Tre policë pranë shtyllës së flamurit të kazermës. Arrin komandanti:
-“Çfarë po bëni?”
-“Po mundohemi të llogarisim lartësinë e kësaj shtylle”.
Komandanti e shkul shtyllën, e shtrin përtokë, merr një matës, e mat dhe thotë:
-“Shtylla është saktësisht gjashtë metra”.
E vendos përsëri aty ku ishte dhe largohet. Të tre shikojnë njëri-tjetrin dhe njëri thotë:
-“Eh, komandanti nuk na kuptoi. Ne donim të dinim lartësinë dhe ai mati gjatësinë…”