Gazetarja Klodiana Lala, ka bërë një përmbledhje të punës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe politikanëve që kanë qenë nën hetim gjatë vitit 2025.
Në News24, Lala u shpreh se dy dosjet më pikante dhe më të rëndësishme të hetuara nga SPAK gjatë këtij viti janë ajo e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
“Shqiptarët të etur për të parë ndëshkim të zyrtarët e nivelit të lartë. SPAK bëri dy lëvizje të guximshme këtë vit: arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, i pari zyrtar që arrestohet teksa ushtronte detyrën, dhe lëvizja më e fortë që kapi në befas edhe mazhorancën është marrja e pandehure zëvendës kryeministres Belinda Balluku”, tha ajo.
Ajo theksoi se ndonëse disa zyrtarë të afërt me Ballukun ishin hetuar më herët, emri i saj nuk ishte përfolur gjerësisht deri në muajt e fundit. “Tre muajt e fundit, media dhe politika janë vërtitur rreth emrit të Ballukut”, tha gazetarja.
Lala përmendi gjithashtu si ngjarje të rëndë zbardhjen e një grupi kriminal brenda AKSHI-t, shpalljen në kërkim të Ermal Beqirit dhe Ergys Agasit, si dhe masën e arrestit shtëpiak për drejtoreshën Mirlinda Karçanaj.
Me tej ajo shtoi se deri më tani, i vetmi që nuk e ka kapërcyer pragun e SPAK është kryeministri Edi Rama.
“Shqiptarët të etur për të parë ndëshkim të zyrtarët e nivelit të lartë. SPAK bëri dy lëvizje të guximshme këtë vit: arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, i pari zyrtar që arrestohet teksa ushtronte detyrën, dhe lëvizja më e fortë që kapi në befas edhe mazhorancën është marrja e pandehure zëvendës kryeministres Belinda Balluku.
Kishte zyrtarë të tjerë të besuar të Ballukut që ishin marrë nën akuzë, por në fakt për zonjën Balluku nuk ishte folur thuajse fare. Tre muajt e fundit media dhe politika janë vërtitur rreth emrit të Ballukut.
Grupi kriminal brenda AKSHI dhe shpallja në kërkim e Ermal Beqirit dhe Ergys Agasit, Karçanaj nën masën e arrestit në shtëpi, është gjithashtu një ngjarje shumë e rëndë. Berisha gjithashtu ka vijuar përballjen me drejtësinë, Meta dhe Xhaçka gjithashtu. 21 Janari ka çuar gjithashtu ish zyrtarë të lartë në dyert e SPK. I vetmi që nuk e ka kapërcyer pragun e SPAK deri tani është kryeministri Edi Rama.
Mendoj që SPAK do të jetë kryefjalë edhe për 2026, por shkak kjo edhe të dosjeve që ka në dorë”, tha ajo.