Garda Revolucionare e Iranit konfirmoi vdekjen e Alireza Tangsirit, komandantit të marinës së IRGC-së, i cili u vra në një sulm ajror izraelit të enjten e kaluar.
Sipas Departamentit të Thesarit të SHBA-së, i cili vendosi sanksione ndaj tij në vitet 2019 dhe 2023, Tangsiri mbikëqyri testet e raketave lundruese nga Marina e IRGC-së dhe ishte anëtar i bordit të një kompanie që zhvillonte dronë të armatosur.
Ndërkohë që baza ajrore Mohammad Alaa e Irakut, e vendosur pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, u godit nga një sulm me raketa më herët sot (30 mars), duke shkatërruar një avion, por pa shkaktuar viktima, tha Ministria e Mbrojtjes e vendit.
Ministria shtoi se autoritetet po vlerësonin dëmet dhe po përpiqeshin të identifikonin burimin e sulmit. gsh