Profesori i thotë studentit të filozofisë (duke i vënë një tufë çelësash përpara):
– Hajde, provo që këta çelësa janë të mitë!
Stundenti: – Epo… epo…
Profesori: – Atëherë?
Stundenti: – Epo… Aristoteli… Platoni… Sokrati… epo…
Profesori: – Shko, shko, kthehu në sezonin tjetër!
Studenti ngrihet, merr tufën e çelësave dhe: – Lamtumirë!!!…
Profesori: – Hej, ndalo, çfarë bën? Ku shkon ku shkon me çelësat e mi?!
Studenti: – Ja, pra, e vërtetova se këta janë çelësat e tu!!!