Njëherë e një kohë na ishte një presje. Atë e shpërfillnin të gjithë.
Edhe fëmijët e shkollës fillore talleshin me të.
Çfarë është presja, në fund të fundit?
Në gazeta askush nuk e përdor më.
E hedhin rastësisht.
Një ditë presja u rebelua.
Presidenti shkroi një shënim të shkurtër pas bisedës së gjatë me Presidentin kundërshtar:
“Paqe, e pamundur të lëshohen raketat” dhe e kaloi atë me nxitim te Gjenerali.
Në atë moment presja e vogël, e lënë pas dore, vuri në veprim planin e saj dhe vazhdoi.
Ajo lëvizi vetëm një fjalë, bëri vetëm një kërcim.
Ajo që gjenerali lexoi ishte:
“Paqe e pamundur, lëshoni raketat”.
Dhe shpërtheu Lufta Botërore.