Tani: “Dje isha në shtëpi dhe gruaja ime më kërkoi të lëvizja një kuti. Ishte e madhe, por padyshim e lehtë. Epo, u përpoqa dhe me gjithë përpjekjet e mia nuk ndodhi asgjë. Gruaja ime duhej të më ndihmonte ta ngrija. Dhe pikërisht atëherë e kupton se KRAHËT, oh po, KRAHËT nuk janë më si dikur…”
Tuni thotë: “Eeeh të kuptoj. Një ditë më duhej të merrja autobusin, isha disa hapa nga ndalesa, mbërrin autobusi dhe më duhej të ecja ndoshta katër metra… Asgjë për të bërë, këmbët m’u bllokuan plotësisht. E humba autobusin… Dhe pikërisht atëherë e kupton se KËMBËT, oh po KËMBËT e tua nuk janë më si dikur…”
Koli: “Dhe unë… çfarë të them? Dje isha në shtëpi me shërbyesen time 30-vjeçare ukrainase… Ajo ishte në shkallë dhe pashë këmbët e saj të bukura nga poshtë… Oh, nuk kuptova më asgjë, kështu që e pyeta nëse … më kupton? Ajo më shikoi dhe më tha: -Po zotëri Koli, për sot kjo është hera e tretë, a nuk lodhesh?– Dhe aty e kuptova që KUJTESA, oh po, KUJTESA nuk është më ajo që ka qenë.. .”
Filloi fushatën elektorale Nard Ndoka, në zonën e Kavajës kishte shtyp makina një gomarë, hajde thotë Nardi shkojmë ta ngushëllojnë, i pret i zoti shtëpisë hajdeni brënda , jam Nard Ndoka kryetarë i partisë Demokristiane, morëm vesh se të shtypi gomarin makina , po tha i zoti shtëpisë, epo të rroni vetë i thotë , faleminderit i i thotë i zoti shtëpisë por paska qënë mashtrues, mu më kish thënë se ishte me demokratiken por paska qënë me demokristianët nuk e dija se të kishte shokë, të roni dhe ta kujtoni shokun tuaj .