tregoi një pamje të pluralizmit të kompromentuar rëndë.

Stacionet kryesore të vendit i kushtuan hapësirë ​​​​dërrmuese Partisë Socialiste, duke margjinalizuar nga zona dhe forcat e vogla. Për më tepër, më e madhe e përmbajtjes së raportimit ishte vetë dhe pjesa tjetër e pa etiketim të qartë, duke ngatërruar propagandën me informacionin gazetaresk. Autoriteti i Medias Audiovizuale u tregua i paaftë për të siguruar paanshmëri, ndërsa shërbimi publik i transmetimit të RTSH veproi në një mënyrë të dukshme pro-qeveritare.

Fushata u përfshin gjithashtu në një boshllë të rrezikshëm rregullator në sferën e dixhitale. Mungesa e transparencës në shpenzimet online, mungesa e rregullave për reklamat politike dhe mediave sociale për sulmet personale kontribuojnë në një klimë të polarizuar dhe kaotike.

Bllokimi i përkohshëm i TikTok gjatë fushatës ngriti pyetje shqetësuese në lidhje me lirinë e shprehjes, çështje për partitë që përdorin median dixhitale si kanalin e tyre vetëm të komunikojnë me votuesit.

Sipas OSBE/ODIHR-it, OSBE/ODIHR-it, të gjithë shqiptarët duhet të luftojnë për reformën e tyre për të përcaktuar strukturën e zgjedhjes në një mënyrë vërtetimi demokratike. Rekomandimet kryesore kryesore të mbrojtjes së veçorisë së medias, ndalimin e përdorimit të zgjedhor të këmbëve, dekriminalizimin e shpifjes dhe vendosjen e kontrollit të rrepta mbi fushatat online.

Vota e 11 majit imazhin e një vendi ku mbahen zgjedhje, por nuk garanton vullnetin e lirë të votuesve. Pamja demokratike nuk mjafton për të maskuar një realitet të krijuar nga kushtëzime, dezinformime dhe çekuilibra pushtetesh.

Nëse Shqipëria dëshiron vërtet t’i afrohet standardeve evropiane, do të duhet të demonstrojë faktin e vullnetit politik për të braktisur kulturën e kontrollit dhe për të hapur politikën për konkurrencë të lirë, transparente dhe gjithëpërfshirëse./ articolo21.org

Elezioni in Albania: il voto dell’11 maggio tra squilibri, pressioni e propaganda. Il rapporto OSCE denuncia gravi irregolarità

UGSHPD- AKADEMIA E TENISIT – “Raketa e Shpuar” (Shëngjin Gjadër)  

 

Akademia e Tenisit – “Raketa e Shpuar”, ose vendndodhja Shëngjin e Gjadër sa herë që transportohen emigrantë e njeh publikun përmes lajmeve me numra si; 15,… 6 u kthyen dhe 5 mbetën, … 40 mbërritën në fillim të Prillit të cilave sikur t’i heqësh shkakësinë politike në kohë të duken shpesh sikur ndjek një lojë tenisi ose turnetë ndërkombëtarë ku shpesh sportdashësit gjejnë vështirësi mes shënimit të pikëve dhe tërheqjes së garës sportive me meshkuj dhe femra të spikatura.

Tenisi hyn ndër sportet elegantë dhe të shumë paguar, por kjo nuk ishte  thjeshtë shtysa e skicës nga LD-NY25 “Raketa e Shpuar” që diku të sjell idenë e ngritjes një vit më parë të një kompleksi multi-sportiv në Durrës*.

Ndërsa ende nuk e dimë më “progresin” me tenisin shqiptar nga Rama, dy përballjet ndërkombëtare ku ai është futur për “show” si në rastin e emigracionit të paligjshëm, vjen dhe skica ku krahasohen debatet e nxehta politike dhe ligjore me “Italian Open” në dyshen me Melonin, në “Wimbledon” me Farage, ndërsa “US Open” duket se kjo sfidë është e pakapshme dhe shumë larg në mënyrën se si administrata amerikane dhe presidenti Trump kanë marrë masat për çështjet e sigurisë kombëtare në raport me emigracionin e paligjshëm, trafikun njerëzor, trafikun e drogës dhe rreziqet e akteve terroriste.

Për këtë arsye skica ka zgjedhur momentin kur kjo histori e ndjeshme e sigurisë kombëtare për Shqipërinë dhe e një vendi që ka përgjegjësi dhe detyrime në aleancën e NATO-s.

Në fakt kryeministri u fsheh nga lajmet diku kur ngjarjet ndërkombëtare si lufta 12 ditore Izrael-Iran shkoi drejt armëpushimit, por u shfaq në Hagë në takimin e NATO-s dhe humbi sërish mes lajmeve zyrtare të ATSH mes tymit të zjarreve që fushat e grumbullimit të mbetjeve urbane në disa qytete dhe zonave pyjore në malësi dhe në bregdetin e vendit në një kohë që rezultati i zgjedhjeve të 11 Majit, 2025 ende nuk është bërë i njohur.

Krejt pa pritur Rama hapi debat me konservatorin e njohur të Mbretërisë së Bashkuar Nigel Farage (i njohur për emigracionin e paligjshëm dhe Brexit), me të cilin po thellon panjohurinë e vet dhe administratës që i dikton çështjet shumë të ndjeshme të emigracionit. Megjithëse ka kërkuar sfidë, mes debatuesve dallon argumenti i gabuar i Ramës që konfirmon se: “Në realitet, z. Nigel Farage, e vërteta është kjo: shifra tejkalon 300,000 vetë”*.

Vetëm një fakt nga lajmi i dy viteve më parë kur lidhjet me Mbretërinë e Bashkuar trajtoheshin ndryshe dhe Taulant Balla ishte Ministër i Brendshëm:-Në bashkëpunimin me agjencitë ligjzbatuese britanike, për vitin 2023, dua të informoj ministrin Sveçla se kemi realizuar 50 operacione riatdhesimi dhe janë deportuar gjithsej 2250 shtetas shqiptarë, për motive nga më të ndryshmet, si: qëndrim ilegal; kultivim të bimëve narkotike; refuzim azili; falsifikim dokumentacioni; vjedhje apo vepra të tjera kriminale. Për vitin 2024, kemi kryer deri tani 9 operacione me 1108 shtetas të riatdhesuar” .* Kjo nuk është thjeshtë statistikë ose një copëz lajmi, por është mënyra se si kjo qeverisje i është drejtuar marrëdhënieve dypalëshe, dhe shumëpalëshe duke futur edhe Kosovën rreth problemit të emigracionit të paligjshëm dhe emigracionit të përgjithësi, të krimit të organizuar në veçanti dhe tërësisht tjetër në aspektin ruajtjes pa interes dhe pastër të diasporës si ura komunikimi dhe bashkëpunimi me Shqipërinë. Fakti ndryshe i emigrantëve shqiptarë të larguar nga vendlindja për një jetë më të mirë përmes punës e për të mos vuajtur nga varfëria, nga tranzicioni i gjatë,  nga ndikimi i krimit ekonomik dhe i korrupsionit të pushtet lidhet me largimin masiv. Ky është problemi është i mprehtë që nuk mund të fitohet as me retorika politike, as me veshje “firmato” e jetë luksoze si kundërpërgjigje kategorisë së pjesëmarrjes në jetën politike dhe publike, as me CV sportive e arti, por me veprim.

Fatkeqësisht veprimin, Rama nuk e ka.

Madje tema kaq të prekshme si emigracioni i paligjshëm në qoftë se mungon shfaqja paraelektorale ose në kohë krizash atij nuk i duhen fare sepse i ulin imazhin, ndaj edhe heshtja përmes medias dhe propagandës zyrtare shihet si rruga e “duhur”. Ishte fakti i ditëve të para të muajit Korrik për mbarë popullin shqiptar “2 Korriku”* që lidhej me plagën e emigracionit dhe thyerjen e frikës karshi diktaturës në kërkim të lirisë, të ishte edhe një moment i cili njëherësh tregon vështirësinë e një popullsie që varfërohet dhe shtypet njëkohësisht nga diktatura dhe qeveria dhe regjimi i Ramës. Por mungesa e veprimit të organizatave të shoqërisë civile dhe e mediave reflektuan vetëm me përshtypje personale të ndonjë funksionari shtetëror. apo Pak zhurmë mediatike apo një përkujtimore në një kohë që kreu i qeverisë me një popullsi të mplakur dhe gati 1/3  e larguar ndodhet në pikën më kritike të qendrimeve dhe marrëdhënieve ndërshtetërore me Italinë, Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA-në.

Veç në ndonjë media periferike u dëgjua tema e emigracionit të paligjshëm në SHBA me “Alligator Alcatraz”*-Florida për qendrën e pritjes dhe deportimit,  një temë të cilën propaganda zyrtare e qeverisë Rama ende nuk e ka prekur ose publikuar, së paku për tu treguar të ndjeshëm dhe proaktiv ndaj çështjes, kur në Shqipëri janë ndërtuar dy qendra të tilla me qëllimin për të lehtësuar fenomenin e paligjshmërisë dhe kriminalitetit në Itali.

Fatkeqësia e Akademisë së Tenisit “Raketa e Shpuar”  sipas skicës nga LD-NY25 në Shëngjin dhe Gjadër është se me përmasat e shpopullimit në masën 1/3 e popullsisë larguar në emigracion për një jetë më të mirë, zor se shqiptarët do ta luajnë apo do ta ndjekin këtë sport. Korrupsioni i shtetit dhe kriminaliteti i ekonomisë dhe shoqërisë kanë grisur rrjetën e sigurisë kombëtare. Situata e një shteti narko-trafiku në Evropë që po pranohet ndjeshëm, nuk ka të bëjë më thjeshtë me imazhin, por me qeverisjen

Debati i ngritur në parim me Nigel Farage lidhet me ligjshmërinë nga shifrat që Rama i jep me njohjen kapilare të diasporës (e patronazhimit të zgjedhjeve), janë edhe më përkeqësuese kur nga vetë kryeministri dëgjon të përmendet shifra 300.000. Nuk aka nevojë  që Rama t’i tregojë thjeshtë se sa halle ky numër njerëzish qofshin edhe të kualifikuar zgjidhin me punë të ndershme, por pa dokumente në shtëpinë e tjetrit. Paligjshmëria është paligjshmëri dhe dy standardet për përfitim politik dhe pushtet janë hipokrizi.

Megjithëse shifrat nuk përputhen, p.sh atë se sa emigrantë me dokumentacion të ligjshëm janë në raport me atë që Mbretëria e Bashkuar i ka pranuar në tërësi ndër shqiptarët, Nigel Farage është edhe më i ashpër dhe e quan Ramën hipokrit në mënyrën se si e trajton problemin mes emigracionit në vendin e tij, në Mesdhe me Italinë dhe me Mbretërinë e Bashkuar.

Atë që skica merr përsipër është mënyra se si Rama si figurë autoritare në krye të partisë politike që drejton dhe me sigurimin e mandateve qeverisëse që dalin nga vota e deformuar ka dalë mbi çdo institucion dhe i këshilluar mbrapsht ka në plan interesat e përfitimit personal se sa standardin e politikës së jashtme për kombin shqiptar, shqiptarë në trojet e tyre në shtete të ndryshme dhe në diasporë.

Nga stërvitjet në Shëngjin e Gjadër, ashtu sikurse nga çdo akademi imazhesh pritshmëritë e Ramës mbeten amatore.

Italia Open, Wimbledon-i e ca më keq US Open koha do të tregojë se janë të pa arritshme.

Moshë e madhe (61 vjeç)* për të mbajtur raketën, bota ndodhet në epokë të re ndryshimesh.

________________

* Qendra Sportive Rafa Nadal në Durrës-ATSH 20 Qershor, 2024

*Rama -Farage-disa tituj të njëanshëm në ATSH-1 Korrik, 2025

* Task Forca- Taulant Balla-ATSH-28 Mars 2024

*Hapja e ambasadave 2 Korrik 1990

*Rama-Ditëlindja 4 Korrik. 1964.

4 Korrik, 2025

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Trumpi 40 minuta telefonatë me Zelenskyn, u diskutua furnizimi i Kievit me mbrojtje ajrore

Donald Trumpi foli me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe mediat pranë tyre raportojnë se ishte një “bisedë e mirë”.

Kievi konfirmoi bisedën telefonike midis Volodymyr Zelensky dhe Donald Trump. Kreu i zyrës presidenciale ukrainase, Andriy Yermak, foli për një bisedë “shumë të rëndësishme dhe domethënëse” midis presidentëve, detajet e së cilës “do të jenë të disponueshme shumë shpejt”.

Biseda telefonike midis Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky zgjati rreth 40 minuta dhe të dy udhëheqësit diskutuan përshkallëzimin e sulmeve ruse kundër Ukrainës dhe furnizimin e Kievit me mbrojtje ajrore, raporton Axios duke cituar disa burime. bw

‘Nga populli më pro-amerikan në botë’, Osmani uron SHBA-në për 4 Korrikun

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përmes një videoje të realizuar gjatë festës që u mbajt për këtë ditë në ambasadën amerikane në Prishtinë, Osmani tha: “Një gjë mbetet kristal e qartë për të gjithë njerëzit e Kosovës: Ne e dimë kush janë miqtë tanë: Ne e dimë kush na qëndroi pranë kur ishte më e rëndësishme: Njerëzit amerikanë kanë qëndruar me Kosovën”.

“Nga populli më pro-amerikan në botë: Gëzuar 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës!”, shkroi Osmani krahas videos.

Më 4 korrik 1776, 13 kolonitë britanike në Amerikën e Veriut shpallën pavarësinë nga Britania e Madhe përmes Deklaratës së Pavarësisë. Ky dokument u hartua kryesisht nga Thomas Jefferson dhe u miratua nga Kongresi Kontinental në Filadelfia. Me këtë akt, filloi procesi i formimit të një shteti të ri dhe të pavarur — Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë, që shënon 249-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së tyre nga Mbretëria e Bashkuar.

Me shpalljen e Deklaratës së Pavarësisë më 4 Korrik 1776, 13 kolonitë e Amerikës së Veriut e shpallën pavarësinë dhe filloi një udhëtim i ri i tyre në një shtet të përbashkët.

Kushtetuta amerikane, e cila u nënshkrua në vitin 1787, u vendos si bazë për strukturën dhe funksionimin e qeverisë së tyre, duke e ndarë atë në tre degë themelore: ekzekutive, legjislative dhe juridike. Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë formojnë këtë piramidë shtetërore.

Dita e Pavarësisë festohet në SHBA me parada madhështore, aktivitete familjare dhe spektakle të fishekzjarreve që shënojnë këtë datë të rëndësishme në historinë e kombit amerikan.sn

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë!”, Ambasada Amerikane citon Trump-in: Me 1 pergamen dhe 56 nënshkrime, nisëm udhëtimin më të madh politik në histori

Me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë një mesazh urimi në rrjetet sociale, duke përkujtuar themelimin e vendit dhe vlerat mbi të cilat u ndërtua.

Në postimin e saj, ambasada citoi një deklaratë të Presidentit amerikan Donald Trump:

“Me një fletë të vetme pergameni dhe 56 nënshkrime, Amerika nisi udhëtimin më të madh politik në historinë e njerëzimit.”

Ambasada i uron qytetarëve amerikanë dhe miqve të SHBA:

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë së 249-të të SHBA!”

4 Korriku shënon shpalljen e Pavarësisë së SHBA më 1776 dhe përkujtohet çdo vit si dita më e rëndësishme kombëtare në Shtetet e Bashkuara. bw

Osmani: Konstituimi i Kuvendit brenda 30 ditëve është detyrim, jo opsion

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në takim me bashkëkryetarin e partisë Guxo, Faton Peci.

 

Radio Evropa e Lirë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë pas ditës së dytë të konsultimeve me partitë parlamentare se konstituimi i Kuvendit brenda afatit prej 30 ditëve të caktuar nga Gjykata Kushtetuese është “detyrim dhe jo opsion”.

Osmani e përsëriti thirrjen e saj për liderët e partive parlamentare që “sa më shpejt” ta gjejnë një rrugëdalje për konstituimin e Kuvendit, tha Presidenca në një komunikatë pas takimit të enjten.

Kosova është pa institucione të reja edhe katër muaj pas mbajtës së zgjedhjeve parlamentare, pasi deputetët kanë dështuar ta konstituojnë Kuvendin të një marrëveshjeje politike, duke qenë se asnjëra parti nuk e ka fituar shumicën për të qeverisur e vetme.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës nxori një aktgjykim më 26 qershor, i cili i deytron deputetët që brenda 30 ditëve ta konstituojnë Kuvendin – pra deri më 26 korrik.

Në ditën e dytë të konsultimeve, Osmani priti në takim bashkëkryetarin e partisë Guxo, Faton Peci; kryetaren e partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila.

Peci tha se u bën thirrje të gjitha partive politike “t’i thërrasin arsyes, t’i thërrasin mendjes së shëndoshë dhe të mundësojnë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe konstituimin e tij”.

“Vetëm në këtë mënyrë do të mund ta kemi një qeveri brenda 15 ditësh”, tha ai.

Osmani gjithashtu u takua edhe me përfaqësuesit e partive nga komunitetet joshumicë: kryetarin e partisë serbe për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq; kryetarin e Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Fikrim Damka; kryetarin e Iniciativës së re Demokratike të Kosovës, Elbert Krasniqi; kryetaren e Unionit Socialdemokrat, Duda Bale; kryetaren e Partisë së Re Demokratike, Emilija Rexhepi; kryetarin e Partisë Unike Gorane, Adem Hoxha; kryetarin e Partisë Rome të Bashkuar të Kosovës, Albert Kinolli; dhe kryetarin e Partisë Demokratike të Boshnjakëve, Rasim Demiri.

Një ditë më parë, Osmani zhvilloi takime me liderët e partive kryesore: kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti; kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi; kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku; dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Pas takimit, Kurti tha se do të angazhohet për konstituimin e Kuvendit.

“Diskutuam gjerë e gjatë, i përmendëm të gjitha elementet përbërëse… zonja presidente do të ketë takime edhe me përfaqësues të tjerë politikë. Mbase në fund do të mund të shohim nëse kemi bërë përparim”, tha Kurti.

Ndërkohë, përfaqësuesit e partive të tjera të mëdha parlamentare, në takimet ndaras me presidenten Osmani të mërkurën, kanë ripërsëritur kërkesën për votim të hapur për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Përkundër plot 41 përpjekjeve, deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur ende ta konstituojnë institucionin ligjvënës.

Procesi ka ngecur te emërimi i kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit – me Vetëvendosjen që kërkon votim të fshehtë, pasi kandidatja e saj Albulena Haxhiu s’i mori 61 vota të nevojshme në votim të hapur – por partitë e tjera e kundërshtojnë një mënyrë të tillë të votimit.

Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet qeveria e re.

Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt.

Vetëvendosje doli e para duke i fituar 48 ulëse, 13 më pak se të paktën 61 të nevojshme ta formuar qeverinë e re e vetme. PDK-ja zuri vendin e dytë me 24 ulëse, LDK e treta me 20, AAK-Nisma 8 dhe Lista Serbe 9.

Banka Botërore ngre alarmin për kryeqytetin shqiptar: Temperaturat brenda Tiranës ndryshojnë me 6 gradë nga lagjja në lagje, shkak betoni

Temperaturat e larta dhe valët e të nxehtit që janë bërë më të gjata dhe intensive mund të përjetohen me diferenca të theksuara brenda të njëjtit qytet.

Kjo vë në pah rëndësinë që ka planifikimi urban në qytete duke u orientuar në elementë që krijojnë mikroklima.

Raporti i fundit i Bankës Botërore me titullin “Të pabanueshëm: Si qytetet në Europë dhe Azinë Qendrore mund të mbijetojnë dhe të lulëzojnë në një të ardhme më të nxehtë” sjell në vëmendje një fushatë që ndërmorën në vitin 2023 një ekip me 10 vullnetarë nga Universiteti i Nju Jorkut në Tiranë që nxori të dhëna interesante.

Roli i mbulesës së tokës dhe formës urbane në përcaktimin e kushteve termike theksohet nga një fushatë matjesh e zhvilluar në Tiranë, Shqipëri, gjatë verës së vitit 2023. Një ekip prej 10 vullnetarësh të rekrutuar nga Universiteti i Nju Jorkut në Tiranë vendosën sensorë temperature në dritaret e makinave dhe ndoqën itinerare të planifikuara nëpër qytet. Dhjetëra mijëra matje temperature pranë tokës u morën gjatë tre lëvizjeve të veçanta me automjet (të kryera në orët 6–7 të mëngjesit, 3–4 pasdite dhe 7–8 të mbrëmjes).

Duke i lidhur matjet e nxehtësisë me karakteristikat e mbulesës së tokës përmes një modeli të të mësuarit makinerik, u krijua një hartë temperature me rezolucion të lartë për të gjithë qytetin. Ajo tregoi variacione të forta hapësinore në ekspozimin ndaj nxehtësisë në Tiranë në kohën e fushatës, me një diferencë prej 6.4°C midis lagjes më të nxehtë dhe asaj më të freskët.

Zonat me përqindje më të lartë të sipërfaqeve të ngurta, të papërshkueshme, si rrugët, parkingjet dhe ndërtesat, treguan temperatura më të larta, ndërsa zonat me më shumë pemë dhe bar ishin vazhdimisht më të freskëta. Zonat më të nxehta përkonin, të paktën pjesërisht, me komunitete me të ardhura më të ulëta: lagjet e përbëra nga shtëpi njëkatëshe ishin dukshëm më të freskëta, ndërsa zonat me ndërtesa mesatare dhe pak pemë ishin më të nxehta, thuhet në raportin e BB referuar këtij studimi.

Raporti ndalet në projektin e Pyllit Orbital që synonte mbjelljen e 2 milionë pemëve në një formën e një rrethi përreth kryeqytetit por që të dhënat e fundit të raportuara në dokument janë për deri në 300 mijë pemë të mbjella deri në 2019-n.

I njëjti nënvizon se rritja e temperaturave duhet të merret seriozisht pasi ndikimet janë bërë gjithmonë e më të mëdha në sektorë të ndryshëm përfshi këtu atë energjetik. Konkretisht raporti thotë se vendet duhet të forcojnë qëndrueshmërinë e sistemeve të energjisë ndaj nxehtësisë ekstreme.

Ndërsa temperaturat e verës rriten në të gjithë Europën dhe Azinë Qendrore, sistemet e energjisë po përballen me një ngarkesë gjithnjë e më të madhe. Valët e nxehtësisë rrisin kërkesën për energji elektrike për kondicionerë, frigoriferë dhe pompimin e ujit ndërkohë që njëkohësisht ulin performancën e infrastrukturës energjetike.

Në vende si Turqia dhe në të gjithë Ballkanin Perëndimor, kulmi i kërkesës për energji elektrike që dikur ndodhte në dimër, tani po zhvendoset në verë. Kjo zhvendosje u ilustrua në mënyrë dramatike në qershor 2024, kur një valë e hershme e nxehtësisë shkaktoi ndërprerje të gjera të energjisë elektrike në Mal të Zi, Kroaci, Bosnjë dhe Shqipëri, të nxitura nga rritja e kërkesës dhe rënia e performancës së aseteve energjetike.

Nxehtësia ekstreme dëmton infrastrukturën e energjisë në disa mënyra. Temperaturat e larta të ajrit ulin efikasitetin dhe kapacitetin e linjave të transmetimit, të cilat mund të varen në mënyrë të rrezikshme ose të transportojnë më pak energji” nënvizon dokumenti./ Monitor.


Send this to a friend