Koncepti i armikut në parakalimet e 1 majit
Megjithëse qeverisnin ata Shqipërinë, në mënyrën më të keqe madje, gjithnjë fajin për çdo mosrealizim që vinte nga injoranca dhe sistemi i gabuar që po ndiqnin, e kishin “armiqtë”. Në paradat e majit, për të kënaqur shfaqjen para udhëheqjes, disa burra visheshin në mënyrë qesharake. Teatralisht ata shkonin pas “qerres së imperializmit” që zakonisht e udhëhiqnin “karrocierë amerikanë” me kapele të gjata e me vija. Fotografia këtë rast ka përfshirë në një plan, “burrat e mirë” (anëtarë Byroje) dhe “burrat e këqij” (lexohen emrat e Qazim Mulletit, Vasil Andonit, Mehdi Frashëri), fajtorë të përjetshëm për gjendjen e Shqipërisë. Fotografia i takon fillimit të viteve ’50./ Kastriot Dervishi
Komentet