Shkon katundari në dyqan.
I thotë shitësit:
– Sa kushton ajo fizarmonikë?
I përgjigjet shitësi:
– Hajt, o katundar, se nuk është për ty!
Shkon katundari në shtëpi. Rregullohet, vishet mirë e bukur dhe kthehet në dyqan.
I thotë prapë shitësit:
– Sa kushton ajo fizarmonikë?
I thotë prapë shitësi:
– Hajt, o katundar, se nuk është për ty!
E pyet katundari:
– E ku po e kupton ti se unë jam katundar?
I përgjigjet shitësi:
– Sepse është radiator, nuk është fizarmonikë, o katundar!!!