Komunizmi (nga latinisht :commus=’i përbashkët”) është një politikë , mënyrë e të menduarit dhe ideologji së si shoqëria duhet të punojë dhe të organizohet. Komunizmi është një sistem totalitar i qeverisjës , është një ideologji që përfaqëson sundimin e një partie të vetme të partisë-shtet. Në komunizem shteti duhet të zotëroj mjetet, fabrikat dhe fermat për prodhimin e mallarve dhe ushqimeve sipas shume burimeve dhe studiuesve të sistemit komunist përkatësiësht sistemit socialist.Ky proces sipas atyre që profesionalisht marren më temën e komunizmit është i njohur si pronësi e përbashkët . Në shoqërinë komuniste , nuk ka prona private. Idetë komuniste/socialiste nga Platoni në veprën e tij ” Republika’ ilustron nje shoqëri të ashpër në të cilën burra dhe gra të klasës së ‘ gardianave’ ndajnë me njeri-tjetrin jo vetëm të mirat materjale , por edhe bashkëshortët dhe fëmijët.Nga shumë mendimtarë të kohës komunizmi përkatësisht socializmi eshte përceptuar si sistem me një shoqëri ideale, por qe në fakt e gjithë kjo ka qenë vetëm një utopi. Dihet së çfarë i solli socializmi/komunizmi njerëzimit më dekada në të kaluaren. Të gjithë të mirat materjale u përvetësuan nga ata që erdhen në pushtet ,ku disa nuk e lëshun pushtetin deri sa i lëshoj shpirti. Por, shumë diktatura dhe diktatorë u rrënuan dhunshem duke lanë pas veti edhe shumë të vrarë . Dihet mirë filli së çfarë diktatorësh mizor ishin Stalini, Lenini, Qaushesku i cili gjeti perfundim te keq nga forcat demokratike në Rrumani, Tito, Mao Ceduni, Enver Hoxha e kështu me radhë edhe shumë diktatura në botë , e të cilat disa ende po funksionojnë do të thosha në forma pak më të buta ose më të vrazhdëta.Edhe shqiptarët si shumë popujë tjerë në botë paguan tagrin e lartë të sistemit komunist. Shqiptaret që iu ra hise më dhunë të jetojnë në krijesën artificiale e quajtur Jugosllavi për 90 vite me radhë, ku hoqën të zitë e ullirit nga sllavokomunistët famëkeq siq ishin Tito , Rankoviqi dhe disa të tjerë pak më të vegjël.Në Jugosllavi komunizmi u shëmb më shpërbërjen e saj ,duke u krijuar mini shtete. Jugosllavia ishte fund e krye një krijesë artificiale e krijuar në menyrë të dhunshme . Shpërbërja e ish-Jugosllavisë e dimë të gjithë së çfarë pasojash solli në njerëz dhe në të mira materjale. Me së keqi e pësuan popujt jo sllavë , myslimanët në Bosnje dhe shqiptarët e Kosovës. Shpërberjën e Jugosllavisë, fashistët serbë e shfrytëzuan mirë për të vrarë dhe masakruar shqiptarë në tokën e tyre.
Dhe , kur të gjithë menduam se sistemin komunist e kemi lanë tashmë prapa, duket se jo bash krejt. Në Kosovë kan mbetur mbeturinat e ish sistemit komunist jugosllav të cilat struktura sa ishte struktura e UMNIK-ut na i la si barrë mbi supe, e te cilëve ende po iu shihet sherri . Pa folur më për sistemin komunist/socialist, dua ti thëm disa fjalë së sa sherr jemi duke ua pa këtyre forcave retrograde që 16 vite të shtetgtimit në liri.E shfrytëzuan mirë dëbimin e forcave fashiste serbe nga Kosova për tu pasuruar në mënyrë të paligjshme dhe pa kufishem.Përvetësuan çdo gjë që ka vlerë. As kush , apo pak kush u përgjigj deri me tash për keqpërdorimet që ndodhën dhe ato nuk janë të vogla. As që mendoj dhe po mendon kush përgjegjësinë dhe moralin politik pa të cilat nuk mund të kemi shtet funksional dhe shtet ligjor.
Kur jemi të përgjegjësia duhet thënë edhe disa fjalë për Bujar Bukoshin dhe Isa Mustafën dy keqperdoruesit kryesor të fondit të tre perqindëshit në Perëndim, ashtu barem perflitet ne opinion , i cili fond ishte formuar nga institucionet e Kosovës më qëllim të çlirimit nga Serbia. Këta dy kurrë nuk dhanë shpjegim se qka ndodhi me paratë e popullit. Bukoshi shtë njeri ndër fajtoret kryesor edhe për përqarjët e faktorit ushtarak gjatë luftës për çlirim . Por, edhe Isa Mustafa kryeminister i Kosovës, kurrë as një fjalë të vetme se tha rreth këtij fondi . Nese nuk lirohemi nga strukturat e degraduara politike , nuk na presin ditë të mira.Me ata që janë po punojnë me logjikën e vjetër , nuk ka së si te bëhët mirë.Kjo klasë politike siq e thëm rregullisht është klasë e cila nuk punojë sa duhet për mirëqenje dhe zhvillim të gjithmbarshem . 16 vite nuk janë pak që shumica të jetojnë keq , që të krijohet një armatë e terë e të pa punëve. Kemi shëndetësi jo efikase. Arsim të dobët . Nuk kemi investime dhe investitor të jashtëm që pa ta vështirë është të tejkalohet kriza ekonomike por edhe politike.E shumë faktorë të tjere determinues që flasin që i kemi punët keq.Vetëm kur do të vinë në shprehje forcat e reja dhe kreative politike, atëherë edhe do të hapen shtigje të reja të zhvillimit më të hovshem ekonomik të lënë krejt pas dore , prosperitetit të vendit ,i cili është katandisur në skam dhe mjerim social…
Komentet