VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Një tjetër kandidate për Nobel: Klejda Bega, shkencëtarja që ka ndalur atomet dhe ka në dorë gjithësinë Nga Fatos Salliu PhD (c)

By | May 23, 2016
5 Comments
  • author avatar
    Safet Qose 2 years ago Reply

    E pershendetim Klejden dhe i urojme suksese me te medha ne karejeren e saj shkencore , Kur ndegjojme arritje te ketyre madhesive nga njerzit tane ndjejem krenari dhe kenaqesi te pa fundme duke menduar se dhe shqipetaret jo vetem ecin me hapin e kohes por nga nje here behen pararoje ne zhvillimin boteror.

  • author avatar
    Anthulla 2 years ago Reply

    Gezohem per arritjet e Kejdes , suksese te metejshme ne cmimin Nobel. E kuptoj sa energji ka harxhuar Kejda per keto arritje ,se edhe une kam pare nga afer vajzen time , ketu ne SH. B . A , sa energji ka harxhuar , sa ore ne Laborator per tema te ndryshme ne fushen e mjekesise.Vajzat tona ishin ne fat , qe studjuan ne vendin ku truri thithet dhe vleresoher. Faleminderit Amerike . Suksese dge orape suksese Kejda !

  • author avatar
    Erion 2 years ago Reply

    Suksese te metejshme, na ben te ndihemi vertete krenare per bashkeatdhetaren tone, qe na nderon ne majat me te larta te shkences boterore, dhe te behet nje burim frymezimi per brezat e rinj, te cileve shpesh here u mohoen mundesite dhe u mbyllen rruget e perparimit ne vendin e tyre.

  • author avatar
    Anonymous 2 years ago Reply

    Suksese Klejdes deshirojme te fitoje chmimin Nobel dhe te kete me shume te rinje shqiptare te ken kete titull por Klejda nuk eshte vetem ne Columbija univerzitet eshte edhe nje shkencetare Ph D Natyra Mjeku

  • author avatar
    Artan 10 months ago Reply

    Me impresionon fakti qe degjojme gjithmone dhe me shume shqiptare me permasa boterore. E pershendes vajzen dhe i uroj nje Nobel sa me shpejt.

Komentet

Lekë Mirakaj: Të jetosh si armik që 2 vjeç ! Nga Admirina Peçi

Lek MIrakaj, një nga figurat më emblematike të shtresës të persekutuar tregon tmerrin e vuajtjeve nën diktaturë prej moshës 2 vjeçare. Prej moshës 2 vjeçare, Lek MIrakaj konsiderohej nga regjimi si person me rrezikshmëri të lartë:

Nga Admirina Peçi

Në emisionin “Dosja K” në Report Tv, të martën e 5 qershorit dhe mbrëmë më 12 qershor u transmetuan një varg dëshmish të rralla mbi internimin dhe burgjet në Shqipërinë komuniste nga Lekë Mirakaj, djali i Kolë Bibë Mirakajt, i internuar së bashku me familjen e tij që në moshën 2-vjeçare. Në pjesën e parë të rrëfimeve me titullin “Të jetosh si armik që 2 vjeç”, u trajtua gjithë historia e persekutimit 45-vjeçar. Ndërsa mbrëmë u transmetua një dëshmi e detajuar e Lekë Mirakajt mbi revoltën e Qafë Barit me titull “Guximtarët e Qafë Barit”. Më poshtë sjellim pjesën e parë të rrëfimit të Lekë Mirakajt, për ta vijuar nesër rrëfimin mbi Revoltën e 22 majit 1984 në Qafë Bari.

Lekë Mirakaj ishte ende foshnjë kur provoi për herë të parë persekutim në jetën e tij. Ai ishte një bebe 2 vjeç kur në vitin 1945 i morën nga shtëpia e tyre, me gjithë nënë e tij Xhinën dhe vëllanë pak më të madh Moisi, si edhe gjithë kushërinjtë e tyre dhe i mbyllën në një burg në Shkodër, duke nisur prej aty një kalvar të gjatë vuajtjesh në burgje e kampe internimesh.

Lekë Mirakaj është djali i vogël i Kolë Bibë Mirakajt, një nacionalist i orëve të para, që mbi gjithçka mbahet mend për shpëtimin e mijëra hebrenjve gjatë kohës kur ai ishte ministër i Brendshëm në vitet e Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri.

 

Kol Bib Mirakaj

Kol Bib Mirakaj

Leka dhe të afërmit e tij e tij vuajtën persekutimin e gjatë komunist vetëm për shkak të emrit të të atit.

Leka është sot 75 vjeç. Ai jeton në SHBA bashkë me familjen e tij që prej kohës së ndryshimeve demokratike në Shqipëri. Në një prej vizitave të tij në Shqipëri, i kemi marrë atij një varg kujtimesh nga ky udhëtim i gjatë në ferrin komunist…

Leka rrëfen fillesat e persekutimit nga regjimi komunist

“Unë e kam filluar 2 vjeç kalvarin e vuajtjeve. Krimi që kisha bërë ishte se kisha lindur. Nëna më kishte mësuar fjalët e para shqip. Meqë isha shqiptar dhe i thosha bukës bukë dhe nënës nënë, ata më morën dhe më futën në kampet e internimit, që në moshën 2-vjeçare. Jo vetëm mua, por të gjithë pjesëtarët e familjes, nënën, vëllanë pak më të madh se unë, kushërinjtë e mi, njëri i sapolindur, por siç duket, paraqisnim rrezikshmëri të lartë shoqërore…

Këtu në Shqipëri janë bërë krime prej urrejtjes. Si mund t’i thuhet kriminel një fëmije 2 vjeç? Në dosjet që po hapen tani lexoj: “Lekë Mirakaj është internuar për arsyen se paraqet rrezikshmëri shoqërore”. Është qesharake. Unë jam i bindur se sot, fëmijëve të këtyre kriminelëve, që sot janë padyshim në pushtet të gjithë, po t’ua tregosh këto të vërteta, nuk kanë për ta besuar që i kanë bërë baballarët e tyre…

Fillimisht kemi qenë në burgun e Shkodrës, ku ndenjëm disa kohë. Pastaj na çuan në Berat, ku na strehuan në kala, nëpër familje. Përshtypjet që kam krijuar nga tregimet e nënës janë me të vërtet të mira për qytetarët e Beratit. Jo vetëm që na strehuan në familjet e tyre, por edhe na kanë trajtuar në mënyrë njerëzore, gjë që erdhi duke u zbehur me kalimin e viteve. Sa më shumë perfeksionohej lufta e klasave, siç e quanin, aq më shumë zbeheshin këto cilësi të mira në popullin tonë. Atëherë, vërtet që sapo kishim dalë nga lufta, por kishte akoma njerëz të mirë, njerëz të traditës që dinin të respektonin të huajin, sepse ne të huaj ishim në Berat. Nga Berati kemi pasur një odise të gjatë, në Kuçovë, te katër rrugët e Shijakut, në Valias, për të përfunduar përfundimisht në kampin e Turanit dhe të Tepelenës, që mund të them pa dyshim, se ishte një Aushvic shqiptar, një Mathauzen shqiptar, ndoshta edhe më keq se atje sepse atje kanë vuajtur më shumë njerëz të rritur, ndërsa këtu, sipas statistikave thuhet se kanë vuajtur 300 burra, 500 gra dhe 1 000 fëmijë. Imagjino se në çfarë situatash jemi ndodhur…”

Gjithkund uri në Tepelenë!

Edhe pse ka qene mjaft i vogël, nga fëmijëria në kampin shfarosës në Tepelenë, Lekë Mirakaj kujton disa pasazhe që dëshmojnë ferrin e vërtetë që përjetuan fëmijët në atë kamp.

“Në Tepelenë kishte uri të tmerrshme, me qindra fëmijë kanë vdekur nga uria dhe një natë të vetme kanë vdekur 30 e ca fëmijë nga tifoja. Unë edhe vëllai shpëtuam. Njerëzit e familjes së nënës sakrifikonin dhe vinin vazhdimisht për të na parë, na sillnin ushqime dhe kështu e përballuam situatën.

Ata që s’kishin ndihma dhe s’kishin njerëz që të kujdeseshin për ta, dhe ishin shumica, vdiqën.

Në kampin e Tepelenës kishte shumë municione dhe kur njerëzit ndiznin zjarre, shpërthenin fishekët, sikur bëhej luftë. Një herë ka shpërthyer një bombë dhe një fëmije i kanë dalë të gjitha organet e brendshme jashtë. Dhe, megjithëse po vdiste, kërkonte racionin e gjellës, deri në atë shkallë kishte arritur uria.

Aty ka qenë dhe një grua myslimane. Uria e kishte katandisur deri në atë shkallë sa donte të hante pak mish. Nëna kishte disa njerëz nga veriu që i sillnin mish të thatë derri. Ia dha asaj gruas dhe ajo e pranoi, megjithëse feja ia ndalonte.

Uria ishte një fenomen që na shoqëronte çdo minutë. Por nënat tona kanë qenë heroina. Ato janë modeli i gruas shqiptare. Në qoftë se ne si komb kemi ca vlera, i kemi prej grave, motrave dhe nënave tona. Kanë përballuar një tmerr të vërtetë. A ka më të tmerrshme që të mos kesh mundësi të ushqesh fëmijën tënd? Nuk e di ku mund të shkojë më tepër tmerri. Ato rrinin vetë pa ngrënë. Kur ne qanim, ato edhe kafshatën e vetme të tyre, na e jepnin neve.”

 

Gradishte, 6 muaj përpara burgimit, 1979

Gradishte, 6 muaj përpara burgimit, 1979

Drejt Porto Palermos…

“Pastaj zgjodhën një pjesë prej të dënuarve dhe na dërguan në Porto Palermo. Është rast unik që gra dhe fëmijë të mbyllen në kështjellë. Ne na mbyllën në kështjellën e Ali pashë Tepelenës. Muret ishin të trasha dhe kullonin ujë dhe në vend të shtretërve flinim mbi gurë. Në atë kohë isha 7 vjeç.

Kemi udhëtuar tërë natën nga Tepelena për në Porto Palermo. Diku makinat u ndalën. Ishte natë.

Kur u ndal autokolona, unë kërkova ujë. Oficeri që na shoqëronte mori enën që mbanin shoferët për t’i hedhur ujë makinës, dhe shkon dhe e mbush në det, pasi ishte natë e nuk pa se ku kishte ujë. Dhe unë e piva të gjithën. Oficeri ishte ndjerë shumë keq për këtë dhe thonë që kur ka shkuar në Tiranë ka shkruar në relacion për këtë ngjarje duke u shprehur se ishte e tepërt ajo që kishte ndodhur dhe se ai vend nuk ishte për gra dhe fëmijë. Për sa kohë qëndruam atje, ne fëmijët dhe gratë na lejonin të dilnim rreth e rrotull kalasë, ngjiteshim edhe në tarracë.

Luanim nëpër ato dritaret e mëdha që na dukeshin si dhoma. Por kur na larguan ne fëmijët dhe gratë dhe aty mbetën vetëm burrat, atëherë ata nuk i lanë më që të dilnin jashtë kalasë. Dhe silleshin rreth asaj dhomës që po thoni ju, që ka qenë burgu i Ali pashë Tepelenës. Ata u qorruan fare…

Para se të hyje në kala kanë qenë disa si kazerma të italianëve. Ato kishin brenda lavamanë, lavapjata. Më duket se kanë qenë përdorur si burg në kohën e Zogut dhe jo kalaja. Kurse ne na futën në kala. Mund të na kishin strehuar aty se të paktën kishte kushte më njerëzore. Por qëllimi ishte të mos na trajtonin si njerëz, por si armiq.”

Traumat e një fëmije

“Kur u lirova nga internimi, më mori tezja. Ajo e kishte shtëpinë te Rruga e Dibrës, afër Selvisë. Aty para ka qenë rajoni i policisë. Selvia ka qenë Drejtoria e Sigurimit të Shtetit. Në atë kohë policia nuk kishte uniforma shumë të rregullta. Shpeshherë mbanin në kokë një bustinë herë blu e herë ngjyrë kafe. Mua më ishte ngulitur në kokë një kapter që kishte bustinë ngjyrë kafe dhe sa herë që shihja ndonjë polic me bustinë si ajo, unë fshihesha nga frika se kujtoja se ishte ai kapteri dhe mendoja se do më njihte…”

Moisi, Dolores, Xhina, Leka në Gradishte

Moisi, Dolores, Xhina, Leka në Gradishte

Kaluan kështu 4-5 vite të një fëmijërie në dukje të qetë edhe pse vula e armikut të popullit shfaqej në shumë detaje të fëmijërisë: në shkollë kur nuk e shihte kurrë emrin e tij në tabelën e nderit, në një shfaqje teatrore të shkollës ku ia hiqnin befas rolin e ja jepnin dikujt tjetër se ai ishte i papërshtatshëm, e në shumë pengesa të tjera, derisa një ditë, teksa ecte rrugës e kapin nga krahët dhe i thonë: do të shkosh në internim. Ishte viti 1960. I vëllai, ishte internuar që në vitin 1955. Ai e priste bashkë më familjen në Gradishtë të Lushnjës, ku do të nisë një epoke re e jetës së tyre. Një dashuri e beftë me bukuroshen Dolores, do t’i shtonte ngjyra jetës së vështirë në internim. Më tej fëmijët që do të vinin në jetën e tyre njëri pas tjetrit do të ishin motivi më i bukur i atyre viteve në Gradishtë.

15 janar 1980. Dita e arrestimit…

“Politika e të famshme Parti e Punës ka qenë që, ashtu siç bënte plane për grurin, për naftën etj., kishte edhe plane për arrestime që i jepeshin Ministrisë së Brendshme. Natyrisht, që më shumë goditeshin ato rrethe ku ishte më i përqendruar elementi armik. Unë natyrisht që nuk i doja, por armiqësi nuk tregoja.

Në fillim morën vëllanë dhe pas 6 muajsh më morën edhe mua…

Tani që po i shoh dosjet, aty konstatoj që janë krejt të manipuluara. Ata gjoja paskan dërguar provokatorë që janë takuar dhe kanë biseduar me mua. Në atë kohë, me ligj dhe me Kushtetutë, provokimi ndalohej me ligj, ndërsa në dosje thuhet haptas që i është dhënë detyrë X apo Y që të takonte vëllanë tim apo mua dhe t’i thotë këto e ato fjalë. Thjesht është shkelje e ligjit të asaj kohe. Megjithatë, ata më morën një ditë janari, dhe më vunë prangat se isha armik i popullit. Ndjesia e parë për mua ka qenë vakuumi. Më dukej sikur isha në vakuum. Pastaj e mblodha veten, aq më tepër kur e dija se përse ata po e bënin këtë. Duhej ta mblidhja mendjen.”

Në dokumentet e Ministrisë së Brendshme përshkruhet e detajuar e gjithë periudha e survejimit të Lekë Mirakajt, si dhe arrestimi e hetuesia e tij.

Në një prej këtyre dokumenteve shkruhet:

“Nga studimi i të dhënave personale, rezulton se Lekë Mirakaj është tip mjaft i zgjuar, inteligjent, ka guxim dhe njihet si njeri me influencë në rradhët e elementit armik edhe si djali i Kol Bibë Mirakës. Mban shoqëri të veçantë me Naim Staraveckën, djalin e kriminelit Xhelal Staravecka, me djemtë e Hasan Dostit, ku me këta të fundit ka hyrje e dalje”…

Gjithçka ishte menduar me imtësi madje edhe plani i detajuar i arrestimit, ditën e 15 janarit 1980. Dokumenti sekret i Degës së Punëve të brendshme Lushnjë, i datës 14 janar 1980 përmbledh gjithë planin operacional të këtij arrestimi…

Plan operacioni për Lekë Mirakaj

Plan operacioni për Lekë Mirakaj

Plani operacional

Mbi arrestimin e objektit të përpunimit 2 A Lekë Miraka

Në datën 10 janar 1980, me miratim të prokurorit të përgjithshëm është miratuar arrestimi i lekë Mirakës në 2A për krimin e agjitacionit e propagandës kundër pushtetit popullor në bazë të nenit 55 të kodit penal. Me qëllim që arrestimi i tij të kryhet me sukses midis dy sektorëve do kryhen këto detyra:

Grupi operativ që do të marrë pjesë në arrestimin e objektit të përpunimit Lekë Mirakës do të përbëhet nga: hetuesi Zamir Stefani, punëtori operativ Ajaz Ferraj, nga referenti zbatim vendimeve penale Idai Shkurti, dhe punëtori i policisë Misir Sefa.

Arrestimi i objektit do të bëhet në sektorin e Gradishtës në vendin e punës së tij, me datën 15 janar 1980, paradite.

Kryen, grupi operativ.

Grupi operativ do të jetë i pajisur me automatikë dhe hekura për të lidhur objektin. Shoqërimi i objektit do të bëhet automjetin e Degës së P. Brendshme.

Pas arrestimit të objektit, do të kryhet kontrolli i banesës së objektit në sektorin Gradisht.

Ruhet nga hetuesi Zamir Stefani dhe punëtori operativ Ajaz Ferraj.

Objekti do të vendoset në dhomën e izolimit Nr. …

Dosja e Lekë Mirakaj

Lekë Mirakaj kujton periudhën e hetuesisë

“Njerëzit që më denonconin kishin krijuar iluzionin tek hetuesit dhe njerëzit e degës, se do më dënonin, por unë s’do t’u jepja asgjë etj. Unë s’kisha asnjë cilësi të veçantë, por ata që më padisnin kanë krijuar përshtypjen se unë nuk do flisja. Kështu që kur erdhi hetuesi, ishte një njeri qytetar, quhej Zamir Stefani. Bëri ato formalitetet e para dhe pastaj më tha se ne të dy s’do të merreshim vesh, se kështu i kishin thënë për mua, që s’kisha për të pranuar gjë.

Ai më bëri presionin e vet duke më thënë që kur të mbaroja dënimin e të më nxirrnin mua, do të merrnin djalin tim. Megjithatë do të bënte formalitetet dhe do të bënte hetuesinë. Më mbante të lidhur. Nuk më ka rrahur. Më preu ushqimet. Unë duhanin e kisha lënë kur arrestuan vëllanë, me qëllimin që ato lekë t’ia dërgoja atij. Herën e parë që më erdhën ushqimet dhe m’i lejuan, gruaja më kishte futur edhe paketat e cigareve. Unë e piva përsëri dhe pas dy javësh m’i lejuan më ushqimet, kështu që e ndërpreva dhe duhanin përsëri”.

“Më futën në një birucë. Tani që lexoj dosjet del që kishte qenë me urdhër. Biruca nr. 4 ku më futën ishte e vogël, por që ishte pranë banjës. Muret ishin të lagura nga lagështia. Pas disa kohësh futën një djalë të ri për të më bërë shoqëri. E përballova dhe këtë se kisha ca eksperiencë dhe dija se si duhej të sillesha dhe çfarë të thosha.

Pastaj më nxorën në gjyq, që ishte krejt formal, me dëshmitarë falsë. Nuk dilnin në gjyq ata që denonconin, por fjalët e tyre ua mësonin personave të tjerë dhe këta i thoshin në gjyq…”

Lekë Mirakaj u dënua me 10 vjet burg për agjitacion e propagandë. Në familjen e tij në internim, në Gradishtë, ky lajm çelte rrugën e një periudhe tejet të vështirë. Izolimit të tyre në atë sektor mbushur me baraka i shtohej ankthi i ndarjes, malli që s’shuhej as nga takimet e rralla në burg, përpjekjet për të kursyer diçka e për t’ia çuar babait atje pas hekurave. Dëshpërimi i tyre, i asaj dite kur u dha vendimi i gjyqit u fiksua njëherë e përgjithmonë në këtë fotografi…

Pamje nga burgu

“Mua më dërguan në Spaç. Spaçi ka qenë një ferr i vërtetë. Në atë kohë ishte një periudhë arrestimesh. Nuk e di se me çfarë synimi ndodhte kjo, por çdo dy javë vinte makina autoburg, dhe zbarkonte njerëz. Numri arriti në 1 200 e ca të burgosur. Flinim kurriz më kurriz, me 3 kate. Mirë që ishte klimë malore dhe hynte pak ajër, se ndryshe do të ishim asfiksuar. Sapo arrita në Spaç, menjëherë më futën në galeri. Aty punoja në zonën e tretë, kështu quhej. Ishte një zonë shumë e keqe dhe pak njerëz punonin aty. Por kishte dhe një zonë tjetër më të keqe se kjo. Ishte zona 2 e piritit, ku temperaturat ishin shumë të larta. E mblodha mendjen që duhej punuar dhe që ditën e parë e realizova normën…

Norma ishte me vagonë. Duhej të nxirrja 5 vagonë me mineral. E rëndë ishte si normë, por akoma më e rëndë u bë në Qafë-Bari, ku u transferova nga Spaçi. Unë i vura vetes detyrë që të punoja. Nuk mund të prisja gjë nga gruaja me tre fëmijë, megjithëse ata kanë sakrifikuar shumë. Kam pasur fatin që të punoja me njerëz të mirë, shokët që kisha ishin të mirë. Ishin edhe më të fortë fizikisht se unë dhe më kanë ndihmuar. U jam mirënjohës…”

Dhimbja e fëmijëve…

“Ndarja me fëmijët ishte dhimbja kryesore. Boshllëkun e atyre viteve se ka mbushur më asgjë. Unë kam fëmijët e mi dhe jam i kënaqur me ta. Por, sidoqoftë është krijuar një farë hendeku. Koha në të cilën ata po rriteshin e ka bërë të vetën. Nuk është një lidhje 100% organike ndërmjet meje dhe tyre, ka një farë boshllëku dhe ky është pengu më i madh që kam nga të gjitha ato vite vuajtjeje. Nuk e kuptojmë njëri-tjetrin plotësisht. Është tjetër gjë të rritësh fëmijën tënd në vijimësi, duke e njohur, duke komunikuar, dhe tjetër gjë është kur krijon një farë shkëputjeje. Kjo është pjesa më e keqe e gjithë kësaj historie.”

“Ata vinin e më takonin, natyrisht kur kishin mundësi. Duhej të sakrifikonin tërë vitin, të ruanin ushqimet për mua, në një kohë që kishin nevojë t’i hanin vetë. Por me thënë të drejtën kisha edhe një favor, sepse njerëzit e gruas sime e ndihmonin, duke ia lehtësuar pak vështirësitë. Asnjë nuk ishte i pasur, pra, të gjithë sakrifikonin, dhe për këtë u jam shumë mirënjohës. Ishte kënaqësi e madhe kur i shihja fëmijët, por njëkohësisht edhe dhimbje kur i shihja të rriteshin dhe unë s’isha pranë tyre. E shihja vajzën që nga fëmijë u bë një zonjushë e bukur, pastaj u martua dhe u bë zonjë. Malli për fëmijët të merr kur s’i sheh për pak ditë, e jo më kur s’i sheh për vite të tëra…”

Lekë Mirakaj doli nga burgu në mars të vitit 1987. Gjurmët e viteve të burgut i dëshmon më së miri kjo fotografi e vendosur në kartelën e lirimit të tij nga burgu. Mes Lekës së pak muajve para arrestimit në Gradishtë atë ditë janari të 1980 dhe lekës në foton e daljes nga burgu, duket qartë pesha e vuajtjeve.

Lekë Mirakaj, kartela e lirimit nga burgu

Lekë Mirakaj, kartela e lirimit nga burgu

Por regjimi komunist po shënonte vitet e fundit të represionit. Nga kasollja në Gradishtë ai do të vinte ditën e 20 shkurtit rastësisht në Tiranë dhe atë ditë do të shihte me sytë e tij grahmat e fundit të regjimit që e persekutoi pandërprerë për 45 vjet atë dhe familjen e tij…

Leka jep dëshmi për rrëzimin e shtatores së Enver Hoxhës

“Kur u rrëzua monumenti kam qenë aty, rastësisht, jo qëllimisht. Kisha ardhur nga Lushnja ku banoja, në Tiranë për punët e mia. Atë ditë qëllova te sheshi, te kolonat e Pallatit të Kulturës. Gjatë gjithë kohës që isha në burg, mendoja dhe shpresoja se një ditë do të vinte ai moment, pasi ishte absurde ajo situatë në të cilën jetonim, nuk kishte bazament. Thosha me vete që kur të vinte ai moment, do të ulërija, do të çirresha. Në fakt nuk e bëra se nuk kisha forcë të bërtisja. Rrija si i hutuar, si i mpirë. Kishte ardhur ai moment dhe ishte e pabesueshme, megjithëse kishin ndodhur ndryshime, kishte ndodhur eksodi etj. Edhe kur busti i diktatorit u rrëzua, edhe kur e tërhoqën zvarrë, nuk bërtita, nuk përplasa duart, ishte një gëzim i brendshëm, nuk e nxirrja dot jashtë, edhe pse ato pamje ishin të paharrueshme. Edhe pse ka ende shumë të meta, sot shikon një rini të bukur, sheh njerëz të veshur, nuk sheh më fytyra thatanike dhe të verdha. Të gjitha këto janë meritë e asaj ngjarjeje. Ka ndryshuar Shqipëria për mirë, mund të kishte ndryshuar akoma edhe më shumë, nëse nuk do të kishim këtë klasë politike që kemi. Sado që ta pengosh demokracinë, ajo ka ligjet e veta që të shtyjnë përpara. Mendoj se ky popull po ecën përpara”.

Shqiptarja.com, 13 qershor ’18

Ju ftojmë që ta shihni këtë dokumentar:

(Video) Guximtarët e Qafë Barit, Lekë Mirakaj: Dëshmoj revoltën e 22 majit ‘84 – Observatori i Kujtesës Nga Admirina Peçi

Mëngjesin e 22 majit 1984, në Minierën e piritit në Qafë Bari, dy të dënuar për agjitacion e propagandë u kthyen nga turni i tretë pa mundur të mbushin vagonin me mineral. Ndrek Nikolli dhe Ndue Pisha, dy të dënuar, dolën të rraskapitur nga miniera rreth orës 7:30 të mëngjesit të asaj dite, por vagoni nuk ishte mbushur. Ky fakt, parashikonte ndëshkim të rëndë për ta!

Burgu i Qafë Barit edhe pse kishte vetëm dy vite që ishte hapur, ishte kthyer në një prej kampeve më të tmerrshme të punës së detyruar të regjimit.

Në periudhën kur ndodhi revolta e Qafë Barit, në këtë kamp ishin grumbulluar mbi 800 të dënuar të gjithë për agjitacion e propagandë kundër regjimit komunist, tentativë arratisje, “sabotim” në sektorë të ndryshëm dhe të tjerë për aktivitet “spiunazhi” kundër qeverisë së asaj kohe.

Të dënuarit bënin një jetë tepër të vështirë. Sipas dëshmive të ish-të burgosurve që punonin në Spaç që i kishin kaluar më pas në Qafë Bari, në kampin e ri kushtet dhe puna ishin edhe më të vështira.

Atje kishte vetëm një parullë: O vagon me pirit, o vdekje! Mineral kishte pak dhe norma bëhej me shumë vështirësi.

Atë ditë Ndrek Nikolli dhe Ndue Pisha sapo dolën nga miniera u përballën me sharje e rrahje, të cilat më pas morën formën e përleshjes së përgjakshme…

 

 

***

Mëngjesin e 22 majit, ndërsa turni i parë kishte shkuar në punë, në sheshin e vogël para kampit, ish të burgosurit e turnit të dytë e të tretë ishin rreshtuan nga komanda e burgut. Dy të burgosurit që nuk kishin bërë normën, i kishin nxjerrë përpara, me duar të lidhura.

Policët i qëlluan dy të lidhurit, me shkelma, me kamxhik e me shufër hekuri. Mes të burgosurve kishin nisur të pëshpëriteshin parulla kundër regjimit. Tensioni ndihej në ajër.

Dy të dënuarit rridhnin gjak nga goja dhe në fytyrë ishin nxirë nga të rrahurat.

Në pak minuta të dënuarit shpërthyen në britma duke u hedhur kundër policëve në mbrojtje të Ndrek Nikollit dhe Ndue Pishës… Mes tyre atë ditë ka qenë edhe Lekë Mirakaj, i transferuar nga Spaçi në Qafë Bari. Ai do të na rrëfejë për arsyet që kishin çuar drejt kësaj revolte dhe tensionin e dinamikën e saj dite…

“Në ngjarjen që ndodhi në Qafë-Bari kam qenë aty dhe e kam përjetuar”, thotë Lekë Mirakaj.

“Trajtimi në Qafë-Bari ishte edhe më i keq se sa ai në Spaç. Norma ishte e detyrueshme. Duhej të nxirrje 5 vagonë me mineral, që do të thoshte 10 tonë mineral për çdo njeri. Planet e punës dhe sasia e mineralit që duhej nxjerrë vinin nga Ministria, nga Komiteti i Partisë, por edhe nga Komanda. Secili nga këto institucione caktonte normën e vet. Normat ishin shumë të larta dhe për t’i realizuar, përdorej dhunë mbi të dënuarit. Kështu që u krijua një situatë shumë e tensionuar brenda kampit. Nëse një i dënuar nuk e realizonte normën, pasi kthehej bashkë me brigadën, e merrnin dhe të shoqëruar me një polic e dërgonin përsëri në frontin e punës, në galeri, që të plotësonte normën që kishte mbetur. D.m.th. megjithëse i dënuari kishte punuar për 8 orë, natën, përsëri nuk e linin të flinte por e dërgonin përsëri të punonte. Kjo gjë i kishte acaruar shumë njerëzit. Ndodhte edhe me rojat e burgut. Kishte nga ata që bënin thjesht detyrën, për të marrë rrogën e tyre. Situata brenda burgut ishte e qetë. Njerëzit nuk ziheshin. Qëllonte që ndonjë prej rojave ishte njeri i keq, nopran, që zbatonte gjoja rregulloren me egërsi, atëherë ndodhnin sherre se njerëzit acaroheshin. Kjo situatë u krijua në Qafë-Bari.”

Revolta e 22 Majit nisi në shkallët dhe sheshin e vogël para kampit. Lekë Mirakaj i kujton edhe detajet e nisjes së konfliktit…

“Atë ditë, Sokol Zefi, djalë nga malësitë e Tropojës, nga Lekbibaj, djalë i fuqishëm, i dënuar 22 vjet, shoqëronte afër telave një djalë tjetër, Ndue Pisha, i cili s’kishte bërë normën dhe donin ta kthenin në galeri. Zefi i kundërshtoi. Ishte e papranueshme t’i kundërshtoje komandës. Ata ndërhynë me forcë. Këta djemtë që ishin të dënuar ishin djem të fortë, nga malësia dhe ishin shokë e miq me njëri-tjetrin. U bënë grup dhe i ndaluan policët që të merrnin shokun e tyre. U krijua një situatë e tensionuar, u përleshën me njëri-tjetrin dhe policët u tërhoqën.

Atëherë filluan bisedimet gjoja për të zgjidhur situatën. Të dënuarit u shprehën që ishin dakord të zbatonin urdhrat e komandës, por ama nuk lejonin që të prekeshin fizikisht. Ra çanga. Na rreshtuan të gjithëve. U bë apeli. Pas apelit na futën në mensë dhe mbyllën derën. Këta djemtë që u konfrontuan e kishin parashikuar se mund të ndodhte diçka dhe u grumbulluan që të gjithë në fund të sallës. Unë i kam njohur të gjitha ata dhe duke qenë se ishim pak a shumë nga e njëjta krahinë, kisha edhe një farë afërsie me ta. Ndërkohë nga dera e vogël e mensës i thërrisnin njerëzit një e nga një. Por bënin një marifet: thërrisnin një spiun dhe pastaj një nga grupi i djemve. Por djemtë ishin marrë vesh me njëri-tjetrin që, nëse do t’i godisnin, do të bërtisnin. Thërritën një djalë nga Durrësi, i cili quhej Sotiraq Gjordeni. Sapo doli nga dera, e goditën. Ai ulëriti dhe në atë kohë shpërtheu i gjithë kampi.”

Në revoltë u hodhën parulla të tilla si: “Poshtë komunizmi”, “Rroftë Perëndimi”, “Poshtë diktatura”, “Duam liri” etj. Sheshi u përgjak. Të burgosurit politikë, reaguan menjëherë. Nuk kishin më çfarë të humbnin. Futeshin çdo ditë 1 500–2 000 m nëntokë për të nxjerrë pirit. Norma ishte e lartë, material kishte pak. Kushtet e ushqimit e të fjetjes ishin shumë të këqija. Trajtoheshin me përçmim edhe pse ishte kamp me të dënuar politikë ku vuanin qindra të burgosur intelektualë.

Lekë Mirakaj e vijon kështu dëshminë e tij mbi revoltën.

“Të gjithë rojat që ishin brenda në mensë dolën me vrap jashtë. Shpërthyem derën dhe dolëm jashtë. Por, të burgosurit kishin kaluar një eksperiencë të hidhur nga Spaçi. Para 11 vitesh, pikërisht në të njëjtën ditë, më 23-24 maj, kishte ndodhur e njëjta gjë. Kështu që njerëzit u stepën pak. Por sidoqoftë, djemtë, të cilët ishin më të revoltuarit, dolën dhe zaptuan kampin. Rojat ikën.

Atë djalin nga Durrësi, e qëlluan edhe me plumb në shpatull dhe sot, për turpin e kësaj shoqërie demokratike që kemi krijuar, nuk i japin të drejtën e dëmshpërblimit, me pretekstin se ka qenë terrorist. Ndërsa terroristët që e qëlluan brenda në kamp, sot marrin edhe pensione speciale dhe medalje si veteranë.”

Nga momenti që u hap zjarr të dënuarit i shtrënguan radhët dhe u sulën të egërsuar, dhe kjo ofensivë i zmbrapsi policët dhe gardianët… Nga ai moment për disa orë kampi do të ishte në duart e tyre…”

Të burgosurit aty e vunë përpara policinë. Policët e lëshuan, e dorëzuan kampin. Në një prej dëshmive të tij, Kostandin Gjordeni i plagosur atë ditë në revoltën e Qafë barit thotë:

“Ata hapën zjarr kundër nesh. Mbi të burgosurit e pambrojtur është qëlluar me pushkë, pistoletë e automatik. Unë u qëllova me plumb në shpatull. Pak minuta më pas kam parë sesi aviatori nga Shkodra Aleksandër Sokoli është sharruar me automatik, duke rënë i vdekur në vend, kurse Haxhi Baxhinovskit ia thyen të dy këmbët me qytën e armëve. Revolta zgjati disa orë. Unë mora plumb në shpatullën e majtë. Të nesërmen e përleshjes kampi u dhjetëfishua me roja, ushtarë e policë…”

Kostandin Gjordeni

Kostandin Gjordeni

Revolta e Qafë Barit ngriti në këmbë shumë shpejt të gjithë kupolën e regjimit. Helikopterë, tanke, autoblinda, ushtarë, policë dhe vullnetarë të regjimit komunist nxinë të gjithë zonën. Revolta u shtyp me dhunë. Dhjetëra të burgosur u plagosën nga dhuna dhe armët. Përforcime për kampin erdhën nga Mirdita, Puka, Lezha, Tirana e Shkodra. Regjimi më të vërtetë ishte tronditur nga ajo ngjarje.

Për fundin e revoltës, Lekë Mirakaj kujton:

“Pastaj erdhën forcat e ndërhyrjes së shpejtë, reparti 326, zëvendësministri Zylyftar Ramizi dhe një zëvendësministër tjetër. Filluan tratativat me atë grupin e të burgosurve.

Nga eksperienca e Spaçit, njerëzit ishin pak të stepur, sepse e dinin se çfarë mund të ndodhte. Por edhe ata djemtë nuk donin që të sakrifikonin të gjithë kampin dhe vendosën që të dorëzoheshin, por me disa kushte që të dënoheshin për atë që bënë, por jo të keqtrajtoheshin fizikisht. Kur vendosën këta që të dorëzoheshin, Zylyftar Ramizi u bë trim. E mbaj mend si sot. Kishte hipur mbi tarracën e derës dhe e ngriti zërin. Jo vetëm që s’e mbajtën fjalën, por sapo u dorëzua i burgosuri i fundit, filluan t’i torturonin në mënyrë çnjerëzore. Një infermiere që vinte na mjekonte herë pas here, na tha që aq shumë i kishin torturuar, saqë vetë kryetari i degës largohej kur i torturonin, se nuk mund t’i shihte.”

Pasi Revolta u shtyp në kamp u krijua gjendje terrori. Disiplina u bë më e hekurt dhe dhuna ushtrohej mbi të gjithë të dënuarit politikë pa përjashtim. Dëshmia e Lekë Mirakajt për terronin në kamp pas shtypjes së revoltës sjell shumë detaje mbi aktet e dhunshme:

“Pastaj në kamp filloi terrori. Lanë aty një farë Lekë Ymeri, i cili ishte nga Lekbibaj, malësor demek. Ai ka bërë namin me të burgosurit, se ishte si i plotfuqishëm. Pothuajse ndaj të gjithë të burgosurve u përdor dhuna fizike. Gjenin një pretekst të kotë, çfarëdo që të ishte, që nga vizat e çarçafit, që nga minutat e zgjimit, si e si të dhunonin të burgosurit. Pra, pas asaj ngjarjeje na kanë torturuar. Ajo ishte një ngjarje, që po të donin, ata e kishin evituar, por nuk deshën ta bënin. Arsyen se përse e bënë nuk e di. Por si se ajo ngjarje mund të ishte evituar. Është për të ardhur keq sepse u pushkatuan dy njerëz. Ishte gjithashtu edhe një burrë që quhej Sandër Sokoli. Ishte inxhinier ushtarak që kishte studiuar në Bashkimin Sovjetik. Kishte qenë drejtor në Uzinën e Armëve në Poliçan. Ishte nipi i Sadik Bekteshit dhe dhëndëri i Enver Halilit, që ishte në atë kohë ministër i Drejtësisë. Sandri kishte dy fëmijë dhe natyrisht që gruaja e ndau, por ai ishte burrë zotëri. Besonte në ideologjinë komuniste sepse kishte studiuar në Bashkimin Sovjetik. Sjelljet e regjimit këtu i konsideronte të gabuara. Ishte njeri i ndershëm. Atë e torturuan dhe i thyen shtyllën kurrizore. Pastaj pasi vdiq e varrosën në kodrat aty përreth. Nuk di nëse ia kanë gjetur varrin. Pra, pas asaj ngjarjeje njerëzit në kamp janë torturuar shumë dhe kjo ka vazhduar për një kohë të gjatë…

 

Vendimi për të pandehurit për Revoltën e Qafë Barit

Vendimi për të pandehurit për Revoltën e Qafë Barit

Vendimi për të pandehurit për Revoltën e Qafë Barit

Vendimi për të pandehurit për Revoltën e Qafë Barit

Pasi mbaroi revolta na ulën të gjithëve në shesh, ndërmjet mensës dhe fjetoreve. Forcat speciale të 326-ës na silleshin rreth e rrotull. Megjithëse ishte ngrohtë se ishte fundi i majit, ata xhupat me pambuk ne i mbanim me vete, të lidhura pas brezit, që po të na çonin në birucë t’i kishim me vete. Na thërrisnin një e nga një. Ata persona që kishin spikatur më tepër në revoltë, i merrnin. Në fund dolën ata që kishin qenë duke punuar me komandën në përpilimin e listave. Dhe kush ishin? Dy njerëzit më ordinerë që ekzistonin në burg. Se regjimi ka përdorur edhe këtë lloj metode. Merrnin të burgosur ordinerë nga burgu i Bulqizës, i dënonin gjoja për agjitacion e propagandë sikur kishin folur në burgun ku ishin, i sillnin në burgon tonë dhe i përdornin si spiunë. Njëri ishte hajdut. E kishte kaluar tërë jetën e tij nëpër burgje. Edhe mburrej për vjedhjet që kishte bërë. Këtë njeri, Sigurimi i Shtetit e kishte si dëshmitar kryesor. Ishte dhe tjetri, një njeri imoral, ordiner. Me këta punonte Sigurimi”, përfundon dëshminë e tij Lekë Mirakaj.

Gjyqi që dënoi më pushkatim dy guximtarët…

Në gjyq u nxorën 12 të dënuar, të akuzuar për këtë revoltë. Të gjithë u shpallën edhe një herë armiq të regjimit, duke ju shtuar edhe akuzën për aktivitet terrorist. Gjyqi nisi 10 ditë pas revoltës dhe zgjati 3 ditë. Trupi gjykues ishte nga gjykata speciale e Tiranës. Para gjyqit dolën të burgosurit Sokol Sokoli, Tom Ndoja, Sokol Progri, Haxhi Baxhinovski, Martin Leka, Hysen tabaku, Vllasi Koçi, Laze Shkëmbi, Bajram Vuthi, Ndue Pisha, Lulash Vushgjoka, Kostandin Gjermeni.

Tom Kolë Ndoja dhe Sokol Zef Sokoli u dënuan me pushkatim. Pjesa tjetër me dënime të rënda.

Deri në vitin 2011 askush nuk dinte asgjë për vendin e ekzekutimit dhe vendvarrimin e dy të rinjve. Por Drejtori i Arkivit të Ministrisë së brendshme të asaj periudhe Kastriot Dervishi publikoi një varg dokumentesh që zbardhnin misterin e zhdukjes së trupave të dy të pushkatuarve. Vendimi i ekzekutimit të dy të rinjve ishte zbatuar nga DPB Shkodër në vendin e quajtur antenat në Kuç, më 9.6.1984. Dy ditë më parë, Presidiumi i Kuvendit Popullor e kishte refuzuar faljen e jetës. Sipas shënimit të datës së ekzekutimit, të dënuarit nuk u qëlluan në kokë si zakonisht, por në gjoks. Kjo sepse pas vrasjes, sytë iu nxorën për llogari të Ministrisë së Shëndetësisë “për punë shkencore”.

Bashkë me dokumentet u publikuara për dënimin dhe ekzekutimin e dy të dënuarve me vdekje, në vitin 2011 në arkivat e Ministrisë së Brendshme u zbulua edhe skema e vendvarrimit e vitit 1984, përmes së cilës u bë e mundur gjetja e trupave të dy Tom Ndojës e Sokol Sokolit, pas më se 20 vitesh kërkime të vështira nga familjet e tyre.

 

Skema e groposjes së Sokol Sokolit dhe Tom Ndojës, të pushkatuar

Skema e groposjes së Sokol Sokolit dhe Tom Ndojës, të pushkatuar

vendvarrimi

Revolta e Qafë Barit ishte një revoltë mbijetese, pasi të burgosurit politikë aty u revoltuan për shkak të kushteve të rënda e normave të papërballueshme. Por ajo dëshmoi se shpirti i kryengritjes dhe frymës antikomuniste ishte gjallë edhe pse Shqipëria kishte kaluar plot 40 vjet nën thundrën e regjimit komunist.

Shqiptarja.com, 14 qershor ’18

 

 

Më 24 prill 1941 lindi Richard Holbrooke, diplomat i shquar amerikan, mik i madh i shqiptarëve

VOAL – Richard Charles Albert Holbrooke (24 prill 1941 – 13 dhjetor 2010) ishte një diplomat amerikan, botues, autor, profesor, zyrtar i Korpusit të Paqes dhe bankier i investimeve.

Ai ishte i vetmi person që kishte mbajtur postin e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për dy rajone të ndryshme të botës (Azia 1977-1981 dhe Evropa nga 1994 deri në 1996).

Nga viti 1993 deri në vitin 1994, ai ishte Ambasadori i SHBA në Gjermani. I njohur gjerësisht në qarqet diplomatike dhe gazetareske, Holbrooke arriti një rëndësi të madhe publike kur ai, së bashku me ish kryeministrin suedez Karl Bildt, ndërmjetësoi një marrëveshje paqeje midis fraksioneve ndërluftuese në Bosnje që çuan në nënshkrimin e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit në vitin 1995. Holbrooke ishte një konkurrent kryesor për të pasuar Warren Christopher në pension si Sekretar i Shtetit, por më 1996 Presidenti Bill Clinton zgjodhi Madeleine Albright në këtë post. Nga viti 1999 deri në vitin 2001, Holbrooke shërbeu si ambasador i SHBA në Kombet e Bashkuara.

Ai ishte këshilltar i fushatës presidenciale të Senatorit John Kerry më 2004. Holbrooke u bashkua me fushatën presidenciale të senatores Hillary Clinton dhe u bë një këshilltar i lartë i politikës së jashtme. Holbrooke u konsiderua si një kandidat i mundshëm për Sekretaren e Shtetit nëse Kerry zgjidhej President. Në janar 2009, Holbrooke u emërua këshilltar special për Pakistanin dhe Afganistanin, duke punuar nën Presidentin Barak Obama dhe Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton. Ai shërbeu derisa vdiq nga komplikimet e një diseksioni të aortës më 13 dhjetor 2010.

Ambicia e paplotësuar e Hollbrukut ishte që të bëhej Sekretarja e Shtetit; ai, së bashku me George Kennan dhe Chip Bohlen, u konsideruan ndër diplomatët më me influencë të SHBA që nuk arritën kurrë drejtimin e kabinetit. Shumë mendojnë se për rolin në Marrëveshjet e Dejtonit meritonte çmimin Nobel për Paqen.

Në vitin 1997, Holbrooke u bë një i dërguar i posaçëm për Qipron dhe Ballkanin. Gjatë viteve 1998 dhe 1999, në cilësinë e të dërguarit të posaçëm presidencial, Holbrooke punoi për t’i dhënë fund konfliktit midis forcave të armatosura të Republikës Federale të Jugosllavisë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po luftonin për një Kosovë të pavarur. Holbrooke u kthye në Bosnje dy vjet më vonë në qytetin e Sarajevës. Në mars të vitit 1999 ai udhëtoi për në Beograd për të dorëzuar ultimatumin presidentit jugosllav Slobodan Milosheviç përpara fillimit të sulmit të NATO-s. Holbrooke shkroi artikuj të shumtë rreth përvojave të tij në Ballkan dhe në vitin 1998 botoi librin e përshëndetur “Për t’i dhënë fund një lufte”, një kujtim i kohës së tij si kryenegociator i Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, duke i dhënë fund luftës civile në Bosnje. New York Times e renditi librin si një nga njëmbëdhjetë librat më të mirë të vitit në vitin 1998.

Fjalët e fundit të Hollbruk para se të operohej, në një shkëmbim komik me mjekun e tij, ishin: “Ju keni marrë përsipër t’i jepni fund kësaj lufte në Afganistan”.

Frank Rich i New York Times shkruante: “Vdekja e tij e parakohshme, ndërsa heroikisht mbante ngarkesën dërrmuese të Afganistanit dhe Pakistanit, është tragjike në më shumë mënyra që amerikanët ende nuk i kuptojnë.”

Më 14 janar 2011, shërbimi përkujtimor i Hollbrukut u mbajt në Qendrën John F. Kennedy për Artet e Performancës.

Më 2014 iu kushtua filmi Diplomacia.

Në vitin 2015, i biri David Holbrook ishte regjisor i fillmit dokumentar, The Diplomat, i cili pasqyroi jetën dhe arritjet e babait të tij.

Një rrugë në Prishtinë, kryeqyteti i Kosovës, ka marrë emrin e tij, në transliterimin shqip “Riçard Holbruk”.

Më 22 prill 1937 lindi aktori i shquar hollivudian Jack Nicholson

John Joseph “Jack” Nicholson lindi më 22 prill 1937 në New York City, New York. Është një aktor amerikan. Jack u rangu si një nga aktorëve më të njohur dhe më të suksesshëm në film. Me 2 Oskarë për rolin kryesor dhe rolin dytesore, po ashtu edhe 12 nominime e mban ai një rekord.

Ka qenë i martuar me Sandra Knight dhe ka pasur disa afera tjera me Anjelica Huston, Lara Flynn Boyle, Winnie Hollman, Rebecca Broussard dhe Susan Anspach.

Jack i ka 5 fëmijë: Jennifer Nicholson (l. 1963) me Sandra Knight — Caleb (l. 1970) me Susan Anspach — Honey Hollman (l. 1981) me Winnie Hollman — Lorraine (l. 1990) dhe Raymond (l. 1992) me Rebecca Broussard.

Me filmin Batman ka fituar ai 60 milionë dollar, sepse rrogen e ka pasur sipas fitimit të filmit.

Filmografia

1958 The Cry Baby Killer Jimmy Walker
1960 Too Soon to Love Buddy
1960 The Wild Ride Johnny Varron
1960 The Little Shop of Horrors Wilbur Force
1960 Studs Lonigan Weary Reilly
1962 The Broken Land Will Brocious
1963 The Raven Rexford Bedlo
1963 The Terror Andre Duvalier Also uncredited director
1964 Flight to Fury Jay Wickham Also writer
1964 Back Door to Hell Burnett
1964 Ensign Pulver Dolan
1966 Ride in the Whirlwind Wes Television film; also writer, producer
1966 The Shooting Billy Spear Television film; also producer
1967 The St. Valentine’s Day Massacre Gino, Hit Man Uncredited
1967 Hells Angels on Wheels Poet
1967 The Trip Writer
1968 Psych-Out Stoney
1968 Head Himself Also producer/writer
1969 Easy Rider George Hanson
1970 On a Clear Day You Can See Forever Tad Pringle
1970 The Rebel Rousers Bunny
1970 Five Easy Pieces Robert Eroica Dupea
1971 Carnal Knowledge Jonathan Fuerst
1971 A Safe Place Mitch
1971 Drive, He Said Producer, writer, director
1972 The King of Marvin Gardens David Staebler
1973 The Last Detail Signalman 1st Class Billy L. “Badass” Buddusky
1974 Chinatown J. J. “Jake” Gittes
1975 The Passenger David Locke
1975 The Fortune Oscar Sullivan aka Oscar Dix
1975 One Flew Over the Cuckoo’s Nest Randle Patrick “Mac” McMurphy
1975 Tommy The Specialist
1976 The Missouri Breaks Tom Logan
1976 The Last Tycoon Brimmer
1978 Goin’ South Henry Lloyd Moon Also director
1980 The Shining Jack Torrance
1981 The Postman Always Rings Twice Frank Chambers
1981 Ragtime Pirate at beach Uncredited
1981 Reds Eugene O’Neill
1982 The Border Charlie Smith
1983 Terms of Endearment Garrett Breedlove
1985 Prizzi’s Honor Charley Partanna
1986 Heartburn Mark Forman
1987 The Witches of Eastwick Daryl Van Horne
1987 Broadcast News Bill Rorich
1987 Ironweed Francis Phelan
1989 Batman Jack Napier / The Joker
1990 The Two Jakes J. J. “Jake” Gittes Also director and uncredited producer
1992 Man Trouble Eugene Earl Axline / Harry Bliss
1992 A Few Good Men Colonel Nathan R. Jessep
1992 Hoffa James R. “Jimmy” Hoffa
1994 Wolf Will Randall
1995 The Crossing Guard Freddy Gale
1996 Blood and Wine Alex Gates
1996 The Evening Star Garrett Breedlove
1996 mars Attacks! President James Dale / Art Land
1997 As Good as It Gets Melvin Udall
2001 The Pledge Jerry Black
2002 About Schmidt Warren R. Schmidt
2003 Anger Management Dr. Buddy Rydell
2003 Something’s Gotta Give Harry Sanborn
2006 The Departed Francis “Frank” Costello
2007 The Bucket List Edward Cole
2010 How Do You Know Charles Madison
Referencat[redakto | përpunoni burim]
Lidhje të jashtme[redakto | përpunoni burim]

Commons: Jack Nicholson – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale

Jack Nicholson në IMDb
Y! Bang logo.png Jack Nicholson në Yahoo! Movies
Jack Nicholson Online

3Stooges.jpg Ky artikull nga Aktori është një faqe cung me një përmbajtje jo të mjaftueshme. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar.

Më 22 prill u nda nga jeta Richard Nixon, Presidenti i 37 i SHBA

VOAL – Presidenti i 37 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasardhësi republikan i demokratit Johnson, Richard Nixon (Riçard Nikson) lindur më 9 janar 1913 dhe vdekur më 22 prill 1994, hyri në histori si ai që intensifikoi përpjekje ushtarake në Vietnam dhe që u rrëzua nga skandali i Watergate. Por, nën presidencën e tij, u shfaqën shenja të një krize të thellë ekonomike: shpenzimet për luftën në fakt dhe ato të destinuara për politikë sociale kishin provokuar një deficit të fortë të buxhetit të Shteteve të Bashkuara.

Nixon u lind në një fermë të vogël në Kaliforni nga një familje e vogël borgjeze. Ai ndoqi kolegjin, si çdo amerikan i mirë, dhe më vonë Duke University, fakultetin e drejtësisë. Pas diplomimit, ai hapi një firmë ligjore në Yorba Linda, vendlindjen e tij. Këtu ai u martua me Patricia Ryan në vitin 1940.

Në vitin 1942, kur SHBA hyri në luftë, ai u shpërngul në Uashington ku punoi për një zyrë qeveritare. Atje ai fillon të marrë pjesë në mjediset e duhura dhe të kuptojë se e ardhmja e tij është në politikë. Disa vjet më vonë ai vendosi të ndiqte një karrierë politike në partinë republikane dhe në vitin 1946 ai hyri në Dhomën e Deputetëve. Në vitin 1948 ishte anëtar i Komisionit Parlamentar për aktivitetet antiamerikane dhe raportoi veten për kundërshtimin e ashpër me Alger Hiss, një spiun në pagën e Perandorisë Sovjetike. Një ngjarje amerikane “Dreyfus” pothuajse hapet, pasi vendi ndahet në dy: disa lavdërojnë punën e Nixonit dhe atyre që në vend të kësaj e konsiderojnë Hissin në qendër të një komploti dhe për këtë arsye të pafajshëm.

Pas dy raundeve elektorale ai u zgjodh senator dhe, në vitin 1952, gjeneral Eisenhower e zgjodhi atë si nënkryetar të tij. Ai e mban këtë pozicion për tetë vjet, gjatë të cilit kryen një rol të ndjeshëm diplomatik, ndër të tjera, me Nikita Hrushovin dhe Fidel Castron. Periudha është shumë kritike në lidhje me marrëdhëniet midis superfuqisë amerikane dhe asaj sovjetike.

Nixon udhëton pa u lodhur dhe ndërthur marrëdhëniet (ndonjëherë konfliktuale) me udhëheqësit sovjetikë, duke fituar kështu kandidaturën për presidencën. Por në vitin 1959 ka një yll tjetër në rritje. Emri i tij është John Kennedy dhe mesazhi i tij i hapjes, lirisë dhe barazisë thyen përmes të rinjve. Nixon është mposhtur. Ai pastaj u përqëndrua në punën e tij si avokat, ai shkruan dhe udhëton shumë, si në Evropë dhe në Azi. Megjithatë, ai vazhdon të ndjekë politikën me zell të madh, aq shumë sa të jetë një nga analistët dhe interpretuesit e tij më të ashpër.

Në vitin 1968 ai kthehet me një imazh më të moderuar politik, duke ndjekur indikacione nga partia republikane, pakënaqësinë e amerikanëve për shkak të luftës së Vietnamit ende në zhvillim e sipër. Duke përfituar edhe nga ndarja e brendshme e Partisë Demokratike, ai zgjidhet president duke fituar me një gamë të gjerë votash mbi Hubert H. Humprey. Në vitin 1972 ai riprodhoi suksesin e tij duke fituar përsëri me një diferencë historike kundër George McGovern.

Kryevepra e tij politike mbetet qasja ndaj Kinës, e konceptuar gjithashtu në një funksion anti-sovjetik. Një strategji që studiohet në detaje së bashku me Sekretarin e Shtetit Henry Kissinger dhe që gjithashtu kalon simbolikisht përmes lojës historike të ping-pongut midis amerikanëve dhe kinezëve.

Por ngjarja padyshim më e rëndësishme e presidencës së tij është Lufta e Vietnamit. Mijëra amerikanë të rinj, në fakt, vuajnë dënimet e ferrit në Indokinë të largët, të dërguar më parë për të luftuar nga Kennedy. Situata është dramatike dhe delikate në nivel ndërkombëtar, përveç faktit se Amerika, siç njihet tani me filma, romane dhe shkrime, është dëshmuar qartë. Pas konsultimeve të gjata me krahun e djathtë (gjithmonë Kissinger), ai vendos të tërheqë ngadalë trupat amerikane. Në vitin 1973 marrëveshjet e paqes u nënshkruan në Paris, por shumë amerikanë të kapur nga vietnamezët mbetën të zhdukur dhe në Shtetet e Bashkuara polemikat nuk u qetësuan. Ajo që duhet të ketë qenë një përballje kundër Rusisë, shndërrohet në një humbje për administratën Nixon.

Në një klimë të tillë të vështirë, u përhap edhe skandali i Watergate, i cili filloi natën e 17 qershorit 1972, kur pesë burra u kapën në selinë e komitetit zgjedhor të Partisë Demokratike, ku ata kishin hartuar një plan sekret të frikësimit dhe spiunazhit në dëm të kundërshtarëve politikë . Nixon deklaron veten të huaj për faktet, por provat tregojnë se ai kishte urdhëruar FBI-në të ndalonte hetimin e rastit, duke u përpjekur të mbulonte skandalin. Për të shmangur fajësinë ai dha dorëheqjen, i vetmi president amerikan në histori që bëri një gjest të tillë. I mbingarkuar nga ngjarjet, ai e lë skenën me një fjalim dramatik në TV. Një muaj më vonë, pasuesi i tij, Gerald Ford, dënoi të gjitha krimet e tij dhe i dha atij imunitet ndaj veprimit të autoriteteve gjyqësore federale.

Më vonë, në sajë të këmbënguljes së tij dhe temperamentit të tij, të favorizuar edhe nga era konservatore që po defektonte në SHBA nga Ronald Reagan, në vitet 1980 filloi ringjitjen. Ai rishfaqet në debatet televizive, ndjek sallonet e Uashingtonit, madje jep këshilla për administratën amerikane. Së fundi, gazeta Newsweek i kushtoi atij kopertinën në vitin ’86, një shenjë definitive dhe e prekshme e një virgjërie të re publike.

Kur vdiq më 22 gusht 1994, presidenti i atëhershëm, Bill Klinton, kujtoi figurën e tij dhe disi e mbrojti atë, duke rehabilituar imazhin e tij dhe duke punuar jo vetëm si burrë shteti por edhe paradoksalisht si njeri i paqes . Megjithatë, sipas sondazheve të fundit mbi revistat prestigjioze, shumica e amerikanëve shprehin një gjykim negativ moral mbi Nixonin, kryesisht për shkak të përfshirjes së tij në çështjen e paharrueshme Watergate.

Më 21 prill 1926 lindi lartësia e saj mbretërore Elizabeth II

Elizabeth II (lindi më 21 prill 1926 në Mayfair, Londër) si HRH (Her Royal Highness – sq: lartësia e saj mbretërore) Princesha Elizabeth Alexandra Mary of York; një kohë te shkurtër edhe HRH The Princess Elizabeth, Duchessof Edinburgh) dhe është mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore. Elizabeth II është vajza e parë, nga dy vajza që kishite, e mbreti George VI dhe Elizabeth Bowes-Lyon.

Ajo është në union personal si krehu i shtetit i shteteve të Commonwealth-it si Antigua dhe Barbuda, Australia, Bahamas, Barbados, Belize, Grenada, Xhamaika, Kanada, Zelanda e Re, Papua Guinea e Re, Ishujt Solomon, Shën Kits dhe Nevis, Shën Luçia, Shën Vincenti dhe Grenadinet dhe Tuvalu. Ajo me tutje kreu i Kishes Anglikane dhe Fidei Defensor që është një titul kishtar dhe që në gjuhë latine do të thotë Mbrojtës i Fesë.

Me 6 shkurt 1952, dita e vdekjës se atit të saj Xhorxh VI, Elizabeth u shpall nga keshilli për trashegimin e fronit si mbretëreshë. Kurorëzim ne fron zyrtarisht u mbajt me 2 qeshor 1953 ne kishen kryesore anglikane Westminster Abbey në Londër, 16 muaj pas vdekjës së atit të saj.

Mesazhi human i doktor Pelivanit të Vlorës – Nga Albert HABAZAJ

 

Nuk besoj se gjendet ndonjë vlonjat që mori pjesë apo dëgjoi për një ceremoni nderimi të veçantë morti në Vlorë, si ajo e përcjelljes së mjekut fisnik Pelivan Hasanaj dhe nuk u ndie ligsht. Nëse do të kërkonim një sinonim të mjekut model në Spitalin Rajonal të Vlorës për gjysmëshekullin e fundit, pa mëdyshje, mendja na shkon tek dr. Pelivani. Aq i mirë, aq i zoti, aq i papërtuar, aq i mirësjellshëm qe Doktori i Vlorës nga Vranishti, saqë shok veten kishte, kur thonë. Nëse Nënë Tereza e bekuar ishte Misoniare e Bamirësisë në botë, Doktor Pelivani qe jo më pak misionar bamirësie për Vlorën dhe fshatrat ku shërbeu e ku e kërkuan për të shpëtuar jetë njerëzish të sëmurë. Dëlirësia e tij në ushtrimin e profesionin brenda orarit dhe jashtë orarit, brenda dhe jashtë qytetit, ditën e natën, me shi apo zheg ishte visar i çmuar njerëzor, sepse, me bindje, u shërbente të gjithëve, sidomos hallexhinjve me më pak të ardhura ekonomiko-financiare. Nuk numërohen dot rastet se sa e sa herë Doktori ynë ka bërë shërbime falas e me gjithë zemër tek pacientët, jo vetëm në klinikë. Ai e merrte me vete “klinikën”, kur i sëmuri s’mundte të vinte në spital. Këto solla ndërmend, në fraksion të sekondës, kur mora vesh lajmin e hidhur se Doktor Pelivani na la… U gjenda keq dhe ndjenja tej dhembjes së natyrshme më përshkuan trupin. Në thelb, fjalëlamtumira ime për dr. Pelivan Hasanaj është një fjalë nderimi e përditshme, që jehon lehtësisht qetë si stafetë paharrimi. Nuk e pata të lehtë të shprehja dy fjalë ngushëllimi në përcjelljen e dr. Pelivanit, përveçse ç’ka mirëdinin të gjithë, kjo ikje më kujtoi babain tim që, dhjetë vjet më parë na tha lamtumirë, ende pa mbushur 74 vjeç, pikërisht si dr. Pelivani, të cilin, po ashtu, pa mbushur 74 vjeç e në këmbë, e përcollëm për në banesën e fundit me nderimet e merituara. Në përcjelljen e Doktorit, një përjetim i ligështuar na dhembi në ndjenjën humane të respektit, sepse na iku njeriu që ka frymëzuar jo banorët e Vlorës për jetën e shëndetshme, po na iku mjeku shembullor që u ka dhënë jetë njerëzve, na iku qytetari i mirë dhe intelektuali i spikatur. Nga ikja e tij, dinjiteti qytetar u trishtua, por nuk e uli ballin, sepse Dr. Pelivan Hasanaj vërtet u largua, edhe vetëm fizikisht, por ka lënë pas: firmën – garanci profesionale, gjurmën – emblemë humanizmi, emrin e tij që kullon i tëri dinjitet larë në gurgullimën e nderit.
Pelivan Shefqet Hasanaj lindi më 13 maj 1945 në Vranisht. Rridhte nga një familje emërdëgjuar jo vetëm për histori, deri në përmasa kombëtare, por me kontribute të dukshme edhe në kulturë dhe arsim. Po ashtu, edhe krushqitë e miqësitë i bënin, sipas traditës së të parëve, brenda fshatit dhe tej Lumit, por gjithmonë nga derë e parë. Doktori kishte plot vëllezër e motra. Si fieri kishin buruar prindërit e tij me Bardhoshin, ai Bardhosh i bardhë e i bukur në virtyte, aviator klasi që mbetet në kujtesën e njerëzve një shqiponjë në fluturim, me Seftedinin, Teftën, Kaçandonin, Pestrovën, Levenin, Gjinon, Kostandinin e Danizën, që krijuan profile të lartë individualë në shoqëri dhe në familjet që ndërtuan. Xha Shefqeti ishte një burrë tipik vranishnjot që bënte mirë e s’mburrej. Kontributet e tij në ndihmë të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare janë të çmuara, por ai s’i përmendi kurrë. Qe burrë i drejtë e korrekt. Mjafton të theksojmë se qe pikërisht Shefqet Hasanaj, vranishnjoti fisnik, i cili shpëtoi nga kthetrat e vdekjes një luftëtar lirie, goditur me plumba e hedhur nga nazistët honeve të thella e të thepisura, greminave mitologjike të Çikës, partizanin trim me nëntë plagë në trup, Biblil Gjikën, që në popull njihet si Gjegj Elez Alia i Tërbaçit… Xha Bilbili e ka shkruar vetë në librin e tij këtë episode lartësisht të virtytshëm, ndërsa xha Shefqeti, me thjeshtësi gati ëngjëllore, përsëri nuk u mburr…
Edhe Doktor Pelivani, nën edukimin prindëror të babë Shefqet dhe nënë Hajdilisë, në vendlindje kaloi fëmijërinë dhe kreu shkollën fillore. Shkollën 8 vjeçare e bëri në Tiranë tek halla e tij, ku, përfundoi në vijim shkollën e mesme mjekësore. Po ashtu, në Tiranë kreu studimet e larta për mjekësi. Dashuria për vendlindjen e ktheu në Vlorë, ku filloi ushtrimin të profesionit të nderuar të mjekut në spitalin e Vlorës. Në vitet 1973-1974 shkon në Brataj, në spitalin zonal, ku krijon tjetër përmasë shprese në shërbimin e kulturuar profesional ndaj banorëve të fshatrave të atij lokaliteti e më gjerë. Rikthehet në Vlorë, deri në vitin 1990 punon si mjek pediatër, ndëkohë specializohet edhe si kardiolog. Në kohën e Liri Balilit me emër, ishte nëndrejtor i Spitalit të Vlorës. Njihet si ndër mjekët më të dalluar të zemrës në Vlorë dhe ishte punëtor i përkushtuar, si ai. Doktor Pelivani mbahet mend nga shumë familjarë për cilësitë e tij të larta e të rralla. Ai njehësohej me pjesëtarët e familjes së fëmijës së sëmurë. Kur shkonte në shtëpi të atyre që i kërkonin ndihmën e tij dhe, kur kishte të bënte me fëmijë të sëmurë rëndë, gati në mosshpëtim, ai nuk hante, nuk vinte gjë në gojë, bëhej keq e shpesh edhe qante, si të ishte babai i fëmijës së shkretë e s’kishte ç’t’i bënte dot. Ç’akt human gati unikal lë mesazh për kolegët e mjekët e brezave që ngrihen në shërbim të shëndetit qytetar ky mjek fisnik, doktor Pelivani i derës së madhe të Hasanajve të Vranishtit. Edhe pse me punë në Vlorë, nuk gjen dot një bashkëfshatar apo banor të krahinës së Lumit të Vlorës, që mos ta ketë ndihmuar si ta kishte babain, nënën, vëllain apo motrën e vetë.
Vlen të kujtojmë se specializimi në Gjermani si punonjës ambasade për mjekësinë i hapi dritare të reja, më të qarta jo vetëm në funksion të shërbimit më human në botë, por, patjetër në aspektin e punës me njerëzit, të komunikimit me ta për kulturimin qytetar. Ai qe njohës i disa gjuhëve të huaja, si gjermanisht, anglisht, italisht, rusisht, etj. dhe kreu disa specializime. Në Itali dha provime plotësuese dhe, atje, për 28 vjet punoi si mjek. Në jetën e përditshme, atje, kishte miq të shumtë dhe nuk dallonte nga qytetarët e intelektualët italianë, por spikaste për këmbënguljen dhe karakterin e tij të fortë, si ndër modelet më të larta të shqiptarit, vlonjatit, labit vranishtnjot. Në Itali realizoi studime dhe shkrime të mirëpritura nga opinion shkencor i fushës dhe ka lënë gati për botim edhe një libër për mjekësinë. Profili i tij nuk mund të kuptohet veçe me bisturi dhe libër në dorë.
Në vitin 1981 u martua me të urtën, të thjeshtën, të mirën Hava Alikaj, me origjinë nga një familje e dëgjuar fterriote. Edhe pse u kuruan në Itali, nuk i ndihmoi fati për fëmijë, por rrënja e edukimit familjar u dha një shpirt të bukur, që ishte i mbushur plot e përplot me dashuri, dhembshuri, mirësjellje e rrezatonte kulturë model për të tjerët. Gjatë gjithë jetës së tij, Doktori nuk u kursye për familjen e tij, për vëllezërit e motrat. Qe për ta si një baba e jo vëlla. Edhe pse s’pati fëmijë, nuk besoj se ndonjë baba tjetër do t’i trajtonte fëmijët e tij më mirë se Pelivani vëllezërit e vegjël. Po ashtu, nipërit e mbesat e donin, si ta kishin prindin e tyre. Por, ç’të bësh. Njeriu me fatin nuk hahet dot, veçmas trimi nuk ulet. Doktori qe dhe trim. Para dy vitesh, sëmuret dhe vizitohet, ku diagnoza ish’ fatkeqësisht tumor në zorrë. Për dy vjet luftoi me sëmundjen, por nuk arriti ta fitonte betejën. Dhe përsëri, nuk mund të lë pa përmendur kujdesin e gruas së tij, Havasë, kësaj amazone labe, që jo vetëm gjatë gjithë jetës së tyre të bukur, por sidomos në këto dy vitet e fundit të dhembjes e shpresës, me kujdesin, dashurinë, komunikimin qetësues, ia lehtësoi dhembjet dhe vuajtjet bashkëshortit të saj. Të gjithë nipërit, mbesat, vëllezërit e mbesat i ndenjën mbi kokë, sespe e donin shumë, siç i donte ai. Edhe mjekët italianë bënë maksimunim e mundshëm për ta shpëtuar këtë vlerë njerëzore. Havaja e qan shokun e jetës, bashkëshortin shembullor, por nuk e uli kokën, sepse Ai e la emrin pas me një barrë nder e krenari jo vetëm për të, për vëllezërit e motrat, por edhe për edhe për të afërmit, rrethanat miqësore, shoqërinë e dashamirësit e shumë. Ai që me vetëmohim e përkushtim luftoi e fitoi betejat për të shëruar të tjerët, ai që u dha jetë sa e sa njerëzve, luftën për jetën e tij nuk mundi ta përballonte vetëm fizikisht.

PIKTORI SHQIPTAR I PARISIT PROFESOR SADIK KACELI – Nga Fritz RADOVANI

 

SHQIPNIA – NJË COPË TOKË E VOGEL ME BURRA TË MËDHAJ E TRIMA !

E një nder Ata Burra të vertetë ishte edhe Piktori ynë i njohun, Prof. Sadik KACELI.

E njoha ma afer kur unë në vitin 1960 vazhdova Liceun Artistik me korespondencë…

Jo vetem Mësues dhe edukator, po një prind i vertetë per ata që e kanë njoh. Ai ishte nder Shqiptarët ma të daltuem dhe të formuem nga kultura Perëndimore, që Parisi e kishte veshë perjetsisht me fildishin e artit të bukur të pikturës së vet shekullore…

Nuk dij ndonjë rasë në jeten time që tue bisedue me Prof. Kacelin, të kemi mbajtë doren në xhep ose, të kemi harrue se jam me dijetarin e vertetë t’ Arteve figurative. Kishte një dhimbje të madhe në Shpirtin e Tij kur fillonte me bisedue per Shkodren, e kryesisht per piktorët e saj të pavdekshem Kol Idromeno, Simon Rrota, Ndoc Martini e Zef Kolombi.

Nder bisedat e Prof. Kacelit gjithnjë dominonte saktësia e mendimit gja që, tregonte përgatitjen e Tij kulturore dhe formimin e Tij Shpirtnuer të një Atdhetari të saktë.

Lexova nga Prof. Oltsen Gripshi një material mjaft të plotë per Prof. Kacelin, ku nder tjera shpjegon: “Dëshmi e këtij interesi për lëvrimin e peizazhit, artisti e shfaq në pikturimin e një serie të konsiderueshme peizazhesh me teknikën e bojërave të vajit nga Parisi dhe Franca, si: “Notre Dame”, “Collioure”, “Catedral de Chartres”, duke vijuar në vitet pas rikthimit nga Parisi në Shqipëri me përjetësimin e shumë këndeve, fushë pamjeve, atmosferave dhe freskive nga peizazhi shqiptar që aq shumë e dashuroi.”

“Notre Dame e Parisit” ishte “ndoshta” një vegim i perjetshem per Prof. Kacelin, që i dukej e zhdukej nder të gjitha veprat e Tij të mëdha artistike, tue mos perjashtue kurrë Atdhetarizmin e theksuem në Shpirtin e formuem, të cilin e kujtonte me dhimbje dhe therje në zemer, kur para 40 e sa vitesh… Prof. Kaceli, mjaft i moshuem kishte shkue gjoja me pa hidrocentralin e Vaut të Dejës, dhe me atë rast i ishte ngjitë kodres së Asaj Kishës së Shen Mërisë Shqiptare, ku ishte kunorzue Kastrioti… E rrafshueme pertokë nga ateistë antishqiptarë, a aty kishte puthë gurtë ku ka shkelë Gjergji me Doniken…

Ju mbushen sytë me lot Profesorit, kur më foli per copat e afreskut të shkrryem në baltë!

            Melbourne, 20 Prill 2019.

 

Portret me bojna vaji i Piktorit Sadik KACELI

NJI TJETËR DESHMUER : DERVISH MITROVICA – Nga MUSTAFA KRUJA*

 

Vargut të dëshmorëve t’Atdheut i u shtue dhe nji verigë. Më 2 të Marsit, ndën cipën e zezë të mesnatës, nji anije italjane shkarkoi në skelen e Durrsit trupin e nji të dekuni në mërgim. Trupin e nji burri bujar qi, para shtatëmbdhetë vjeç kish lânë plâng e shpí, gjâ e pasuní e tânë kujtimet e jetës, ato mâ të dashunat e mâ të shênjtat, u kish kthye shpinën të gjithave, edhe Mitrovicës e Kosovës së vet për me shkue me jetue e me punue në Shqipnín e lirë, bashkë me shokët mâ të ngushtë t’idealit, me Bajram Currin, Hasan Prishtinën e sa zotní tjerë dhe me djelmnín kosovare. Ç’ vlerë kishin për tê çifliqet e pallatet qi lênte në dorë t’anmikut mbas Kosovës e Mitrovicës së dashun qi, për të dytën herë, po hyjshin nën zgjedhë të huej ?

Dervish Mitrovicën e gjêjmë në 1912 në Vlonë, bashkë me shumicën e parís kosovare, me lulen e intelektualvet e të nacionalistëvet të Kosovës. Vêndin, trojet u a kishte pushtue anmiku. Po shpresa rronte e gjallë në zêmrat e tyne. Nji shtet shqiptar po formohej, sado i vogël, sado i qethun e i cunguem gjithkah. Ky shtet duhej organizue, duhej forcue. Do të vinte dita me mêndue e me punue edhe për Kosovën kreshnike, për Dibër e Çamërí. Për këtë qëllim e me këtë shpresë vrapuen kosovarët mâ parë në Vlonë, ndën hijen e flàmurit të shênjtë të Skanderbegut, t’asaj shêmbëlltyre të pamvarsís e t’idealit kombtar mâ të plotë. U vunë në shërbim të Ismail Kemalit të pavdekshëm e mbasandêj të Mbretit Wilhelm Wied në Durrës. Luftuen, u vranë ndër kodrat, zajet e kënetat e Durrsit mjerisht me …. shqiptarë qi nuk dojshin Shqipní, qi nuk dijshin se ç’âsht Atdheu e lirija ! Luftuen Kosovarët për krahas me Mirditas e me gjithë atdhedashësit e Shqipnís. E kur së ligës i u dha me e mundun të mirën, së mbrapshtës me e vue përpara të mbarën, tradhtís me e poshtnue idealin ; kur gjithë patriotët u shpërndanë, kryeultë e të dëshpruem kush në nji ânë e kush në nji tjetër, atëhere edhe Kosovarët, me krenë e djelmní u shtrënguen me kërkue strehë e me u gatue për luftat e ardhshme në shërbim t’Atdheut. Disa në Mirditë, do në Lumë e në Malsí të Gjakovës e nji tubë e mirë në Shkodër.

Nuk ngjat shumë e i a mbërrîn lufta botnore. Sikur të gjithë atdhetarët e tjerë edhe krenët e intelektualët kosovarë janë të bindun se fati i kombit t’onë, sidomos bashkimi i gjithë tokës shqiptare në një Shtet varej nga fitimi i armvet austro – hungare qi ishin sjellë kundra anmiqve t’Atdheut t’onë. Prandêj të shkelmen ushtrít e asaj mbretnije në fushat e Kosovës të tânë patriotët e këtij vêndi bashkohen me to, jo si mercenarë por si ushtarë të vërtetë t’Atdheut e me premtime të qarta të Fuqís pushtuese. Dervish Mitrovica âsht ndër ta, në krye të nji batalioni e me gradë majori. Mbas pushtimit të plotë batalioni i tij shërben për qetín e vêndit në nënprefekturën e Mitrovicës. Komanda austro – hungare i ngarkon Dervishit, bashkë me detyrën e gradën ushtarake, edhe kryesín e administratës civile të Mitrovicës me krahinat e veta. Të dyja këto detyra i kryen mâ së miri gjatë gjithë luftës tue forcue edhe mâ tepër dashunín e popullit ndaj tij. Por…. qe ! Lufta mbaroi si mbaroi e Kosova e shkretë veshi prap petkun e zís e të mjerimit. Dervish Mitrovica, me të gjithë patriotët e tjerë kosovarë, muer përsëri rrugën e mërgimit. Iku në Vjenë e pak mâ vonë ktheu në Shkodër. Mërgim ? jo! Këtu tash ai nuk e quente vetin të mërguem. Gjindej n’Atdhé të vet, n’Atdhé të lirë e mund të punonte për tê e për Kosovë.

Krenët kosovarë, qi të munden me punue me sistem e me fryt për idealin e tyne, themeluen Komitetin e Kosovës. Dervish Mitrovica qe mis i këtij komiteti. Në Gushtin e vjetit 1921 nji dekret i Këshillit të Naltë i a njohu gradën ushtarake si major i ushtrís shqiptare. Por…. pa zyrë as komandë e pa rrogë! Qeveria e asaj kohe, në të cilën sundonte i gjithfuqishëm Ahmet Zogu, s’i kishte në sŷ të mirë Kosovarët e sidomos ata të komitetit. Këta ishin fajtorë, sepse nuk mund të harrojshin vêndin e tyne, Kosovën! Duhej pra të vuejshin në mjerim. Mirë e kishin në kishin lânë pasunitë e tyne në duer të baba – Pashiqit! E Dervishi i shkretë dhe fëmija e tij qi ishin mësue me gjithë të mirat e ksaj jete rrojshin tash në nji shtëpí përdhese, herë me bukë e herë pa tê, me ndihmën e disa burrave shkodranë mbasi kishin shitë e hângër gjithë ça kishin mujtë me marrë me vete.

Në 1923 u bânë në Shqipní zgjedhjet e Kuvêndit Kushtetues. E prefektura e Kosovës e zgjodh Dervishin, bashkë me Avni Rustemin, Niman Ferizin, Kadri Hoxhën e Dr. Fahrín, përfaqësues t’asaj krahine. Punoi me partín opozitare, qi kishte në krye Gurakuqin dhe Fan Nolin. U vra Avniu e qe Dervishi në sheshin e revolucionarvet qi çuen në Vlonë, në Shkodër e në prefekturën e Kosovës flámurin e kryengritjes për shpagë e për drejtí.

Qeveria e Fan Nolit e emnoi kumandar të gjindarmërís së Shkodrës. Për mue pat qênë nji fat i madh me pasë nji shoq e bashkpuntuer si atê n’at prefekturë. Oficer gjindarmërije i mbaruem, tue pasë shërbye qysh në moshën mâ të ré si nëntoger, si toger e si kapidan në gjindarmërín e Turqís në Shkup, Jeni – Pazar e Mitrovicë, i mbajtun në shërbim e i çmuem fort edhe prej kontrollit ndërkombtar qi kishte vue Evropa në tre vilajetet e Rumelís : Selanik, Manastir e Shkup ; trim, por jo profkatar, por i âmbël sa me çarmatisun me dorë të vet dy burra të maleve me nam për kah gishti e zêmra : bajraktarin e Shalës e Mark Sadikun ; e me gjithë këtê jo profkatar, por i âmbël dhe i përvutë sa s’ka ; i ndershëm tejet. Me këto cilsí ai s’kishte si mos me u dashtun e nderue si prej eprorvet ashtu prej nënurdhnasvet të vet e prej gjithkuj të gjindej në përpjekje me tê.

Dervishi s’i ka kursye kurrë flît e rreziqet për idealin kombtar. Mbas shpalljes së Kushtetís turke në 1908, kur filloi lufta ndërmjet nesh e Turqvet të rij për të drejtat e gjuhës e të vêndit t’onë, ai ndonse zyrtar i qeverís turke, përkrahu me të tânë fuqín e vet organizatat nacionaliste të themelueme me emnin Bashkimi. Por ky veprim fare i haptë i Dervishit nuk mund të mos i binte në sŷ Turqvet të Rij. U muer nji herë nën veré t’eprorvet të tij në Selanik, por edhe atje kishte shumë Shqiptarë e nji klub me rândsí të Bashkimit. E Kosova ishte te dera. Prandêj qeveria turke nuk vonoi me e çue n’Anadoll. Me gjithë këtê, me ndihmën e disa miqve të fuqishëm, mujti me kthye prap në Kosovë, ku u ndodh në kryengritjen e 1912-s. Ishte kumandar i gjindarmërís në Mitrovicë. Të plasmen kryengritja në rrethet e Gjakovës ai i shkruen nënprefektit të vet : “Sod po më thërret detyra ndaj kombit t’em. Jam kryengritës kundra qeverís turke për të drejtat e popullit shqiptar. Lamtumirë!” E me gjithë kompanín e vet dhe me kryengritësit e Mitrovicës shkon e bashkohet me ata të Pejës.

Kishte trashigue nji pasuni të madhe prej s’âmës, bijë Begollajsh të Pejës. Por si bulku i tij si katundari fqî e adhuronte për njerzí e ndere qi u bânte. Ideja e Atdheut të lirë e shtŷni me i përbuzë të gjitha të mirat qi gzonte në vênd e në plâng të vet. Sërbët, Pashiqi vetë, e kanë lutë me kthye e me gzue gjân e vet, tue i premtue edhe grada e zyra n’at shtet. “Kur të çilni shkollat shqipe e t’u njihni të drejtat Shqiptarvet më keni atje. Ndryshe jo!” përgjigjej Dervishi.

I shkreti Dervish ! Kurrë s’e ndieva atë burrë me u ankue për ça kish bâ flí e për mjerimet qi vuente n’Atdhén e lirë. Kishte gjithmonë uzdajë se punët e Shqipnís nuk do të shkojshin përherë rrokopujë, se fati i saj nuk do të qëndronte për jetë ndër duer të flliqta e të padenja. Rronte me shpresë e me nji durim shêmblluer. Shkodra s’kishte ndryshim nga Mitrovica për tê. Shtëpija përdhesë ku banonte i dukej baras me pallatin qi kish lânë në Mitrovicë. Mjaft qi t’ishte n’Atdhé të lirë e të kishte uzdajë për Kosovën.

Por…. ahi vaj ! Mërgimi i dytë e i fundëm ; mërgimi i vërtetë, mërgimi prej Atdheut të lirë në vênd të huej, ky e pat ligshtue fort. Përpara vuente me trup, por e kishte shpirtin të shëndoshë e të fortë. Tash vuente me shpirt. Mërgim dyfish. Miq e shokë mâ t’afër e mâ të dashtun bjerrë : Bajram Curr, Hasan Prishtinë, me të cilët kishte bashkëpunue heret e vonë për idealet e tija. Ça mâ zí për qëndrimin e tij, kishte humbun forcën mâ të madhen qi e mbante gjallë : shpresën për kthimin e Kosovës në gjî t’Atdheut. Këto dy vjetët e fundit pat ardhë gjithnji tue u tha e mbarue. Malli i Atdheut e dëshprimi i a grinë shpirtin e i a grinë mushknít. E hângrën. Vdiq më 24 fruer 1935 në Zarë, ku pat jetue me familjen e vet gjatë gjithë këtij mërgimi.

“Kurrë s’kthej i gjallë ndën kët regjim, thoshte. Kam ikë prej të huejve për me rrue i lirë e me punue për Atdhé. Si me kthye në nji vênd ku mbyten patriotët për hatrin e huej e ku punimi për Atdhé paguhet me krye ?”.

Nuk desh me u kthye i gjallë. Por kur e pa dekën tu praku fshâni të madhe, qau e tha : “Trupin t’em, eshtnat e mija due qi t’i kalbë toka shqiptare. M’i çoni e m’i vorroni atje!”

Nderimi i pashoq qi i bâni Shkodra bujare trupit të pa shpirt të këtij dëshmori t’arratisun, guximi qi ajo diftoi në kët rasë âsht nji provë e qartë se sa fort ka qênë dashtë e çmue edhe nji heret nji protestë elokuente në heshtjen e saj kundra atyne qi i shkaktuen dekën e pakohshme, vetëm në të pesëdheteshtatën vjetë të jetës së tij.

Jo veç miqt e dashamirët, por të gjithë ata qi e kanë njohë Dervish Mitrovicën për s’afri qajnë sod me zêmër për tê bashkë me grue – zezën e jetimët e tij.

*MUSTAFA KRUJA Kostancw, shtypshkronja “Albania” 1 – 5 – 1935

Një vit pa babain ose doktor Hasan Kurtin ! Nga Irma Kurti

Fluturoi një vit pa ty, baba, si për të më treguar se jeta rrjedh me ritëm të shpejtë e marramendës dhe nuk të pret.

Vetëm ora që mbaje ti ka mbetur në vend, ajo shënon 20.15 të datës 19 prill 2018 kur mbylle sytë përgjithmonë.

Ka qenë një vit i vështirë: isha e rrethuar nga dhimbja, vuajtja, kujtimet, që akoma më vijnë nëpër ëndrra si fantazma dhe më nxjerrin gjumin.

Kur ike përgjithmonë baba, nuk e njihja më ditën time. Zgjohesha në mëngjes dhe përpara kisha një greminë që kërkonte të më përpinte. Ngrihesha nga shtrati dhe shtëpia më ngjante si një burg, ku më zihej fryma. Vishesha, bëhesha gati dhe dilja pa qëllim, pa asnjë destinacion. Merrja udhën për tek parku i madh që ndodhet një kilometër larg shtëpisë.

Doja t’u shpëtoja kujtimeve, dhimbjes që më çante krahërorin dhe ecja me hap të shpejtë, gati vrapoja, a thua se po shkoja në një takim dashurie. Ulesha në stolin përballë me shatërvanin. Dielli, që ti dikur e admiroje, i jepte gjelbërimit një ngjyrë të praruar si ar. Fëmijët të gëzuar ngisnin biçikletat, çiftet uleshin mbi bar dhe putheshin, sportistët vraponin. E gjitha kjo quhej “jetë”, ajo jetë që vazhdonte pa ty, por unë s’e shikoja, sepse sytë i kisha të mbushur me lotë.

“Sa mirë që jemi këtu në Itali së bashku!” më thoshe shpesh baba. Atë mendoja edhe unë. Sa mirë që ndodhesha këtu! Sepse këtu askush nuk e ngadalëson hapin, askush nuk e lë shëtitjen në mes, askush nuk afrohet të të pyesë: “Pse qan?”.

Këto ditë kam shfletuar ditarin tënd baba, ditarin e një mjeku. Të kam parë fëmijë, kur fati të la jetim, duke të rrëmbyer prindërit. Të kam parë këmbëzbathur, të zhveshur, të keqtrajtuar, duke punuar tek një familje në këmbim të një cope buke, por me shpirtin plot me ëndrrën për t’u bërë mjek.

Do të kishe dashur të lindje i rritur dhe t’u shpëtoje jetën prindërve, familjarëve, por ishe veçse një fëmijë i pafajshëm, që sa më shumë rriteshe aq më shumë e kuptoje se sa e padrejtë është jeta.

Më kanë shkruar shumë ish – pacientë të tu. Ata kujtojnë se si ti ishe aq i përkushtuar, i dashur, i sjellshëm, fjalëpakë, se si i shëroje me buzëqeshjen tënde. Unë jam me fat që ajo buzëqeshje më shoqëroi deri në çastet e fundit të jetës tënde. Sepse ti ishe i tillë: inteligjent, i bukur, fizikisht dhe mendërisht; e sfidove sëmundjen dhe i jetove vitet më të vështira të ekzistencës tënde me një buzëqeshje. Tani që s’je më, unë e ruaj atë buzëqeshje brenda vetes si ylberin më të bukur që më ke dhuruar ti.

Fluturoi një vit pa ty, baba, si për të më treguar se jeta ikën me ritëm të shpejtë e marramendës dhe nuk të pret.

Vetëm ora që mbaje në dorë ka mbetur në vend, ajo shënon 20.15 të datës 19 prill 2018 kur mbylle sytë përgjithmonë

Më 19 prill 1882 u nda nga jeta Charles Darwin, themeluesi i teorisë së evolucionit

Charles Robert Darvin (* 12 Shkurt 1809, në Shrewsbury – † 19 prill 1882, në Downe) ishte një natyralist anglez, pjestar i Royal Society, që themeloi teorinë e evolucionit sipas së cilës të gjitha krijesat zhvillohen me kalimin e kohës e publikuar në librat e tij.[1][2] Sipas tij zhvillimi i krijesave të gjalla që ndanin midis tyre të njëjtin paraardhës, ishte rrjedhojë e një procesi të quajtur Seleksionimi natyror (përzgjedhja natyrore). Evolucioni dhe seleksionimi natyror ishin një ide shumë përparimtare për kohën dhe pavarësisht nga kritikat dhe debatet e shumta mbi të, shumë shkencëtarë dhe njerëz të thjeshtë të kohës e pranuan atë si fakt.[3] Megjithatë vetëm me themelimin e Sintezës Moderne Evolucioniste nga vitet 1930 deri më 1950, u pranua se selektimi natyror ishte mekanizimi bazë i evolucionit.[4] E thënë ndryshe zbulimi shkencor i Darvinit është teoria bashkuese e shkencës natyrore duke shpjeguar diversitetin (larminë) e gjallesave.[5][6]

Në Universitetin e Edinburgut, Darvini i neglizhoi studimet mjekësore dhe ndihmoi në hetimin e gjallesave jo vertebrore ujore. [ref. 7] Udhëtimi i tij pesë vjeçar me anijen Beagle (shqiptimi: Bigëll) e bëri atë zyrtarisht një gjeolog të kualifikuar, studimet dhe teoritë e të cilit mbështesnin idetë e uniformiste të Charles Lyell. Publikimi i ditarit të tij të mbajtur gjatë udhëtimit me Beagle i dhanë atij famë të madhe. Duke studiuar larminë e gjallesave në vende të ndryshme të botës dhe fosilet e mbledhura gjatë udhëtimit të tij, Darvini thelloi studimet e tij mbi transmutacionin e llojeve dhe formuloi teorinë mbi përzgjedhjen natyror në vitin 1838. [ref. 8] Edhe pse ai shpesh e diskutonte teorinë e tij me natyralistë të tjerë, atij ju desh kohë që të përfundonte me sukses shpjegimin e teorisë ndërkohë që objektivi i tij primar vazhdonte të ishte puna si gjeolog [ref. 9]. Ai ishte akoma duke përpunuar teorinë e tij në vitin 1858 kur Alfred Russel Vallace i dërgoi esenë e hartuar prej tij në të cilën përshkruhej e njëjta ide, duke bërë kështu që të dyja esetë të publikoheshin si një e vetme. [ref. 10]

Libri i tij publikuar në 1859 “Mbi origjinën e llojeve” (origjinali: “On the Origin of Species”) themeloi evolucionin si shpjegimi më i saktë shkencor mbi diversitetin në natyrë të jetës. [ref. 3] Ai ekzaminoi evolucionin njerëzor dhe selektimin/përzgjedhjen seksual/e në librin e tij “Mbi prejardhjen e njeriut dhe selektimi në lidhje me seksin” (origjinali: “The Descent of Man, dhe Selection in Relation to Sex), libër i ndjekur nga libri tjetër “Shprehja e emocioneve tek njerëzit dhe kafshët.” (origjinali: The Expression of the Emotions in Man and Animals”). Kërkimet e tij të mëtejshme mbi bimët u publikua në një seri librash të ndryshëm, ndërsa libri i tij i fundit bënte fjalë për krimbat e tokës dhe efektet e tyre mbi tokën bujqësore. [ref. 11]

Charles Darvin ishte një nga pesë personat pa prejardhje mbretërore të cilit iu krye një shërbim funebër nga shteti në shekullin e XIX. Ai u varros në Uestminister Abbey, pranë varreve të John Herschel dhe Isaac Newton. [ref. 13][ref. 14]

Jeta dhe Edukimi

Çarls Darvin kur ishte i mitur, 1816.

Charles R. Darvin lindi në Shrevsbury, Shropshire, Angli më 12 shkurt të vitit 1809 në shtëpinë e tij The Mount (në Shrewsbury). [ref. 14] Ai ishte fëmija i pestë nga gjithsej gjashtë fëmijë të doktorit dhe financierit të pasur Robert Darvin dhe Susannah Darvin. Gjyshi i tij ishte Erasmus Darvin – nga ana e babait – dhe gjyshi tjetër i tij ishte Josiah Vedgvood – nga ana e nënës. Të dyja familjet i përkisnin besimit Unitarian. Robert Darvin si një person jo shumë fanatik nga pikëpamja fetare e pagëzoi djalin e tij Charles në Kishën Anglikane, por ai dhe vëllezërit e tij vazhduan të frekuentonin Kishën Unitariane së bashku me të jëmën. Në korrik të 1817 nëna e tij vdes. Nga shtatori i vitit 1818 vazhdoi mësimet e ciklit të ulët së bashku me vëllain e tij Erasmus Darvin, në një shkollë të besimit anglikan në Shrewsbury. [ref. 15]

Darvini gjatë verës së 1825 punoi pranë të atit si ndihmës mjek për të ndihmuar të varfrit në Shropshire. Më pas do të shkonte në Universitetin e Edinburgut me vëllain e tij, Erasmusin në tetor të po atij viti. Darvini shpejtë u demoralizua nga studimet e tij duke neglizhuar kështu studimet e tij mbi mjeksinë. Ai studioi taksidermë (shiko nga taxidermy) nga John Edmonstone. [ref. 16] Në vitin e dytë universitar, Darvini u antarësua me Plinian Society – grup studentor mbi historinë natyrale – debatet e të cilëve përqëndroheshin në mënyrë radikale mbi materializmin. Ai asistoi kërkimet shkencore të Robert Edmunt Grant mbi atanominë dhe ciklin e jetës së gjallesave jovertebrore detare në Firth of Fort. Në mars të 1827 ai paraqiti përpara Plinian Socitey zbulimin e tij mbi mënyrën e riprodhimit të shushunjave (bëhej fjalë për ato shushunja të ujrave të kripura që jetonin në zonën e Firth of Forth). Edhe pse mjeshtri i tij Grant filloi të përkrahte idetë evolucioniste të Lamarkut, Darvini qëndroi indiferent ndaj këtyre ideve. [ref. 17] Darvini vetë i shikonte mësimet e Robert Jameson mbi historinë natyrale (në lëndën e gjeologjisë) që përfshinin debatin midis Neptunizmitm dhe Plutonizmit. Ai mësoi se si klasifikoheshin bimët (taksonomia e bimeve) dhe punoi për pasurimin e University Museum, një nga muzetë më mëdha në Evropë. [ref. 18]

Neglizhenca dhe mungesa e disiplinës së Charles Darvin në shkollë, bëri që babai i tij ta dërgonte në Kolegjin e Krishtit (Christ’s College) në Kembrixh (Cambridge) për diplomim në Bachelor of Arts [ref. 19]. Darvini sërish neglizhoi studimet e tij teologjike në kolegjin e ri dhe filloi të shpenzonte shumë kohë me hipizëm (kalërim) dhe qitje. Kushëriri i tij Uilliam Darvin Fox e ndihmoi në publikimin e disa zbulimeve të tij në librin Illustrations of British Entomology. Charles Darvin u miqësua së tepërmi me profesorin e botanikës John Stevens Henslou. Në atë kohë mbizotëronte teologjia natyrore ndërmjet studiuesve me të cilët u njoh Darvini përveç Stevensonit. Me afrimin e provimeve, ai u përqendrua dhe u mahnit nga gjuha e kulluar dhe logjika e Uilliam Paley në librin e tij Evidences of Christianity [ref. 20]. Në provimin përfundimtar, në janar të 1831, Darvini doli i dhjeti nga njëqind e shtatëdhjetë e tetë studentëve të tjerë [ref. 21].

Atij iu desh të qëndronte në Kembrixh deri në korrik. Ai studioi Teologjinë Natyrore (origjinali: Natural Theology) të Uilliam Paley. Sipas Teologjisë Natyrore argumentohej mbi dizanjin, projektin, hyjnor duke shpjeguar përshtatjen e gjallesave në botë, si pasojë e veprim të Zotit nëpërmjet rregullave të natyrës. [ref. 22] I ndikuar nga librat e John Herschel dhe Alexander von Humboldt, Darvini vendosi të jap edhe ai kontributin e tij. Për të kontribuar Darvini planifikoi një udhëtim në Tenerife me disa shokë të klasës pas diplomimit për të studiuar historinë natyrale në tropik. Gjatë përgatitjeve për udhëtimin e tij, ai iu bashkua leksioneve të Adam Sedgvick për gjeologji. Më pas së bashku me të, gjatë verës shkuan në Uels [ref. 23]. Pas dy javësh me miqtë e tij në Barmouth, ai do të kthehej në shtëpinë e tij. Aty do të gjente një letër nga Henslov duke i propozuar Darvinit një udhëtim si bashkudhëtar (dhe jo si një mbledhës datash i rëndomtë), i kapitenit Robert FitzRoy mbi HMS Beagle e cila do të nisej mbas katër javësh në një ekspeditë në brigjet e Amerikës së Jugut. Sipas letrës, Darvini ishte një gentelmen i përshtatshëm (por akoma jo i kompletuar) për të filluar studimet më vete. [ref. 24] Darvini hasi në kundërshtimin e të atit, i cili e shikonte udhëtimin dyvjeçar si një humbje të kotë kohe. Më pas nën ndikimin e krushkut të tij, Josiah Uedgvood ai pranoi që i biri të nisej për udhë. [ref. 25]

Udhëtimi në bordin e Beagle

Më 27 dhjetor, 1831 filloi udhëtimi i Beagle. Udhëtimi zgjati plot pesë vjet (tre vjet më shumë se sa ishte menduar). FritzRoy në bordin e Beagle udhëtonte dhe kontrollonte brigjet ndërkohë që Darvini vetë shpenzonte kohën e tij me studime gjeologjike në ishull duke mbledhur mostra për koleksionin e tij mbi historinë natyrore [ref. 3][ref. 26]. Ai mbajti shënime të kujdesshme mbi vëzhgimet në ishull dhe mbi teori të ndryshme spekulative (në kuptimin që teoritë ishin më shumë hipoteza në atë kohë). Në intervale të ndryshme kohore, mostrat e tij dërgoheshin në Kembrixh së bashku me letra duke përfshirë edhe kopje të ditarit për familjen e tij [ref. 27]. Darvini kishte studiuar rreth krijesave detare jovertebrore dhe kishte njohuri të përgjithshme mbi gjeologjinë, por në fushat e tjera ku shtroi studimet e tij, ai ishte një fillestar. Qëndrimi i tij në ishull bëri që Darvini të bëhej një ekspert më i arrirë dhe më i formuar [ref. 28]. Pavarësisht se Darvini pati vazhdimisht probleme shëndetsore (e zinte shpesh deti), shumica e shënimeve të tij zoologjike janë hartuar mbi krijesat detare jovertebrore si planktoni etj. [ref. 26][ref. 29]

Në ndalesën e parë në tokë të thatë në Saint Jago, Darvini zbuloi se në një rrip të bardhë, të lartë në gurët vullkanik ekzistonin midhje. FitzRoy i kishte dhënë atij volumin e parë të Principet e Gjeologjisë (origjinali: Principles of Geology) nga Charles Lyell i cili shpjegonte konceptet e uniformitaritetit, pra se si toka ngrihej ose ulej ose bient ngadalë në periudha të ndryshme kohore. Darvini i pa gjërat në mënyrën e Layell duke menduar në shkrimin e një libri mbi gjeologjinë [ref. 30]. Në Brazil Darvini u mahnit nga pyjet tropikale, por filloi të urrente pamjet e egra të skllavërisë. [ref. 31][ref. 32]

Në zonën Punta Alta në Patagonia, ai zbuloi fosile gjitarësh të zhdukur me përmasa të mëdha ndër shkëmbij, përveç midhjeve të freskëta që tregonin një zhdukje të ndodhur rishtasi të llojit pa asnjë shenjë të ndryshimeve klimaterike ose katastrofave të mundshme. Fosilet e gjitarëve të emëruar prej tij si Megatherium, i ngjasuan si një version gjigant i Armadilos që jetonte në ato zona. Zbulimet e tij ngjallën interes të veçantë kur provat u dërguan në Angli [ref. 33]. Gjatë vazhdimit të eksplorimit gjeologjik më në brendësi të territorit, për të grumbulluar sa më shumë fosile, ai fitoi njohuri të shumta mbi gjendjen sociale, politike dhe antropologjike të popullësisë autoktone dhe koloniale (spanjolle) në një kohë revolucioni, duke zbuluar gjithashtu se rhea (një lloj zogu karakteristik i Patagonias) jetonte në zona të ndara por njëkohësisht përkonin pjesërisht me njëra tjetrën [ref. 34][ref. 35]. Ai lexoi më pas volumin e dytë të librit të Lyellit duke pranuar idenë e “qendrës së krijimit” të llojeve por duke kundërshtuar ose më mirë të themi sfiduar idetë e Lyellit mbi vazhdimësinë graduale (vazhdimësinë e qetë) dhe zhdukjes së llojeve [ref. 36][ref. 37].

Në Tierra del Fuego, Darvini ndaloi dhe vazhdoi progresin me shënimet e tij. Ai u njoh me tre vendas të cilët ishin dërguar dhe instruktuar në Angli për tu kthyer si misionarë në ato zona. Sipas tij, të tre miqtë e tij të rinj ishin të civilizuar dhe miqësor, ndërsa “të afërmit” e tyre vazhdonin të ishin “mjeran dhe egërsira të pashpresa,” aq të ndryshëm sa janë kafshët shtëpiake me kafshët e egra [ref. 38]. Sipas Darvinit kjo kishte të bënte me shfaqjen e përparësive kulturore dhe jo inferioritetit të racave. Tashmë Darvini nuk kishte më dyshime se nuk kishte asnjë ndarje të pakalueshme ndërmjet njerëzve dhe kafshëve, siç pretendonin shumë shkencëtarë të kohës [ref. 39]. Mbas një viti, misionarët nga Terra del Fuego e brakstisën misionin e tyre. Jemmy Button (i emëruar kështu nga anglezët) rifilloi jetën si të parët e tij, gjeti një grua dhe nuk dëshironte të kthehej më në Angli [ref. 40]. Në Kili ai përjetoi një tërmet të fuqishëm. Aty në të çarat e tokës, Darvini gjeti akoma më shumë guacka midhjesh dhe fosile bimësh që rriteshin zakonisht në brigjet ranore. Kjo i dha shkas teorive të reja [ref. 41][ref. 42].

Udhëtimi i tij vazhdoi në ishujt Galapagos. Atje Darvini kërkoi për prova që lidheshin me “qendrën e jetës” të një kohe më të hershme, dhe gjeti se popullata e zogjve në ishuj kishte lidhje me zogjtë që kishte vëzhguar gjatë qëndrimit në Kili por që ndryshonin nga ishulli në ishull. Darvini u vu në dijeni se në bazë të shguallëve të breshkave pak të ndryshëm në formë nga njëri tjetri, mund të kuptohej se nga cili ishull vinin ato, por ai nuk arriti t’i mblidhte ato edhe pse dieta në Beagle në këtë periudhë konsistonte në ngrënien e breshkave [ref. 43][ref. 44]. Në Australi, miu-kangur (kafshë me xhep – marsupial) dhe playpus (kafshë e vogël leshatore që jeton në Australi dhe Tazmani) lanë një përshtypje të madhe te Darvini të cilit iu duk sikur në krijimin e tyre kishin marrë pjesë dy Krijues të ndryshëm [ref. 45]. Darvini u njoh me Aborigjenët (nativët australian) të cilët lanë përshtypje të mirë te ai si “të këndshëm dhe të me humor të mirë” dhe vuri në dukje keqtrajtimet e tyre nga ana e kolonizatorëve evropian. [ref. 46]

Kapiteni FitzRoy filloi të shkruante rrëfimet zyrtare të udhëtimeve të Beagle dhe pasi lexoi ditarin e Darvinit ai i propozoi atij që të dy shkrimet të shkriheshin në një. Megjithatë ditari i Darvinit u rishkruajt në mënyrë të veçantë në tre volume të ndryshme mbi historinë natyrore. [ref. 47][ref. 48] Në Cape Toun kapiteni i anijes Beagle dhe Charles Darvini u takuan me John Herschel. Ky i fundit ishte një përkrahës i uniformitarizmit të Lyell duke e quajtur teorinë e Lyell mbi zëvendësimin e specieve të zhdukura nga të tjera si “një proces natyral në kundërvënie të një procesi të mrekulleushëm (hyjnor).” Ndërkohë që Beagles po kthehej në Angli, Darvini riorganizoi shënimet e tij duke shkruar se dyshimet e tij në rritje për zogjtë e galapagos, breshkat dhe Falkland Island Fox (një lloj ujku) ishin të drejta; “ – Fakte të tilla zhvlersojnë stabilitetin e llojeve… “duhet” vjen përpara “zhvlerësimit.” Më pas Darvini shkroi se “ … më duket se të tilla fakte hedhin deri diku dritë mbi origjinën e specieve.” [ref. 49][ref. 50][ref. 51]

Zanafillat e Teorisë së Evolucionit Darvinian

Charles Darwin themeluesi i Teorisë së Evolucionit

Beagle u kthye në Angli më 2 tetor 1836. Deri në dhjetor të vitet 1835 Darvini kishte fituar famë ndër radhët e shkencëtarëve anglez. Mësuesi i tij Hensloë kishte ndihmuar në krijimin e prestigjit të nxënësit të tij duke i dhënë vazhdimisht gjeologjistëve të famshëm pamfletë ku reflektoheshin zbulimet gjeologjike të Darvinit [ref. 52]. Me të mbërritur në Shrevsbury Darvini shkoi takonte të afërmit e tij në shtëpinë The Mount. Më pas, ai shkoi në Kembrixh për të takuar Hansloë i cili e këshilloi Darvinin që të gjente natyralistë të gatshëm për të permbledhur mostrat e ndryshme të sjella nga udhëtimi i gjatë. Darvini u financua gjithashtu edhe nga babai i tij Robert, i cili e ndihmoi atë të punonte si shkencëtar më vete. Darvini shëtiti në institucionet e Londrës duke kërkuar ekspertë të cilët mund të përshkruanin koleksionin e tij të mostrave. Puna e ekspertëve u bë e mundimshme; kishte mbingarkesë në punë për arsyen e thjeshtë se shumë mostra rrezikoheshin të prisheshin e të humbnin. [ref. 53]

Më 29 tetor, në sajë të Charles Lyell, Charles Darvini takoi anatomistin Richard Oven i cili kishte “çelesat” e Sallës Operatore të Royal Collage. Ai e ndihmoi mikun e tij të ri në analizimin e mostrave të sjellura nga Amerika latine dhe më gjerë. Analizimet e Richard Oven nxorrën në dritë një lloj kafshe gjigante por te zhdukur slothi, skeletin e një scelidotherium të zhdukur dhe një lloj kafke brejtësi amerikano-jugor me përmasat e një hipopotami i quajtur Toxodon që ngjasonte shumë me një capybara dhe të tjera. Këto dhe të tjera mbetje të zbuluara kishin lidhje me lloje të zhdukura kafshësh që kishin jetuar në Amerikën e Jugut [ref. 54][ref. 55]. Në dhjetor Darvini filloi të merrte pjesë në lobet e Universitetit të Kembrixh për të organizuar punën dhe koleksionet e fosileve për të rishkruajtur ditarin e tij. [ref. 56] Në raport ai shkroi për rritjen graduale por të ngadaltë të Amerikës së Jugut. Me shtytjen e Lyell ai e lexoi këtë raport në Shoqërinë Gjeologjike të Londrës (Geological Society of London), më 4 janar 1837. Po atë ditë ai paraqiti përpara akademisë së zoologëve (Zoological Socity) mostrat e gjetura të gjitarëve dhe zogjve gjatë udhëtimit me Beagle. Më 17 shkurt të po atij viti, Darvini u zgjodh në Këshillin e Shoqërisë Gjegrafike (Council of the Geographical Society). [ref. 57]

Teoritë

Bazuar në këto argumente, dhe në përputhje me Parimet e Gjeologjisë nga Charles Lyell dhe Ese mbi parimin e popullsisë Malthus (që shtronte një teori për konceptin e disponueshmërisë së burimeve ushqimore për të kuptuar një kufizim për numrin e popullatës të kafshëve), Darvini shkroi Shënime mbi transformimin e specieve. E pra të vetëdijshëm për ndikimin që hipotezën e tij do të ketë në shkencën, Darvin filloi për të hetuar në mënyrë aktive në kërkim për gabime, duke bërë eksperimente me bimë dhe shpendë dhe konsultimi ekspertë të zgjedhur nga të llojeve të kafshëve të ndryshme. Në 1842 ai hartoi një projekt të parë të teorisë së tij, dhe në 1844 ai prodhoi një ese prej dyqind e dyzet faqesh që përcakton një version më të hollësishëm të idesë së tij origjinale mbi përzgjedhjen natyrore. Deri në 1858 (viti kur Darvinit iu dorëzua Shoqëria Linnean të Londrës), ai nuk e ndërpreu rafinimin e teorisë se tij.

Me teorinë evolucioniste të Darvinit u tregua se evolucioni është një element i përbashkët i degëzimeve të diversitetit të jetës. Sipas kësaj pikëpamje evolucioniste e jetës, anëtarët e një grupi janë të ngjashëm për shkak se kanë evoluar nga një paraardhës i përbashkët. Në pikëpamjen e Darvinit, llojet e ndryshme lindin nëpërmjet një procesi të quajtur “prejardhje me ndryshim”. Më e rëndësishmja, në traktat të tij të origjinës së llojeve, Darvini e kundërshtoi teorinë e seleksionimit natyror për të shpjeguar mekanizmat me të cilat ndodh evolucioni.

Thënie nga Charles Darwin

Një njeri që guxon ta çojë kot qoftë vetëm një orë të jetës së tij, nuk e ka zbuluar vlerën e vërtetë të jetës.[7]

Referencat
Shënime

1. Coyne, Jerry A. (2009). Why Evolution is True. Oxford: Oxford University Press. fq. 17. ISBN 0-19-923084-6.
2. Glass, Bentley (1959). Forerunners of Darwin. Baltimore, MD: Johns Hopkins University Press. p. iv. ISBN 0-8018-0222-9.
3. Internal wiki Van_Wyhe 2008
4. Bowler 2003, fq. 338, 347
5. Biografia e Darvinit online
6. Peterborough, Ontario: Broadview. fq. 15. ISBN 1-55111-337-6.
7. Rreth Darvinit, kush ishte ai?
8. Desmond & Moore 1991, fq. 210, 284–285
9. Desmond & Moore 1991, fq. 210, 263–274
10.Van Wyhe fq. 184-187.
11.Darvini sipas American Museum of Natural History
12.Nga internal wiki Freeman 1977
13.BBC histori dhe politikë; Çarls Darvin
14.Varrmi i Darvinit nga internal wiki Leff 2000
15.John H. Wahlert (11 June 2001). “The Mount House, Shrewsbury, England (Çarles Darvin)”. Darvin and Darvinizëm. Baruch College.
16.Desmond & Moore 1991, pp. 12–15; Darvin 1958 pp. 12–15.
17.Darwin, Charles (1958). Barlow, Nora. ed. The Autobiography of Charles Darwin 1809–1882. http://darwin-online.org.uk/EditorialIntroductions/Freeman_LifeandLettersandAutobiography.html
18.Browne, E. Janet (1995). Charles Darwin: vol. 1 Voyaging. London: Jonathan Cape. ISBN 1-84413-314-1.
19. Desmond & Moore 1991, pp. 42–43; Desmond, Adrian; Moore, James (1991). Darwin. London: Michael Joseph, Penguin Group. ISBN 0-7181-3430-3.
20.Browne 1995, pp. 47–48; Desmond, Adrian; Moore, James (1991). Darwin. London: Michael Joseph, Penguin Group. ISBN 0-7181-3430-3.
21.Darwin 1958, pp. 57–67; Desmond, Adrian; Moore, James (1991). Darwin. London: Michael Joseph, Penguin Group. ISBN 0-7181-3430-3.
22.Browne, E. Janet (1995). Charles Darwin: vol. 1 Voyaging. London: Jonathan Cape. ISBN 1-84413-314-1; faqe 97.
23.Von Sydow 2005, pp. 5–7; von Sydow, Momme (2005). “Darwin – A Christian Undermining Christianity? On Self-Undermining Dynamics of Ideas Between Belief and Science”. in Knight, David M.; Eddy, Matthew D.. Science and Beliefs: From Natural Philosophy to Natural Science, 1700–1900. Burlington: Ashgate. pp. 141–156. ISBN 0-7546-3996-7.
24.Darwin, Charles (1958). Barlow, Nora. ed. The Autobiography of Charles Darwin 1809–1882. With the original omissions restored. Edited and with appendix and notes by his granddaughter Nora Barlow. London: Collins. http://darwin-online.org.uk/EditorialIntroductions/Freeman_LifeandLettersandAutobiography.html; Darwin 1958, pp. 67–68
25.”Darwin Correspondence Project – Letra 105 — Henslow, J. S. to Darwin, C. R., 24 Aug 1831″

Referenca të Përgjithshme

Anonymous (1882). “Obituary: Death Of Chas. Darwin”. The New York Times (21 April 1882). Retrieved 2008-10-30.
Balfour, J. B. (11 May 1882). “Obituary Notice of Charles Robert Darwin”. Transactions & Proceedings of the Botanical Society of Edinburgh (14): 284–298.
Bannister, Robert C. (1989). Social Darwinism: Science and Myth in Anglo-American Social Thought.. Philadelphia: Temple University Press. ISBN 0-87722-566-4.
Bowler, Peter J. (2003). Evolution: The History of an Idea (3rd ed.). University of California Press. ISBN 0-520-23693-9.
Browne, E. Janet (1995). Charles Darwin: vol. 1 Voyaging. London: Jonathan Cape. ISBN 1-84413-314-1.
Browne, E. Janet (2002). Charles Darwin: vol. 2 The Power of Place. London: Jonathan Cape. ISBN 0-7126-6837-3.
Darwin, Charles (1835). Extracts from letters to Professor Henslow. Cambridge: [privately printed]. Retrieved 2008-11-01.
Darwin, Charles (1837). Notebook B: [Transmutation of species]. Darwin Online. CUL-DAR121. http://darwin-online.org.uk/content/frameset?viewtype=side&itemID=CUL-DAR121.-&pageseq=1. Retrieved 2008-12-20.
Darwin, Charles (1839). Narrative of the surveying voyages of His Majesty’s Ships Adventure and Beagle between the years 1826 and 1836, describing their examination of the southern shores of South America, and the Beagle’s circumnavigation of the globe. Journal and remarks. 1832–1836.. III. London: Henry Colburn. http://darwin-online.org.uk/content/frameset?itemID=F10.3&viewtype=text&pageseq=1. Retrieved 2008-10-24.
Darwin, Charles (1842). “Pencil Sketch of 1842”. in Darwin, Francis. The foundations of The origin of species: Two essays written in 1842 and 1844.. Cambridge University Press. 1909.
Darwin, Charles (1845). Journal of researches into the natural history and geology of the countries visited during the voyage of H.M.S. Beagle round the world, under the Command of Capt. Fitz Roy, R.N. 2d edition. London: John Murray. http://darwin-online.org.uk/content/frameset?itemID=F20&viewtype=text&pageseq=1. Retrieved 2008-10-24.
Darwin, Charles; Wallace, Alfred Russel (1858). “On the Tendency of Species to form Varieties; and on the Perpetuation of Varieties and Species by Natural Means of Selection”. Journal of the Proceedings of the Linnean Society of London. Zoology 3: 46–50.
Darwin, Charles (1859). On the Origin of Species by Means of Natural Selection, or the Preservation of Favoured Races in the Struggle for Life (1st ed.). London: John Murray. http://darwin-online.org.uk/content/frameset?itemID=F373&viewtype=text&pageseq=1. Retrieved 2008-10-24.
Darwin, Charles (1868). The variation of animals and plants under domestication. London: John Murray. Retrieved 2008-11-01.
Darwin, Charles (1871). The Descent of Man, and Selection in Relation to Sex (1st ed.). London: John Murray. http://darwin-online.org.uk/EditorialIntroductions/Freeman_TheDescentofMan.html. Retrieved 2008-10-24.
Darwin, Charles (1872). The Origin of Species by Means of Natural Selection, or the Preservation of Favoured Races in the Struggle for Life (6th ed.). London: John Murray. Retrieved 2009-11-01.
Darwin, Charles (1887). Darwin, Francis. ed. The life and letters of Charles Darwin, including an autobiographical chapter. London: John Murray. Retrieved 2008-11-04.
Darwin, Charles (1958). Barlow, Nora. ed. The Autobiography of Charles Darwin 1809–1882. With the original omissions restored. Edited and with appendix and notes by his granddaughter Nora Barlow. London: Collins. http://darwin-online.org.uk/EditorialIntroductions/Freeman_LifeandLettersandAutobiography.html. Retrieved 2008-11-04.
Darwin, Charles (2006). “[Darwin’s personal ‘Journal’ (1809-1881)”]. in van Wyhe, John. Darwin Online. Retrieved 2008-12-20.
Desmond, Adrian; Moore, James (1991). Darwin. London: Michael Joseph, Penguin Group. ISBN 0-7181-3430-3.
Desmond, Adrian; Moore, James; Browne, Janet (2004). Oxford Dictionary of National Biography. Oxford, England: Oxford University Press. doi:10.1093/ref:odnb/7176.
Dobzhansky, Theodosius (March 1973). “Nothing in Biology Makes Sense Except in the Light of Evolution”. The American Biology Teacher 35: 125–129. Retrieved 2008-11-04.
Eldredge, Niles (2006). “Confessions of a Darwinist”. The Virginia Quarterly Review (Spring 2006): 32–53. Retrieved 2008-11-04.
FitzRoy, Robert (1839). Voyages of the Adventure and Beagle, Volume II. London: Henry Colburn. Retrieved 2008-11-04.
Freeman, R. B. (1977). The Works of Charles Darwin: An Annotated Bibliographical Handlist. Folkestone: Wm Dawson & Sons Ltd. Retrieved 2008-11-04.
Hart, Michael H. (2000). The 100: A Ranking of the Most Influential Persons in History. New York: Citadel.
Herbert, Sandra (1980). “The red notebook of Charles Darwin”. Bulletin of the British Museum (Natural History). Historical Series (7 (24 April)): 1–164. Retrieved 2009-01-11.
Herbert, Sandra (1991). “Charles Darwin as a prospective geological author”. British Journal for the History of Science (24): 159–192. Retrieved 2008-10-24.
Keynes, Richard (2000). Charles Darwin’s zoology notes & specimen lists from H.M.S. Beagle.. Cambridge University Press. Retrieved 2008-11-22.
Keynes, Richard (2001). Charles Darwin’s Beagle Diary. Cambridge University Press. Retrieved 2008-10-24.
Kotzin, Daniel (2004). “Point-Counterpoint: Social Darwinism”. Columbia American History Online. Retrieved 2008-11-22.
Leff, David (2000). “AboutDarwin.com”. Retrieved 2008-12-30.
Leifchild (19 November 1859). “Review of `Origin’”. Athenaeum (No. 1673). Retrieved 2008-11-22.

Miles, Sara Joan (2001). “Charles Darwin and Asa Gray Discuss Teleology and Design”. Perspectives on Science and Christian Faith 53: 196–201. Retrieved 2008-11-22.

Moore, James (2005). “Darwin — A ‘Devil’s Chaplain’?” (PDF). American Public Media. Retrieved 2008-11-22.
Moore, James (2006). “Evolution and Wonder – Understanding Charles Darwin”. American Public Media. Retrieved 2008-11-22.
Owen, Richard (1840). Darwin, C. R.. ed. Fossil Mammalia Part 1. The zoology of the voyage of H.M.S. Beagle. London: Smith Elder and Co.
Paul, Diane B. (2003). “Darwin, social Darwinism and eugenics”. in Hodge, Jonathan; Radick, Gregory. The Cambridge Companion to *Darwin. Cambridge University Press. pp. 214–239. ISBN 0-521-77730-5.
Smith, Charles H. (1999). “Alfred Russel Wallace on Spiritualism, Man, and Evolution: An Analytical Essay”. Retrieved 2008-12-07.
Sulloway, Frank J. (1982). “Darwin and His Finches: The Evolution of a Legend” (PDF). Journal of the History of Biology 15 (1): 1–53. doi:10.1007/BF00132004. Retrieved 2008-12-09.
Sweet, William (2004). “Herbert Spencer”. Internet Encyclopedia of Philosophy. Retrieved 2008-12-16.
Wilkins, John S. (1997). “Evolution and Philosophy: Does evolution make might right?”. TalkOrigins Archive. Retrieved 2008-11-22.
Wilkins, John S. (2008). “Darwin”. in Tucker, Aviezer. A Companion to the Philosophy of History and Historiography. Blackwell *Companions to Philosophy. Chichester: Wiley-Blackwell. pp. 405–415. ISBN 1-4051-4908-6.
van Wyhe, John (27 March 2007). “Mind the gap: Did Darwin avoid publishing his theory for many years?”. Notes and Records of the *Royal Society 61: 177–205. doi:10.1098/rsnr.2006.0171. Retrieved 2008-02-07.
van Wyhe, John (2008). “Charles Darwin: gentleman naturalist: A biographical sketch”. Darwin Online. Retrieved 2008-11-17.
van Wyhe, John (2008b). “Darwin: The Story of the Man and His Theories of Evolution”. Andre Deutsch Ltd.
von Sydow, Momme (2005). “Darwin – A Christian Undermining Christianity? On Self-Undermining Dynamics of Ideas Between Belief and Science”. in Knight, David M.; Eddy, Matthew D.. Science and Beliefs: From Natural Philosophy to Natural Science, 1700–1900. *Burlington: Ashgate. pp. 141–156. ISBN 0-7546-3996-7. Retrieved 2008-12-16.
Yates, Simon (2003). “The Lady Hope Story: A Widespread Falsehood”. TalkOrigins Archive. Retrieved 2006-12-15.

Libra

Libri ““Mbi Origjinën e Llojeve”” në librarinë e Projektit Gutenberg
Libri “Shprehja e emocioneve tek njerëzit dhe kafshët.” në librarinë e Projektit Gutenberg

Referenca

^ Coyne, Jerry A. (2009). Why Evolution is True. Universiteti i Oxford p. 17. ISBN 0-19-923084-6
^ Glass, Bentley (1959). Forerunners of Darwin. MD: Universiteti Johns Hopkins . p. iv. ISBN 0-8018-0222-9
^ Charles Darwin: natyralist zotëri: Një skemë biografike Darwin Online
^ Bowler, Peter J. (2003). Evolucion: Historia e një ide (3rd ed.). Universiteti i Californiës . ISBN 0-520-23693-9
^ Charles Darwin: natyralist zotëri: Një skemë biografike Darwin-online.org.uk
^ Joseph Carroll, Universiteti i Missouri
^ Thënie nga Charles Darwin

Lidhje të jashtme

Çarls Darvin në Encyclopedia Britannica (faqe wiki)
Çarls Darvin – Autobiografi (1) – Nga koha e kthimit në atdhe derisa u martova (në shqip)
Çarls Darvin – Autobiografi (2) – Pikëpamjet fetare të Çarls Darvinit (në shqip)
Çarls Darvin – Autobiografi (3) – Pikëpamjet fetare, vazhdim (në shqip)
Çarls Darvin – Autobiografi (4) (në shqip)
Çarls Darvin – Autobiografi (5) (në shqip)
Çarls Darvin – Autobiografi (6) (në shqip)

Rrëfimi i Bujar Salës: Ja si shpërndaja trakte në kohën e komunizmit

Bujar Sala bënte një nga ato punë që konsideroheshin si privilegj në periudhën e komunizmit. Ai ishte shofer dhe vinte nga një familje mesatare, por vuajtjet që shikonte gjatë rrugëtimeve e nxitën të bëhej kundërshtar i regjimit.

“Si i ri që isha në atë kohë, duke parë mjerimin e popullit që vuante, vendosa ta shpreh atë ndjenjën kundër sistemit me trakte”, tha Bujar Sala, ish i përndjekur politik.

 

Për disa vite me radhë, pas orarit të punës ai shpërndante përmes trakteve thirrje për popullin të ngrihej kundër sistemit: “Në traktet e mia që i kam të deklaruar, që jam dënuar për ato trakte, i them popullit shqiptar çohuni për liri demokratike, Partia Komuniste këtu e ka bërë skëterrë. E kam vazhduar gati 5 vjet këtë”.

Këto trakte shpërndaheshin nëpër rrugë, institucione, ndërmarrje të ndryshme, qendra kulturore e ngado, derisa Bujari u zbulua nga regjimi: “Mënyra se si u zbulova unë: Sigurimi i shtetit vazhdoi përndjekjen duke ditur që shumë të rinj që rrinim në Tiranë, nëpër kafene, punë, që ishim kundër regjimit, ata thoshin që ky, dmth të ndjekim Bujarin ose X-in dhe ngushtonin atë suazën e tyre te personat që ishin më të ekzaltuar kundër regjimit, një nga këta isha edhe unë”.

I gjendur përballë fakteve, ai detyrohet të pranojë autorësinë për traktet dhe dënohet me burg. Vitet e dënimit kanë qenë vuajtje e madhe për Bujarin: “U dënova 8 vite. Burgu ka qenë tmerr, llahtar, nuk folet, për aq sa kam bërë unë 6 vjet, të tjerë shokë të mi kanë lënë kockat e jetën”.TCH