VOAL

VOAL

Këngëtarët që do të jenë në “Sunny Hill Festival”

August 1, 2022
blank

Komentet

blank

Ndërron jetë reperi Coolio i ‘Gangsta’s Paradise’, këngës së famshme fituese në Grammy

Coolio, reperi fitues i Grammy-t, më i njohur për këngën e vitit 1995 “Gangsta’s Paradise”, ka vdekur, konfirmoi menaxherja e tij të mërkurën. Ai ishte 59 vjeç.

“Jemi të pikëlluar nga humbja e mikut dhe klientit tonë të dashur, Coolio, i cili ndërroi jetë këtë pasdite”, tha Sheila Finegan në një deklaratë për The Times. “Ai preku botën me dhuntinë e talentit të tij dhe do t’i mungojë shumë.

“Faleminderit për të gjithë në mbarë botën që e kanë dëgjuar muzikën e tij dhe për të gjithë ata që kanë ndihmuar në lidhje me vdekjen e tij. Ju lutemi, mbajini të dashurit e Coolio në mendimet dhe lutjet tuaja.”

Muzikanti u gjet pa ndjenja pasditen e së mërkurës në dyshemenë e banjës në shtëpinë e një miku, tha menaxheri Jarez Posey për TMZ, i cili raportoi fillimisht lajmin. Asnjë shkak zyrtar i vdekjes nuk është përcaktuar, por dyshohet për arrest kardiak, tha Posey për faqen e internetit. syri.net

blank

Pas gati 10 vitesh histori dashurie, martohet sot Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha!

Me shumë kuriozitet pritet ceremonia e dasmës së ditës së sotme (e dielë) mes Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës. Pas gati 10 vitesh në një histori dashurie, çifti më në fund do të celebrohet sotme, duke nisur një etapë të re në jetën e tyre. Ishte vetë Armina ajo që e zbuloi lajmin, rreth dy javë më parë.

Panorama Plus mundi të zbuloi disa detaje nga kjo ceremoni që do të mbahet në prag të përvjetorit të tyre të 10-të. Ftesa u ka shkuar tashmë rreth 300 personave që do të jenë dëshmitarë të kësaj feste.

Dekori dhe të gjitha detajet e tjera janë përzgjedhur nga vetë çifti, duke i kushtuar një vëmendje të madhe, sidomos Armina, që njihet për shijen e saj të hollë.

Festa do të mbahet në një agroturizëm në Shijak dhe me aq sa kemi mundur të mësojmë, festa do të nis që në orën 17:00 me një kokteil, dhe më pas darka.

Vetë blogerja ka zbuluar disa detaje nga festa e dasmës së saj. Në fund të episodit të “Goca dhe Gra”, ku Armina është moderatore, ajo rrëfeu emocionet, ndërsa tha se më shumë do të flasë pas dasmës.

Gjatë bisedës, Dalina Buzi tha: “Javës tjetër do jesh si zonja Berisha, do na vish në studio”, ndërsa Armina u përgjigj duke thënë: “Jo, do të vij si zonja Mevlani. Do të vazhdoj të jem zonja Mevlani”.

Kështu ajo la të kuptohet se do të mbajë mbiemrin e saj edhe pas martesës. Gjatë emisionit, vajzat nuk kursyen komentet plot humor. Jerina e pyeti Dalinën nëse e ka vendosur sa lekë do t’i hedhë Arminës në dasmë.

“Do hedh që të bie në sy, ose nga zarfi, ose nga ajo brenda. Do bëj një zarf të madh dhe ta lë aty, se me para na e kalojnë të tjerët”, u përgjigj moderatorja. Më herët, Mevlani u shpreh se kanë zgjedhur pikërisht muajin shtator pasi u pëlqen vjeshta të dyve dhe ka mohuar se po bën një dasmë për arsye se po pret një fëmijë siç është përfolur.

“Muajin shtator e zgjodhëm për të bërë dasmën sepse na pëlqen vjeshta. Ne nuk e kemi planifikuar dasmën për të pritur një fëmijë. Gjithmonë kam dashur të kem dasmën para fëmijës, dua ta shijoj. Vjehrri im, Sali Berisha, është gjithmonë mbështetës dhe ka qenë në rregull me datën e dasmës. Menyja e dasmës do të jetë tradicionale. Në dasmë do të ketë të ftuar më pak se 300 persona, për disa detaje të dasmës më ka ndihmuar shumë edhe kunata, motra e Shkëlzenit, me të cilën kam marrëdhënie fantastike”, tha Mevlani.

Shkëlzeni dhe Armina kanë zgjedhur një dasmë tradicionale në çdo detaj të tyre. Menyja e përzgjedhur prej tyre është tradicionale shqiptare, madje edhe pijet do të jenë prodhim i vendit tonë. Është kjo mënyra që çifti ka zgjedhur për të promovuar edhe kulinarinë e vendit tonë në ditën e tyre më të rëndësishme.

Nga ajo çfarë kemi mundur të mësojmë, Armina dhe Shkëlzeni do të lidhin martesë në rreth 200 të ftuar. Natyrisht që shumë të ftuar VIP do të jenë në dasmën e tyre. Veç personazheve nga bota e artit, kulturës, në dasmën e dyshes nuk do të mungojnë as figura të politikës.

Moderatorja e njohur ka zgjedhur 3 fustane për dasmën e saj. Teksa njëri është një krijim i Vivienne Westwood enkas për të. Një krijim i personalizuar me stilin e blogurës, që me aq sa dimë, do të ketë disa detaje nga veshja e famshme që Armina Mevlani kishte në Festivalin e Kanës disa vite më parë. Në të njëjtën linjë do të jetë edhe fustani i saj i nusërisë.

Ndërkohë për 2 fustanet e tjerë, Armina ia ka besuar krijimit të stilistit shqiptar, duke vijuar kështu linjën e ‘Made in Albania’ në ceremoninë e saj. Ceremonia mes miqve dhe të afërmve do të mbahet në ambientet e jashtme të resortit, ku çifti ka përzgjedhur edhe muzikë shqiptare për të festuar, duke preferuar që në ditën e tyre më të lumtur çifti të personifikohet edhe me shijen edhe traditën shqiptare.

Dasma e blogeres dhe djali të kreut të Partisë Demokratike vjen në prag të 10-vjetorit të lidhjes së tyre. Në këtë marrëdhënie afatgjatë, ata kanë preferuar që t’i bëjnë të gjitha hapat tradicionalisht. Vite më parë, dyshja bëri edhe një ceremoni fejese me familjarët e afërt. Ndaj edhe dasma e tyre nuk kishte se si mos të kishte të njëjtën linjë.

E tashmë që dasma e çiftit është pak ditë larg, duket se planet e tyre shkojnë për zgjerimin e familjes. Armina Mevlani ka realizuar së fundmi një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në “Instagram”.

Si çdo herë ndjekësit e modeles janë kuriozë të dinë detaje rreth jetës së saj personale, sidomos në lidhje me partnerin e saj Shkëlzen Berishën. Një ndjekës e ka pyetur moderatoren nëse është shtatzënë dhe Armina nuk ka ngurruar aspak t’i përgjigjet me sinqeritet ndjekësit.

“Akoma jo, së shpejti, do të doja ta përjetoja këtë eksperiencë në fakt”. Blogerja ka treguar disa ditë më parë detaje për lidhjen e saj gjatë, ku zbuloi edhe sekretin e lidhjes së saj disavjeçare.

“Që në momentin e parë që e kam parë, jam tërhequr pa e ditur fare kush ishte… më pas me kalimin e kohës tek ai gjeta shumë gjëra. Ndajmë të njëjtat këndvështrime për jetën, na pëlqejnë të njëjtat rutina, jemi romantikë, ëndërrimtarë, nëse na lë bashkë kemi gjithmonë diçka për të folur dhe koha kalon shumë shpejt. Plotësojmë njëri-tjetrin gjithmonë. Tek ai kam gjetur një partner në çdo gjë”, shkroi Armina në “Instastory”, krahas një fotoje të saj me djalin e Sali Berishës.

Një tjetër ndjekës e pyeti Arminën se cilat janë cilësitë që ajo vlerëson më shumë te partneri i saj.

“Është shumë me këmbë në tokë, shumë xhentil, me kulturë, i dashur dhe për më tepër i ndjeshëm, njëlloj si unë, për njerëzit dhe kafshët”, theksoi blogerja. Gjithashtu, Armina tregoi edhe ‘puthjen perfekte’ për të.

Duke zbuluar se është një vajzë romantike, Armina tha se puthja perfekte për të është në shi gjatë vjeshtës. Si gjithnjë e hapur për mediat, ajo ka përshkruar sesi do të ishte jeta e saj nëse nuk do të ishte njohur me Shkëlzenin. Sipas moderatores, ajo me shumë mundësi do të kishte vazhduar masterin jashtë në lidhje me modën apo filmin.

Gjithashtu, synimi i saj ishte dhe Londra ose Milano pasi i ishin ofruar shumë oferta pune në kohën e ‘Miss World’. Por ajo që mund të themi është se planet e afërta të Arminës tashmë vërtitet rreth jetës private, por natyrisht që kjo nuk do të thotë se karriera nuk është në fokus të sajin.

Çifti pas dasmës do të marrë pak kohë për të pushuar e për të kryer edhe muajin e tyre të mjaltit, ashtu si tradita e do. Por rikthimi në Tiranë do të jetë si gjithnjë i angazhuar me punë. Armina i është rikthyer sezonit të dytë të “Goca dhe Gra”, ku në rolin e saj si moderatorë shpesh ndan detaje nga jeta private./Panorama Plus

blank

PriFest hap dyert për festivalin ukrainas të filmit nga Odessa

VOA/Edlira Bllaca

“A day in Ukraine” apo në shqip “Një ditë në Ukrainë” titullohet filmi i parë i kinematografisë ukrainase i cili flet për agresionin që Rusia nisi në mars të këtij viti në Ukrainë. Ky film u shfaq të premten në mbrëmje në kuadër të edicionit të 14-të të festivalit ndërkombëtar të filmit në Prishtinë – PriFest.

Drejtori i këtij festivali, Fatos Berisha, i tha Zërit të Amerikës se filmi është pjesë e programit të festivalit ukrainas të filmit Odesa, që do të shfaqet këtë vit në kuadër të PriFestit, për shkak të pamundësisë për t’u mbajtur në Ukrainë.

“Ne kemi qenë miq që më përpara dhe duke e parë luftën në Ukrainë ka qenë e natyrshme që ne të bëjmë diçka për ta. Erdhi si natyrshëm nevoja për t’i ndihmuar dhe i kemi ftuar e kështu ka nisur gjithë ky bashkëpunim. Pra festivali i Odesës e mban një edicion të shkurtë brenda PriFestit dhe e kemi titulluar ‘Odesa beyond borders’ apo ‘Odesa përtej kufijve”, tha ai.

Këto dy ngjarje kulturore zakonisht janë zhvilluar në muajin korrik. Këtë vit të dyja ishin planifikuar te mbahen javën e fundit të korrikut, por drejtuesit e festivalit të filmit në Odesa u detyruan ta anulojnë edicionin për shkak të luftës, ndërsa festivali i filmit në Prishtinë u shty për shkak se drejtoresha e tij, Vjosa Berisha, ndërroi jetë në muajin qershor.

Zoti Berisha, thotë se nisma për të ftuar festivalin e Odesës në Prishtinë, ishte në fakt e ish drejtoreshës, njëherësh ish bashkëshortes së tij, Vjosa Berishës.

“Nuk ka qenë e lehtë të them të drejtën, si logjistikë ka qenë shumë e komplikuar, ata kanë qenë të shpërndarë gjithandej nëpër Evropë, pastaj ka qenë edhe problem të dilet nga Ukraina sepse duhet leje e posaçme, mos të flas që Kosova me Ukrainën nuk kanë as marrëdhënie dypalëshe. Por ia dolëm edhe falë mbështetjes nga komuna e Prishtinës, mos të harroj ta përmend meqë e ka mbështetur këtë nismë që nga dita e parë”, thotë ai.

Drejtoresha e festivalit të Odesës, Anna Machukh, i tha Zërit të Amerikës se pas Prishtinës, mbi 10 festivale të tjera kanë krijuar hapësirë për shfaqjen e programeve të ndryshme të festivalit ukrainas. Ajo vlerëson se zhvillimi i ngjarjeve kulturore në kohë lufte është sfidues por shumë i rëndësishëm.

“Deri në muajin maj unë po u thosha të gjithë miqve e njerëzve që po pyesnin nëse do të mbahej festivali në Ukrainë se ‘po do ta kemi festivalin sapo të fitojmë’. Por fatkeqësisht jemi në situatën ku lufta vazhdon në Ukrainë dhe është akoma e pamundur të zhvillojmë festivale ndërkombëtare të filmit, të kemi të ftuar ndërkombëtar, kështu që po zhvillojmë pjesë të ndryshme të programit të festivalit nëpër shtete të ndryshme”, tha ajo.

Nga të gjitha vendet ku ka udhëtuar si drejtuese e festivalit të Odesës, zonja Machukh veçon Prishtinën, për shkak të siç thotë historisë së ngjashme të saj me luftën në Ukrainë.

“Gjatë muajve të fundit kam vizituar shumë festivale nëpër vende të ndryshme. Por në Kosovë ne ndiejmë një mbështetje të tillë të madhe meqë njerëzit këtu kanë kaluar nëpër një situatë të ngjashme, kanë kaluar nëpër luftë, kanë ndier të gjitha ato që ne po ndiejmë tani. Prandaj Kosova na jep ndjesinë e kthimit në shtëpi edhe pse nuk është shtëpia jonë. Shpresoj që vitin tjetër do të kemi mundësinë të zhvillojmë një pjesë të PriFestit në Ukrainë dhe ndërkohë uroj që qeveria jonë të mos bëjë më gabime por ta njoh pavarësinë e Kosovës sa më parë”, thotë ajo.

Me moton “Për Të”, PriFest këtë vit i përkushtohet ish drejtueses së tij të ndjerë, Vjosa Berishës. Gjatë pesë ditëve sa zgjat festivali, do të shfaqen rreth 45 filma nga rajoni e bota, shumica prej të cilëve janë premierë në Kosovë.

blank

Në SHBA rekomandohen kontrolle rutinore për ankthin

RFE/RL

Associated Press

Mjekët amerikanë duhet të kontrollojnë rregullisht të gjithë të rriturit nën moshën 65-vjeçare, për të kuptuar nëse vuajnë nga ankthi, ka propozuar Task-forca për shërbime parandaluese në Shtetet e Bashkuara.

Kjo është hera e parë që është rekomanduar diçka e tillë për të rriturit pa simptoma.

Propozimi është i hapur për diskutime publike deri më 17 tetor, mirëpo ky grup shpesh e ka të konfirmuar draft-udhëzimin.

Rekomandimet janë të bazuara në një hulumtim që ka nisur para shpërthimit të pandemisë së koronavirusit, i cili ka vënë në pah përfitimet dhe rreziqet nga kontrolle të tilla.

Duke marrë parasysh problemet në rritje të shëndetit mendor, të cilat janë të lidhura me izolimin dhe stresin e pandemisë, udhëzimet e reja kanë ardhur “në kohën e duhur”, ka thënë Lori Pbert, anëtare dhe bashkë-autore e dokumentit.

Pbert është hulumtuese për psikologji në Shkollën Mjekësore Chan, që funksionon në kuadër të Universitetit Masaçusets.

Task-forca ka thënë se të dhënat për përfitimet, duke përfshirë trajtimet efektive, tejkalojnë të gjitha rreziqet.

Çfarë është ankthi?

Sipas Institutit Kombëtar për Shëndetin Mendor në SHBA, ankthi i zakonshëm është pjesë normale e jetës.

Shumë njerëz brengosen për shëndetin, problemet familjare apo situatën financiare.

Mirëpo problemet me ankth janë më të gjata dhe më të rënda sesa shqetësimi i përkohshëm.

Niveli i tillë i ankthit nuk largohet pa trajtim, dhe madje mund të përkeqësohet pas një kohe.

Simptomat mund të ndikojnë në përditshmërinë e një individi, sikurse në punë, shkollë dhe marrëdhëniet me komunitetin.

Ekzistojnë disa lloje të ankthit: sulme paniku, shqetësim nga turmat dhe fobi të ndryshme.

Disa faktorë që mund të çojnë në shqetësime të tilla janë:

  • Ndjenja e nervozës kur një person përballet me situata të reja
  • Ekspozimi në ambiente negative dhe stresuese
  • Historiku i çrregullimeve të tilla në mesin e familjarëve

Problemet me stresin janë në mesin e ankesave më të shpeshta sa i përket shëndetit mendor, duke prekur 40 për qind të grave amerikane, të paktën një herë në jetën e tyre.

Probleme të ngjashme raportojnë edhe më shumë se një në katër burra, ka thënë Pbert.

Njerëzit me ngjyrë, ata që jetojnë në varfëri, njerëzit që kanë humbur partnerët, dhe ata që kanë probleme tjera mendore, janë në mesin e të rriturve që kanë më shumë mundësi të përballen me ankth, i cili mund të shpërfaqet si sulm paniku apo fobi të ndryshme.

Po ashtu, rreth një në 10 gra shtatzëna apo lehona përballen me ankth.

Kontrollet e zakonshme do të përfshinin pyetësorë të shpejtë rreth simptomave sikurse frika dhe shqetësimet që ndërlidhen me aktivitete të zakonshme.

Shërbime të tilla mund të ofrohen në qendrat për kujdes parësor, ka thënë task-forca, ndonëse nuk e ka specifikuar sa shpesh duhet të kryhen kontrolle të tilla.

“Gjëja më e rëndësishme që duhet ditur është se një testim i tillë nuk është i mjaftueshëm për të diagnostikuar ankthin”, ka thënë Pbert.

Hapi i radhës përfshin një vlerësim më të thuktë nga një profesionist i shëndetit mendor, ndonëse Pbert e ka pranuar se sigurimi i një ndihme të tillë mund të bëhet proces i vështirë, duke marrë parasysh mungesën e profesionistëve.

Megan Whalen, 31-vjeçare, specialiste e marketingut, është diagnostikuar me ankth më 2013.

Ajo beson se kontrollet për shëndetin mendor duhet të bëhen po aq shpesh sa ato për shëndetin fizik.

“Shëndeti është shëndet, qoftë problem që shihet apo jo”, ka thënë Whalen, nga Nju Xhersi.

Asaj i kanë ndihmuar terapitë me ilaçe dhe konsultat tjera me mjekun, ndonëse simptomat i janë përkeqësuar përgjatë pandemisë së koronavirusit.

“Pandemia më ka bërë që të frikësohem nëse e lë shtëpinë, ankthi më ka bërë të mendoj se secili ambient jashtë shtëpisë së fëmijërisë time është i pasigurt”, ka thënë Whelan.

“Unë ende përballem me ndjenjën e frikës ndonjëherë. Është pjesë e jetës sime tani, edhe pse tentoj ta menaxhoj sa më mirë që mundem”.

Task-forca beson se ende nuk janë bërë hulumtime solide nëse duhet rekomanduar që të kryhen kontrolle të rregullta kundër ankthit te personat mbi moshën 65-vjeçare.

Ky grup vazhdon të rekomandojë që fëmijët dhe të rriturit të bëjnë kontrolle rreth simptomave të depresionit, mirëpo ka thënë se ende nuk ka prova të mjaftueshme për të vlerësuar përfitimet dhe dëmet e kontrolleve të tilla te personat që nuk kanë simptoma shqetësuese për vetëvrasje.

Edhe më 2020, një grup i lidhur me Kolegjin amerikan të Obstetërve dhe Gjinekologëve, ka rekomanduar kontrolle rutinore për vajzat mbi moshën 13-vjeçare dhe gratë, ashtu që të kontrollohen simptomat e ankthit.

Melissa Lewis-Duarte, instruktore për mirëqenie nga Arizona, ka thënë se frymëmarrja ritmike, meditimi dhe përpilimi i një liste – në baza ditore – me tri gjërat për të cilat jeni mirënjohës/e, i ka ndihmuar asaj në menaxhim të ankthit.

“Mjekët thonë ‘Sigurohuni që po flini mjaftueshëm, kontrolloni stresin tuaj’. Po, e kuptoj këtë gjë”, mirëpo jo secili di ta menaxhojë këtë situatë, ka thënë 42-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve.

“Është e vështirë që të bëni prioritet shëndetin ndaj vetvetes, mirëpo diçka e tillë është e domosdoshme”.

Përgatiti: Krenare Cubolli
blank

Kosova do të marrë pjesë në Oscars 2023 me filmin “Në kërkim të Venerës”

‘Në kërkim të Venerës’ me skenar dhe regji nga Norika Sefa, është përzgjedhur nga komiteti selektues si kandidati që propozon Kosova në garën e Akademisë së Çmimeve të Oscars për vitin 2023.

“Përveç rrugëtimit të suksesshëm në festivale, “Në kërkim të Venerës” përfaqëson autenticitetin por edhe shumëllojshmërinë tematike që trajton kinemaja kosovare viteve të fundit. Në mënyrë të pashembullt filmi të bën të vëzhgosh nga distanca, përderisa në të njëjtën kohë të lidhë me secilin personazh. Ne besojmë se bota ka nevojë për filmbërës autentikë, dhe qasja e gjuha unike e Norika Sefës e bën filmin një kandidat të denjë për këtë garë.” u shpreh komiteti selektues i Kosovës përgjegjës për përzgjedhjen e kandidatit të Kosovës.

Filmi përcjellë adoleshenten e qetë Venerën (luajtur nga Kosovare Krasniqi) që jeton në një qytet të vogël në Kosovë. Në shtëpi, ku tre breza jetojnë së bashku në një shtëpi të vogël, ajo nuk ka aspak privatësi. “Jam veçanërisht i gëzuar që ‘Në kërkim të Venerës’ një jetë-botë e një adoleshente e krijuar mjeshtërisht, dhe një vepër thuajse fiksion etnografik shqisor i një fshati të vogël, është zgjedhur të përfaqësoj Kosovën në platformën më të madhe të kinemasë në botë.” shtoi, Lum Çitaku, drejtuesi i Qendrës Kinematografike të Kosovës pas vendimit të komitetit selektues.

Komiteti selektues i aprovuar nga Akademia e Çmimeve e Oscars ishte e përbërë nga

kineastët nga Kosova: Ismet Sijarina, Blerta Basholli, Samir Karahoda, Visar Morina, Alban

Uka, Valmira Hyseni, dhe Enis Saraçi.

Me producent Besnik Krapin, drejtor fotografie Luis Armando Arteaga, montazher Stefan

Stabenow, skenograf Arben Shalën, zërin nga Risto Alchinov, kostumografe Desantila Lika, grimere Lidona Berisha. Në film luajnë: Kosovare Krasniqi, Rozafa Çelaj, Erjona Kakeli, Basri Lushtaku, Bleon Makolli, Fatushe Nushi, Ajan Zharku, Ermal Bilalli, Tristan Halilaj, Shend Miftari, Anisa Ismajli, Sheqerie Buqaj etj.

“Në kërkim të Venerës” është bashkëprodhim në mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Agjencia për Film e Maqedonisë së Veriut, Komuna e Prishtinës dhe Komuna e Kaçanikut.

blank

Më 15 shtator 1940 lindi aktori i shquar Reshat Arbana

Reshat Arbana lindi më 15 shtator 1940 në Tiranë, Shqipëri. Ai është një aktor teatri dhe filmi. Një nga aktorët më popullorë të kinemasë shqiptare, me mbi 35 role, duke filluar që nga viti 1963.

Pasi i kreu studimet në shkollën e lartë për aktorë “Aleksander Moisiu”, pranë Teatrit Kombëtar në Tiranë, më 1968, filloi punë në Radio Tirana. Nga viti 1977 e deri sa doli në pension ishte aktor i Teatrit Kombëtar të Tiranës.

Ndër rolet më të spikatura në film: Samiu tek Fije që priten 1976, Prefekti tek Gjeneral gramafoni 1978, Bimbashi tek Liri a vdekje 1979, Isa Boletini tek Nëntori i dytë 1982, Ahmeti tek Dora e ngrohtë 1983, Adnani tek Hije që mbeten pas 1985, Aliu tek Binarët 1987, Emili tek Rikonstruksioni 1988, Kuke Memini tek Balada e Kurbinit 1990. Për rolet e Dajlan Beut tek Kush vdes në këmbë 1984 dhe Kryetarit të Këshillit tek Kur hapen dyert e jetës 1986 ka fituar Medalionin e Festivalit të Filmit më 1985 e 1987.

Në maj 2004 u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar me rolin e protagonistit në dramën Streha e të harruarve.

Më 7 tetor 2011 Presidenti i Republikës, Bamir Topi i akordoi zotit Reshat Arbana Urdhrin “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Aktorit të shquar të teatrit dhe kinematografisë, i cili me interpretimin mjeshtëror dhe origjinalitetin e tij u bë një artist popullor e shumë i dashur për publikun, rolet e të cilit kanë pasuruar me vlera të reja kulturën kombëtare.”

Më 26 nëntor 2011 në koncertin “Nëntori II” organizuar në kuadrin e javës së kulturës shqiptare me rastin e 99 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Shoqata shqiptare në Parma të Italisë “Scanderbeg” i dorëzoi çmimin “Skënderbeu – Diaspora shqiptare në Itali” zotit Reshat Arbana të akorduar në emër të 24 shoqatave dhe subjekteve në Itali me motivacionin: Për personalitetin e jashtëzakonshëm, cilësinë artistike dhe frymëzimin me të cilin ka interpretuar role, histori, ngjarje, duke i pasuruar me humanizmin dhe kulturën që e karakterizon përherë. Çmimi ju dorëzua nga përgjegjesi i organizimit të shoqatës “Scanderbeg Parma” zoti Durim Lika.

Filmografia

Ada (2013)
Në kërkim të kujt (2009) – serial nga Top Channel, Asim Qani
Familja Moderne (2008) – serial nga Kosova, Gjergji
Kaskadori shqiptar (1998) (TV)
Vite të rëndësishme (1997)
Jeta në duart e tjetrit (1991) – Profesori
Balada e Kurbinit (1990) – Kuke Memini, kryezoti
Vetmi (1990) – Andri
Flutura në kabinën time (1988) – Xhaxhai
Rikonstruksioni (1988) (TV) – Shoku Emil, Kryeinxhinieri i kantierit
Binarët (1987) – Ali Morina
Kur hapen dyert e jetës (1986) – Kryetari i këshillit të fshatit
Hije që mbeten pas (1985) – Adnan Kodra
Të paftuarit (1985) – Mark Ukacjerra
Kush vdes në këmbë (1984) – Dajlan Beu
Shirat e vjeshtës (1984) – I deleguari i Ministrisë
Zambakët e bardhë (1984) – Pedagog Petriti
Dora e ngrohtë (1983)- Ahmeti
Fundi i një gjakmarrjeje (1983) – Komandanti i Xhandarmërisë
Gracka (1983) – Gjenerali Amerikan
Kohë e largët (1983)
Nëntori i dytë (1982) – Isa Boletini
Shokët (1982) – Nikolla
Gjurmë në kaltërsi (1981) – Komandanti
Intendenti (1980) – Kryetari i këshillit të fshatit
Liri a vdekje (1979) – Bimbashi
Nga mesi i errësirës – (1978) – Zoti Ugolini, Keshilltari
Gjeneral gramafoni (1978) – Prefekti
Kur hidheshin themelet (1978) (TV) – Beqir Aga
Fije që priten (1976) – Sami Ameni
Pylli i lirisë (1976) – Xha Kovi
Tinguj lufte (1976) – Mësues Naimi
Kapedani – (1972) – Një nga të rinjtë e fshatit
Plagë të vjetra (1968) – Pacienti
Duel i heshtur (1967), – Islami
Komisari i dritës (1966) – Nikoll Mustaqeziu

 

Wikipedia

blank

“Unë jam shqiptare nga Greqia”- Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare aktorja e njohur Irene Papas, talenti brilant që e adhuroi gjithë bota

Ka ndërruar jetë Irene Papas, një nga aktoret më të rëndësishme greke të brezit të saj. Aktorja dhe këngëtarja ka lindur pranë Korinthit dhe ka një karrierë që zgjat më shumë se 50 vjet, me mbi 70 filma. Në vitin 2018, u njoftua se Papas vuante nga sëmundja e Alzheimerit dhe jetonte larg syrit të publikut.

Irene Papas lindi në vitin 1926. Nëna e saj ishte mësuese dhe babai i saj jepte mësime për dramë klasike dhe vetë ka treguar se ishte magjepsur nga aktrimi që në moshë të vogël. U diplomua në Shkollën e Dramës të Teatrit Kombëtar të Athinës. Irene Papas shpejt u bë një emër i madh në takimet e producentëve të Hollivudit dhe luajti një numër të madh filmash që e bënë atë një emër të njohur ndërkombëtarisht.

Papas ishte një liberale e përjetshme dhe në vitin 1967, kur junta ushtarake greke erdhi në pushtet, ajo bëri thirrje për një “bojkot kulturor” kundër “Rajhut të Katërt”. Kur junta konsolidoi pushtetin e saj në 1967, Papas u dërgua në mërgim dhe u kthye Greqi në vitin 1974.
Pappas ka pranuar origjinën e saj shqiptare nga babai. Thuhet se gjatë xhirimeve të filmit “Odissea” në vitin 1968, në momente pushimi të dy aktorët bisedonin së bashku në një gjuhë që nuk ishte e askujt tjetër nga trupa e filmit.

Kur gazetarët e kanë pyetur se cilin gjuhë flisnin dhe përgjigja e Irene Papas ka qenë: Flasim gjuhën shqipe. Unë jam shqiptare nga Greqia dhe Fehmiu është shqiptar nga Jugosllavia. Irene Pappas i kapërceu kufijtë e Greqisë dhe është ngjitur në piedestalin e yjeve të kinemasë botërore, duke u shndërruar në yll të kinemasë botërore.

 

Papas ka interpretuar përkrah aktorëve të njohur, si: Antoni Kuin, Zhan Maria Volonte, Bekim Fehmiu, Marlon Brando, Katerinë Hepbërn, etj. Irene Pappas është nderuar me titullin e nderit, si “Gruaja e Evropës”, një titull që iu jepet grave të cilat kanë dhënë kontribut të veçantë në civilizimin evropian.bw

blank

Babai i dinastisë së muzikës- Ndahet nga jeta “Mjeshtri i madh” i violinës Hetem Qerimaj

Ndahet nga jeta “Mjeshtri i Madh” i violinës Hetem Qerimaj.

Qerimaj, i konsideruar si babai i dinastisë së muzikë, është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, muzikanti i njohur Fatos Qerimaj.

“Të nderuar miq, me dhimbje ju njoftoj ndarjen nga kjo jetë të babit tim të dashur Hetem Qerimaj. Zoti e pranoftë në parajsë”, ka njoftuar djali i tij, Fatos Qerimaj.

Hetem Qerimaj, shumë i dashur për publikun shqiptar mundi të ngrejë një dinasti artistësh, të trashëgojë artin e tij brez pas brezi. Janë 9 artistë nga tre breza të kësaj familjeje.bw

blank

Ndahet nga jeta papritur aktori i famshëm australian Jack Charles

Aktori i famshëm australian Jack Charles ka vdekur në moshën 79-vjeçare. Charles luajti në filma të shquar australianë në një karrierë që përfshin dekada dhe lavdërohet nga shumë si “gjyshi” i teatrit indigjen. Charles vdiq paqësisht të martën në një spital të Melburnit pasi pësoi një goditje në tru.

Kryeministri australian Anthony Albanese tha se Charles la “një trashëgimi të gëzueshme”. Charles bashkëthemeloi grupin e parë teatror të Australisë të udhëhequr nga aborigjenët në Melburn në 1971. Ai është shfaqur në filma duke përfshirë The Chant of Jimmie Blacksmith, Bedevil dhe Blackfellas.

Charles ishte katër muajsh kur e larguan nga e ëma si pjesë e politikave tashmë famëkeqe që synonin “asimilimin” e fëmijëve aborigjenë në familje të bardha. Charles i kaloi vitet e tij të hershme nën kujdesin shtetëror, ku u abuzua fizikisht dhe seksualisht, raporton BBC.

Në vitin 2019, ai i tha BBC-së se si trauma e fëmijërisë së tij e pa atë të kalonte pesë dekadat e ardhshme brenda dhe jashtë burgut. /abcnews.al

blank

blank

Francesco Totti thyen heshtjen për ndarjen nga Ilary Blasy: Nuk tradhtova i pari!

Ish-kapiteni dhe simboli i Romës, Francesco Toti ka thyer heshtjen, ndërsa ka reaguar për herë të parë për ndarjen nga Ilary Blasy. Në një rrëfim për “Corriere della Sera”, Francesco Totti ka thënë të vërtetën e tij për ndarjen nga bashkëshortja.

“Nuk isha unë ai që tradhtova i pari”, argumenton fort ish-kapiteni i Romës, duke nënvizuar se vjeshtën e kaluar gjeti mesazhe komprometuese në telefonin e gruas së tij, pasi thashethemet për lidhjen e Ilarit me një burrë tjetër i kishin rënë në vesh disa muaj më parë. Duke u ndalur te lidhja e tij e re me Noemi Boçhi, Totti tha se kishin qenë miq si fillim. “Pas Vitit të Ri”- konfirmon Totti – “u bë histori dhe u konsolidua në mars 2022”.
Me Ilaryn shpjegon Totti “ne kishim ulje-ngritje, si çdo çift. Më pas diçka u prish. Kriza e vërtetë shpërtheu midis marsit dhe prillit të vitit të kaluar. Por unë kisha vuajtur për disa kohë”. Për sa i përket videove që tregonin familjen e mbledhur në restorant për të heshtur thashethemet e ndarjes, ai pranon se ishin bërë se për të shpëtuar martesën. “Ne u përpoqëm pak, por jo plotësisht. Askush nuk donte të provonte asgjë më shumë. Le të themi se nuk ishte dhe nuk është një përpjekje e madhe.”, tha ai.

“Në shtator të vitit të kaluar filluan të vinin thashethemet: që Ilary ka një tjetër. Në të vërtetë, më shumë se një. Mua më dukej e pamundur. Përkundrazi gjeta mesazhet”. Dhe shton: “Nuk kisha spiunuar kurrë në njëzet vjet, as telefoni i saj dhe as ajo nuk ma kishin lënë vend për të dyshuar. Por kur mora paralajmërime nga njerëz të ndryshëm, të cilëve u besoj, dyshova. Dhe pashë se ka qenë një person i tretë, i cili ka vepruar si ndërmjetës mes Ilarit dhe një tjetri”, emri i të cilit Totti nuk ia përmend. “Mos më lejoni t’ju them emrin e tij. Ai është një person krejtësisht i ndryshëm nga unë, i cili i përket një bote shumë larg nga e imja. Ishte një tronditje. Ilary kishte dikë tjetër.

“Për fëmijët kërkova një marrëveshje. Nuk doja të përfundoja në gjyq. Kështu që i propozova Ilaryt që të mendonim për fëmijët. Mendova t’ua linim shtëpitë fëmijëve dhe të shkonim secili 3 ditë me radhë që ata mos të ishin me valixhe nëpër duar. Por Ilary tha ‘jo’. Kështu që unë propozova të ndaja shtëpinë, në fund të fundit është e madhe. Ose të merrja një tjetër.”, pohoi Totti.
(BalkanWeb)

blank

Safije Xhaferri: Babai u arratis më 1945, ne u internuam! Tani kam një vëlla gjerman, por s’di të flas me të

Sot në moshë të thyer dhe shumë vonë për të shijuar ato që vijnë shumë vonë sepse jetët e tyre u shkërmoqën nga diktatura, gruaja me shami përfaqëson atë pjesë të shoqërisë që paguan çmimin e madh të regjimit totalitar.

Safije Xhaferri ishte vetëm 2 vjeçe kur pas vrasjes së xhaxhait nga komunistët, babai i saj arratiset. Ajo dhe e ëma 29-vjeçare nga Picari i Gjirokastrës, internohen në Krujë. Në një intervistë në “News 24″ Safija nga kampi kujton shtëllungat e tymit dhe sytë që i digjnin, të ëmën që e mbante në krahë dhe gra, shumë gra.

Për shumë kohë, familja e priti të kthehej Ymer Xhaferrin. I arratisur si antikomunist në një kohë që komunizmi po konsolidonte pushtetin dhe forconte diktaturën në Shqipëri, ai dërgonte ndonjë letër herë pas here dhe disa para. Paratë nuk ua jepnin të gjitha, letrat aq më pak.

“Babai u arratis. Unë nuk e mbaj mend fare. E kam parë vetëm në fotografi por edhe fotografi nuk kishim shumë sepse kur u kthyem nga internimi na i kishin marrë të gjitha në shtëpi. Nëna nuk u martua kurrë. Jetuam në Picar derisa u rrita dhe u martova. Babai nuk u kthye dhe nga vitet 70 ai nuk çoi më as letra. Djali im e ka kërkuar në Amerikë por nuk ka gjetur asnjë gjurmë të tij. Nuk dimë ku ka vdekur as ku është varrosur”, thotrë Safije Xhaferri, e bija e Ymer Xhaferrit në një intervistë në News 24.

Vetëm sivjet ajo mësoi se ka një vëlla por ende ndjehet keq sepse nuk mjund të flase me të pa përkthim.

“Një ditë na thanë në fshat se një gjerman kërkonte babain tim. Nuk e kuptuam. I kërkova djalit tim Tasimit të lidhej me të. Tasimi foli me të dhe kuptoi që ai ishte vëllai im nga babai. Unë se dija që kisha një vëlla. Por më vjen mirë që babai më ka lënë një vëlla. Edhe pse unë nuk flas dot me të, nuk di gjuhën. Babai nuk është por të paktën kam një vëlla” thote Safija, ndërsa shton se babai i saj I arratisur, Ymer Xhaferri, donte të kthehej por ju bë e qartë se nëse kthehej nga arratia do e vrisnin. “Nëna nuk i mbajti mëri, ç’t’i mbante. Nuk u takuan kurrë më. As unë nuk i mbaj. Por unë u rrita pa të. Nuk e pashë kurrë. Na çuan në internim. Se çfarë i bëmë shtetit komunist unë fëmijë 2 vjeç dhe nëna ime as 30 vjeçe nuk e di. Ne na çuan në internim. Babai iku dhe ne nuk u bëmë më kurrë bashkë. Sot kam një vëlla gjerman dhe më vjen mirë. Nuk e dija që babai më kish lënë një vëlla. Por e shoh dhe nuk flas dot me të, pa qenë djali im që të na përkthejë” thotë Safija.

 

Safije Xhaferri Ruko zbulon në moshën 79-vjeçare që ka një vëlla, duke na treguar jetët e trishta të familjeve shqiptare që u shkatërruan nga regjimi komuniste për shkak të ideologjisë. Ajo thotë se nuk ju mban mëri, as ka marrë hak por kërkon që shteti të kthejë sytë nga të përndjekurit sepse për ta nuk u bë kurrë asgjë, ndërsa jetët e tyre shkuan dëm. Vëllai i saj gjerman erdhi shumë vonë ndërsa ajo është në moshë të thyer dhe ka kaq pak vite për ta njohur.Balkanweb

blank

Gjermani Wolfgang Bauer: Babai im është një fotografi! U arratis nga komunizmi, kërkoja atë dhe gjeta një motër shqiptare

Wolfgang Bauer është në të 60-at. Ka lindur në Mynih dhe jeton në Berlin. Kur ishte ende fëmijë e ëma I tregon se ai ka një baba shqiptar. Vetë Ëolfgang nuk e kishte takuar kurrë. Gjithçka kishte prej të atit ishin dy fotografi, ku ai shihej me uniformën e një ushtaraku amerikan. Fotografitë ishin shkrepur në Hohenbrun pranë Mynihut, ku ai kishte shërbyer si ushtarak përreth një vit.

“Babai im quhej Ymer Xhaferri. Ai ka lindur në Picar të Gjirokastrës. U njoh me nënën time, Elizabeth Bauer në Mynih, në Gjermani, më 1955. Unë linda më 1956 kohë kur babai im iku nga Gjermania për në Amerikë. Nuk e takova kurrë. Kam prej tij vetëm dy fotografi. Ndërsa rritesha u bëra kurioz të kuptoja kush ishte babai im. Nëse nuk di rrënjët e familjes tënde, të duket se ke një kuti e zezë, një kuti e zezë për identitetin tënd. Ke disa hapësira boshe, hapësira boshe të familjes tënde. Nisa kërkimet për të, gjeta të dhënat dhe erdha në Shqipëri”, thotë ai në një intervistë për “News 24”.

Ardhja e tij në Shqipëri e çoi në Picar të Gjirokastrës. Atje mësoi se i ati kishte qenë kundërshtar i komunizmit, ishte arratisur nga vendi më 1945 pasi mund të vritej. Nga Shqipëria kishte ikur në Greqi dhe më pas në SHBA. I ikur me shpresën se një ditë do të kthehej në Shqipëri, Ymer Xhaferri, mbeti i arratisur. Në Gjermani është në vitet 1955-1956 si ushtarak amerikan. Nga raporti me një gjermane vjen në jetë një djalë, Wolfgang Bauer, por Ymer Xhaferri mund të mos e ketë takuar kurrë të birin sa ishte foshnjë.blank

 

“Unë vetë nuk e kam parë kurrë babain tim. Nuk e kam takuar kurrë atë. Por unë kam lindur në muajin maj 1956 dhe ai ka ikur nga Mynihu për në SHBA në muajin gusht 1956. Për nënën time Elizabeth Bauer, ishte tabu të fliste për babain tim Ymer Xhaferri. Nëna duhet të ketë vuajtur shumë. Nëna më ka thënë se nuk kishte më kontakt me të pas lindjes sime”, tregon Wolfgang Bauer.

Ai erdhi në Shqipëri që të gjente varrin e babait shqiptar por kur mbërriti në Picar, zbuloi që ka një motër. Ai mësoi se para se babai të arratisej kishte qenë i martuar dhe babai i një vajze. “Shkova në Picar të Gjirokastrës dhe mësova se kam një motër. Fola me nipin tim që ishte në SHBA se në fillim ishte e vështirë të kuptoheshim sepse unë nuk dija shqip dhe motra ime nuk dinte gjermanisht. Nipi im Tasim Ruko u bë filli ynë i komunkimit”, thotë Wolfgang Bauer, në intervistën për “News 24” me gazetaren Fatmira Nikolli.

blank

“Është shumë emocionuese për mua (përlotet) Vërtetë që është shumë, shumë emocionuese. Sepse tani mësova që kam një motër dhe kam një familje të mrekullueshme, dhe unë tani jam më i madh në moshë se Tasimi, djali i motrës sime, por, ai është si të ishte im vëlla. E gjej portretin e babait te ata. Ne ngjajmë shumë me njëri-tjetrin. Pjesa e syve dhe e pjesa e buzëve na bën të ngjashëm. E dua këtë vend, e dua Shqipërinë, është e mrekullueshme kjo tokë, dhe ka njerëz të mrekullueshëm. Dhe kanë zemër të madhe dhe uroj më të mirat për Shqipërinë”, thotë Bauer.

 

Ai ndjehet krenar për historinë e babait të tij që iku nga komunizmi shqiptar. “Tani e di se babai im ishte një luftëtar i lirisë, dhe unë jam po ashtu ushtar lirie. Dhe ndaj kjo është e rëndësishme për mua”. Pa mëri që babai u zhduk, ai thotë se deri vonë shpresoi ta takonte babanë të gjallë, ndonëse kur sheh fotografinë e tij, ndjen simpati. Balkanweb


Send this to a friend