VOAL

VOAL

KËTË JAVË NË HISTORI – Nga Frank Shkreli

June 8, 2016

Komentet

SPAÇI – Piskama që na thërret të mbrojmë lirinë- Nga Besim Ndregjoni

Mbas një punë 12 mujore së bashku me ekipin tim të mrekullueshëm përfunduam filmin dokumentar “Spaç 1973,Martirët e Lirisë” kam 35 vite që merrem me dokumentimin, ngjarjet dhe gjenocidin komunistë që kaloi Shqipëria nën sundimin e një regjimi që emrin e mbante komunist, por ishte i barbartë me nazizmin, dhe nga përmasat e genocidit ja kaloi stalinizmit bolshevik. Si pinjoll i një familje që përballoi tre diktatura fashiste, naziste, dhe gjenocidin komunistë 50 vjeçar ku u përdorën të gjitha llojet e krimeve, në familjen, dhe fisin tim, si pushkatimet pa gjygj, vrasjet në mal, mbytjet e tmerrshme në hetusi nga torturat e xhelatëve enveristë,  burgosjet politike, dhe deri në çmendinë nga hetuesit e sigurimit të shtetit mohimi i të gjitha të drejtave për ne brezin e dytë, falë Zotit sot kam marrë përsipër misionin tim të lartë dokumentimin e krimeve të komunizmit, mision që po e krye pa ndihmën e të ashtuquajturit shtet demokratik,  por fal dëshmive rënqethse të bashkëvuatjesve të mi, të cilët nuk ka nguruar dhe pse kanqënë të trishtuar nga sjellja e klasës politike e ashtuquajtur demokratike  por që ka demonstruar vetëm pushtet dhe ideologji të diktaturës për tre dekada rrjesht!

Bazuar në dokumentacjoni e arkivës së Ministrisë mbrendshme dhe arkivës së shtetit po ju transmetojmë këtë film dokumentar kujtese se demokracia nuk ndërtohet mbi harresën, dhe se pa mbrojt kujtesën ne nuk mbrojmë lirinë tonë!

Po mundohem të paraqes në mënyrë të shkurtuar krimet e Enver Hoxhës që fatkeqësisht ishte Shqiptarsi ne,  por përdorte pushtetin e tije përtë vrarë e prerë bashkombasit e tije të cilët nuk e pranonin ideologjinë e tij shtazarake e kriminale. Nazizmi zhduki 6.000.000miljon çifut gjatë luftës së dytë botërore një popullsi prej 10.000.000  banorë. Enver Hoxha pushkatoi dhe u zhduki kufomat gjatë regjimit të tije mbi 6000 shqiptarë që Shqipëria nuk i kalonte mbi 1.500.000 banorë. Sot mbas 35 vitesh demokraci familjarët e 6000 shqiptarve, lotojnë se nuk kan një varr, për gjyshin,  babën, burrin, nënën motrën, dajën. Vetëm politikanët shqiptarë aktual, nuk shohin, as nuk ndigjojnë, lotët, e bashkombasve të tyre. Çifutët i vrau një gjerman, shqiptarët i vrau një shqiptar. Sot demokracia shqiptare hesht, ban politikë mbi gjakun e pafajshëm të shqiptarve të  mirë, të atyre që i dhanë këtij kombi pamvarsinë, shtetin, elitën,  që luftuan fashizmi, që mbrojtën hebrejtë gjatë nazizmit,  dhe që u masakruan në komunizëm për moral, vlera, fisnikëri, bujari,dhe që mbronin me jetën e tyre çdo dok e zakon që lartsonin shqiptarin. Sot u drejtohem, mediave dhe moderatorët që promovojnë vetëm politikë për pushtet dhe heshtin si në kohë të diktaturës që vrasjet dhe vuatjet i fshinin.

Sot demokracinë e kan monopolizuar trashgimtarët e xhelatëve të djeshëm dhe e kan kthyer sistemin demokratik pa vlerë, pa votë të lirë, pa rrotacion politikë.  Politikanët dhe mediat janë kthyer në një sistem pa vlera vetëm helmatiset rinia me propogandë bajate për pushtet dhe aspak për të ndërtuar shtet të së drejtës siç luftuan antikomunistët për 50 vite kundër diktatorit dhe diktaturës hoxhiste. Të burgosurit politikë shqiptarë janë  të parë në Europë për rezistencënantidiktoriale që  si askush komb tjetër, luftuan e mbrojtën disidencën, mendimin ndryshe, qëndresën stoike,  ndaj torturave çnjerzoretë paparë në europën e pasluftës së dytë botërore,  që mbrojtën në mes plumbave iteditetin kombëtar flamurin kuq e zi.

“Spaçi 1973 Martirët e Lirisë” ka hyë në historinë shqiptare si kampi i Aushvicit një kamp që përdorte të burgosurit politik si skllevër, për të mbajtur pushtetin e tij apsolut.

Shqipëria doli në 90 me plagë që akoma rrjedhin gjak, Spaçi është plaga e pambyllur. Ky kamp famëkeq në mes të maleve të Mirditës, një skenë e fshehur në komunizëm një vend torturash, vuajtjesh, një vend që zhbënte njeriun. Por dhe një vend  historik ku shqiponjat që i kishin hekurat e xhelatëve në duar, guxuan u ngritën dhe ngjyrosën me gjakun e tyre flamurin kombëtar pa yllin e bolshevizmit enveristë, por siç ishte në kohën e Skënderbeut, ashtu siç është tani që e kemi në zyra,  në rrugë në manifestime. Spaçi sot ka mbetur rrenojë.

Dhe kështu si rrënojë flet si Aushvici. Spaçi është një referendum i heshtur  me historinë.

Një filozof francez shkruan “Kujtesa,  historia,  harresa na kujton se “Kujtesa e drejtë është ajo që nuk fshe,  as krimin, as viktimën ajo kërkon drejtsi përmes të vërtetës.” Spaçi në historinë e tij është vendi ku krimi shtetëror, viktima,  disidenti,  heroi kanqënë përball çdo ditë por dhe sot janë përballë këto tregon filmi dokumentar “Spaç 1973 Martirët e Lirisë.”Spaçi ka lëshuar piskamën –kur do të më lejoni të them të vertetën  siç ka qënë!

Shteti ka detyrë  dhe përgjegjësi kombëtare për kujtesën historike dhe informimin mbi qytetarët këtë mesazh jep filmi dokumentar“Spaç 1973 Martirët e Lirisë.” Spaçi na mëson: Mos të lejojmë  ndërhyrjet burokratike që ta shëndrrojmë në projekt propogandistikeSpaçin, për ta xhveshur nga e vërteta. Dhe më keq Spaçin nuk do ta lejojmë  një zbukurim të diktaturës si Bunkerarti ,1,dhe 2, apo shtëpia me gjethe.

Spaçi është e do të jetë Muzeu i qëndresës heroike i kundërshtarve dhe martirve,  Ai përballet me  mungesë dhe indiferencën e politikës dhe pushtetit. Kjo klasë politike ka 35 vite që manipulon  kujtesën. Ky film dokumentar  tregon sesi Spaçi është kthyer  në simbol të heshtjes zyrtare.

Ky film apelon: Shpallni Spaçin muze, dëshmitë e të mbijetuarve,  dosjet e deklasifikuara, dokumentat e arkivave digjitale,  shteti duhet ti  financoi dhe ta shpalli Spaçin siç e kemi shpallur ne të përndjekurit politk: Spaçi –Muri i fjalës së lirë!

Spaçi është vendi ku njeriu shqiptar mëson të mos dorzohet.

Le të jetë ky film mesazhi- ku ne të mësojmë, të mos harrojmë!

Sot në përurimin e premierës së filmit dokumentar“Spaç 1973 Martirët e Lirisë.Si autor i këtij filmi kisha ftuar të gjithë drejtuesit e shteti shqiptar, të gjith drejtuesit e institucjoneve të drejtsisë, të gjith deputetët e parlamentit shqiptar, të njiheshin me heroizmin dhe me vuatjet e të burgosurve politikë të Spaçit, ata nuk erdhën, ata nuk i nderuan herojt e mbrotjes së flamurit të cilën e mbajnë në zyrat lluksoze, do ti quajnamjeranë, të vegjël, aspak pushtetarë, apo administratorë që i shërbejnë shtetit të së drejtës.Vetëm i mëshirojmë këta dallkaukë të pa cipet të pushtetit.

Por dua të falënderoi me zemër ata qindra të rinj, studjues, të cilët u lotuan kur panë tmerret e Spaçit në kinemanMillenium me 17 qershor 2025. Të falënderoi ata ambasadorë të cilët erdhën dhe nderuan Spaçin.

Heronjtë Spaçit, PalZefi,  Dervish Bejko, HajriPashaj,  heroi i riu 20 vjeçar Skender Daja, sot nuk kan një varr, siç nuk kan një varr mbi 6000 shqiptarë që i zhduki Enver Hoxha,  por historia e kombit këta heronj të fjalës së lirë, i nderon dhe do ti nderoi gjithë jetën,dhe kombi i ka në gjoksin e tije, si Martir Lirie, kurse këta politikan aktual, dhe drejtues të institucjoneve të ashtuquajtur demokratike do ti përçmojë historia,  si antikombëtar, siç përçmon diktatorin më të egër të shqiptarve Enver Hoxhën.

Lavdi shqiponjave të lirisë që përballuan Spaçin.

Por që banë revoltën antikomuniste në mbrotje të flamurit.

Spaçi na mëson mos të lejojmë asnjë lloj pushteti që me metoda demokratike don të na burgosi lirinë.

Spaçi i përçmon ata politikan që dhunojnë lirinë, votën, demokracinë. Jo ma! Të ruajm lirinë!

Mesazhin tim po e mbyll me thirrjen që bëri 52 vite maparë heroi Pal Zefi kur filloi revolta e Spaçit: A ka mbet ndonjë Shqiptar,që të shpëtoi nderin e shqiptarve!

VIKTIMA LDK AMNISTON PËRSEKUTOREN E SAJ PDK!?! – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

 

 
Bllokada e Kuvendit është më shumë se sa shaka, është një krim ndaj institucioneve dhe popullit – njëherësh. Fajësia bie, kryesisht, mbi opozitën, e cila nuk voton fare, duke mos përmbushur detyrën, si deputetë të popullit. Mos votimi pro ose kundër, madje as abstenim, ka për qëllim ruajtjen e statusquosë, për dy muaj radhazi!
     Fundja, nga subjektet politike të koalicionuara në PAN, nuk pritet asgjë e mirë. Sepse me përgjakjen e Kosovës, përkatësisht, vrasjen e kuadrove ushtarakë të FARK-ut dhe të LDK-së, morën pushtetin përgjakshëm! Por, habitë LDK-ja, e cila, edhe pse viktimë, i është ngjitur si -vëllezërit siamezë- dhe nuk i shqitet përsekutores të saj PDK, që heshtë, duke e cytur LDK-në në propozime hiç logjike, për të mos thënë, të marrëzishme!
     Propozimi i parë, qeveri nacionale gjithëpërfshirëse, pra të gjithë në pushtet, pa opozitë fare; se dyti, qeveri LDK-PDK, një provokimi i rëndë për elektoratin e LDK-së; qeveri uniteti me kriminelë e hajna! Për të vazhduar edhe me tri propozime tjera, si përligjje të “Rrugës së Re!”
     Ndërsa PAN-i, herë pas here, i referohet propozimit të Ramushit: “Qeveri e opozitës, me Listën Serbe, pa LVV fituese!” Por, sa do ta pranojë populli i Kosovës pushtetin e grabitur nga humbësit, rrënues të Kosovës?!
     Barazimi në fajësi kolektive, për të gjithë deputetët, është i padrejtë. Opozita me “xhevahiret” e saj e kishte parandjerë humbjen. Andaj, planifikuan bllokadën pas zgjedhore. Dhe, kjo penalizon opozitën, si sabotuese të funksionimit demokratik të shtetit, me bojkotimin e Kuvendit. Sepse pretendimi ngulmues, për t`u kthyer në pushtet, qoftë edhe me bojkot, me bllokim të zgjedhjes të institucioneve kuvendore, flet qartë se “topi” është në anën e opozitës dhe refuzimi i Albulenës është shkas, ndërsa qëllimi është largimi i Kurtit dhe i partisë së tij nga pushteti.
     Realisht, LVV, në rastin konkret, mbron parimin, se rrënuesit e shtetit, me shembjen e sistemit të drejtësisë, të ekonomisë, të arsimit, shëndetësisë dhe gjithçka tjetër, nuk duhet lejuar rikthimin në pushtet. Gjithnjë aktuale porosia e Presidentit Rugova: “Hashimi nuk duhet lejuar të ngritët në pozitë, sepse është i rrezikshëm për Kosovën!” Dhe, vërtet, në gjallje të tij, Rugova e mbajti larg pushtetit, sepse e dinte shantazhimin me dosje penalizuese dhe rekrutimin agjent të Hashimit.
     Opozita e organizuar, me lukuninë e anal-banalistëve, si në -kor bretkosash-, ditë e natë, vazhdojnë agjitimin se, kinse, pozita ka bllokuar Kuvendin, duke mos ndërruar emrin e kandidates Albulenë Haxhiu! Realisht, është opozita e cila ka shkelur Kushtetutën, me dy veprime antikushtetuese:
     1) Krijimin e koalicionit pas zgjedhor, të cilin e përjashton Kushtetuta, duke e lënë të ligjshëm vetëm koalicionin parazgjedhor të subjekteve politike. Koalicioni: PDK-LDK-AAK-LISTA SERBE, i shprehur me akronimin PLAS, pavarësisht se nuk është proklamuar, praktikisht, ata po e zbatojnë, me bllokadën grupore, kolektive të mos votimit. Çuditërisht, LVV po e heshtë këtë fakt, në vend që ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.
     2) Bojkoti i mos zbatimit të votimit të fshehtë, madje as të hapur, është shkelje flagrante që opozita i bënë Kushtetutës. Njëri nga të privilegjuarit, për të folur në emër të Institutit Demokratik, Eugen Cakolli, falsifikon se votimi i hapur është rregulli, i fshehti është përjashtim”. Vërtet, është e kundërta. Por, Shoqëria Civile, ashtu si mediat, kanë qenë dhe mbeten klientelë e PAN-it. Cakolli bënë mjegullnajë: “Deputetët nuk janë zgjedhur për të fshehur votat e tyre!” Ndërkohë që janë bërë deputetë, pikërisht, me votat e fshehta!
     Ministri i Financave dhe i Transfereve, Hekuran Murati, nuk zhurmon, por analizon me maturi klasike dhe vepron. Ai, me interpretimin kushtetutar, “sipas aktgjykimit të Kushtetutës të vitit 2014, paragrafi 124, mundësohet që votimi të jetë i hapur, i fshehtë apo çfarëdo forme, në mënyrë që të konstituohet Kuvendi, qëllimi është konstituuimi, jo bllokimi”. Në të njëjtën linjë është edhe Presidentja Vjosë, edhe pse ruan paanësinë partiake. Ajo këshillon për përgjegjësinë që kanë deputetët për zhbllokimin, sepse është në interes të popullit, të vendit.
     Akuzat e ministrit Murati, për bllokimin e Kuvendit nga opozita, nuk janë aspak politike, por janë fajësi faktike. Realisht, ai ka arsye për alarm institucional. Sepse opozita e koracuar në grup, kundër pozitës, në ethe për ta marrë pushtetin e pamerituar në tavolinë, bllokon me mos pjesëmarrje në votim. Dhe, kështu nuk kryen obligimin kushtetues. Për bojkotin e opozitës dhe shkeljen e Kushtetutës ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.
     Për keqardhje, edhe LDK-ja me propozimet e pa autorizuara nga strukturat e saj dhe anëtarësia, vazhdon të bëjë propozime hiç racionale! Nuk qëndron as ajo, që dikush nga Kryesia thotë se “elektorati na kërkon të mos bëjmë koalicion me LVV”. Përkundrazi, elektorati rugovistë, që nga Kosova e deri në Amerikë dhe Australinë e largët, kërkojnë, pikërisht, koalicionin LVV-LDK, sepse janë të vetmet parti parlamentare të pa kriminalizuara në Kosovën tonë hyjnore.
     Edhe kërkesa e opozitës PAN-iste, së fundi, edhe LDK-ja se “e kanë bërë betimin si deputetë e njëkohësisht po e ushtrojnë edhe rolin e ekzekutivit”, është akuzë bajate, që nuk ia vlen të komentohet! Sepse, deri me kompozimin e qeverisë së re, qeveria e vjetër është në detyrë. Megjithatë, dikush është i etur për anarki! Andaj, edhe zhurmohet pa doganë fare!

Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë për jetë e vdekje!- Nga Aurel Dasareti

Kriza e NATO-s dhe ndalimi i përkohshëm (dobësimi) i dërgesave të armëve në Ukrainë kanë krijuar pasiguri në Evropë. Në rast lufte secili mbron vetveten. Shqipëria ka vetëm 4-5 pushka të vjetra. Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë për jetë e vdekje!- Aurel Dasareti

Përshëndetje – 99% të mediave shqipfolëse (të trojeve dhe diasporës) janë pronë e hajdutëve apo shakaxhinjve gjysmë-analfabet të cilët edhe në sekondat e fundit para vdekjes, nuk do të kenë kohë të mjaftueshme të përshëndeten me të afërmit, por do pëshpëritin: “oooohhhh dollaaar, eurrooo, ruuubl, dinaaar”….dhe dha shpirt, vdiq, shkoi, i morri në ferr paratë e pista.     

Shqiptarët (të trojeve dhe diasporës) janë në errësirën e informacionit dhe ndikimin e dezinformimit nga mediat e rreme shqipfolëse: (dallavere TV, dallavere Gazeta dhe dallavere Portale) që faktikisht financohen dhe komandohen nga armiq të huaj, të cilët punojnë që ne si komb të mos ekzistojmë.

Dhe kjo ndikon që ata (popullata) të mashtrohet, manipulohet dhe të mos reagojnë (të mos veprojnë) kundër kriminelëve ekonomik, hoxhallarëve islamik, pedofilëve, hajdutëve…

Vëllai im i madh, inxhinier i elektroteknikës, punon në biznesin (kompaninë e përbashkët familjar prej përafërsisht 2500 të punësuarve) por ka edhe aksione të mjaftueshme në një nga mediat më të mëdha të botës perëndimore.

Dhe, vëllai im e di shumë mirë se çfarë mendojnë ata dhjetëra mijëra redaktorë të atij mediumi për stacionet televizive dhe portalet shqipfolëse amatore, antikombëtare, vasale/mercenare.

Turpi mbetet tek ne.

Është e njëjta gazetë që në vitet 1998-1999 (kur serbët dhunonin femrat dhe masakronin shqiptarët e Kosovës) botoi një artikull timin (të dokumentuar…) se kush janë terroristët e Karpateve. Por, në atë kohë, vëllai nuk kishte asnjë lidhje biznesi me atë medium, ashtu që unë dhe disa miq të mi paguam një shumë të madhe për botimin. Kur do vije momenti do ta ribotoj në ato 7-8 portalet kombëtare shqiptare.

Kalofshi mirë, të gjithë ju – Aurel Dasareti

 

Tim atë, poetin Vehbi Skënderi nuk e vranë si Havzi Nelën me varje, por me indiferencë ! Nga Elida Buçpapaj

Nuk na e lanë ta jetojmë jetën, Lili!

JU TREGOJ PËR TIM ATË, POETIN VEHBI SKËNDERI –

 

Ishte një mbrëmje e bukur qershori. 12 qershor 2011. Nga ato më të bukurat e vitit, kur stina e verës është në prag të shpërthimit me plotmadhështinë e vet prej shumëlaryshisë së ngjyrave, që ngjan si një fillim pa fund e të grish vetëm të jetosh pa sosje. Atëher’ kur çdo shpirt njerëzor beson se jeta është e përherëshme, im Atë, poeti Vehbi Skënderi po luftonte me vdekjen.

Në një mbrëmje të tillë qershori, im Atë do të ishte dehur nga abazhuri i hënës në qiell. Ajri i ngrohtë i përzierë me aromat e akacjeve e jargavanëve do ta ngazëllente për të krijuar pastaj në laboratorin e tij poetik përfytyrimet ekstravagante në skulptura poezish.

Asaj nate hëna shembëllente me një UFO, anije kozmike e sheshtë, gjigande, që dukej ishte ndalur mbi kokat tona për të marrë shpirtin e tim eti drejt parajsës. E shihja krejt e shpërqendruar hënën dhe yjet rreth saj pa sjellë ndër mend asnjë nga poezitë që im Atë iu kish dedikuar, kur hënën e quante mëmën e yjve, fëmijëve të universit. Nuk m’u kujtua as Thuaja Hënës një baladë e tim eti po aq e bukur sa ajo e Alfred De Musset, shqipëruar mrekullisht nga Sotir Caci, ku poetit hëna mbi kumbanore i ngjante si një pikë mbi “i”. Im Atë në baladën e tij gjen shpëtimin tek Hëna sepse fara njerëzore është krejt indiferente ndaj dhimbjes /”Sado e largët që të shtiret e mizantrope/ndoshta dhe të mjekon?/Ndoshta të nxjerr nga llumi i kësaj bote?/Dhe në mos të shpëtoftë ajo,/ndoshta të merr me vete në hapësirë/Ku në mos qofsh e lumtur/të paktën je e lirë.” Jo, asnjë varg nuk kujtoja, vetëm iu luta me përgjërimë, t’i shpëtonte jetën tim eti. Në fakt, po ndodhte sikur e kishte parashkruar ai, Hëna ishte stacionuar në spitalin ku dergjej im Atë, për ta marrë me vete e çliruar nga cinizmi i llumtë i kësaj bote, si një shpirt i lirë.

***

Në një natë qershori të tillë të vitit 2005, një dorë kriminale na kishte vrarë rrugës së kthimit nga Prishtina në Gjilan për në shtëpi ku e priste nëna kolegun tonë 28 vjeçar, Bardhyl Ajetin, duke krijuar tragjedinë dhe gërryerjen prej dhimbjes nga një absurd surreal në Kosovën e gjashtë viteve të pasluftës. Si është e mundur të vritet njeriu kur lufta ka mbaruar, aq më tepër një gazetar për ato që shkruan. Të pritet një jetë në mes pa mbushur ende 28 vjeç. Pastaj vrasja të mbulohet nga malet e heshtjes apo nga ngritjet e supeve, që do të thonë “e ku e di unë, e ç’më duhet mua”. Vrasja e këtij djaloshi ka mbetur ende e pazbardhur. Si shumë vrasje të tjera gazetarësh e veprimtarësh politikë të krahut të Rugovës.

Shoqëria shqiptare është tërësisht e çorientuar nga politika tribale dhe kaosi prej eskortave të elitës, që e kanë kthyer në tabu nocionin e drejtësisë, e kanë zhdukur sensin për të kërkuar e gjetur të vërtetën dhe e kanë shpërbërë në antivlerë kulturën. Elitat e botës së civilizuar janë ato të parat që rebelohen, ato që zgjojnë shoqërinë nga apatia, përkundrazi në shoqërinë shqiptare eskortat e elitës janë të emëruara nga politika, të zgjedhura nga politika, të shnderuara nga politika.

***

Im Atë ishte një njeri krejt ndryshe, ishte një libër i hapur, një kryevepër. Ai gjithmonë iu fal së drejtës, si Zotit, si një konstitucioni universal, që nuk varet nga konjunkturat por nga ndërgjegja njerëzore e gjithsecilit prej nesh, që të shtyn të gërmosh me shpresë për ta zbuluar e shpëtuar njeriun apo njerëzimin. Im Atë, ishte besimtar i madh i së vërtetës dhe drejtësë. Ndërsa poezia kishte lindur në një ditë me të. Poetët nuk bëhen me urdhër politik, poetët lindin. E vërteta, drejtësia dhe poezia janë të lidhura si trinitet nga filli hyjnor.

Kur të gjithë thonë se drejtësia ka vdekur, drejtësia nuk vdes kurrë, veç nëse njerëzimit i vjen fundi. Në gjurmët e tim eti rropatem të kërkoj të drejtën edhe unë. Kur vështrimet cinike çinovnikase të superstrukturës komuniste, me pseudonime gërnetash e dajresh, që gjatë tranzicionit kanë trashëguar e forcuar pozitat e tyre duke e degraduar plotësisht sistemin politik dhe kulturën, më thonë “e nuk nxore mësime nga vuajtjet e tyt eti”, ua kthej, se deri sa të kem frymë, nuk do të heq dorë nga kredot e trashëguara prej tij, sepse vetëm kështu do mund ta vijoj denjësisht jetën si bija e poetit. Nuk ka retorikë, është thjeshtë një reaksion, si kundër rrjedhë ndaj një shoqërie në krizë të thellë, me të cilën po tallen deri në poshtrim.

***

Mbrëmja e 12 qershorit 2011 na përhumbi e na e mbushi mendjen se jeta gjithmonë ia del e triumfon mbi vdekjen, se jeta triumfon edhe ndaj prognozave të mjekëve. U bëmë naivë. Me vullnetin tonë. Aq më tepër duke e njohur dëshirën e paepur të tim eti për të jetuar, si poeti i zhgënjyer, që për të sfiduar rrokaqiellat e cinizmit, kishte krijuar botën dhe universin e tij poetik.

Sot familja shqiptare i ngjan një kështjelle prej rëre e lumturia një misioni të pamundur, sepse njerëzve u është shtuar makutëria, babëzia e lumturinë e kërkojnë tek paratë, pasuria, mantenutat, makinat, vilat, tradhëtitë ndërsa ne e kemi përpara syve, lumturia është gjithmonë me ne, ne jemi lumturia e njëri-tjetrit. Im atë e kishte zbuluar Amerikën tek poezia dhe familja e tij. S’kishte qenë asnjëherë një rebus as dilemë, por dashuria dhe poezia i dhanë kuptim jetës së tij për të mbijetuar në kohën e kolerës komuniste dhe postkolerës së tranzicionit. Për të mbijetuar si shpirt i lirë, megjithë injorimin si mjeti efikas që kryepolitika përdor për t’i vrarë poetët. Poetin Vehbi Skënderi nuk e varën në litar si Havzi Nelën apo me një skuadër pushkatimi, por me indiferencë. Institucionet e shtetit, nga niveli më i lartë deri tek Ambasadat që ushtrojnë në heshtje indiferencën ndaj vlerave të vërteta, duke promovuar antivlerën e përdhunuar shijet që krijon arti i vërtetë, janë sot dhomat e hetuesisë që në diktaturë torturonin dhe vrisnin elitën e vërtetë dhe poetët.

Të gjitha dramave të jetës së tij, për fajin e një regjimi monstër, ai iu kishte mbijetuar për arsye, për shkak, për hir të familjes që, me të njëjtën monedhë, ia kthente dashurinë me dashuri e nuk e tradhtoi kurrë.

Të dy prindërit e mi regjimi i vuri në provë, i thirrën veçmas dhe i thanë seicilit “prishe familjen e pastaj do t’i kesh të gjitha”! Por e gjitha dhe gjithçkaja për të dy ishte familja. Për t’i mbijetuar atij ferri ishim ne të tre të pandarë.

Kur nuk kishte nisur ende gjuetia e shtrigave, të dy prindërit e mi kishin gjithçka. Poezinë, dashurinë dhe mua. Më 1964, tridhjetë e sa vjeçar im atë ishte vlerësuar me çmimin e Republikës për vëllimin poetik “Fletë nga Ditari im”, ku përfshihej edhe poema e Ofelisë, libër që do të botohej në Prishtinë me titullin “Vdekja e Ofelisë”.

Isha mësuar ta shihja time më me buzë të kuqe, ngjyrë scarlet, të thellë, me thonj me manikyr të kuq të ndezur, mahnitesha prej bukurisë së saj, qeshja edhe unë pa e kuptuar se përse prej të qeshurave të saj, që e bënin shtëpinë të kumbonte. I vetmi shqetësim i sime mëje ishte kur unë nuk e pija gotën e qumështit apo nuk e mbaroja pjatën e supës me lëng mishi e zarzavate. Ajo m’i krihte flokët, më mësonte të laja dhëmbët. Unë nga ana ime përpiqesha të plotësoja gjithçka që më lutej, si të ulesha në tryezë, si ta mbaja trupin, shpinën duhej ta mbaja drejt, bërrylat nuk duhej t’i vendosja mbi tryezë. Edhe ushqimin e mbaroja me zor veç ta kënaqja atë.

Pastaj erdhën ditë të mbyllura. Jetonim në një bunker pa frëngjij, ime më nuk i lyente më buzët, as thonjtë, qante fshehur për të mos e parë unë. Tek kopshti për të më çuar e marrë vinte gjyshja nga im atë.

Gjithë dielli që kishte pasur apartamenti ynë i vogël u fundos. Jeta jonë dukej si e një të varuri që nga nga çasti në çast do t’ia shkelmonin karriken, për t’ia këputur fillin.

Ishte 1966-67, kur im atë u akuzua si pjesëtar i një “grupi armiqësor”. Ai ishte autori i një fejtoni kritik për Institutin e Gjuhësisë dhe Historisë që nuk u botua kurrë. Si redaktor i revistës Ylli e kishte përgatitur këtë fejton mbështetur tek të dhënat e një ekipi pune të nivelit më të lartë akademik me Profesor Selman Rizën, Profesor Ligor Milen, Profesor Dhimitër Pilikën, Profesor Zija Shkodrën, ku bënin pjesë edhe kolonel Dilaver Radeshi e majori Bektash Bedo. Ai fejton ka humbur pa nam e pa nishan. Im Atë dhe ime më më kanë treguar se gjatë gjyqit politik, kopjen e fundit kishte ardhur dhe ua mori në shtëpi Xhelil Gjoni, i cili sapo e kish nisur karierën tek Zëri i Popullit, pas martesës me motrën e Hysni Kapos, por që nuk u bë dot kurrë gazetar. Ylli ishte një organ që botohej nga Zërit të Popullit. Prej asaj kohe Xhelil Gjoni njëri nga persekutorët më të egër të inteligjencies shqiptare, nuk iu nda tim eti dhe për pasojë edhe mua. Pas vdekjes së diktatorit, kur do t’i shkonte në zyrë ish Prokurori ushtarak Sali Hoxha me të cilin im Atë kishte qenë në Medrese dhe pastaj të dy bashkë adoleshentë kishin lënë studimet për t’iu bashkuar në vitin 1943 Çetës së Dibrës, Xhelil Gjoni do të reagonte me egërsi, duke përjashtuar çdo mundësi që unë të vazhdoja studimet universitare.

Një ditë, kur u ktheva nga kopshti, e pashë tim Atë që qante. Nuk do të qante kurrë më në jetën e tij veç asaj here, megjithë ferrin e vuajtjeve. Ime më i lutej të qetësohej. U frikësova shumë. Më vonë do të më tregonin se Bektash Bedo kishte vrarë veten, ngaqë nuk e kishte përballuar dot torturat e presionit psikologjik, pasi “grupi armiqësor” krahasohej me atë të “Konferencës së Tiranës”. “Vehbi Skënderi është i lidhur me armiqtë e partisë.” Kjo ishte “damka” e diktatorit për tim atë. Më kujtohet se nganjëherë e shoqëroja edhe unë tek apartamenti i Profesor Dhimitër Pilikës, i cili i kishte mësuar tim eti një soj fërgese me domate, vezë e djathë që unë nazelia e pëlqeja shumë. Sa për miq, im Atë kishte mendje të ndritura. Po përmend Nonda Bulkën, Skënder Luarasin, Petro Markon, Petro Zhejin, Sterjo Spassen, Zisa Cikulin me familjen e tij, të cilët e mbajtën afër duke rrezikuar. I ndjeri poeti Llazar Siliqi i thosh tim eti me humorin shkodran, se me u ndalë me Vehbi Skënderin asht sikur me dalë n’bulevardin e Tiranës me kallashnikov.

Me mendjen e një fëmije të mitur nuk po kuptoja asgjë se çfarë po ndodhte tek ne. Gjithçka e mësova kur u rrita. Nuk kuptoja gjë, por përjetoja si fëmijë mungesën e tim eti mbrëmjeve pasi seancat e pyetjeve në Komitetin Qendror të Partisë zgjasnin deri në mesnatë. Zakonisht përpara se të shkoja për të fjetur në orën 20:00, im atë më recitonte poezi, më lexonte libra ose më tregonte përralla.

Kisha qenë deri atëherë një fëmijë shumë e lumtur. Kisha gjithçka, dy prindër që i mbanin sytë tek unë, shkoja në kopësht me gëzim, ku zysh Nazmia na mësonte të performonim me recitime dhe kërcime, ndërsa zysh Lirika na lexonte një libër që nuk i shterrnin kurrë përrallat, prindërit më çonin rregullisht në Teatrin e Kukullave, në cirk, bënim vizita rregullisht tek dy gjyshet, ku kënaqesha pa masë, kisha shoqet e shokët e pallatit me të cilët luaja me orar. Në verë shkonim në plazh dhe në Pogradec tek daja, ku takohesha me dy kushërinjtë e mi që i doja shumë, Mozën dhe Maksin.

Dukej se si me gomë ishte fshirë ky vizatim i bukur, por një natë, në shtëpinë tonë u duk se u kthye gëzimi. Nuk e kisha nocionin e kohës se, kur errësohej, për mua ishte vetëm natë. E asaj nate im atë, që u kthye më shpejt se zakonisht, iu tha të mëdhenjve se do të shkonte në Vaun e Dejës. Nisa të qaja me të madhe. Kush do të më recitonte poezi, kush do të më mbante në prehër e tregonte përralla aq të bukura! Ndërsa prindërit e mi dhe më të afërmit tanë, që na kishin ardhur ndiheshin të gjithë të çliruar. Sepse mendohej se im atë i kishte shpëtuar burgut. Për ta festuar i thanë gruas së xhaxhait të vogël, Myneverit, të më merrte mua e të shkonim të blinim tullumba tek pastiçeri Agimi. Disa ditë më vonë im atë do të nisej në Vaun e Dejës si punëtor në Hidrocentralin që po ndërtohej. Do të ishte ndarja e parë me tim atë. E fundit do të qe kur na la më 13 Qershor 2011.

***

Në Vaun e Dejës im Atë qendroi për riedukim mbi pesë vjet, punonte saldator me tre turne pranë gjirit të klasës punëtore. Vinte në shtëpi një herë në muaj ose edhe më rrallë. Në dimër mbante një xhup punëtorësh, ku vendet e grisura ishin qepur me tela të hollë. Me punëtorët mbante marrëdhënie shumë të mira njerëzore. E donte fort inxhinier Sokrat Kalivopullin. Si do të na tregonte më vonë, u shmangej provokimeve. Për një kohë ndau dhomën e barakës me piktorin e talentuar Nexhmedin Zajmi, me të cilin u bënë shumë miq. Në Tiranë u kthye në 1972. E punësuan në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”, në fillim si korektor e më pas në redaksinë e poezisë si redaktor. Ishte rikthyer dielli në shtëpinë tonë. Unë kisha mbaruar filloren dhe vazhdoja 8 vjeçaren tek Emin Duraku. Shkëlqeja në të gjitha lëndët dhe dallohesha në letërsi. Krenohesha gjithmonë me prindërit e mi. Dhe, kur më pyesnin se e kujt isha, iu përgjigjesha shkurt: Jam vajza e poetit Vehbi Skënderi.

Por shpejt do të vinte marsi i 1974. Ime më me shoqet kishte shkuar në Durrës për të festuar 8 marsin e do të kthehej në mbrëmje. Unë e shihja tim Atë shumë të shqetësuar. Shtypte diçka në makinën e shkrimit, e pastaj e hiqte fletën i pakënaqur dhe e fuste direkt në sobën e druve. Kur mbaroi, faqet e shtypura i mbajti vetë, fshehur në dosjen e poezive që ripunonte. Si një fëmijë kurioz, por edhe për të kuptuar se çfarë halli mund të kishte im Atë, mora fletët e kopjativit dhe nisa të lexoj. Aty lexova për herë të parë fjalën “korrupsion” dhe “qendër korrupsioni”.

Në ditët e mëpastajme, për familjen tonë do të niste një kalvar i gjatë, i mundimshëm, i frikshëm, nga ato që tregohen natën e varrit. Ne të tre do të përpiqeshim ta përballonim duke dashur njëri-tjetrin sa më fort. Vetëm një herë, ishte qershor, unë posa e kisha mbaruar vitin shkollor, kur tim eti iu shemb toka nën këmbë dhe u nis i sigurt drejt vetvrasjes, për t’u hedhur nga ballkoni i apartamentit tonë në katin e tretë, me emrin tim në gojë dhe me brengën se nuk mundi ta mbronte dot familjen e sidomos të bijën e vetme nga ndëshkimi i të qënit bija e tij, bija e poetit. Për fat u ndodh xhaxhai im, Skënderi, që ishte oficer artilerie në Durrës, e që më vonë do ta përjashtonin nga partia dhe nga rradhët e ushtrisë sepse do të takohej me tim Atë ditën e varrimit të nënës së tyre, dmth gjyeshes time. Ai e shpëtoi tim Atë. Kjo ndodhi kur e thirrën në lagje, pasi e kishin lënë të papunë, kur i dhanë urdhër që, brenda javës, duhet të nisej me familjen në internim në një fshat të humbur pas Dajtit.

Atë moment e humbi busullën im atë, në një ditë të bukur qershori tiranas nën prangat e burgut të braktisjes nga pjesa më e madhe e miqve dhe kolegëve, të cilët iu larguan dhe ai nuk kishte një derë ku të trokiste për ndihmë. E shihnin në rrugë drejt e në sy dhe bënin sikur nuk e njihnin, kishte nga ata që ndryshonin rrugën se ndofta iu vinte keq ose viheshin në pozitë të vështirë, kishte edhe nga të tjerë që e fyenin apo e kërcënonin me emrin e partisë në gojë. Im atë vritej pak e nga pak. Jo për vete. Vuajtja më e madhe e tim eti vinte nga pafuqia për të mos mundur t’i ndalte që pasojat e dënimeve të tij t’i vuante ime më dhe unë, bija e tij me flokët e verdha si Ofelia e tij, por që im Atë i thosh sime mëje të m’i krihte me kordele alla Jacky Kennedy. Nuk e përballoi im atë kur i thanë se brenda javës do të vinte makina të na internonte dhe unë do ta kisha të pamundur vijimin e shkollës. Sa ëndrra kishin thurur bashkë me time më për Lidkën, domethënë për mua. Dhe e gjitha ishte përmbysur bashkë me jetën e tonë në apartamentin tek Pallatet e Aviacionit, shkalla 12, apartamenti 84.

***

Përpara se të banonin në apartamentin tek Pallatet e Aviacionit, prindërit e mi të posa martuar, jetonin në dy dhoma të një vile buzë rrugës Kajo Karafili afër ish Kursalit, që im Atë e kishte marrë me qira kur ishte beqar e punonte si gazetar duke vazhduar studimet. Ato dy dhoma, kur erdha në jetë, u bënë edhe shtëpia ime. Përpara se të martohej, im Atë kishte tërhequr në Tiranë gjyshe Selimen, nënën e tij dhe vëllain e motrën e vogël, xhaxhi Habipin e halla Bukurijen, që unë e thërrisja Tatale. E kam para sysh atë vilë, se aty jetoi gjyshja me familjen e xhaxhi Habipit, nusen e tij e dy vajzat e tyre, Enkeledën e Irmën deri sa morën një apartament me punë vullnetare, të ndërtuar në lagjen e Kombinatit të Tekstileve nga punëtorët e Fabrikës së Qelqit ku punonte xhaxhai. Dy dhomat me qira ishin në katin e parë të vilës me një oborr të brendshëm. Në të njëjtin oborr ku ndodhej një pus ngrihej edhe një vilë tjetër tipike tiranase me verandë ku jeshilonin gjethet e hardhive të rrushit. Të dy ndërtesat ishin ngjitur me Hotel Internacional përballë Shtëpisë së Oficerëve, që më vonë do të bëhej Lidhja e Shkrimtarëve. Korridori i madh i katit të parë ku ndodheshin dyert e dy dhomave gjithmonë në gjysmë errësirë ishte me dysheme prej dërrasash që, prej vjetërsisë, kërciste. Në njërën nga dy dhomat që përdorej edhe si guzhinë e dhomë ndejtje e gjumi me dritaren nga Hotel Internacional flinte gjyshja me xhaxhain dhe hallë Tatalen, ndërsa dhoma tjetër me dritaren nga Shtëpia Qendrore ishte jona. Në atë dhomë me tavane të lartë ndodhej një shtrat i madh me një mbulesë të bukur, që ime më e kishte sjellë në pajë, ngjitur të cilit kishin vendosur krevatin im të vogël, që, pa mbushur vitin, fillova ta kapërcej për t’u hedhur në krevatin e madh. Në atë dhomë të mbushur me flutura ëndrrash dhe dashuri im Atë do të shkruante poezitë me makinën e tij të shkrimit Corona që e solli edhe këtu në Zvicër.

Edhe kur ndërruam shtëpinë, aty vinim çdo ditë, deri kur im atë mori dënimin e parë me riedukim pranë klasës punëtore në Hidrocentralin e Vaut të Dejës. Unë e desha shumë atë shtëpi me atë oborr. Im atë më ka fiksuar aty me aparatin e tij Laika që kur isha bebe deri sa mbusha dy vjeç, kur ndërruam shtëpinë, në disa foto më ka fiksuar me time më në oborrin e vilës ku unë luaja. Më ka fiksuar edhe në trotuarin buzë rrugës pranë portës kryesore nga hyhej në oborrin e bukur të ndërtesës. Aparatin fotografik e kishte blerë gjatë një udhëtimi në Riga, kryeqytetin e Republikës baltike të Letonisë. Që kur isha e vogël më fliste për poetin Rainis, se si adhurohej në vendin e tij. Kishte sjellë edhe albume fotografike ku e shihja Rainis në foto dhe monumente. Ai është poeti kombëtar i Letonisë që kishte vdekur më 1929, vitin kur im atë kishte lindur. Atëherë isha e vogël dhe nuk e kuptoja se përse im atë më fliste aq dendur për Rainis, se si letonët e adhuronin. Më vonë, kur u hap Shqipëria, mësova se Rainis me veprën e tij si poet kombëtar kishte qenë udhëheqësi shpirtëror për një Letoni indipendente.

***

Ne i qendruam tim eti rreth shtratit mbrëmjen e 12 qershorit, duke e kundruar e kundruar. Fytyra e tij ishte e bukur. Ngjyra e lëkurës ishte rozë. Im Atë nuk e tregonte moshën, ai është dukur gjithmonë i ri, i mbushur me energji të pashterëshme. Kjo bënte që unë të ndihesha gjithmonë fëmijë. Edhe mbrëmjen e 12 qershorit. Unë i vërtitesha rreth dhe ia puthja duart e faqet, ia prekja këmbët e bardha. Kisha një kaskatë lotësh që e mbaja me zor, duke iu lutur Zotit siç më kishte mësuar nënka, mamaja e sime mëje. Im atë ishte i pastër si drita. Unë e përkëdhelja, Babush, Babush i flisja, po të presim në shtëpinë tonë të kthehesh. Të lutem Babush. Ai nuk reagonte. Flinte. Nën efektin e qetësuesve. Që kur u shtrua në spital ai kishte qenë nën efektin e qetësuesve dhe vetëm një herë ishte zgjuar sa për të thirrur vetëm një emër: „Lili“. Emrin e gruas së tij e nënës sime. Librin e tij të parë me poezi titulluar “Këngët e para” im atë ia kishte dhuruar sime mëje, posa kishte nisur lidhja e tyre me një dedikim fatalist të shkruar me një kaligrafi të bukur të një 28 vjeçari “Me ty do të shkruaj edhe këngët e fundit Lili”. Dhe ashtu kishte ndodhur.

Duke e parë të flinte i qetë, dikur vonë, ne vendosëm të ktheheshim në shtëpi. Të bindur se të nesërmen do ta gjenim më mirë. Ishte mbrëmja e vonët e së dielës. Jeta gumëzhinte. Në tram u takuam me Endritin që kthehej nga kinemaja, e kishin marrë me zor shokët, sepse e dinin lidhjen e tij me gjyshin. Përpara filmit Endriti kishte qenë në spital. Zbritëm të tre nga trami në stacionin tonë dhe kur iu afruam shtëpisë, dritat e apartamentit tonë nuk ishin të ndezuara si zakonisht. Shtëpia jonë gjithmonë ishte e hapur, gjithmonë kishte njerëz e drita. I ramë ziles dhe derën na e hapi Prizreni. Ai po vuante. Im atë i kishte rritur djemtë. I kishte marrë sa kishin ardhur në shtëpi nga materniteti, bebka dhe iu kishte përkushtuar kohën dhe jetën. Me një dashuri pa cak e kufi. U ka treguar me mijëra përralla, edhe ato që nuk m’i kishte treguar dot mua, i krijonte enkas për ta, u ka mësuar alfabetin e shqipes, gjuhën, u ka lexuar libra, u ka recituar poezitë e tij, poezitë e tij për ta. Midis tyre mbretëronte një aleancë sublime. Të dy djemtë tanë kanë qenë me fat që i ka rritur një gjysh si ai. Megjithëse të gjithë gjyshat e gjyshet e botës janë të mrekullueshëm.

Tani në shtëpi ishim të katërt. Familja Buçpapaj. Familja Skënderi ishte në spital. Folëm fare pak midis nesh. Djemtë ishin bërë burra papritmas. Pastaj mora në telefon time më që nuk i ishte ndarë kurrë tim eti. Edhe ajo më qetësoi. Po fle i qetë, më tha. Unë i qetësova të tjerët. Dhe u shtrimë të flemë si robotë.

Kishim fjetur pa ëndrra, shpejt, përhumbshëm, për t’iu larguar një frike. Deri kur ra zilja e telefonit, në mesin e natës që na ngriti menjëherë të katërve, gatitu. Zëri i panjohur matanë telefonit jepte lajmin që ne nuk do të donim ta dëgjonim kurrë.

Kur po gëdhihej 13 qershori dhe kalendari shënonte ditën e Shëna Ndout, shpirti i tim eti u largua prej trupit të tij. Në agun që ai e ka përmendur shpesh në poezitë e tij, ku ai e ka përshkruar me laryshi nuancash e ngjyrash, hijesh e dritash të pafundme. Por agu i ikjes së tim eti ishte i vërejtur, i humbur në tymnajën e mjergullave dhe ngjante e pamundur që kjo ditë të kish lindur prej barkut të një nate magjike qershori, kur ne u larguam nga spitali dhe e lamë tim atë në një gjumë të thellë e shpresëdhënës.

Gjithçka ishte përmbysur brenda dy-tri orësh, ashtu si jeta që ishte shndërruar në ikje, largim e vdekje. Për dy-tre orë qielli kishte ndryshuar uniformë në një antitezë të plotë. Ishte zhdukur hëna, yjet, magjia e natës kur ne i dhamë përshëndetjen, pa e ditur se do të qe përshëndetja jonë e fundit në këtë tokë, pak përpara kur fryma e tij do të fluturonte si zog i çliruar nga prangat e një kohe mistrece, që tim atë e zhgënjeu fund e krye.

***

Kur ne vendosëm të largoheshim nga spitali, në prag të shkëmbimit të 12 me 13 qershorin, im Atë ngjante sikur flinte si normalisht. Nuk e kishte më frymëmarrjen e dendur, të vështirë, të mundimshme që e kishte pasur prej ditës së mërkurë, që do të na detyronte të premten të thërrisnim urgjencën, 144. Një ditë më parë, dmth të martën, ai bile kishte bërë një shaka me ne. Ime më ashtu si e kanë zakon gratë përdori klishenë e njohur se po vdiste prej lodhjes, dhe im Atë, që rrinte me orë e ditë të tëra pa folur, ia ktheu me buzën në gaz, « po për mua kush do të kujdeset atëherë?!» Reagimi i tij ne na hodhi të gjithëve përpjetë. Na zgjoi. Sepse sëmundja e kishte transformuar. Ngjante si Mbreti Lir. Tragjik, i madhërishëm, i vuajtur, i heshtur e solitar në botën e tij të mbyllur. Kështu e përjetonte largimin apo distancën nga mungesa e tij fizike me botën që kish patur rreth tij, nga mosprania në rrjedhat e ditës, në rrugët që ai i kishte kaluar çdo ditë, që edhe sot i mbajnë gjurmët e tij, siluetat e tij me republikë dhe një xhaketë Hugo Boss të blerë në një dyqan me second hand.

Reagimi i tij na e ktheu humorin. Kujtuam se ishte shenja e rikthimit në jetë, për të shpëtuar nga sëmundja e zezë, që është depresioni, ashtu si kishte shpëtuar edhe në vitet ’70. Unë e mbaj mend atë kohë, se si vuante im Atë, si lëngonte. Pranë tij ishte im më dhe unë, fëmijë. E vizitonte rregullisht, për çdo ditë njëra prej hallave të mia, Lumja me fëmijët e saj dhe vëllai i tij i vogël, sepse të tjerët nuk vinin dot pasi kishin frikë nga partia kuçedër. Atëherë im Atë sapo i kishte mbushur 40 vjeç dhe ngjante i moshuar si një plak. Por një mëngjes papritmas u ngrit nga shtrati e ul në makinën e shkrimit dhe rinisi të shkruante poezi. Prej asaj dite nisi të dilte nga shtëpia e të shëtiste nga Kodrat e Liqenit. I vetmuar. Kolegët i largoheshin, shokët i fshiheshin, të afërmit kujdeseshin për biografitë.

Por atë të martë, reagimin e tij e morëm si shenjë fatmirë, të daljes nga kështjella që kishte ndërtuar me mure qiklopikë prej heshtjes së vet. U lumturuam pasi e dinim se im Atë dinte të ngrihej gjithmonë më këmbë, se im Atë do ta kalonte edhe këtë sprovë, pas aq provash e vuajtjesh, që i kishte e kishim kaluar së bashku.

Por ndodhi e papritura dhe ai u përkeqësua papritmas të mërkurën. Iu vështirësua frymëmarrja. Ne u trembëm. Filluam t’i luteshim të hante. Sepse kishte dy vjet që kishte hequr dorë nga e ngrëna. E ushqente me shumë mundime ime më. Im Atë refuzonte ushqimin, refuzonte ujin, po ime më nuk dorëzohej deri sa e ushqente çdo ditë, çdo vakt, dalë e nga dalë, një kafshore, një lugë, ishte një fitore, një gllëngjkë ujë, një gotëz me lëng frutash, ishte jetë për tim atë.

Unë po punoja në kompjuter atë të mërkurë, kur ime më më erdhi pranë e më tha se ai nuk po hante dot më. U ngrita menjëherë. I shkova pranë dhe i vura buzët në ballë. Si veproja me djemtë. Kishte temperaturë. I dhamë menjëherë një dafalgan dhe e shtrimë në shtrat. U qetësua pak. E zuri gjumi dhe frymëmarrja ju bë normale. Pasdite bashkë me Skënderin blemë biskota fëmijësh që ime më t’i shtypte e ta ushqente më lehtë.

Hëngri nga mbrëmja pa e refuzuar ushqimin si bënte zakonisht. Dukej se e mendonte atë që i ishte afruar dhe donte ta shmangte vdekjen. Por ne nuk na shkonte mendja fare tek vdekja.Kur ra nata i shkova në dhomën e tij ku flinte. Dhe qava e qava me lot e pa zë. Për të gjitha vuajtjet që kishte hequr, pa i bërë kujt keq në jetën e tij. E pastaj iu luta Zotit që vetëm ta linte të jetonte. Edhe me depresion. Veç të jetonte. Ishim mësuar tashmë edhe me këtë gjendjen e tij. Ai rrinte i ulur në kolltukun e tij në një cep të dhomës. Hijerëndë, pa folur, duke na parë herë herë ne. Herë i përhumbur në mendimet e tij, herë me sy të trishta e herë me sy të trembura, sepse e shkuara i kthehej si fantazmë, si makth e ankth. Mallkuar qofshin ata që e kanë bërë tim atë të vuante. Që nuk kanë marrë mundimin kurrë të kërkojnë ndjesë. Një pjesë e tyre kanë shkuar në ferr. Në ferr shkofshin të gjithë që e kanë merituar. Sepse nuk e njohin ende pendesën.

Im Atë ishte shtruar në spital edhe në marsin e 2011, për rehabilitim, pas një reaksioni që pati prej një pomade me antibiotikë. Një natë vonë na mori ime më në telefon, kur nuk kishte shumë që kishim shkëmbyer me njëra tjetrën natën e mirë, pasi ajo rrinte me tim Atë. Nga telefoni ime më ngashërente. U tremba. Jo, jo, mos u bëj merak, ma ktheu ajo. Desha t’ju tregoja se pak para se ta zinte gjumi Vehbiu më tha « ata nuk na lanë që ta jetonim jetën tonë Lili». « Ata » nuk ishte thjeshtë një përemër vetor në numrin shumës. “Ata” identifikohen me emra e mbiemra. Shkofshin në djall, në ferr. Sepse na e kishin ndryshuar tërësisht rrjedhën e jetës, brutalisht, na kishin detyruar të jetonim kalvarin dhe kanë mbetur deri në fund përbindsha. Po sa e sa mijra jetë kanë shkaterruar “ata”, ai regjim.

Sot është e trishtë kur lexojmë se disa shkrimtarë qahen nga vuajtjet që paskan përjetuar në diktaturë. Shkrimtarët e regjimit, tani të tranzicionit, të superstrukturës staliniste, tani të superstrukturës së tranzicionit që ka shpopulluar vendin. Një farsë e vërtetë cinike ndaj vuajtjeve, dramave dhe tragjedive të vërteta, ndërsa kultura shqiptare sot po identifikohet me antikulturën.

Ne e shtruam në spital të premten, kur frymëmarrja iu rëndua rishtas. Ishte 10 qershor, paradite. Sa herë i shoh sot makinat e verdha të urgjencës më kaplon trishtimi, një makinë e tillë na e kishte marrë edhe time më. Kur erdhi urgjenca, im Atë nuk ishte më im Atë. Erdhën e morën lart me barelë sepse ishte krejt i pafuqishëm. Mezi merrte frymë. Nuk më kërkonte mua me sy, por time më e cila hypi me të në makinë. Ne i shkuam pas. Pas kësaj ai nuk u kthye më në shtëpinë tonë. Ishte ikja e tij e fundme.

Frymëmarrjen e tij të rënduar e kam edhe sot në vesh, si asaj të premte. Dukej sikur prapë po luftonte, deri në frymën e fundit.

Pasi e shtruam në spital të premten, e pasi biseduam me mjekët u kthyem për t’u kujdesur për fëmijët. Sa hymë në shtëpi, na ra në sy kolltuku i tij bosh, që priste më kot. Në dhomën e tij makina e shkrimit rrinte e heshtur, me tastet e ngurta si copa kalldrëmash, të palëvizur nga gishtat e bukur të tim eti. Gjithmonë im atë na e kujtonte se si një pianiste e njohur shqiptare mahnitej nga gishtat e bukur të tim eti, që tani rrinin të palëvizur dhe nuk krijonin vargje e rima me makinën e tij të shkrimit. Makina e shkrimit ishte si faltore për tim atë. Atje ai falej duke zbrazur shpirtin e tij të kthjellët si kristali. Kanë qenë shumë të rrallë shkrimtarët bashkëkohës me tim atë që e kanë patur shpirtin e pastër si të tijin. Pa asnjë njollë. Shpirt njeriu. Ecce Homo ishte im atë.

Ne vazhduam që t‘i luteshim Zotit që im atë ta kalonte edhe këtë furtunë. Ishim mësuar tashmë edhe me këtë situatë. Ai rrinte i ulur në kolltukun e tij dhe na ndiqte me sy. Nganjëherë i shpinte sytë diku larg, nganjëherë i mbyllte si për të mos lejuar që tmerret e së shkuarës t’i ktheheshin si fantazma për ta marrë e larguar nga familja, për t’ia marrë e djegur librat, për ta dërguar në riedukim apo internim, duke i lënë në mes poezitë apo treguar përgjysëm përrallat që ia tregonte së bijës, dmth mua. Aty i ulur në kolltukun e tij, ai me pamje epike, ngjante si një personazh i dalë nga cikli i kreshnikëve. Nganjëherë, dikur, rrallë e përherë rrallë e më rrallë, kur na hidhte ndonjë fjalë, si meteor, na bënte të hidheshim përpjetë dhe kaq pak na dukej aq shumë, sepse mendonim se po i mblidhte forcat për të dalë nga ky tunel i errët. Por fjalët që i tha sime mëje se “ata nuk na lejuan ta jetonim jetën Lili” përmblodhën gjithë jetën e tij përfshi edhe frymën e fundit. Ky është epitafi i pashkruar i tim eti aty ku prehet. A prehet i qetë? Nuk besoj. Poetët janë rebelë, kudo qofshin në tokë apo në Qiell.

***

Sapo zëri në anën tjetër të telefonit do të na jepte lajmin, thirrëm taksinë dhe në minutat që prisnim i qetësuam sa mundëm fëmijët. Nuk kishte zbardhur ende kur taksia mori rrugën nga spitali Bruderholz, qielli ishte i mrrolët, i errët dhe temperaturat ishin ulur menjëherë. Sapo arritëm në spital vrapuam tek dhoma e tim eti, ku na priste ime më. Im Atë i shtrirë në shtrat, ende i ngrohtë. Të tre qanim në heshtje, unë herë pas here ngrihesha dhe e përkedhelja, duke ia numëruar me zë vuajtjet.

Një javë më parë se im Atë të sëmurej kisha rilexuar Testamentin e Mitrush Kutelit për gruan e fëmijët. Kuteli u largua nga kjo jetë 59 vjeç, i sëmurë, i helmuar nga vuajtjet duke jetuar në “një tokë tek gëlojnë gjarpërinjtë e të vrasin shokët, se u bën hije”. Mitrushi kishte kaluar 22 vjet në emigrim dhe amaneti që i linte bashkëshortes ishte: “Fëmijët i porosit ta duan vendin dhe gjuhën tonë gjer në vuajtje. Të mos u shkasë zemra kundër Shqipërisë as kur do të vuajnë pa faj. Atdheu është atdhe, bile edhe atëherë kur të vret.” Mitrush Kuteli iku i helmuar. Lazgush Poradeci iku i helmuar. Buratinët e socrealizmit, ata që sot mbajnë flamurin e kulturës trash dhe shpërndajnë urrejtje nuk kishin marrë mundimin që ta takonin, ta intervistonin, ta filmonin. Ata edhe sot e kësaj dite i thurrin ditirambe kohës së tyre bosh, mediokritetit të tyre, sepse Zoti nuk i pagëzoi me talent. Talenti është i pastër dhe me integritet. Nuk pranon kurrë të ndyhet.

Unë e shihja tim Atë të shtrirë pa jetë dhe pyesja veten a duhet të ndihesha fajtore që i luta prindërit të jetonin me ne në Zvicër. Im Atë ishte Atdheu për ne. Atdheu i bukur, delikat, që nuk rreshti së dashuri, që fali, që kerkoi ndjesë pa kryer asnjë faj, që shkruante poezi, si tragjedi të kohës kur jetoi. Im Atë ishte Atdheu, aq shumë e deshi. Ishte Atdheu që përhap dashuri, se Atdheu nuk vret.

Prindërit na ishin bashkuar në Zvicër më 15 qershorin e 1996, ndërsa im Atë ndahej nga jeta më 13 Qershor 2011. Përveç dy viteve të fundit, im Atë kishte qenë shumë aktiv. Ai shkrunte rregullisht publicistikë tek Bota Sot dhe i ishte përkushtuar poezisë, i çliruar totalisht nga censura dhe autocensura. Janë vitet më të frytëshme të krijimtarisë së tij poetike. Pas librit “Bëjmë sikur”, botuar në Tiranë më 1995 me redaktore Donika Omarin, botoi në Tetovë më 1996 librin Hënë e vjedhur me redaktor Agim Vincën, ndërsa më 2004 Faik Konica në Prishtinë do t’i botonte Zvicra, Shqipëria ime. Në 2012 postmortum Omsca-1 do të botonte Mirëmëngjes Shqipëri, libër voluminoz me poezitë e fundit të jetës. Gjithçka është mbuluar nga indiferenca, nën tingujt e dajrexhijve shkrimtarë ku përdridhen çingitë e zhveshura nga çdo lloj shije arti në sallat bosh të paguara nga arka e shtetit atje ku vritet kultura shqiptare dhe promovohet antikultura.

Mos harroni. Po e ripërsëris. Poetin Vehbi Skënderi nuk e varën në litar si Havzi Nelën as nuk e vranë me një skuadër pushkatimi, por me injorim dhe indiferencë. Kjo është metoda që vrasin sot. Indiferenca është krim. Institucionet e shtetit, nga niveli më i lartë deri tek Ambasadat që ushtrojnë në heshtje krimin e indiferencës ndaj vlerave, duke promovuar antivlerën e përdhunuar shijet që krijon arti i vërtetë, janë sot dhomat e hetuesisë që në diktaturë torturonin dhe vrisnin elitën e vërtetë dhe poetët.

2014-2025

 

TË SHANTAZHUARIT ME DOSJE – JASHTË PUSHTETIT! – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

 

 

Vërtet, skena politike e Kosovës sot është bollshëm e kontaminuar. Dhe, përzgjedhja ndër partitë aktuale të pa inkriminuara është e kufizuar. Megjithatë, krahasuar me kohën kur Presidenti Rugova kishte alternativë të vetme, ose të koalicionohej me partitë serbe, me armiqësi të hapur ndaj Kosovës, të dirigjuara nga Beogradi, ose të zgjidhte njërën nga partitë e kriminalizuara, PDK, AAK, të penalizuara me vrasje faktike të kundërshtarëve politikë shqiptarë. Përkatësisht, ushtarakëve luftëbërës të FARK-ut të Ibrahim Rugovës dhe të kuadrove dhe veprimtarëve të LDK-së, si dhe të veprimtarëve të hershëm të LPK-së, për ta shmangur konkurrencën, për pushtetin e pritshëm në Kosovën e lirë!

 

Presidenti Rugova vlerësoi arsyeshëm se, megjithatë, krijimi i qeverisë nuk ka alternativë. Dhe, përkundër disponimit të anëtarësisë masive të LDK-së, të popullit dhe të shqiptarëve të kudondodhur, vendosi ta bëjë koalicionin, duke e zgjedhur njërën nga dy partitë, atë më pak në numër. Arsyetimi ishte sa i sinqertë, aq edhe bindës për shqiptarët: “Zgjodha për koalicion partinë më të vogël në numër, por jo edhe më pak të inkriminuar”. Madje, edhe pse minore, në raport me fituesen plebishitare, LDK-në, ia besoi postin e kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj!

 

Për ndryshim nga ajo kohë zezonë e pas luftës së përgjakshme, kur vrasjet politike cilësore të përjavëshme ishin bërë, paradoksalisht, normalitet, sot Kosova është në rrethana e mundësi reale, për të zgjedhur koalicionin e pranueshëm. Sepse, në mesin e 5 (pesë) partive parlamentare shqiptare, dy sosh, respektivisht, LDK dhe LVV, janë të pa inkriminuara. Dhe, këto mjaftojnë, për ta nxjerrë nga “kriza” e stisur, e shpikur nga opozita e koalicionuar pa ceremoni, por faktike pas zgjedhore, tërësisht e paligjshme, madje e dënueshme: PDK-LDK-AAK-LISTA SERBE, me akronimin -PLAS-! E habitshme, madje edhe e pakuptueshme, pse LVV nuk e dërgon në Gjykatën Kushtetuese, bilëz edhe në Komisionin e Venecias, si shkelje flagrante kushtetuese, sepse të ligjshëm janë vetëm koalicionet parazgjedhore dhe assesi koalicionet pas zgjedhore.

 

Është e marrëzishme kërkesa e opozitës, por edhe e ndocave jashtë militantizmit partiak, kur thonë  se “LVV ka edhe 47 deputetë të tjerë, pse nuk propozon një kandidat tjetër për kryetar Kuvendi?!” Ky parlament ka votuar Kadri Veselin, edhe pse kishte pranuar se është kryetar i Organizatës ilegale kriminale SHIK, ndërkohë që refuzon Albulenë Haxhiun, e cila është e lirë dhe e dlirë nga të “bëmat” e të cituarit më sipër. Prandaj, zëvendësimi i Albulenës, nuk është as numër dhe as emër, por çështje, thellësisht, parimore dhe lëshimet para krimit, prodhojnë krime të radhës, në vijimësi.

 

Koalicioni LVV-LDK do të ishte i natyrshëm, madje i vetmi i pranueshëm nga shumica absolute e shqiptarëve vendorë dhe botërorë. Sepse janë të vetmet subjekte politike parlamentare, të cilat, deri me tani, nuk janë kriminalizuar, siç ka ndodhur me tri partitë e tjera: PDK-AAK-NISMA, dikur dhe përsëri tani, pjesë e koalicionit kriminal PAN! Andaj, koalicioni LVV-LDK dhe pakicave jo serbe, nuk është kompromis për mbijetesë institucionale, por një zgjidhje reale për stabilitet politik.

 

Kjo do të ishte zgjidhje, jo vetëm për zhbllokimin e një ngërçi super artificial, të bërë nga Vuqiçi, në koordinim të faktuar me opozitën PAN-iste, me qëllim të pengimit të Kurtit ta lëndëzojë, respektivisht, të vazhdojë qeverisjen 4 (katër) vjeçare, frikë reale e shprehur nga tellalli i PDK-së, Abelard Tahiri: “Me e keqe se bllokada aktuale në Kuvendin e Kosovës është, nëse Albin Kurti do të arrinte ta formonte Qeverinë”, qartëson synimet revanshiste të kthimit në pushtet të subjekteve të kriminalizuara, përkatësisht, të koalicionuara në PAN.

 
    LVV-LDK + pakicat, por me bashkëqeverisje pa hile

 

Pa mëdyshje, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me ekipin e tij të vullnetshëm, kanë punuar shumë, për ta nxjerrë nga gremina e 10 %-shit partinë, ku e kishte gremisur Isa Mustafa me klanin e tij servil dhe të pa integritet. Por, objektivin e pretenduar nuk e arriti, megjithëse LDK-në e ngriti në kuotën e 18 % dhe kjo nuk është pak. Analistët me përvojë dhe ish-zyrtarë të lartë mendojnë se koalicioni LVV-LDK është më i qëlluari. Ata deklarohen edhe për “ndarjen e tortës” mes tyre.

 

Diferenca e madhe në rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit, për çdo subjekt politik, në koalicion me LVV fituese, i përcaktohet roli -dytësor-, por jo edhe “sa për sy faqe”. Kryeministrin partia fituese nuk e diskuton. Presidentja vazhdon të jetë në detyrë. Poste me peshë janë kryetari i Kuvendit dhe zëvendëskryeministri i parë. Përzgjedhja favorite për LDK-në, do të ishte posti i dytë, sepse ka qasje në vendimmarrje dhe kjo është shumë domethënëse për një parti në koalicion.

 

LDK-ja është thirrur shumë në një plan zhvillimor e politik qeverisës, me angazhimin e një stafi të tërë akademik dhe profesional, specialistë të të gjitha fushave, i cili do të ishte guidë e model, për qeverisjen e sotme  dhe të ardhmes perspektive. Pretendimi për ta vënë në jetë këtë program, si garanci, për ta bërë ndryshimin e madh zhvillimor ekonomik, si dhe krijimin e një praktike të re qeverisëse. Dhe, për t`u shkëputur nga praktikat e vjetra burokratike, të cilat e kanë dëmtuar shtetin e Kosovës, duke e sjellë në prag të kolapsit ekonomik dhe politik.

 

Në kontratën për bashkëqeverisje duhet unifikuar programet, në mënyrë që përgjatë zbatimit, të mos këtë kundërshtira reciproke. Emërtesa e zëvendëskryeministrit të parë, duhet të këtë qasje në vendimmarrje të përbashkët për çdo çështje kardinale, ose edhe të zakonshme. Ndoshta do të ishte më e shëndetshme që kryetar Lumiri ta kryesonte Qeverinë. Por, vështirë të pranohet nga partia fituese, madje me një epërsi absolute, në zgjedhjet e shkurtit.

 

Eksponentë të PDK-së, tani, analistë militantë, agjitojnë se koalicioni më i mirë është LVV-PDK, plus pakicat jo serbe, që do të mundësonin edhe zgjedhjen e presidentit. Realisht, zgjedhja e presidentes/it duhet të bëhet drejtpërdrejtë nga populli, për të shmangur, njëherë e përgjithmonë, pazaret e pista, brenda sallës kuvendore. Fundja, Kosova është Republikë  Demokratike dhe jo parlamentare. Për disa çështje, rezulton se Kushtetuta ka defekte dhe paqartësi interpretuese, gjë që duhet korrigjuar dhe ndryshuar, pa lënë vend për dy kuptimësi, si “mundet, por edhe nuk mundet!”

 
      Bllokada frikë nga VETTING-u dhe BYROJA
           e sekuestrimit të pasurive hajnore

 

Rizgjedhjet bartin negativitetin e shpenzimeve disa milionëshe, për çka mendoj se duhet reduktuar, madje drastikisht, sepse lokacionet zgjedhore janë shkollat gratis dhe kuota e pagesave për personelin duhet të zvogëlohen, në raport me mundësitë buxhetore të Kosovës. Humbja e ditëve të punës dhe të orëve mësimore të nxënësve të të gjitha moshave. Është një shqetësim i ligjshëm i deputetëve, të cilët kanë fituar mandat, në zgjedhjet paraprake dhe tani të ritestohen, ende pa u provuar në misionin fisnik dhe plot përgjegjësi të -deputetit të popullit-.

 

Një defekt i madh është lista emërore e kandidatëve për deputet, e cila duhet të këtë renditje alfabetike dhe jo të privilegjuarit partiakë të paret në listën rendore. Këtu fillon padrejtësia e madhe, që benë diferencimin brenda deputetëve, duke ftuar dhe orientuar elektoratin të votojnë, jo sipas vullnetit të tyre, por ashtu siç donë kryetarët, me klanet e tyre, brenda partive politike!

 

Rizgjedhjet nuk sjellin siguri absolute për fitore për askënd. Andaj, kërkohet të shterohen të gjitha mundësitë, për të shmangur ato. Ngulmohet në koalicionin LVV-LDK, jo vetëm nga frika e përsëritjes të zgjedhjeve, por edhe përpjekja për të shmangur humbjen e kontrollit politik nga partia në pushtet. Por, mbi të gjitha, përveç përfitimit reciprok të dy subjekteve në koalicion, LVV-LDK, është dëshirë dhe vullnet i shumësisë absolute të shqiptarëve vendorë dhe botërorë.

 

Arsyeja bazë e kësaj kërkese legjitime është: Eksponentët e PAN-it janë të shantazhuar me dosje faktike penalizuese, plus kanë grabitur e zhvatur pasuritë e brezave shqiptarë, duke abuzuar me pushtetin e dhunshëm, deri në përgjakje. Tani, që në konsultim me shtetet e Quintit, është kërkuar hetimi special, përmes -VETTING-ut- dhe krijimit të Byrosë të Verifikimit të Pasurive, pa mbulesë financiare personale dhe familjare, PAN-i, nga frika e sekuestrimit të pasurive dhe të parave të hajnisë zyrtare, kanë bllokuar hetimet përkatëse.

 

LDK-ja, fillimisht, u zotua se nuk do të jetë pjesë e opozitës PAN-iste, të kriminalizuar dhe bllokuese të krijimit të institucioneve shtetërore pas zgjedhore. Por, krejt papritmas shokoi dhe ndryshoi mendjen: “Nuk bëjmë koalicion me LVV, pa PDK-në!” Me këtë kërkesë LDK-ja amniston PDK-në, me barrën e krimeve numerike, edhe pse ajo kurrë nuk është penduar, për gjëmën mortore që i shkaktoi LDK-së dhe Kosovës! Madje, me angazhimin enorme të eksponentëve partiakë të PDK-së, në mbrojtjen e krimit dhe të kriminelëve, po kërcënojnë popullin e Kosovës me trazira, deri në luftë qytetare, nëse procesi gjyqësor në Hagë ndëshkon krimin!

 

LDK-ja e thelloi absurditetin, e cila me cytjen e PAN-it, kryesisht të PDK-së, hodhi idenë e një qeverie teknike, gjithëpërfshirëse, me pjesëmarrjen e të gjitha subjekteve politike, sikur Kosova të ishte në vlugun e luftës! Atëherë, pse u mbajtën zgjedhje të rregullta dhe demokratike, vetëm tre muaj më parë?! Një lajthitje e tillë elektorati, anëtarësia e LDK-së, por edhe populli dhe shqiptarët e kudondodhur, nuk e prisnin nga partia zëmadhe e Presidentit Rugova.

 

Provoni ta hidhni në votim refuzimin e koalicionit me LVV, në Këshillin e Përgjithshëm të partisë, natyrisht, jo me eklamacionin fiktiv, të rrejshëm, por me votën e fshehtë demokratike. Dhe, do të bindeni se vendimet e fundit, janë në kundërshti të plotë, me vullnetin dhe interesin e LDK-së. Flirtet konspirative me PAN-in, nga kushdo qoftë, për kthimin në pushtet të subjekteve të kriminalizuara, me “komandantët” e tyre mujsharë e mëkatarë, përbëjnë fajësi, deri në krim! Mos u bëni të pambrojtshëm! Kujdes, ndëshkimit nga populli!

Shqipëria ka nevojë për një mbrojtje (ushtri) të fortë, jo për një alarm tymi Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Fragmentimi, mungesa e armëve dhe mungesa e një strukture të unifikuar komanduese dobësojnë aftësitë mbrojtëse të Shqipërisë. Në një situatë lufte, ushtria (mbrojtja) e Shqipërisë dhe Kosovës do të kishte filluar të shkërmoqej para se të bëhej një e shtënë e vetme.

PS: Meqenëse situata në Evropë (sidomos) në Shqipëri e Kosovë është në rrezik lufte shkrova një artikull të shkurtër (të thjeshtë) për mbrojtjen nga armiku (armiqtë) eventual që sulmojnë tokat tona stërgjyshore.

Kur isha nxënës i klasës së tretë fillore, mësuesja më pyeti: Na trego çka do të jetë për ty detyra më e rëndësishme e jetës kur të rritesh”?

Përgjigja ime: “Ndër detyrat e jetës, nuk njoh asnjë më të rëndësishme sesa rrahja e atyre që e meritojnë.”
***
Fragmente nga ditari im luftarak: “Dera e pestë e ferrit”
PS: Personazhet në këto ngjarje që i përshkruaj shkurtimisht, jetojnë në hijen e ngjarjeve të mëdha të luftës. Përmes pamjeve kronologjike, skena brutale të luftës, si dhe shqetësimet e përditshme, paraqiten nga afër dhe gjallërisht. Njerëzit e zakonshëm përballen me zgjedhje dhe dilema të vështira. Historitë përshkruajnë ndjenjën e dëshpëruar të luftës dhe të ardhmen e pasigurt, pavarësisht nëse dikush është ushtar, student, punëtor – apo thjesht një fëmijë. E tillë është lufta kundër barbarëve…

Pjesëmarrja ime vullnetare dhe e vëllezërve të mi të fushëbetejës në luftën diku në Evropë (1994-1995) me qëllim që të “stërvitesha” për luftën që do të zhvillohej në Kosovë, shënoi përgjithmonë jetën time dhe jetën e vëllezërve të mi të fushëbetejës me rrënjë shqiptare që vinim nga Amerika, Australia dhe Kanadaja. Ne ishim 17-19 vjeç. Sapo kishim mbaruar shkollat ​​e mesme ushtarake. Qëllimi: Për t’u bërë pak dëm armiqve të kombit të paraardhësve tanë…
***
(…) Është natë, qershor 1995. Në qendrën e komandës, luftëtarët po përgatiten për ballafaqimin e shpejtë në terren. Pastaj bie alarmi. Më vonë, dy ushtarë dërgohen jashtë në mes të natës për të dhënë një mesazh të rëndësishëm popullsisë civile me banim afër fushëbetejës dhe ballafaqimit që afrohet (…). Më në fund, një nga vëllezërit e fushëbetejës, i vetmuar paketon çantën e tij para se të zhvishet dhe të marshojë drejt lumit (…). Por, a do t’ia dalë? Kujt mund t’i besosh vërtet? Kush është mik – dhe kush është armik? (…)
Dhe vdekja, të cilën gjithmonë e kisha konsideruar dimensionin më të rëndësishëm në jetë, të errët, joshëse, nuk ishte gjë tjetër veçse një tub që pikon, një degë që këputet në erë, një xhaketë që rrëshqet nga varësja dhe bie në dysheme. (…) Oh, a nuk është kjo arsyeja pse hijet bëhen gjithnjë e më të gjata ndërsa mbrëmja përparon? Ato synojnë natën, këtë valë errësire që përshkon tokën dhe për disa orë plotëson dëshirat më të thella të hijeve. (…) Ndërsa emri kur një luftëtar është gjallë i referohet trupit, vendit ku banon, asaj që bën, emri ndahet nga trupi kur vritet- dhe mbetet me të gjallët, me vëllezërit e fushëbetejës, të cilët me këtë emër nënkuptojnë gjithmonë se kush ishte, kurrë se kush është tani, një trup që dergjet diku duke u kalbur… (citate fund).
***
Mjeshtër në aftësitë luftarake: – Për njësitë e specializuara ushtarake për ballafaqim (përleshje) në hendek…dhe jo vetëm.

Aftësitë luftarake “sportive” mund t’i referohen si aftësive fizike ashtu edhe aspekteve strategjike të përdorura në “sport”, veçanërisht në artet marciale dhe “sportet” e tjera të kontaktit.

Përfshin teknikat, taktikat, forcën fizike, qëndrueshmërinë dhe forcën mendore.

Shpjegim:

 

• Aftësi fizike:
Kjo mund të përfshijë teknika të tilla si grushte, shkelma, kapje, hedhje, bllokim, etj., në varësi të përleshjes. Mund të përfshijë gjithashtu forcën fizike, qëndrueshmërinë, shkathtësinë dhe kohën e reagimit.

• Aftësi strategjike:
Kjo përfshin taktikat, planifikimin, “leximin” e kundërshtarit dhe përshtatjen me situatën në luftë. Mund të përfshijë gjithashtu forcën mendore, përqendrimin dhe aftësinë për të përballuar stresin.
**
Përkujtues për njësitë e specializuara të luftimit të afërt:
Luftim i afërt – Sidomos në “Hendek mbrojtës” mund të nënkuptohen disa gjëra, varësisht nga konteksti, veçanërisht hendek i përdorur për mbrojtje ushtarake: Një hendek i përdorur për të penguar përparimin e armiqve, siç është një hendek rreth një fortese ose një hendek në terren për ta bërë një sulm më të vështirë.
Hendekët kanë një histori të gjatë si pjesë e mbrojtjes ushtarake. Ato përdoren për të parandaluar përparimin e armiqve, si një barrierë ose për ta bërë një sulm më të vështirë.
Goditje me bërryl – përdoret në luftime të afërta (kur nuk ke mundësi ta përdorësh armën). Bërryli mund të lëkundet nga jashtë dhe nga brenda drejt brinjëve të kundërshtarit, nga poshtë/lart drejt mjekrës së kundërshtarit, nga lart dhe poshtë drejt qafës së kundërshtarit nëse ai është duke qëndruar i përkulur ose drejt anash drejt pleksusit solar të kundërshtarit nëse je duke qëndruar me anën tuaj përballë kundërshtarit.
***
Ti bllokon – Kur bllokoni, duhet të përpiqeni të devijoni sulmin e kundërshtarit. Nuk duhet të përpiqesh të ndalosh një sulm me forcë të drejtpërdrejtë kundër forcës, pasi më pas do të fitojë ai që është më i fortë. Në parim, duhet të devijosh një forcë të madhe duke përdorur një forcë më të vogël. Kjo zakonisht bëhet duke devijuar sulmin duke e drejtuar atë në një drejtim të ndryshëm nga ai që kishte planifikuar sulmuesi. Mund të bllokosh në një kënd të pjerrët ndaj sulmit në mënyrë që ta devijosh atë në një rrëshqitje që e nxjerr sulmuesin nga pozicioni, ose mund të përdorësh lëvizjen me sulmin dhe ta drejtosh atë përtej. Gjithashtu mund të përpiqesh ta “zgjatësh” teknikën, d.m.th. ta bësh sulmin më të gjatë nga sa kishte planifikuar kundërshtari në mënyrë që ai të humbasë ekuilibrin.

Blloqet mund të kryhen me krahë dhe këmbë. Por nuk duhet harruar trupi. Sulmet mund të shmangen duke lëvizur trupin. Në luftime të afërta, kjo bëhet më shpesh duke e lëvizur trupin prapa ose anash. Gjëja më e rëndësishme me një bllok, përveç shmangies së goditjeve të drejtpërdrejta, është të merrni një pozicion të mirë dhe të qëndrueshëm më pas në mënyrë që të mund të nisë një kundërsulm efektiv.

Mos harroni se gjithmonë e shikoni kundërshtarin tuaj kur bllokoni. Të ktheni shpinën ose të shikoni larg ose poshtë janë “mëkate të vdekshme”! Një kundërshtar (armik) i mirë do të ketë pak vështirësi t’ju nxjerrë jashtë loje. Në shumë blloqe, e njëjta pozicion dore përdoret si grusht.
***
Ushtria Tokësore është njësia kryesore e ushtrisë së rregullt

Ushtria Tokësore – e cila, së bashku me njësitë e mbrojtjes territoriale të forcave tokësore, përfaqëson bartësin e luftimeve të armatosura në tokë.
Është projektuar dhe pajisur për të zhvilluar luftime të suksesshme kundër një armiku të armatosur në mënyrë moderne, në të gjitha rastet, kushtet e terrenit dhe të motit, duke zbatuar format, dhe metodat e përshtatshme (metodat duhura) të operacioneve luftarake.
Organizimi dhe pajisja e njësive të Ushtrisë Tokësore u mundësojnë atyre të përshtaten shpejt me format, llojet dhe metodat në ndryshim të luftimit të armatosur, duke siguruar kështu vazhdimësinë e operacioneve luftarake në të gjithë fushën e betejës, në mënyrë të pavarur dhe në bashkëpunim me njësi të tjera të ushtrisë së rregullt dhe njësitë e Mbrojtjes Territoriale (rezervistëve që kanë kryer shërbimin ushtarak dhe aktivizohen – thirren në ushtrinë e rregullt në rast kërcënimi lufte).
Detyrat kryesore të Ushtrisë (së rregulltë) Tokësore janë:
⦁ të ruajë një nivel të lartë gatishmërie luftarake dhe ta rrisë atë në përpjesëtim me madhësinë e kërcënimit të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të agresionit nga armiku i përjetshëm kundër shtetit amë Shqipërisë, Kosovës…
⦁ sigurimi i zhvillimit të forcave të armatosura të kohës së luftës dhe strukturave të tjera të mbrojtjes së përgjithshme kombëtare, duke i ofruar rezistencë të vendosur armikut që nga kufiri dhe që nga momenti i parë.
⦁ përmes mbrojtjes së vazhdueshme dhe veprimeve aktive në drejtimet themelore strategjike-operative dhe operative-taktike, të parandalohet depërtimi i shpejtë i forcave tokësore të armikut, t`u shkaktohen atyre sa më shumë humbje të jetë e mundur dhe të krijohen kushtet për disfatën e tyre përfundimtare
⦁ të zhvillojë luftime kundër njësive ajrore dhe detare të armikut dhe parandalon lidhjen e tyre me forcat e tij që veprojnë nga fronti.
⦁ në bashkëpunim me pjesë të tjera të forcave, dhe veçanërisht me njësitë e mbrojtjes territoriale, të sigurohet kompaktësia e sa më shumë territorit të Shqipërisë, Kosovës dhe tokave tjera shqiptare nën pushtim…
10-06-2025

ISTOGU DHE KOSOVA DATË TË ÇLIRIMIT KANË 12 QERSHORIN 1999- Nga IDRIZ ZEQIRAJ

 

     Fillimisht, data e çlirimit të Kosovës është hamendësuar, për ta përcaktuar krejt të panevojshëm, edhe pse dihej mirëfilli. Ndoca kërkonin ndonjë datë, që ata të ishin protagonistë të ndonjë beteje ballore të veçantë. Por, kjo u mungonte. Arsyeja triumfoi dhe data-ditë e çlirimit të Kosovës u përcaktua, faktikisht e mençurisht, pikërisht ditën e hyrjes të tankeve të NATO-paktit, në Kosovë, si dëshmi e çlirimit, të Kosovës anë përtej, përjashto veriun e Kosovës, ku ndodhi tradhtia e KFOR-it francez, në koordinim me agjentët e saj shqipfolës në Kosovë.
     Dikush u mundua ta shpallë Prishtinën e çliruar më 10 qershor. Por, falsifikimin e Rrustem Mustafës dhe të Ahmet Isufit, i demantuan, madje bindshëm, shumë qytetarë të Prishtinës, të cilët nuk kishin lëvizur nga kryeqyteti. Dëshmi tjetër është hyrja, shpenguehëm, e kontigjentit ushtarak rus, më 11 qershor 1999, përmes kryeqytetit, në aeroportin e Prishtinës. Kjo duhej t`u mjaftonte të tjerëve, për të mos shpallur data çlirimi fiktive, të rrejshme, as para dhe as pas 12 qershorit.
     Caktimi i një date të vetme çliruese, për tërë Kosovën, bëhet ende më i domosdoshëm, po të kemi parasysh anomalinë e Shqipërisë, e cila feston dy data çliruese, mbi baza partiake, të një lufte: E djathta feston 28 nëntorin, ndërsa e majta 29 nëntorin 1944. Sepse ishte vendosur bashkimi i dy shteteve, jugosllav dhe shqiptar. Dy krerët udhëheqës të luftës në Shkodër, Seit Bushati dhe Sadik Bekteshi, i pari politik, i dyti gjeneral, i shpallur Hero i Popullit, me 1969, ndërsa i dënuar me 25 vjet burg, me 1975, si Armik i Popullit, bashkëvuajtes i imi, në Burgun e Burrelit, deklaron: “Shkodra, qyteti i fundit i Shqipërisë është çliruar me 28 nëntor, kur forcat ushtarake gjermane kanë kaluar kufirin në Han të Hotit. Data 29 nëntor është datë nostalgjike e komunistëve shqiptarë për Jugosllavinë. Por, në majën e Malit Tarabosh, ka qëndruar një skuadër ushtarësh gjermanë edhe për disa ditë, pas çlirimit. Megjithatë, luftë nuk ka pasur dhe data e çlirimit të Shqipërisë mbetet 28 nëntori 1944”.
 
     Profitieret e luftës kanë zvetnuar dhe përdhosur gjakun e dëshmorëve dhe të viktimave, me dy falsifikime groteske: 
     1) Data fiktive, e rrejshme çliruese e Istogut, jashtë datës së vërtetë, 12 qershor 1999;
      2) Rritja fiktive, e rrejshme të numrit të veteranëve të luftës, zvetnuan nderimin për dëshmorët, viktimat dhe luftëtarët e vërtetë. Disa komandantë të zëshëm, përfshi edhe shefin e SHTAB-it të Përgjithshëm, gjeneral Sylejman Selimin, i cili zotëron listën emërore të luftëtarëve, përgjatë luftës, thotë, me bindje të plotë, se Kosova ka pasur 12.700 luftëtarë, tashmë, veteranë. Edhe Kolonel Anton Quni pajtohet me shefin e Shtabit, Gjeneral Sylejmanin, duke shtuar edhe 1.000 të tjerë, si pjesë e logjistikës.
     Por, sot llogaritën edhe 45.500 “veteranë” të rremë në Kosovë. Ndërsa në Shqipëri, gjeneral Spiro Butka, kryetar i të UÇK-së OVL, për luftëtarët shqiptarë nga Shqipëria numërohen 186, kurse Kolonel Dilaver Goxhaj e redukton në 129 veteranë, duke dhënë detaje për luftëtarët e djeshëm, fshati apo qyteti nga vijnë dhe njësitë luftarake, ku kanë qenë pjesë e luftës. Por, sipas gjeneral Spiro Butkës, sot marrin pensionin 3.000 “veteranë” dhe ky numër vazhdon të rritet. Ai përmend edhe emra falsifikatorësh të “Dëshmive të Veteranit”, si dhe bizneset e tyre nga Malësia deri në Tiranë, me matrapazët vendorë. Ndërsa oficerët-komandantë nga Shqipëria, numrin e luftëtarëve nga Shqipëria, e reduktojnë në dyshifrorë, ngaqë veçsa janë regjistruar në ndonjë njësi ushtarake dhe janë larguar pa e shkrepur një plumb!
     Makro-abuzimi me buxhetin e pakët shtetëror, për pagesën e tej 45 mijë “veteranëve” të rrejshëm, është hajnia më e madhe zyrtare në hapësirat ballkanike dhe evropiane. Këtu kanë dështuar të gjitha qeveritë: ato që kanë falsifikuar, ato që kanë filluar pagesën e “veteranëve” të rrejshëm dhe qeveritë, të cilat nuk e kanë ndaluar këtë gjakderdhje financiare të trishtme! Ekziston dyshimi i bazuar, se shumësia e “veteranëve” të rrejshëm, janë bërë klientelë elektorale e disa partive! Padyshim, me këtë hajni zyrtare, po e vënë në dyshim, nëse Kosova është e aftë, për ta administruar, qeverisur Kosovën e sotme?!
     Istogu, me sa di, është komuna e parë, e cila i bashkoi dëshmorët e luftës, në një lokacion të përbashkët. Ky fakt është ri konfirmim i vlerësimit të bërë, si komuna e dytë me performancë në nivel të Republikës të Kosovës. Dhe, kjo është vlerë shtesë për udhëheqjen komunale, të kryesuar nga kryetari Ilir Ferati, me stafin e tij simpatik.
     Përzgjedhja e lokacionit, projekti dhe realizimi i Kompleksit Memorial i Varrezave të Dëshmorëve të komunës të Istogut, mendoj se është i qëlluar, i shkëlqyer. Një hapësirë vendore e lirë, me një pjerrësi terreni, që i jepë hijeshi, me shkëlqimin diellor ditën, qoftë natën nën ndriçimin e llampadarëve ndriçues. Nuk e fshehim dot, meqë kontestimet kanë qenë publike dhe kjo ka bërë që përurimi zyrtar, pikërisht, për këtë është vonuar ndër vite. Dhe, kjo vonesë ka lënduar jo vetëm grupet kundërthënëse, kryesisht, brenda OVL të UÇK-së, por ka prekur edhe qytetarët e Kosovës, duke vënë dyshimin e bazuar se sindromi i falsifikimit është shtrirë, si në rastin e shumëfishimit të listave të veteranëve. Urojmë që në Varrezat e Dëshmorëve, nuk do të këtë dyshime, për ata që, tashmë, prehen në Panteonin e Lavdisë meritore, vajzat, burrat dhe djemtë dëshmorë të lirisë.
     Përmes RTV -FONTANA-, me drejtor Zeqir Mehmetaj, me stafin e tij të vullnetshëm, kemi përcjellur punën e shkëlqyer, përgjatë eskumimit të kufomave-eshtrave dhe rivarrosjen në Memorialin e Varrezave të Dëshmorëve në Vrellë. Natyrisht, e dhimbshme, por, gjithsesi krenare për familjen me farefisni të dëshmorëve dhe mirënjohjen e popullit të Kosovës, për dëshmorët tanë.
     Është vënë re mungesa e ish-drejtorit të Axhencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve të Memorialëve, zotëri Idriz Blakaj, i cili, me aq sa jam në dijeni, ka qenë nismëtar i kësaj ideje, gjetjes së lokacionit dhe përcjelljes, deri ë realizimin e Kompleksit Memorial në Vrellë. Sidoqoftë, një keqardhje për ne, miqtë e tij dhe popullin, i cili e ka çmuar, përgjatë tej dy dekadave për veprimtari publike e zyrtare.
    Këshilli mbikëqyrës realizues i zhvarrim-rivarrimit të Dëshmorëve të komunës të Istogut, duhet të shërbejë si frymëzim dhe guidë edhe për komunat tjera të Kosovës, që t`i bashkojnë dëshmorët në një varrezë të përbashkët komunale. Në këtë rast do të caktohej një datë-ditë e dëshmorëve, në nivel Kosove, ashtu siç e ka Shqipëria 5 Majin, në ditë-vrasjen e Sekretarit të rinisë komuniste shqiptare, Qemal Stafa. Kosova ka një rast ideal, flijimin e Shaban Jasharit, me familje, “në mbrojtje të pragut të shtëpisë-Kosovë”, për ta bashkuar datën-ditën e Dëshmorëve të Kosovës, me atë të Shqipërisë, pikërisht, me 5 Maj.
     Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale, strukturat komunale, të kryesuar nga kryetari i komunës të Istogut, Ilir Ferati; drejtori ekzekutiv i Komplekseve Memoriale, Imer Hakaj, kryetari i OVL, Muhamet Demaj, për komunën e Istogut si dhe Shoqatat tjera, janë organizuar dhe kanë krijuar Komisionin e zhvarrim-rivarrimit të Dëshmorëve të komunës të Istogut, për t´i bashkuar në Kompleksin Memorial në fshatin Vrellë. Komisioni në fjalë, bollshëm i shkolluar, ka shansin dhe rastin të bëjë punë të tjera të mira, në interes të komunës dhe të Kosovës.
    1) Ju, anëtarë të nderuar të këtij Komisioni (Këshilli), mund ta unifikoni datën e çlirimit të Istogut dhe tërë Kosovës, ashtu siç ka ndodhur, realisht, më 12 qershor 1999, duke kërkuar edhe nga komunat tjera, si datë çliruese në nivel të Kosovës.
     2) Të saktësoni numrin e veteranëve të komunës të Istogut, për t`u bërë shembull për komunat tjera.
     Nisma për pastrimin e listave, nga veteranët e rremë, ishte e gabuar, rrjedhimisht, edhe e dështuar. Fillimi i gjyqeve individuale ishte marrëzi. As shekulli nuk e zgjidhte problemin. “Peshku qelbet nga koka”,- thotë urtësia. Janë krye krerët partiakë, shtetërorë e pushtetarë, që u kanë prirë këtyre proceseve të pista, për interesa personale e partiake! Ata abuzuan dhe vazhdojnë të abuzojnë, edhe sot e gjithë ditën, me paranë e shtetit. Dhe, kush vjedh shtetin, është armik i Atdheut. Ndërkohë, në Kosovën tonë të përbaltur, i himnizojnë si heronj e çlirimtarë!?
     Asnjë llogari nuk duhet kërkuar nga veteranët e rrejshëm. Asnjë pyetje as për ata, që u kanë dhënë “Dëshminë e Veteranit”. Emrat e tyre të hiqen nga listat e veteranëve të vërtetë, pa zhurmë. Blerja e “dëshmive”, është paguar dhe tejkaluar shumëfish, nga marrja e pensionit të -veteranit- ndër vite. Ata që nuk pajtohen, vihen para provave, por edhe para përgjegjësinë, nëse pretenduesit humbin testimin. 45.500 “veteranë” të rrejshëm, rrjedhin miliona euro, nga buxheti i varfër shtetëror. Andaj, të shpëtohet, aq sa mund të shpëtohet, tani e tutje. Hajnia zyrtare – turp kombëtar.
     Në mesin e Komisionit aktual, për zhvarrim-rivarrim të Dëshmorëve të komunës të Istogut, në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Vrellë, janë të angazhuar edhe disa miq të mi, të vjetër dhe të rinj: kryetari Ilir Ferati, drejtori Imer Hakaj, luftëtarët Januz januzaj, Shasivar Haxhijaj, Muhamet Demaj, me shokë, veprimtari i hershëm, i shumëfishtë dhe drejtor i RTV -FONTANA-, Zeqir Mehmetaj, ndonëse ndjehem krenar me ata, pres të mos kufizohen me këtë vepër të vyer dhe domethënëse, por, të vazhdojnë edhe me propozimet e shtruara në këtë shkrim.
      Uroj për mirëkuptim!

Zgjedhjet, politika dhe siguria kombëtare Nga Ekrem Spahiu

Më 11 Maj u mbajtën zgjedhjet e 11-ta parlamentare të Shqipërisë. Të përcaktuara si instrument i domosdoshëm në demokraci edhe për rotacion politik, këto zgjedhje nuk e realizuan një standart të tillë. Përkundrazi, ricikluan për të katërtën herë radhazi vetëm një forcë politike.
Pyetja që ngre qytetari shqiptar, por edhe faktori ndërkombëtar, është: Shqipëria është bërë më e sigurt, apo më e pasigurt? Sepse është një korrelacion i pranuar botërisht: siguria kombëtare lidhet me stabilitetin e brendshëm dhe, stabiliteti i brendshëm kushtëzohet nga zgjedhjet politike.
Pikërisht, në vlerësim të këtyre zgjedhjeve, Shqipëria nuk është bërë më e sigurt. Së pari, në këto zgjedhje u shkua me një reformë zgjedhore jodemokratike, që ishte në interes të vetëm dy partive kryesore dhe në dëm të demokracisë.
Së dyti, i gjithë procesi zgjedhor ishte jo i drejtë për subjektet e tjera konkuruese.
Së treti, procesi i numërimit të votave po tregon se ka ankimime për tjetërsimin e votës, ku më të zhurmshëm e agresivë po paraqiten anatemimet brendapërbrenda llojit, te PS dhe PD, të cilat kishin anëtarë në të gjitha nivelet e komisioneve dhe grupet e numërimit. Pyetja që nuk do të marrë kurrë përgjigje është: çfarë është bërë me votën e subjekteve të tjera të cilat nuk kishin asnjë anëtar në komisione dhe grupet e numërimit?!
Nga standarti që zbatohet në zgjedhje rrjedh edhe besimi në institucionet, çka është thelbësor për sigurinë kombëtare. Në këtë kënd, është fakt se mandati i tretë i forcës politike në pushtet tregoi kompromentim të madh. Kam bindjen time se në mandatin e katërt ky kompromentim do të jetë edhe më i madh pasi është vazhdimësi e tre mandateve të para.
Në Shqipëri zgjedhjet janë zhvilluar me 11 maj dhe Kuvendi po kryen funksione me deputetët e legjislaturës së kaluar, gjë që do vazhdojë deri në shtator, pra plot 4 muaj! Sa paradoksale, aq edhe e qëllimëshme për mundësi abuzimi.
Në Kosovë, edhe pse zgjedhjet politike kanë mbaruar që prej 4 muajsh, akoma nuk është konstituuar Parlamenti i ri, një rast ky i paprecedent në botën demokratike. Dhe kjo ndodh pikërisht kur retë për sigurinë e Kosovës mbeten të errëta: njohjet ndërkombëtare janë stopuar; raportet me aleatët e mëdhenj natyralë janë lënduar; situata e sigurisë në rajon është e kërcënuar nga shumë aktorë e faktorë.
Me ose pa qëllim, por fakt është që, në të dy vendet, është krijuar vakuum i pushtetit ligjvënës, gjë që, padyshim, influencon për keq edhe sigurinë kombëtare.
Në Maqedoninë e Veriut, Marrëveshja e Ohrit duket se po tentohet të zhvlerësohet duke u shndërruar nga një dokument që u mendua se do të garantonte barazi thelbësore midis komuniteteve etnike, në një dokument formal. Praktikisht, funksioni i saj është degraduar në përfaqësimin politik, ekonomik, ushtarak e social të entitetit shqiptar. Po goditet gjuha shqipe, po frymëzohen prirje sllavizimi nga njera anë dhe prirje defaktorizimi të shqiptarëve nga ana tjetër.
Po jetojmë në një kohë historike, kur balancat gjeopolitike po ndryshojnë me shpejtësi. Pritet një ridimensionim i angazhimit gjeografik dhe gjeostrategjik i SHBA-së, një rol gjithnjë më ndryshe i Europës dhe një rritje e agresivitetit të Rusisë. Natyrisht që këto zhvillime do të sjellin një ridimensionim të pranisë dhe mbështetjes nga aleatët dhe partnerët. Këtë e theksoi këto ditë edhe Christopher Landau, Zëvendës Sekretar i Departamentit të Shtetit të SHBA në 30 vjetorin e Marrëveshjes së Dayton-it, një marrëveshje e lidhur posaçërisht për Ballkanin, kur tha se SHBA “nuk ofrojnë mjete të pakufizuara për qëllime të pacaktuara, të pasigurta ose jorealiste” dhe “do të punojmë vetëm me ata që janë të përkushtuar me realizëm praktik për vendet e tyre”.
Natyrisht që këto do të sjellin dhe duhet të sjellin një ridimensionim edhe të politikës së sigurisë kombëtare shqiptare. Politikanët shqiptarë, duhet të mos mendojnë, vetëm për zgjedhjet e radhës, por sidomos për brezat e ardhëshëm, për sigurinë kombëtare shqiptare. Nëse mendohet e veprohet në funksion të këtij obligimi, pra në funksion të sigurisë kombëtare, ka rrugëdalje, si në Shqipëri, edhe në Kosovë. Në Shqipëri, rrugëdalja është Qeveri kalimtare me tre synime: kryerja e ndryshimeve të duhura kushtetuese, rishikimi i ndarjes territoriale dhe reformë demokratike e transparente zgjedhore, ndërsa në Kosovë, kompromisi për të krijuar një qeveri me bazë të një koalicioni të gjerë.
Është momenti të kujtoj se Mbretëria Shqiptare, i vetmi regjim politik shqiptar që deklarohej dhe punonte realisht për të gjithë shqiptarët, duke respektuar zgjedhjet politike dhe institucionet, të cilat kishin zë dhe pushtet, por mbi të gjitha respektonin kombin dhe sigurinë kombëtare shqiptare.

SULME TË DËSHPËRUARA KUNDËR KOSOVËS- Nga Agim Aliçkaj

Zhbllokimi i parlamentit nga opozita do të ishte një hap pozitiv dhe i vlefshëm për ta dhe për Kosovën.

Kosova dardane e sulmuar nga të gjitha anët, nga jashtë dhe nga brenda. Është koha që të gjithë ata që e duan shtetin dhe kombin me zemër dhe pa hile të ngrenë zërin kundër këtyre sulmeve. Sidomos intelektualëte pavarur dhe ata që nuk i përkasin asnjë partie dhe të tillë ka shumë. Por edhe anëtarët e shumtë të partive politike që vënë interesat partiake para interesave shtetërore dhe nuk kanë pjesëmarrje në korrupsion dhe vepra të këqija.
Kritika ndaj liderëve të partive të dala nga lufta e PDK-së dhe AAK-së nuk do të thotë kritikë ndaj heroizmit dhe luftës për liri të Adem Jasharit dhe UÇK-së së lavdishme. Kritika ndaj liderëve të LDK-së nuk është kritikë ndaj lëvizjes demokratike të Ibrahim Rugovës. Dhe sigurisht, kjo nuk është një kritikë ndaj të gjithë opozitës, sepse atje ka shumë patriotë të guximshëm dhe të mençur që e duan Kosovën me gjithë zemër, për të cilën kanë dhënë gjithçka.
Thënja e deputetit të PDK-së Abelard Tahiri, “më e keqe se bllokada aktuale në Kuvendin e Kosovës është nëse Albin Kurti do të arrinte ta formonte Qeverinë” zbulon gjithçka. Kryesia e PDK-së e ka devijuar rrugën e demokracisë dhe ndërtimit të shtetit. Etja për pushtet, frika nga humbja e pasurisë së paligjshme dhe urrejtja ndaj KM Albin Kurti jua ka humbë arësyjen. Këtyre, fatkeqësisht ju kanë bashkangjitur edhe krerët e LDK-së dhe AAK-së.
Për katër vite në opozitë, ata nuk kanë arritur të gjejnë rrugën e duhur dhe konstruktive të veprimit në shtetin e tyre demokratik. Paaftësinë e tyre për të ofruar propozime dhe zgjidhje konkrete më të mira se qeveria Kurti në përballjen me Serbinë, por edhe në jetën e brendshme politike dhe ekonomike, e kanë zëvendësuar me kundërshtime ndaj gjithçkaje që bën Kurti dhe në fund me bllokimin e krijimit të institucioneve shtetërore.
Sinqerisht, me keqardhje më duhet të them se nuk di ndonjë punë të mirë, të rëndësishme në interes të shtetit dhe të kombit që kanë bërë krerët e opozitës në katër vitet e fundit. Mendoj dhe besoj se zhbllokimi i parlamentit nga opozita do të ishte një hap pozitiv dhe i vlefshëm për ta, por edhe drejt zhvillimit të demokracisë dhe forcimit të Republikës së Kosovës.
Qendra e të gjitha sulmeve ndaj shtetit të Kosovës me qëllim të zhdukjes së kombit shqiptar është Serbia hegjemoniste, e udhëhequr nga regjimi kriminal dhe fashist i Aleksandër Vuçiqit dhe e mbështetur nga Rusia fashiste. Ata kanë përqendruar të gjitha forcat kundër qeverisë së kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani, të cilët i konsiderojnë si pengesë kryesore për arritjen e synimeve të tyre grabitqare në Ballkan.
Paralajmërimi i gjeneralit Wesli Clark në Dayton, se Serbia mund ta përdorë Kosovën “si një bombë të kurdisur për t’u shfaqur në kohë të gabuar” duhet të merret shumë seriozisht. Këtë e dëshmon edhe demonstrimi provokues i maturantëve serb para disa ditësh në Mitrovicë. Bllokimi i krijimit të institucioneve shtetërore e inkurajon Serbinë për të ndërmarrë ndonjë agresion të shpejtë të papritur në Veri të Kosovës.
Dora e zgjatur e Serbisë në Kosovë është lista serbe. Pjesëmarrja e saj selektive në jetën demokratike të Kosovës ka vetëm një qëllim, shkatërrimin e shtetit. Kosova është i vetmi vend në botë që lejon një organizatë armiqësore të përzihet në punët e shtetit. Përgjegjësinë kryesore për këtë e kanë krerët e opozitës, të cilët nuk lejuan votën për të penguar pjesëmarrjen e listës serbe në zgjedhje.
Agresioni serb kundër Kosovës është kthyer në luftë kundër Albin Kurtit. Qëllimi kryesor i tyre është largimi i përhershëm i tij dhe i forcave politike që janë me të nga jeta politike e Kosovës. Të njëjtin synim kanë edhe ish-diplomati proserb pa post zyrtar, amerikani Richard Grenell dhe kryeministri internacionalist proserb i Shqipërisë, Edi Rama. Ata i bashkon edhe urrejtja, inati ndaj Kurtit dhe interesat personale.
Sulmeve ndaj Kosovës i janë bashkuar edhe oligarkët e Kosovës, për shkak të lidhjeve financiare me Serbinë, urrejtjes ndaj Kurtit dhe përfitimeve ilegale, disa shqiptarë të pasur në Amerikë, si dhe shumë media shqiptare të ndikuara nga armiqtë në Kosovë, Shqipëri dhe kudo që jetojnë shqiptarët. Një oligark i Kosovës deklaron se do ta shkrijë të gjithë pasurinë e tij vetëm për të rrëzuar kryeministrin Kurti.
Përballë të gjithëve qëndron fuqishëm populli shumicë i Kosovës. Ata me 340 mijë vota treguan se duan të udhëhiqen nga Albin Kurti. Me të për sa i përket votës i afrohet vetëm presidentja Vjosa Osmani, e cila nëse do të hynte në zgjedhje të drejtpërdrejta nga populli do të fitonte sërish me një shumicë edhe më të madhe votash. Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca ka 270 mijë vota. Të tjerët kanë shumë më pak. Këto janë fakte.
Me aftësitë e tyre, vendosmërinë dhe dijen, Vjosa, Albini dhe Glauku e meritojnë të udhëheqin shtetin sëpaku edhe për një mandat. Edhe ata kanë gabime, por jo të të tilla që e cenojnë ekzistencën e shtetit. Prej tyre pritet të tregojnë maturi, tolerancë dhe respekt për pikëpamjet e ndryshme të njëri-tjetrit dhe të të tjerëve.
Vota e popullit është e shenjtë. Ajo i kontrollon dhe korigjon gabimet e çdokujt. Votimi i fshehtë është kulmi i demokracisë. Bllokuesit e institucioneve të shtetit janë ata që bllokojnë dhe nuk votojnë, jo ata që votojnë. Nëse bllokuesit shfrytëzojnë mangësitë ligjore dhe nuk i lënë fituesit të qeverisin, nuk ka zgjidhje tjetër veç zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Populli i Kosovës e ka fjalën e fundit, askush tjetër.
Të gjitha këto sulme të dëshpëruara dhe të pakuptimta do të dështojnë! Askush nuk mund ta bllokojë Kosovën pro-amerikane në rrugën e sigurt drejt lirisë, pavarësisë, demokracisë dhe ndërtimit të shtetit.

 

DESPERATE AND FAILED ATTACKS AGAINST KOSOVA- By Agim Aliçkaj

The opposition’s unblocking of parliament would be a positive and valuable step for them and for Kosova.

Dardanian Kosova attacked from all sides, from outside and from within. It is time for all those who love the state and the nation with all their heart and without deceit to raise their voices against these attacks. Especially independent intellectuals and those who do not belong to any party and there are many of them. But, also the many members of political parties who put party interests before state interests and have no participation in corruption and bad deeds.
Criticism of the leaders of the PDK and AAK parties who have emerged from the war does not mean criticism of the heroism and freedom struggle of Adem Jashari and the glorious KLA. Criticism of the leaders of the LDK is not criticism of the democratic movement of Ibrahim Rugova. And of course, this is not a criticism of the entire opposition, because there are many brave and wise patriots there who love Kosova with all their hearts, for which they have given everything.
The statement of PDK MP Abelard Tahiri, “worse than the current blockade in the Kosova Assembly is if Albin Kurti would manage to form the Government” reveals everything. The PDK leadership has deviated from the path of democracy and state building. The thirst for power, the fear of losing illegal wealth and the hatred towards PM Albin Kurti have made them lose their reason. Unfortunately, the leaders of LDK and AAK have also joined them.
For four years in opposition, they have failed to find the right and constructive path of action in their democratic state. Their inability to offer better concrete proposals and solutions than the Kurti government in the confrontation with Serbia, but also in domestic political and economic life, they have replaced with opposition to everything Kurti does and ultimately with blocking the creation of state institutions.
Honestly, I regret to say that I do not know of any good, important work in the interest of the state and the nation that the opposition leaders have done in the last four years. I think and believe that unblocking the parliament by the opposition would be a positive and valuable step for them, but also towards the development of democracy and the strengthening of the Republic of Kosova.
The center of all attacks on the state of Kosova with the aim of eradicating the Albanian nation is hegemonic Serbia, led by the criminal and fascist regime of Aleksandar Vučić and supported by fascist Russia. They have concentrated all their forces against the government of Prime Minister Albin Kurti and President Vjosa Osmani, whom they consider the main obstacle to achieving their predatory goals in the Balkans.
General Wesley Clark’s warning in Dayton that Serbia could use Kosova “as a time bomb to appear at the wrong time” should be taken very seriously. This is also evidenced by the provocative demonstration of Serbian high school graduates a few days ago in Mitrovica. The blockage of the creation of state institutions encourages Serbia to undertake a sudden and unexpected aggression in northern Kosova.
Serbia’s extended hand in Kosova is the Serbian list. Its selective participation in the democratic life of Kosova has only one goal, the destruction of the state. Kosova is the only country in the world that allows a hostile organization to interfere in the affairs of the state. The main responsibility for this lies with the opposition leaders, who did not allow the vote to prevent the participation of the Serbian list in the elections.
Serbian aggression against Kosova has turned into a war against Albin Kurti. Their main goal is the permanent removal of him and the political forces that are with him from the political life of Kosova. The former pro-Serbian diplomat without official position, the American Richard Grenell, and the pro-Serbian internationalist Prime Minister of Albania, Edi Rama, also have the same goal. They are also united by hatred, resentment towards Kurti, and personal interests.
The attacks on Kosova have also been joined by Kosovo’s oligarchs, due to their financial ties with Serbia, hatred of Kurti and illegal profits, some wealthy Albanians in America, as well as many Albanian media outlets influenced by Kosova’s Enemies in Kosova, Albania and wherever Albanians live. One Kosova oligarch declares that he will spend all his wealth just to overthrow Prime Minister Kurti.
The majority people of Kosova are standing strong against all of them. They showed with 340,000 votes that they want to be led by Albin Kurti. Only President Vjosa Osmani comes close to him in terms of votes, who if she entered direct elections by the people, would win again with an even larger majority of votes. Speaker of Parliament Glauk Konjufca has 270,000 votes. The others have much fewer votes. These are facts.
With their abilities, determination and knowledge, Vjosa, Albin and Glauk deserve to lead the state for at least one more term. They too have mistakes, but not ones that undermine the existence of the state. They are expected to show prudence, tolerance and respect for the different views of each other and others.
The vote of the people is sacred. It checks and corrects everyone’s mistakes. Secret voting is the pinnacle of democracy. The blockers of the state institutions are those who block and do not vote, not those who vote. If the blockers exploit legal loopholes and do not let the winners govern, there is no other option but extraordinary elections. The people of Kosova have the final say, no one else.
All these desperate senseless attacks will fail! No one can block pro-American Kosova on the secure path to freedom, independence, democracy and state building.

GËZUAR FESTËN E BAJRAMIT – DUKE KUJTUAR HAFIZ ALI KRAJA- NDERI I FESË DHE KRENARIA E KOMBIT SHQIPTAR Nga Frank Shkreli

Hafiz Ali Kraja- Nderi i Fesë
dhe Krenaria e Kombit.

Ndonëse kisha dëgjuar për Hafiz Ali Krajën – si një personalitet i madh i Fesë Islame në Shqipëri dhe njëri prej të dalluarve të Kombit shqiptar të shekullit të kakuar – nuk dija shumë për jetën dhe veprimtarinë e tij.  Si përfundim fillova të lexoj ndonjë gjë më shumë nga jeta e tij dhe sa më shumë lexoja aq më i interesuar bëhesha për të kaluarën e tij.  Duke lexuar për Hafiz Ali Krajën – një bashkvendas i imi nga Kraja, afër vendlindjes time – mësova se, ashtu si shumë bashkohas të tij, ai jetoi dhe veproi në tallazet më të vështira të historisë kombëtare të shqiptarëve, të shekullit të kaluar.  Sa më shumë të lexojë njeriu për Hafiz Ali Krajën — hoxhë, publicist dhe atdhetar i mirënjohur, opozitar i Zogut, i italianëve dhe i persekutuar deri në ditët e fundit të jetë së tij nga diktatura komuniste e Enver Hoxhës — aq më i bindur bëhesh se ai i përkiste një brezi atdhetarësh më të spikatur, por që, fatkeqësisht, nuk janë më.  I përkiste atij brezi që mbi të gjitha — ndonëse jetuan në kohëra shumë më të vështira se sot, qoftë rrethanat politike të diktaturës komuniste ashtu edhe ekonomike — ata ishin mbrojtës të patundur të idealeve dhe të interesave kombëtare të shqiptarëve, pa dallim feje a krahine. Hafiz Ali Kraja ishte një personalitet i cili gjatë gjithë jetës promovoi ideale dhe vlerat e përbashkëta, të të gjithë shqiptarëve, pa dallim.  Për fat të keq, si shumë të tjerë patriotë si ai, të asaj kohe, edhe Hafiz Ali Kraja ishte i ndjekur e i përbuzur nga disa regjime, qoftë nga Zogu, qoftë nga fashizmi, qoftë nga komunizmi.  Duke lexuar për jetën e Hafiz Ali Krajës, nuk mund të mos bëjmë pyetjen se si do ishte sot Shqipëria dhe shqiptarët nëse në shekullin e kaluar do të kishin fituar pikëpamjet e atdhetarëve dhe pro-perëndimorëve, patriotë si Hafiz Ali Kraja?  Është vështirë të merret me mend se si një brez patriotësh — ajka e Kombit mund të themi e shekullit të kaluar, e deri në ditët e sotëme — pjesë e të cilës ishte, pa dyshim, edhe Hafiz Ali Kraja — e humbi luftën me një ideologji sllavo-aziatike që shkatërroi çdo vlerë të shenjtë fetare e kombëtare ndër shqiptarët, vlera që mbroheshin deri atëherë nga Haziz Ali Kraja dhe bashk-kombasit e tij, si At Gjergj Fishta, në kohën që jetuan dhe dhe vepruan ata.

35 vjetë pas shembjes së Murit të Berlinit shpresonim, më kot — se përballë ideve sllavo-aziatike komuniste të pas Luftës së II Botërore – shtypja dhe lufta komuniste kundër vlerave fetare e patriotike të këtyre burrave, si hafiz Ali Kraja, do kishte qenë e përkohëshme, megjithse komunizmi zgjati për pothuaj 50-vjet.

E kam thenë edhe herë të tjera, por po e përsëris se pa një bazë udhëheqjeje shpirtërore, morale dhe ideore të këtyre shembujve patriotësh të vërtetë shqiptarë, si Hafiz Ali Kraja, At Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, Faik Konica e shumë të tjerë si ata — por të harruar e të përjashtuar nga historia – do të jetë vështirë të ndërtohet një Shqipëri dhe një Kosovë tjetër dhe ndryshe nga ç’kemi sot – një Shqipëri dhe Kosovë të dijes dhe të përparimit, me qëllim që shqiptarët si ndër kombet më të vkjetra të kontinentit evropian dhe botës, të zenë vendin e vet aty ku u takon, në rendin e kombeve të përparuara të shekullit XXI.

Në këtë ditë të Festës së Bajramit, urojmë që idetë, mendimet dhe ideologjia patriotike e fetarëve të mëdhej të shekullit të kaluar ndër shqiptarët, si Hafiz Ali Kraja dhe At Gjergj Fishta, ndër shumë të tjerë, të rikthehen përsëri ndër shqipptarët, në dobi të Atdheut dhe të Kombit.

Frank Shkreli

PS — Për ata që dëshirojnë të dinë më shumë për Hafiz Ali Krajën, për jetën, veprat dhe atdhetarizmin e tij dhe për kontributin fetar me rastin e Festës së Bajramit, ju sugjeroj që të lexoni një shkrim të hollësishëm dhe shumë interesant, kushtuar njërit prej personaliteteve më të shquara të fesë islame në Shqipëri dhe më gjërë, Hoxhës Hafiz Ali Kraja, (1900-1973). Artikulli është shkruar nga studiuesja Ardita Repishti   Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH)1944÷1991.

Në Srebrenicë të Bosnjës, ushtria serbe kreu masakrën më të madhe në Evropë që nga Holokausti Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Dëgjova se z Enver Bytyçi ka shkruar një artikull në Bota Sot me titullin: “Ajo që po ndodh në Gaza është genocidi më i madh pas Luftës së Dytë Botërore!” Kjo është krejtësisht e pasaktë, është një gabim i madh dhe i dëmshëm për kombin shqiptar. Praktikisht, ky artikull u shkon shumë për shtat armiqve serbo-sllavë…në dëm Kombit dhe trojeve tona, veçanërisht Kosovës. Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës shfarosën deri në 8,000 burra dhe djem boshnjakë nga qyteti i Srebrenicës. Ishte masakra më e madhe në Evropë që nga Holokausti.

 

Bosnia and Herzegovina Genocide (1992-1995) During the Bosnian Civil War (1992-1995), the Bosnian Serbs, one of the three main ethnic groups forming the newly independent Republic of Bosnia and Herzegovina, targeted Bosniaks (Bosnian Muslim) alongside Croatian civilians with the aim to “cleanse” Bosnia of its Muslim civilian population. An estimated 100,000 people were killed, 80,000 of which were Bosnian Muslims. In July 1995, Bosnian Serb forces exterminated as many as 8,000 Bosniak men and boys from the town of Srebrenica. It was the largest massacre in Europe since the Holocaust.
Gjenocidi, do të thotë shfarosja sistematike e njerëzve që i përkasin një grupi të caktuar. Është një akt i kryer me qëllimin për të shkatërruar, tërësisht ose pjesërisht, një grup kombëtar, etnik, racor ose fetar.
Gjenocidet:
• Namibia, 1904-07.
• Turqia, 1915-16.
• Bashkimi Sovjetik, 1928-53.
• Gjermania naziste, 1933-45.
• Kamboxhia, 1975-79.
• Bosnja dhe Hercegovina, 1992-95.
• Ruanda, 1994.
• Sudani, 2003.

Nuk jemi ne shqiptarët e vegjël që do rregullojmë problemet e botës së madhe. Unë flas për terroristët palestinez që filluan sulmin terrorist tash e jo çka ka ndodhur më parë. Pra, kush e nisi luftën më i pari: Hamas terroristët që përfaqësojnë të ashtuquajturën Palestinë. Pse ky sulm terrorist pikërisht në kohën kur Rusia pro-palestineze masakron Ukrainën?! Sepse Rusia donte të largonte vëmendjen e opinionit botëror nga lufta e saj për të pushtuar Ukrainën dhe i urdhëroi mikeshës së saj “Palestinës”: “Më ndihmoni, ma lehtësoni “punën” me Ukrainën, sulmoni, terrorizoni popullin hebre…” E tani, Izraeli e kthen përgjigjen. Është kollaj ta nisësh një luftë por rëndë ta përfundosh me sukses.

Sulmi terrorist i Hamasit ndaj Izraelit në tetor 2023 ndodhi në mëngjesin e 7 tetorit 2023, kur krahu ushtarak i grupit palestinez Hamas, Brigadat Izz ad-Din al-Qassam, nisën një seri sulmesh kundër objektivave në Izrael. Ky veprim nisi luftën në Gaza (që nga viti 2023). Grupi militant Xhihadi Islamik thuhet gjithashtu se ka marrë pjesë në armiqësi. Sulmi erdhi si një befasi e plotë për Izraelin. Numri i njerëzve të vrarë thuhet të jetë 1,200, ndërsa mbi 200 njerëz u morën peng. Krime lufte të panumërta. Midis krimeve të luftës të Hamasit që padyshim u kryen ishin sulme pa dallim ndaj civilëve, likuidime të njerëzve në robëri, sulme seksuale, marrje pengjesh, gjymtim i kufomave, përdorim i civilëve si mburoja njerëzore dhe plaçkitje, thuhet në raport. Të organizuar në mënyrë të jashtëzakonshme. Terroristët hodhën granata dore dhe qëlluan në strehimore, dhe qëlluan granata me raketa në shtëpi. Disa shtëpi u vunë në zjarr, njerëzit u dogjën dhe u mbytën, dhe të tjerë që ikën u vranë ose u kapën, thuhet në raport. Janë gjetur prova të abuzimit seksual, duke përfshirë njerëz që u detyruan të zhvisheshin dhe imazhe të seksualizuara të tyre që u postuan në mediat sociale. Kur Festohen Masakrat e Civilëve izraelit të 7 tetorit 2023. Si duhet ta kuptojmë që njerëzit si në Lindjen e Mesme ashtu edhe në Perëndim festojnë vrasjet brutale të izraelitëve hebrenj? Dhe çfarë lidhje ka kjo me konfliktin? Njerëzit në mbarë botën janë tronditur – në kuptimin e indinjimit, në vend që të jenë të befasuar – nga vrasjet e synuara dhe gjakftohta të qindra civilëve të pafajshëm izraelitë. Hamasi qëlloi njerëz të rastësishëm në rrugë dhe përdhunoi dhe masakroi të rinj në një festival muzikor. Historitë e fëmijëve të vrarë në Kibbutz Kfar, me historitë e foshnjave me kokë të prerë, janë të tmerrshme. Ajo që ndodhi saktësisht është e paqartë – përtej faktit se është një masakër brutale dhe gjakftohtë e më të pambrojturve. Shkalla është e tmerrshme. Detajet janë të neveritshme.
PS: Ne jemi në prag të zhdukjes si komb dhe si vend; duhet të jemi të kujdesshëm dhe diplomatikë me shkrimet tona. Shqipëria duhet t’i japë përparësi interesave kombëtare mbi aktivitetet e kohës së lirë të politikës së jashtme. Kërkohet një nivel i ri vigjilence për të shmangur përfshirjen në politika që bien ndesh me interesat e vendit. Bota po përballet me një vakum pushteti që do të zgjasë për dekada.
PS: Si plotësim, më poshtë po postoj sërish dy letrat e mia të datës 15.10.2023, dhe 08.01.2024. Përsëritja nuk duhet të jetë e mërzitshme. Vetëm shikoni lindjen e diellit. Në përsëritjet e duhura shfaqen nuancat, në të njëjtën gjendet dallimi.
——————————————————-
Aktet shtazarake të terrorit kundër civilëve izraelitë kanë tronditur të gjithë botën
15.10.2023
Populli mik hebre është i rrethuar nga armiq. Njësoj si populli shqiptar që është i rrethuar nga armiq. Detajet që dalin bëhen gjithnjë e më të tmerrshme. Disa llum shqipfolës (islamik), që abuzojnë me median, mbrojnë vrasësit gjakftohtë të civilëve të pafajshëm izraelitë për arsye fetare. Nxitja për gjenocid nuk mbrohet nga liria e fjalës.
***
Amerika qëndron me Izraelin. Ky sulm ishte urrejtje e pastër. Jo vetëm urrejtje, por keqdashje ndaj popullit hebre. Kurrë nuk e kisha menduar se do të shihja dhe do të kisha verifikuar imazhe të terroristëve që prisnin kokat e fëmijëve,-  tha presidenti i SHBA, Joe Biden
***
Gjatë luftës në Bosnje (1992-95) terroristët serb u fshehën pas civilëve të tyre (“muri i gjallë”) dhe qëlluan kundërshtarin, por kjo i bëri ata një objektiv legjitim për t’u dhënë një përgjigje adekuate (unë e kam parë vetë).
Si të duash një popull i cili të urren?! Në sytë e tij ti nuk ekziston. Ai mbështet armikun tënd Serbinë që bëri gjenocid kundër teje, familjes tënde dhe popullit tënd vetëm pse jeni shqiptarë! Këtë dashuri mund ta kenë brenda vetes vetëm idiotët, budallenjtë, vasalët, kriminelët, mercenarët, tradhtarët.
Gaza fitoi vetëqeverisjen në vitin 2005 dhe në zgjedhjet e 2007, Hamasi fitoi (u zgjodhën nga shumica e popullatës palestineze) dhe e ka sunduar Gazën që nga viti 2007. Përpjekja për t’ia shtyrë përgjegjësinë për këtë luftë të tjerëve (hebrenjve që u sulmuan papritmas) është marrëzi e pastër. Ne shohim simpatizuesit e Hamasit duke u lavdëruar në Gaza. Dhe me miliarda arabë që kanë emigruar në Evropë dhe vendet tjera perëndimore sot demonstrojnë në rrugët dhe sheshe të qyteteve të vendit nikoqir duke brohoritur për Hamas –in. Kërkojnë vdekjen e gjithë hebrenjve.
PS: Ata (palestinezët, arabët, dhe myslimanët e shteteve tjera) nuk emigrojnë në vendet e pasura myslimane arabe (sepse edhe vet arabi mysliman nuk i do) por me histori dhe identitete false, si “refugjatë”, të cilët gjoja torturohen nga qeveritarët e vendit të tyre, kërkojnë një jetë më të mirë në vendet e krishtera Perëndimore. Ekziston rreziku se në muajt që vijnë do të kryejnë akte terroriste në Evropë e gjetiu (kundër qytetarëve të vendeve që u kanë dhënë bukë dhe leje qëndrimi).
***
Çdo shpirt i vrarë është tragjik. Pavarësisht origjinës. Edhe ato palestinez pra. Ju nuk duhet të llogarisni vlerën e kufomave. Dhimbja është e njëjtë për ata që janë më të afërmit. Dallimi qëndron në mënyrën se si vriten. Asnjëherë nuk janë parë ushtarë izraelitë të presin kokat e foshnjave. Nuk i kam parë kurrë të përdhunojnë gra, me thika të shkatërrojnë me barkun dhe gjoksin e femrave shtatzënë. Kurrë nuk janë parë ushtarë izraelitë të kërcejnë (vallëzojnë) me trupa të zhveshur, të pajetë dhe të bërtasin: “Allahu akbar” (dmth – Zoti i myslimanëve është më i madhi).
Izraeli është një mik që e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur.
Palestina (e myslimanëve) është një armik që nuk e njeh Kosovën si shtet, dhe së bashku me serbët, njerëzit e saj, në mes të Beogradit lehin: “Kosova është Serbi”.
Viktimat e terrorit të Hamasit vriten sepse janë hebrenj. Nuk kishin bërë asgjë të keqe. Pikërisht siç u masakruan viktimat e terrorit të Serbisë (1998-99) vetëm sepse janë shqiptarë, nuk kishin bërë asgjë të keqe.
Duhet t`i luftojmë gjakprishurit midis nesh; të mos u japim qasje në mediat kombëtare etj., përndryshe do të jemi një nga popujt që u zhdukën. Pse? Sepse miqtë tanë Perëndimor (kemi shumë pak) do të na e kthejnë shpinën, dhe mikesha e palestinezëve, Serbia dhe Rusia do t`ju zhdukë plotësisht.
***
Sulmi i papritur brutal barbar i organizatës terroriste Hamasit kundër Izraelit ka tronditur të gjithë botën në atë që quhet “sulm terrorist”.
Masakra ka prekur mijëra civilë të pafajshëm – duke përfshirë foshnjat, të rinjtë dhe pleqtë.
Konflikti është përshkallëzuar me shpejtësi ditët e fundit dhe numri i të vdekurve dhe të plagosurve nga të dyja palët po rritet vazhdimisht.
Disa gjakprishur shqipfolës e mohojnë këtë, arsyetojnë terroristët islamik të kësaj organizate, e bëjnë fajtor viktimën dhe, shajnë e ofendojnë shqiptarët e vërtetë që dënojnë terrorin e Hamasit.
Kjo është për të legjitimuar veprimet më të tmerrshme.
Duhet të jetë e mundur që këta islamik të degjeneruar të shtrohen në një spital psikiatrik, ku mund të ndihmohen personat me imagjinate jashtëtokësore, gjysmë truri të kalbur dhe aftësi mendore të dëmtuara.
Mercenarët shqipfolës punojnë që ne të mos ekzistojmë. Nuk mund të ekzistojë një jetë fisnike dhe e lartësuar pa njohur djajtë e demonët si dhe pa luftuar paprerë kundër tyre.
***
“Fjalët e kujtdo që e quan veten shqiptar, për të mos e quajtur terrorizëm bombardimin e Izraelit dhe për të fajësuar ata që u sulmuan, është një nga gjërat më të sëmura që kam dëgjuar ndonjëherë”, – më tha një koleg-ushtarak i lartë perëndimor.
***
Ekziston vetëm një fe, dhe shumë njerëz të hutuar.
Kjo është një pyetje e madhe. Për shkak se ti e keqinterpretosh, të heqësh qafe fenë do të ishte një fillim i mirë, apo jo? Duket se shkakton shumë kaos.
Prerja e kokave të fëmijëve hebrenj është padyshim pjesë e luftës “çlirimtare” palestineze. Prerja e kokave të njerëzve është një nga taktikat e IS dhe Hamasi ka filluar të na kujtojë këtë. Njerëzit që arrijnë t’u presin edhe foshnjës e gjëra të ngjashme nuk janë njerëz, por kafshë me diagnozë psikopatie. Bajga kundërmuese.
***
PS: Për të mos u keqkuptuar nga lexuesit, do të shkruaj disa rreshta të thjeshtë për veten dhe profesionin tim. «Ofendimet» e mia u destinohen vetëm atyre krijesave që e gjejnë veten në to. Jo Kombit. Nuk gjeneralizoj. Si ushtarak dhe psikolog, kam përvojë shumëvjeçare luftarake dhe njoh disa gjëra për të cilat shkruaj.
Për çfarë është psikologjia?
Psikologjia ka të bëjë me të kuptuarit e mendimeve, emocioneve dhe sjelljes njerëzore. Lënda duhet të ofrojë një këndvështrim shkencor mbi proceset dhe mekanizmat psikologjikë, brenda dhe ndërmjet njerëzve, dhe t’i ndihmojë studentët të zhvillojnë një kuptim kompleks dhe më të plotë të njerëzve.
Psikologjia ushtarake – është aplikimi i parimeve, njohurive dhe metodave psikologjike në problemet ushtarake. Psikologjia moderne ushtarake filloi gjatë Luftës së Parë Botërore, kur testet e inteligjencës dhe testet e tjera u përdorën në punën për përdorimin racional të ekuipazheve ushtarake.
PS: Terroristët, kushdo dhe kudo që janë, duhet të shkatërrohen pa mëshirë, kudo që fshihen!
————————————————————————-
Hallet e shqipfolësve islamikë!
08.01.2024. Përshëndetje, pasi shpejtoj po shkruaj disa rreshta kundër atyre shqipfolësve që fenë e vet myslimane e vendojnë përpara.
Përçarje gjithë-shqiptare, në baza fetare, jemi vend laik… E ashtuquajtura Palestina, mikesha e Serbisë, Rusisë dhe armiqve tjerë… ka refuzuar të njohë ekzistencën e Shtetit (vendit), dmth Kosovës, duke brohoritur në kor me serbët “e ashtuquajtura Kosova është Serbi”.
E tani, hallet e shqipfolësve islamik, nuk drejtohen për të mirën e Kombit shqiptar dhe vendit të vet (shqiptarëve pra, që janë në zhdukje e sipër), por vajtojnë për Palestinën vetëm për faktin se ata janë mysliman, duke akuzuar Izraelin. Këta aventuristë, disa prej tyre “profesorë” e jo mahi, përndryshe gjysmë analfabetë dhe “myslimanë që nuk besojnë aspak në Zot”, me shkolla të blera, nuk janë ushtarak dhe duhet të heshtin për çështjet ushtarake dhe luftërat e rruzullit tokësor. Nuk e kuptojnë fare se Izraeli është një aleat i Kosovës dhe shqiptarisë. Kanë “harruar“ se shpëtuesit e shqiptarëve të Kosovës (gjatë bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë gjenocidale, pan-sllaviste, terroriste, fashiste, naziste) nga 24 marsi deri në 10 qershor 1999 ishin:
Personazhet kryesore në administratën amerikane, që në vitin 1999 mundësuan ndërhyrjen e NATO-s (bombardimin e Serbisë terroriste) për të ndaluar gjenocidin e vazhdueshëm të kryer kundër popullit shqiptar të Kosovës, spastrimin etnik të tyre nga trojet stërgjyshore – ishin me origjinë hebreje, si që ishin:
Madeleine Albright – Ish sekretari amerikan i shtetit – kjo zonjë humaniste ishte një mbështetëse e madhe e Kosovës në luftën e saj çlirimtare kundër Serbisë terroriste.
Wesley Clark – Gjeneral amerikan që në vitin 1999 ka drejtuar fushatën ajrore të NATO-s kundër Serbisë terroriste
Richard Holbrooke – Ish-ambasadori amerikan në OKB
Sandy Berger – Ish këshilltar për sigurinë kombëtare në SHBA
William Cohen – Ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes
Tom Lantos – Ish-anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve
Harrova të përmendi çetnik Arafat-in, sivëllain e çetnikut gjakpirës Sllobodan Millosheviç.
O shqiptar, nëse nuk je i kualifikuar për politikën e jashtme, atëherë heshtë. A nuk e sheh se gjithë Perëndimi është kthyer kundër shqiptarëve edhe për faktin sepse mendojnë se jemi islamik të rrezikshëm për Evropën…, ore kokëtul, kokëmish. Mbahuni me aleatët, e mos sakrifikoni kombin dhe vendin e juaj për të huajt dashakeq, përndryshe do të zhdukeni si komb e shtet brenda 5-6 vitesh…
PS: Unë nuk jam robot. Prandaj ju them pa doreza: Çka dini ju, nuk di unë. Por edhe çka di unë, nuk dini ju. OK?


Send this to a friend