Nuk është shumë e besueshme , është e pa vërtetë dhe artificiale ndarja e atyre të cilët e duan Kosovën dhe atyre që janë kundër saj. Edhe nese merremi me përqindje së cilët janë ata shqiptarë të cilët nuk e duan Kosovën kjo përqindje është e vogël. Këto gjera I prodhuan armiqët serbosllavë për ti përqarë e shqiptarët, që më lehtë pastaj edhe ti sundojnë. Ndosha gjatë okupimit edhe kan arritur pak në këtë drejtim ,edhe pse kurrë nuk arritën të na përqajnë në përmasën që të na rrezikohet identiteti dhe qenja jonë kombëtare . Shqiptarët kalun shumë faza historike ku nuk ka qenë lehtë të qendrojnë deri më fund vertiklisht përballë burgosjëve, vrasjëve dhe arrestimeve të vazhdueshme nga UDB famkeqe serbe. Erdhën edhe vitët e luftës të fundit çlirimtare ku më ndihmën e miqëve tanë amerikan dhe evropian arritëm të çlirohemi përfundimisht nga regjimi okupues serbomadh, por për fat të keq nuk kemi arritur në tërsi të çlirohemi nga vetvetja jonë! E gjithë vërteta është së Kosova pas luftës u nda në njerëzit e ndërshëm, dhe në taborrin e atyre që nuk punuan ndërshmërisht për shtet. Pastaj, e vërteta tjetër e madhe është ndarja në të moralshem dhe të pa moralshem, sidomos kur bëhët fjalë për njerëzit e politikës dhe të biznesit. Pamë gjatë këtyre vitëve edhe ndarjën famoze, të Kosovës në shumicë të varfër , dhe në anën tjetër ndarjën në pakicë të pasuruar .E kemi pasur mundësitë të kemi një Kosovë unike edhe në këtë drejtim, sikur elitat politike të kishin punuar ndërshmerisht për shtet dhe për mirëqenje të qytetarëve .Kjo nuk ka qenë vëtem dëshirë e shqiptarëve fillë pas çlirimit , por ka qenë realitet dhe shumë e mundshme . Elitat në pushtet gjithmonë zgjodhën sulmin si më e mira mbrojtje.Kjo është taktikë kur gabojmë , dhe sulmojmë anën e kundërt para së ajo të na sulmon neve. Pushtetet e kaluara qytetarët i ndan në të “ tyre” dhe të “atyre”, që është shumë e dëmshme për shtet dhe për kombin përgjithësisht. Kjo mjegullë dhe kjo logjikë nga sytë e qytëtarëve është përmbysur më zgjedhjet e 14 shkurtit, kur ata mirë i idenitifikuan së cilët ishin të mirët dhe cilët ishin “djemtë e këqinjë të Kosovës” . Kjo datë do të jetë historike për shqiptarët e Kosovës, duke hyrë në një epokë të re zhvillimore, dhe të demokratizimit të vendit .Të shpresojmë së do të kemi një Kosovë të re , një Kosovë shumë më ndryshe, të përparuar, të integruar në BE dhe në NATO, si synim i përhershëm i shqiptarëve …
Shqipëria dhe Kosova kanë zgjedhur rrugën e ekonomisë së tregut dhe kjo është diçka që nuk mund të ketë kthim mbrapa. Sulmet që i bëhen sot Albin Kurtit, si komunist, si majtist, apo si njeri që nuk e do ekonominë e tregut, mendoj që janë dashakeqe dhe me synime të caktuara. Unë nuk e kam takuar kurrë Albinin, edhe pse e kam ndjekur me vëmendje, sepse mbi të gjitha më ka pëlqyer rruga e tij e ndjekur për të arritur aty ku ai është sot , më ka pëlqyer mendimi i tij dhe idetë e tij për zhvillimin e Kosovës dhe integrimin e saj ne Evropë.
Albini është një i ri, do e quaja, me aspirata të qarta në drejtim të zhvillimit të ekonomisë së tregut dhe mbështetës e përkrahës i fortë i saj. Ai e do ekonominë e tregut në një formë që mendoj se është e duhura .
Cilat janë idetë e tij dhe si i mbron ai ato me çfarë kam parë e dëgjuar në përmbushje të programit të tij të majtë, nëse është i tillë?
Albinin nuk e kam dëgjuar kurrë të thotë se do të shtetëzojë ekonominë e Kosovës, nuk e kam dëgjuar të thotë se gjithë punët publike do ua kalojë 10 kompanive në Kosovë, nuk e kam dëgjuar të thotë se do të kontrollojë mediat përmes këtyre kompanive dhe nuk e kam dëgjuar të thotë, në asnjë rast, se do të vijë në pushtet me votime dhe jo me zgjedhje.
As ka lënë të kuptohet që do ndjekë këtë rrugë.
Këtu ndahen gjërat.
Ka kaq kohë që ai me kujdes ecën përpara dhe me një studim të saktë se si mund të vijë vetëm përmes votës dhe zgjedhjeve të lira. Ai bëri një hap të jashtëzakonshëm, me një studim të qartë dhe objektiv të përcaktuar që në zgjedhjet e 2021 do vinte në pushtet.
Që nga viti 2010, kalkulimi i tij i shtonte çdo vit nga 30 mijë vota të rinjsh dhe me ato e lidhi besën, pa zhurmë, në heshtje dhe me premtim që do qeverisë mirë.
Ai arriti që në 15 vite të siguronte rreth 300 mijë vota të rinjsh, çdo vit, për të ardhur në pushtet, dhe këto të rinj janë bijtë e drejtuesve të LDK-së, PDK-së etj. Albini ka folur për zhvillimin e ekonomisë dhe rritjen e mirëqenies, ka folur për biznesin dhe klimën e tij se si mund ta thellojë konkurrencën që të ketë garë dhe zhvillim. Ai ka thënë që do shtojë vendet e punes jo të administatës shetërore, se ajo është barrë për shtetin, por do përmirësoj klimën e biznesit, që vendet e punës të vijnë nga biznesi. Ai ka theksuar se do rrisë rolin e shtetit si arbitër në zhvillimin e ekonomisë së tregut mbi bazën e parimeve të zhvillimit të saj dhe jo përmes kontrollit dhe prishjes së klimës së të bërit biznes . Zhvillimi i ekonomisë së tregut është i ndërtuar në disa parime të qarta që e bëjnë atë udhëheqëse të një shoqërie që do të zhvillohet.
Shikoni vendet e komunitetit Europian si garojnë kompanitë, bizneset dhe si zhvillohet vendi.
Rritja e punësimit bëhet përmes kësaj rruge: barazisë në garë dhe përcaktimit të qartë të rregullave për pjesëmarrje në tender apo në mbikqyrje me rregulla të qarta, dhe jo përmes hartimit të rregullave nga një kompani në mënyrë që ajo të bëhet fituese e gjithë tenderave.
Kam bindjen që ajo që i mungon Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor është zhvllimi i industrisë financiare jo bankare, sepse ajo është gjeneruese edhe e vendeve të punës dhe bën të mundur rritjen e personalitetit të individit, e shkëput individin nga shteti, e vendos ekonominë në binarë të zhvillimit dhe shteti kryen vetëm rolin e tij si arbitër .
Kjo industri është leva e zhvillimit të ekonomive të këtyre vendeve dhe largimi nga populizmi e rritja e përgjegjësisë individuale të çdo individi.
Jam i bindur që Albini do ta programojë këtë nëse do që çdo qytetar të ketë personalitetin dhe dinjitetin e tij, si në të gjitha vendet e zhvilluara.
E fundit, Albini thotë se na duhet bashkimi kombëtar dhe unë e mbështes plotësisht.
Kush na ndalon ne që të kemi shoqëri sigurimi të shtrira si në Kosovë dhe Shqipëri dhe mbikqyrje të përbashkëta? Kush na ndalon që të kemi sistem bankar të përbashkët dhe dege bankash në të dy vendet ? Kush na ndalon që të kemi sistem doganor të përbashkët? E kështu me radhë sisteme të përbashkëta në të gjithë sektorët, lëvizje të lirë të mallrave brenda dy teritoreve. Do kemi nje treg më të madh, do kemi nje ekonomi më të madhe, cilësi të mallrave dhe produkteve më të mirë dhe ne fund nje ekonomi më të gjerë.
Ne në sigurime e kemi krijuar privatisht këtë treg. Shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë lëvizin pa siguracion nga njëri vend në tjetrin, por mbikëqyrësit nuk e kanë rregullluar këtë marrëdhënie.
Basketbollin e bashkuam, duke krijuar Ligën Unike dhe shpresojmë që ta çojmë më tej.
Sa gjëra të tjera ka për të bërë, le ti bëjmë! Ose të paktënqeveritë mos t’i pengojnë nëse nuk duan ti udhëheqin. Një treg 5 milionë është për të gjithë një hapësirë e re.
Albini po e thotë, ne duhet ta mbështesim dhe të jemi me të.
Departamenti amerikan i Shtetit i tha Zërit të Amerikës se deri tani ka siguruar vetëm 23 për qind të dozave të kërkuara të vaksinës kundër COVID-19 për diplomatët amerikanë.
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, në një kabllogram dërguar Departamentit të Shtetit, të cituar nga shtypi amerikan, paraqet një situatë të zymtë për gjendjen e punonjësve në ambasadë.
“Rreth 20 për qind e personelit të ambasadës janë infektuar me COVID-19, dhe shumica dërmuese janë personel lokal, që është shenjë për kontrollin joefektiv të sëmundjes në Kosovë. Kosova sillet sikur një vend që nuk ka raste me COVID-19…Por, Kosova është një shtet i shkatërruar nga pandemia…”, thuhet mes tjerash në kabllogram, në të cilin nënvizohet se “derisa Departamenti i Shtetit të jetë në gjendje të sigurojë vaksinë për vendet e shërbimit si Prishtina, ndikimi i pandemisë në shëndet, mirëqenie dhe produktivitet do të mbetet i thellë”.
Në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës për shqetësimin e ngritur nga ambasadori amerikan Kosnett dhe situatën me diplomatët amerikanë që shërbejnë jashtë Shteteve të Bashkuara, një zëdhënës tha se “deri sot DASH ka marrë rreth 23 për qind, ose 73 mijë e 450 doza nga 315 mijë që ka kërkuar. Kjo sasi do të mbulonte në tërësi forcën punonjëse të Departamentit brenda dhe jashtë vendit dhe do të përfshinte të gjithë ata që punojnë nën autoritetin e Shefit të Misionit, përfshirë anëtarët e familjeve, partnerët ndërinstitucionalë, kontraktorët dhe punonjësit lokal”, tha zëdhënësi.
Ambasadori Kosnett në kabllogramin e tij nënvizon sfidat e izolimit dhe shëndetit mendor të atyre që shërbejnë në ambasadë.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se “e kuptojmë ankthin që ka shkaktuar pandemia, si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe gjithandej botës”, duke nënvizuar se qëllimi është të vaksinohet 100 për qind e personelit, kurdo që kjo bëhet e mundur.
Departamenti i Shtetit tha se ka dërguar gati 80 për qind të sasive të para të vaksinave në terren, duke theksuar se kriteret e shpërndarjes së tyre do të varen nga disa faktorë si të dhënat e institucioneve shëndetësore, rastet e shfaqura mes punonjësve, shkalla e përhapjes dhe prirjet e sëmundjes në terren, si dhe cilësia e infrastrukturës mjekësore në vendet mikpritëse etj.
Kosova po kalon një gjendje të rënduar nga pandemia dhe është vendi i vetëm në Ballkan ku ende nuk ka filluar vaksinimi.
Rastet me Covid-19 vazhdojnë të shtohen dhe autoritetet kanë shprehur shqetësim se kjo javë mund të shënojë rritje të mëtejshme pas një periudhe grumbullimesh për shkak të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit.
Kosova pret që dozat e para të vaksinave të mbërrijnë në fund të muajit ose në fillim të marsit.
Është ofenduese nese dikush mendon së pasanikët gjithmonë kan qenë të pasur.Kjo ka mbetur nga e kaluara e karikuar, e sistemit komunist që kurrë nuk janë hulmutuar priardhjet e pasurisë.Madje as që ka pasur dikush guximin të merret më ato punë.Sot, të gjithë po e dijnë së kush dhe si është pasuruar .Sot, të gjithë po e dijnë , dhe po e shohin shumicën e varfëruar.Janë pasuruar njerëzit mbrenda nate sikur këto pasurime mbrenda natës të paligjshme , të ishin të lejuara.Sikur një ketegori politike dhe biznisore ju është lejuar që të bëjnë ama bash çka të dëshirojnë në Kosovë.Madje, çka është edhe më keq , ata menduan dhe ende mendojnë së e kan edhe të drejtën morale.Kjo elitë politike i ka siguruar familjët e tyre edhe për shumë e shumë gjenerata, në kohën kur shumica po jetojnë keq.Dhe ky pasurim i tyre i vazhdueshem po zgjatë hiq më pak se 22 vite të tranzicionit .Që 22 vite është duke ju punuar popullit pas shpinës, që është tradhëti e madhe.Të gjithë neve na është bër shumë e pa çartë së si është e mundur që dikush të lejohet të pasurohet aq gjatë dhe aq shumë në kurriz të qytetarëve.Ky”durim” nuk është në traditën familjare dhe as farefisnore, dhe as në planin kombëtar. Këta pinë në mëngjes vena dhe pije tjera që kushtojnë më qindra apo mijëra euro, e shumica prej nesh pimë ujë të thjeshtë.Mos të flasim për dreka e darka , mos të flasim për pasurime marramendëse të tyre dhe për shtëpitë luksoze që I kan.Për patriotizmin po mësojmë nga shfaqjët e tyre teatrore para medieve të shkruara dhe para medieve elektronike, në menyrë më ofenduese . Populli si populli I mësuar të jetojë në frikë, duke preferuar heshtjën.kësaj radhe nuk e preferojë heshtjën, së doli tamli mbi përshesh si thuhet në gjuhën e pupullit. I ndëshkuan zullumqarët më votën e lirë .Këtë gjë e merituan pushtetet e deritashme të formuara kryesisht nga PDK dhe LDK.I bashkojë interesi , krimi dhe korrupcioni . Kjo që po e thëm është vëtem një përpjekje më shumë për lexuesit e ndëruar dhe publikun e gjerë, që të mësojnë së , kur erdhi puna të hajnit, u lan anash pikëpamjet dhe dallimet partiake, u lanë anash edhe dallimet e tyre ideologjike .Këta siq thotë një fjalë e popullit e patën edhe dhinë edhe qumshitin.E paramendojë së do të pyetni “ qka do të bëjnë ata që nuk e kan as dhinë as qumshtin”?…
Pico della Mirandola dhe nevoja për intelektualin anti-konformist në shoqërinë shqiptare – Nga Mefsen Kafilaj
Ai ishte një erudit,një poliglot (në moshën 20 vjeçare fliste 22 gjuhë ) dhe një mendje epërane e kohës së vet.Një sivëlla i kultit të Intelektit që së bashku me emra rrezatues si Erazmi i Rotherdamit, Thomas Moore,Johan Reuchlin,Nicolla i Kuzës ,Marsilio Ficino etj i dhanë zë Rilindjes Evropiane.
Një emër për të cilin jam plotësisht i sigurt se 95% e shqiptarve të cilëve po ju drejtohem nuk e kanë dëgjuar ndonjëherë më parë .Quhet Pico della Mirandola dhe është nga ata humanistë që Diogjeni i lashtë i kërkonte me kandil në mes të ditës për t’ju dhënë emrin e plotmerituar “Njerëz”.
Jo vetëm mirëedukimi i tij(i shkolluar në 4 universitete)dhe kujtesa e mrekullueshme që dispononte(aq sa sot kur vërejnë një person me kujtesë të fortë ,ka mbetur si shpreheje në Itali ti thonë :”Kush kujton se je,Pico della Mirandola?”) por ajo që e identifikon dhe ia përjetëson emrin këtij intelektuali pansofik është Njeriu dhe dashuria për Lirinë .
Vepra e tij “De dignitate Hominem” (“Për Dinjitetin e Njeriut”) është një nga veprat themelore të antropologjisë rilindase dhe një konceptim esencial i njeriut modern evropian.Aq sa nëse Ficino e vuri njeriun në qëndër të botës (“copula mundi”) përmes doktrinës së vet, Mirandola përmes vullnetit për të zgjedhur, i dha mundësi për tu ngritur në shkallën e Qenies dhe e pajisi me Dinjitet.(një koncept ky fondamental dhe i inkorporuar në pjesën më të madhe të Kartave të Lirive dhe të Drejtave të Njeriut dhe në preambulat e kushtetutave më demokratike perëndimore.)Për të ,njeriu përmes “vullnetit për tu bërë ” është krijues i vetvetes dhe farkëtues i Fatit dhe të ardhmes së tij.”Njeriu,kjo mrekulli madhështore!”-shprehej plot tone mahnitëse Ai.
Intelektuali i vërtetë , ka një marrdhënie të ngushtë dhe simbiotike me Lirinë .Ai e urren kapsulimin nëpër dogma të caktuara fetare apo politike dhe të konservohet ideologjikisht duke vetmohuar Lirinë .Sepse nëse ai vetprivohet nga kjo gjë e shenjtë duke u konformuar, ai pushon së qëni më një qënie autentike duke pësuar metamorfozën e shpejtë e të tmerrshme të Uniformizimit.
Si një mendimtar i lirë dhe një intelektual me respekt të thellë për Njeriun dhe Lirinë Pico della Mirandola përmes kurajos për të qënë dhe guximit të tij intelektual kreu një akt të cilin ngurrojnë ta bëjnë madje dhe sot në postmodernitet qytetarët dhe intelektualët me karton akademik ndaj pushtetit dominues:ngriti krye intelektualisht kundër pushtetit temporal Papal.
Përmes 900 tezash teologjike dhe filosofike për diskutim publik ai i hodhi dorashkën e sfidës një pushteti i cili për nga pesha dhe rëndësia vazhdonte të kurorëzonte ende mbretër dhe që të shtypte me majën e gishtit të vogël. Për ata që nuk e kuptojnë këtë akt, ”ky zjarr prej të marri” ishte një guxim Prometean!-Jetojmë në erën e Demokracisë dhe njeriu prej Frikës fshihet ende pas vetes,lejon ti nëpërkëmbin dinjitetin dhe nuk ngrihet kur e skllavërojnë Demonët egërshanë të Pushteteve.Imagjinojeni pak veten në kohën e Mirandolës?!
-Mendimtari në fjalë jo vetëm që e sfidoi “Fortesën e Shën Pjetrit” por e vazhdoi insistimin e tij qytetar,demokratik dhe intelektual duke qëndruar për një vit në Romë ,në pritje të një përgjigjeje nga ana e Vatikanit.Ky diskutim publik nuk u mbajt kurrë por Ati i Shenjtë mori masa duke e ndaluar për qarkullim libërthin e tij “De omni re scibili”.Por Shpirtrat e Mëdhenj e gjunjëzojnë Frikën! Mirandola nuk u dorëzua por u kundërpërgjigj intelektualisht duke shkruar “Apologia”, një vepër e cila u cilësua si “heretike” prej një komisioni papal dhe u dënua nga Bulla Papale (4/8).Të tjerat janë pak të rëndësishme për tu cilësuar.
Mirandola qe një antikonformist i lindur.Reagimet e tij ishin të një natyre substanciale.Ai ironizonte,kritikonte dhe kundërargumentonte vetëm për gjëra themelore. I tillë është psh ironizimi dhe aludimi që bënte ndaj Krishtërimit kur shkoi dhe i ndezi qiri gravurës së Platonit në Kishë .Me këtë akt donte të tregonte që “Krishtërimi nuk është gjë tjetër veçse Platonizimi i Popullit”. Diçka për të cilën ky religjion duhet ti ishte mirënjohës Platonit për shumë nga konceptet e tij pararendëse.
Ose kur tek vepra “Disputationes adversus Astrologiam” bënte dallimin mes “shkencës fisnike”(astronomisë ) dhe “artit të sharlatanëve”(astrologjisë ) diçka “popullore” në kohën e tij por një fenomen negativ e me rrënjë graminore edhe në kohën tonë .Fallxhorët e djeshëm që gënjenin Mbretërit dhe Masat janë po e njëjta rracë që gënjen Politikanët e Vulgun edhe në ditët tona.Madje si në Perëndim ashtu edhe në vëndin tonë ka sot politikanë të cilët s’bëjnë as edhe një hap nga shtëpia pa u konsultuar me parë me fallxhorët e tyre personalë .
Pico della Mirandola ishte një mendimtar me frymëzim heroik.Ai nuk qe vetëm një kërkues i dijes dhe të vërtetës në kuptimin teorik por edhe kuptimin praktik të saj.Prej këtij bashkëpuntori intelektual të Akademisë Neoplatonike të Firenzes dhe akteve të tij të guximshme duhet të ushtrohemi vazhdimisht sesi të vrasim Frikën dhe të kemi kurajon civile dhe guximin e duhur intelektual për të reaguar,kritikuar dhe sfiduar konstruktivisht diktatin dhe të metat e Pushteteve.
Me shëmbullin e tij ai na tregoi që intelektuali nuk është vetëm përgjegjës i fatit të vet por edhe i shoqërisë në të cilën bën pjesë dhe se përmes lirisë së mendimit njeriu afirmon integritetin dhe dinjitetin e vet.Tek ai kundruam një qytetar dhe një qënie politike në veprim i cili i doli përpara një pushteti të mishëruar dhe i tha: ”Ndal!Ti nuk mund ta nëpërkëmbësh Dinjitetin,të ma këmbesh Lirinë dhe ta ofendosh Inteligjencën time!” Në këtë kuptim,akti i tij për tu ngritur,për të mos u konformuar dhe për tu mosbindur qytetarisht meriton të ketë “ithtarë ” edhe në mesin e intelektualëve shqiptarë .-Sepse mbi të gjitha,ky vend ka nevojë për intelektualë “të lirë” nga epruvetat e Pushteteve!
© Melsen Kafilaj
20/5/2016
Shqipëria dhe Bashkimi Europian prej gati një viti po zbatojnë një marrëveshje në kufirin shqiptaro grek për patrullimin e përbashkët dhe goditjen e formave të krimit.
Viti 2020 megjithë periudhën e pandemisë së koronavirusit shënoi një rritje të hyrjes nga greqia të të huajve të parregullt nga vendet e treta, por edhe vijimin e transportimit të lëndëve narkotike nga Shqiëpria drejt vendit fqinj.
Ministri i Brendshëm shqiptar Bledi Çuçi dhe Komisionerja e Bashkimit Europian për Punët e Brendshme Ylva Johanson kanë vlerësuar në pikën e Kakavijës në kufi me Greqinë punën e trupave të përbashkëta policore shqiptare dhe të FRONTEX.
“Shqipëria është i vetmi vend i rajonit që pavarësisht se nuk është një vend i Bashkimit Europian ka një program të përbashkët me FRONTEX në fushën e sigurisë në kufi”, tha Ministri i Brendshëm shqiptar. Zoti Çuçi tha më tej se rreth 18mijë të huaj të parregullt u bllokuan vitin e shkuar në territorin shqiptar dhe dhjetërarrjete kriminale u goditën.
“Unë mund t’ju them që jo vetëm që është rritur numri i klandestinëve dhe emigrantëve që vijnë nga Greqia në Shqipëri, numri i këtyre që kapen dhe që intervistohen. Vitin që kaloi 2020, shifra ishte rreth 18 mijë të tillë, por si Ministër i Brendshëm mund t’ju siguroj që ne po bëjmë gjithçka që të luftojmë krimin e organizuar që lidhet me këtë fluks lëvizje të emigrantëve. Vetëm në 2020-ën janë 112 procedime, çështje, që lidhen me trafikun e njerëzve dhe drogës që gjenerohen nga kufiri, është gati dyfishi i asaj që kemi patur një vit më përpara”.
Ndërsa Komisionerja e BE-së për Punët e Brendshme Ylva Johanson tha selufta kundër krimit dhe menaxhimi i migracionit janë fenomene ndërkufitare dhe për këtë arsye duhet të punohet së bashku.
“Në prill do të paraqes një strategji, e cila do të jetë e përqendruar tek krimi i organizuar dhe trafiku i qenieve njerëzore. Do të doja t’ju thoja që ekzistojnë dy prirjeqë janë të theksuara: së pari, grupet e krimit të organizuar po bëhen gjithnjë e më tepër ndërkombëtare, dhe së dyti aspekti dixhital. Pra, ata po përdorim shumë herë më tepër mjedisin dixhital “, tha zonja Johanson.
Kufiri shqiptaro grek njihet si pika e hyrjes për disa mijëra të huaj të parregullt që e përdorin Shqipërinë si një pikë tranzit për të kaluar drejt vendeve europiane. Nga ana tjetër kufiri i gjelbër shqiptar shërben dhe si një pikë dalje për disa qindra emigrantëshqiptarë që synojnë të hyjnë pa dokumente të rregullta në Greqi. Sipas një raporti të fundit të policisë greke gjatë vitit 2020 u dëbuan nga Greqia rreth 2900 emigrantë të paligjshëm shqiptarë të bllokuar kryesisht në zonat kufitare me Shqipërinë.
Autoritetet janë ende duke punuar për të përcaktuar identitetin e atyre që sulmuan Kapitolin më 6 janar, shumë prej të cilëve me sa duket ishin të motivuar nga teoritë e rreme të konspiracionit se ish Presidenti Donald Trump fitoi zgjedhjet e vitit 2020 por se iu mohua fitorja për shkak të manipulimeve të gjera në zgjedhje.
Teoritë e konspiracionit shpesh mbështeten në analizimin e prerë të gjërave në të drejta dhe të gabuara, dhe kjo mund t’i shtyjë njerëzit të bëjnë veprime që mund të mos i kishin menduar kurrë më parë, thotë Peter Ditto, një profesor i shkencave psikologjike në Universitetin Irvine të Kalifornisë.
“Moralizimi i çështjeve i mobilizon njerëzit të veprojnë”, thotë ai. “Nëse do të besoja se zgjedhjet amerikane ishin vjedhur nga fituesi legjitim, me siguri që do të sulmoja edhe Kapitolin. Është një veprim i llogjikshëm nëse kjo do të kishte ndodhur vërtet. Problemi është, se nuk ndodhi”.
Sipas një studimi të Universitetit Emory botuar në revistën Journal of Personality, njerëzit që kanë më shumë gjasa të përqafojnë teoritë e konspiracionit janë më pak kërkues dhe shpesh shfaqin prirje narcisiste, të tilla si një ndjenjë e tepruar e vetë-rëndësisë, nevoja për vëmendje dhe admirim, marrëdhënie problematike, mungesë ndjeshmërie për të tjerët dhe që kanë një vetëvlerësim të brishtë.
Nika Kabiri, eksperte në procesin e vendimmarrjes njerëzore pranë Universitetit të Uashingtonit në Siatëll, thotë se të gjithë tërhiqen potencialisht nga teoritë e komplotit, edhe pse disa shumë më tepër se të tjerët.
“Ne të gjithëve na tërheqin potencialisht ato teori sepse të gjithë e urrejmë pasigurinë. Të gjithëve nuk na pëlqen ideja për të mos ditur pse ndodhin gjërat. Na bën të ndihemi sikur nuk kemi kontroll në botë. Ne duam shpjegim”, thotë ajo. “Është një tendencë e natyrshme që truri i njeriut të kërkojë shpjegime”.
Një teori konspirative është të fajësosh ose të shpjegosh një ngjarje të rëndësishme ose një grup rrethanash si një komplot sekret që zakonisht mendon se është organizuar nga njerëz të fuqishëm. Të menduarit në mënyrë konspirative gjithashtu mund të përqafojë idenë se nga publiku po mbahet një sekret i madh.
Kur një personalitet i shquar, qoftë një regjisor filmi apo një president, përhap një teori konspirative, thotë ekspertja Kabiri, teoria e konspiracionit merr më shumë vëmendje.
“Njerëzit i përkrahin këto besime sepse ata janë tashmë të pakënaqur”, thotë ajo. “Ka diçka që duan, ndoshta, të shpjegojnë diçka që nuk u mbush mendjen dhe teoria u jep atyre një përgjigje për atë që e kanë parë si diçka të pabesueshme”.
Kohët e pasigurive, si pandemia, mund të ndihmojnë në nxitjen e përhapjes së teorive të konspiracionit.
“Në veçanti njerëzit janë më të prirur ndaj mendimit konspirativ, janë të ndjeshëm ndaj këtyre teorive kur ndihen të kërcënuar dhe të shqetësuar, siç janë shumë njerëz tani,” thotë zoti Ditto. “Kur bota duket konfuze dhe e pakuptueshme, si tani. Kur njerëzit janë të vetmuar dhe kërkojnë lidhje me të tjerët”.
Sipas ekspertit Ditto njerëzit shpesh përqafojnë teori konsiprative sepse nuk mund të pranojnë shpjegime të thjeshta për ngjarje tronditëse që u ndryshojnë jetën.
Një teori konspirative në lidhje me sulmet terroriste e 11 shtatorit thotë se kullat binjake në Nju Jork ranë nga një shembje e kontrolluar dhe jo se avionët u përplasën në to.
Spekulimet e pavërtetuara në lidhje me pandeminë COVID-19 thonë se virusi doli nga një laborator kinez dhe ishte ndoshta një armë e sajuar biologjike.
Shumë amerikanë e kanë të vështirë të besojnë se Presidenti John F. Kennedy, një figurë e rëndësishme politike, u vra nga një njeri i vetëm i armatosur, një djalë i thjeshtë, prandaj përqafojnë idenë e paprovuar se duhet të ketë pasur një komplot më të madh për të vrarë presidentin.
Studiuesit e universitetit Emory zbuluan se njerëzit që kanë më shumë të ngjarë të përqafojnë teoritë konspirative janë shpesh më pak të pëlqyeshëm dhe më pak të ndërgjegjshëm, ndërsa shoqërohen nga ndjenja e së drejtës së patjetërsueshme, madhështia, depresioni dhe ankthi.
“Nëse jeni në një komunitet të ngushtë, qoftë në mediat sociale ose në jetën reale, me njerëz që i përmbahen të njëjtit besim, ekziston një përkushtim ndaj këtij besimi që është edhe më intensiv sesa nëse e ke menduar vetëm”, thotë Kabiri.
Ditto thotë se një milion vjet evolucion i shtyn njerëzit të futen në grupe me njerëz që ndajnë të njëjtin mendim.
“Ne jemi shumë fisnorë. Ne jemi vërtet të lidhur me njerëzit që janë si ne. Është shumë e pazakontë të kesh një vend ku supozohet të miqësohesh, të lidhesh dhe të bashkëpunosh me njerëz që nuk duken si ty dhe nuk kanë të njëjtat vlera”, thotë Ditto. “Eksperimenti Amerikan, në thelb, është një përpjekje për të punuar kundër të gjitha forcave të evolucionit dhe për t’i shtyrë njerëzit në këtë rrugë pozitive ku ata të bashkëpunojnë. Është shumë më e lehtë t’i ndash njerëzit”.
Mbledhjen e partisë e hapi Shuli.Shuli tha: Të nderuar hajdutë dhe halabakë të shquar nga të gjitha viset e Shqipërisë, duhet të bëjmë çmos të marrim të gjitha votat e të gjitha subjekteve, sektorëve, skuadrave, kompanive, reparteve, regjimenteve, batalionave. Si ato të sektorit 7 të grupseksionit 3/5, edhe ato të divizioneve 9 dhe 15, që janë hambarë votash budallenjsh që mund të korren lehtësisht me drapërin e flamurit të Stalinit, nëse atë flamur me atë yll, atë drapër dhe atë çekan, do dijmë ta valavisim me rendimentin e duhur dhe me entuziazmin dhe emulacionin e përshtatshëm. Përndryshe, skuadrat policeske respektive të Zonës 13 dhe nënseksionit 7, bashkë me ato të bllokut 23 dhe garnizonit 19 të armiqve tanë, do na i kullufisin të gjitha votat, dhe do fitojnë ata, ndërsa ne do mbetemi me rrush në dorë.
E mahnitur nga retorika brilante revolucionare e Shulit, pasi heshti një çast, salla shpërtheu në ovacione ritmike si çizme ushtarësh mbi kalldrëm Berati.
Pas Shulit, fjalën e mori Tyta.
Të lumtë o Shul sa bukur fole me gjithato shifra, fraksione, emulacione. Me këtë të folur marrim votat duke e torollepsim elektoratin. Por edhe e mbushim Shqipërinë me budallenj të bukur nga ata që na duhen për herë tjetër, nga ata që hanë e pinë, vishen e krihen, nga ata kokboshët që s’lidhin dot dy fjalë. Por ka një problem. Me shifra dhe simbole, njerzit duken si vegla nëpër rafte, si robota, si personazhet e George Orwellit. Prandaj, të lutem, gjuhën e drunjtë, mundësisht të hekurt, përdore, por mos e tepro se na nxjerr bojën. Kaq tha Tyta dhe u mbështet vertikalisht pas murit.
Pas Tytës fjalën e mori Kondaku.
Në këtë Mbledhje për fatet e vendit me diskutime gjeniale si të Shulit, ja nisi Kondaku, bashkoj merakun e çeliktë të Tytës me frikën time të drunjtë për teprime gjuhësore.
Ndërhyri Thepi. Fitorja që me aq ankth po e presim, theksoi Thepi, nuk kushtëzohet vetëm nga përdorimi me dinakëri komuniste i gjuhës së drunjtë, por edhe nga faktorë të tjerë si: përkushtimi njerëzor, besimi ndaj Zotit, predispozicioni genetik, patologjitë e ndryshme, pasionet, veset, virtytet. Çfarë është fitorja në thelbin e saj, unë si Thep them se varet nga raporti i punës me hajdutllëkun, prejnga rrjedh pyetja: Pse po të punosh të mallkojnë, ndërsa po të vjedhësh të mburrin ? Këtë duhet të shkoqisim ne hajdutët dhe halabakët në këtë Mbledhje Partie. Përndryshe e humbim fitoren si Xhaferri simiten. Di gjë për këtë ti e dashura ime Shqekëza ?
Edhe di edhe s’di, tha Shqekëza. Pyet Këmbëzën.
Me të dëgjuar që ju përmend emri, e zbehtë në fytyrë për shkak të përgojimit, pasi u mbush thellë me frymë, fjalën e mori Këmbëza:
Unë Këmbëza që flas e fundit me një tërheqje gishti pas së cilës vjen vdekja…a të vazhdoj ?
Jo-jo, u dëgjuan ca zëra. Po lëvize ti bëhet hataja.
U ul Këmbëza, u ngrit Baruti.
Cili është sekreti i fitores ? pyeti me qesëndi Baruti pjesëmarrësit e Mbledhjes. Di ndonjëri nga ju të më thotë; Për një fitore të thellë dhe të merituar, në ç’pozicion duhet të jetë Hëna, në cilën orë duhet të çfaqet eklipsi, si duhet të jetë moti, sa temperatura e ambientit, po lagështira e ajrit, cila muzikë sfondi, sa e trashë duhet të jetë llokma, sa elegante duhet të jetë kocka, sa duhet të zgjasi lëpirja, cilin program me nam duhet të japi televizori, cilët banakierë duhet të rrejnë si derra pasi kanë zbrazur tasa ? Hë de flisni. Jeni të gjithë të lagur. Jam i vetmi i thatë.
Barut, nuk e ke keq, por mos harro se pa mua nuk ndizesh dot, kërceu Kapsolla. Sipas meje, vazhdoi Kapsolla, fitorja nuk është punë, as sakrificl, fitorja është qef.
Aq u desh.
Debati u ndez.
Mbledhja mori zjarr.
U ngritën folën me pathos Gëzhoja, Karikatori, Pistoni, Shtiza, dhe në fund Plumbi.
Me syrin pishë, ballin lart’, zemrën plot, oratorët ngritën në qiell bëmat dhe kontributin e secilit në fushën e betejës, në mes të arenës, duke luftuar dhëmb për dhëmb me elektoratin deri në pikën e fundit të gjakut për t’i xhvatur votën.
U vendos që regjistrimi i Mbledhjes të transmetohet në orën e shikueshmërisë më të lartë nga televizioni kombëtar “Kaka TV”. Producente të jetë spirra. Regjia t’i besohet Skilipecit. Skenografia Tulit. Tekstin ta skalisi Dhjami.
Me ta marrë detyrën delikate, Dhjami sajoi atypëraty një himn në formën e një vjershëze ritmike marciale. Poezia dhjamore u duartrokit nxehtësisht nga të pranishmit derisa duart u gjakosën, sytë u lagën, veshët u shurdhuan, në ulluk të Bythës djersa rrodhi.
U duk sikur pas vjershës lakrimogjene të Dhjamit Mbledhja e Partisë do mbyllej, kur befas u ngrit Bytha;
Tha Bytha:
Shokë, mos u hallakatni, mos u sorollatni. Në këto kohë të vështira, sido që të vejë puna, sado i madh të bëhet sherri, sado i rrezikshëm të ndizet zjarri, pavarësisht ç’i lypset Kombit, të gjithë ne horrat dhe hajdutat, të përgatisim garuzhdet, të mprehim kthetrat, të thërresim në ndihmë George Orwellin, të përsosim Newspeakun, të shtrëngojmë rradhët, të shtrijmë hapin, të mprehim thikat, të përgatitemi për llokmat. U a them këtë, në mënyrë që, nën urdhërat e komandant Shulit, me këshillat e komisar Llozit, me ndihmën e kapter Plumbit, ta cfilitim e ta cfilitim pafund Shqipërinë, sa ujin e zi t’ja nxjerrim.
Çfarë do ta plotësonte një mbrëmje të këndshme me miqtë? Padyshim që një birrë “Korça”.
Birra e parë shqiptare, e cilësuar si “Mbretëresha e birrës”, nuk është vlerësuar me çmime vetëm vitet e fundit, por edhe 92 vite më parë.
Ishte viti 1929 kur mediat ndërkombëtare shkruanin asokohe, se birra “Korça”, u dekorua me një çmim në panairin e Selanikut.
Në vlerësimet e bëra nga “Grand Pirx Hors Concours” por edhe mediat ndërkombëtare të kohës, thuhej se nuk është e nevojshme që në Shqipëri të eksportohen birra nga jashtë vendit, pasi fabrika e birra “Korçës”, është tepër e certifikuar dhe prodhon sasi më shumë nga se janë nevojat e vendit.
Shihni foton e siguruar nga BalkanWeb, e cila i takon vitit 1929.
Enea Lapa, kampion i botës në sportin e arteve marciale Jiu Jitsu, “Pemën që e mbolli në Sarandë dhe frutet e punës i korri ne Amerikë”, duke valëvitur flamurin kuq e zi.
Enea është fitues i shumë aktiviteteve në SHBA, ku është shpallur disa herë kampion Brazillian Jiu Jitsu. Gjatë vitit 2020 Enea ka marrë shumë medalje, ka marrë pjesë në dy kampionate të Amerikës dhe atë botëror. Ai gjithashtu ka marrë një medalje ari, dy medalje të argjendta dhe katër medalje bronzi.
Enea, shkollën e mesme e mbaroi në gjimnazin “Hasan Tahsini” Sarandë, është krenari për të gjithë ne Hasan Tahsinasit, jam krenar dhe unë si ish mësues i tij, krenari është dhe për nxënësit e kësaj shkolle, që për ta të shërbejë si sportisti model, i vullnetshëm, sfidant dhe ti mësojë ata që kur njeriu i vendos vetes një objektiv e arrin atë.
Gjithashtu është një nder i madh dhe për qytetin tonë, për klubin sportiv “Butrinti” dhe qeverinë vendore që një djalë Sarandiot ngre flamurin kombëtar Shqiptar në shtetin më demokratik në botë; në Amerikë. Kjo është një fitore e madhe dhe një vlerësim i veçantë që një sportist nga Saranda të dali kampion bote në sportin e arteve marciale Jiu Jitsu.
Qyteti ynë ka nxjerrë sportista talentë, kampionë e rekordmenë në disiplina të ndryshme të sporteve, si në futboll, volejboll, not, shah të cilët kërkojnë një vlerësim dhe mbështetje morale dhe financiare.
Por rasti i Eneas është i veçantë… nuk doli kampion vendi ose i Ballkanit, nuk doli kampion Europe por kampion bote që do të thotë se ai kapi majat më të larta ne këtë sport. Prandaj duhet mbështetur e vlerësuar Enea nga të gjithë.
Intervistuan e shkruanë mediat më prestigjoze kombëtare, të njëjtën gjë duhet të bëjnë dhe mediat tona lokale mbi arritjet e suksesit të Eneas në sport.
Para se të largohej Enea nga vendi i tij, për një jetë më të mirë, ai mbolli pemën e tij në mes të qytetit, për të lënë një mesazh… që vendin e vendlindjen e tij e do shumë. Që kur të kthehet një ditë ta gjejë të rritur e të lulëzuar bashkë me Sarandën tonë të bukur.
Bravo Enea… Suksese. Respekte.
Edi Vasi.
Lajmet me interesante
-
Shpëtojeni Petrit Rukën që nesër të mos thoni… ca fjalë konsumi cinik Nga Përparim Kabo
By voal.ch | February 22, 2021 -
Çerek milionë nga elektorati rugovist i LDK-së votuan Vjosa Osmanin dhe bojkotuan LDK-në e Isa Mustafës – Nga Elida Buçpapaj
By voal.ch | -
Aktori dhe regjisori Agim Qirjaqi, një meteor në Teatrin Kombëtar Nga Vepror Hasani
By voal.ch | -
Pianistja e mirënjohur Lule Elezi duke interpretuar magjishëm Beethoven në paraqitjen e librit për Kosovën të Eurodeputetit austriak LUKAS MANDL
By voal.ch | February 24, 2021 -
Përçarja pa vetëdije mund të falet, por ajo me paramendim asnjëherë – Nga Shqipe Duriqi Dauti
By voal.ch | February 23, 2021
Lajmet e fundit
-
Asgjë nuk do të jetë më si më parë Nga Reto Ceschi
By voal.ch | February 27, 2021 -
Me ka ngelur ves Nga Alda Butka Aliçka
By voal.ch | -
Lasgushi – Poet i Bukurisë Magjike dhe Shqipërisë Etnike Kujtime nga Naum R. Prifti
By voal.ch | -
MINDFULNESS OF INTENT By Rafaela Prifti – MA Cultural Anthropology
By voal.ch | February 12, 2021 -
Më 27 shkurt 1932 lindi Elizabeth Taylor, një nga yjet më të mëdhenj në historinë e Hollivudit
By voal.ch | February 27, 2021 -
Këndi i humorit: Ishin dy budallenj dhe donin të shtynin pallatin
By voal.ch |
Mos bëni tentativa me Tiranën..!
STOP!
shkoni punoni e fitojeni buken me djerse jo me te mashtruar si ai mender presidenti qe mori ate qe meritonte se sa bura trima e te mire e tregon me qarte partia e idrizit fare pak came te mire e te zgjuar ndoqen rugen ligjore pe te mare pronat ne greqi e sa per dijeni me lehte e me mire i gjeten dokumentat ne greqi se ne tirane ne idrizi ja keta jane greket e keta jemi mender ne e sa per dijeni ky kryetari imkeshillit nuk ka kohe te krehi flokert e jo me te meret me camerine
… [Trackback]
[…] Find More on to that Topic: voal.ch/komunikate-e-republikes-se-camerise/ […]