Një zotëri i pasur donte që djali i tij të kuptonte se çfarë do të thotë të jesh i varfër, ndaj e detyroi të kalonte disa ditë me një familje fshatare.
Djali kaloi 3 ditë e 3 netë në fushë.
Në qytet, në makinë, babai i tij e pyeti:
-Hë, ç’kemi nga eksperienca jote?
-Mirë – u përgjigj djali
-Ke mësuar gjë? – këmbënguli i ati.
-Po. Gjera te ndryshme:
Varet nga këndvështrimi juaj1 -Ne kemi një qen dhe ata katër.
2 -Kemi një pishinë me ujë të trajtuar, e cila arrin deri në fund të kopshtit. Ata kanë një lumë, me ujë të kristaltë, peshk dhe gjëra të tjera të bukura.
3 -Ne kemi dritë elektrike në kopshtin tonë por ata kanë yjet dhe hënën për t’i ndriçuar.
4 -Kopshti ynë arrin deri në mur. E tyre, deri në horizont.
5 -Ne blejmë ushqimin tonë; ata e rritin, e korrin dhe e gatuajnë.
6 -Dëgjojmë CD. Ata dëgjojnë një simfoni të vazhdueshme të papagajve, cincërave dhe kafshëve të tjera … dhe ndonjëherë këngën e një fqinji që punon tokën.
7 – Ne përdorim mikrovalën. Ajo që gatuajnë ata ka shije si zjarr i ngadaltë.
8 – Për të mbrojtur veten, jetojmë të rrethuar me gardhe me alarm… Ata jetojnë me dyer të hapura, të mbrojtur nga miqësia e fqinjëve.
9 – Jetojmë të lidhur me celularë, kompjuterë, televizorë. Ata janë të lidhur me jetën, qiellin, diellin, ujin, fushat, kafshët, hijet e tyre dhe familjet e tyre.
Babait i bëjnë shumë përshtypje ndjenjat e të birit. Më në fund i biri thotë:
-Faleminderit që më mësove sa të varfër jemi!
Çdo ditë, ne varfërohemi gjithnjë e më shumë, sepse nuk e vlerësojmë më natyrën!!