Një vajzë martohet dhe pas disa ditësh e ëma e viziton në shtëpi.
Nëna i bie ziles dhe e bija, krejtësisht e zhveshur, hap derën. Nëna mbetet pa fjalë para kësaj “show” dhe thotë: “Çfarë po bën krejt lakuriq? Ku po shkon?”.
E bija: “Përshëndetje mami, mendova se ishte burri im, Bimi. Kjo veshje është pizhamet e dashurisë, kur ai vjen dhe dua ta bëj të lumtur e mirëpres me pizhamet e dashurisë…”.
Plakës i bën përshtypje kjo teknikë dhe planifikon të ndjekë shembullin e vajzës së saj. Në mbrëmje, sapo dëgjon se i shoqi po vjen në shtëpi, zhvishet dhe shkon t’ia hapë derën krejtësisht lakuriq.
Sapo e sheh të shoqen, burri thërret: “Uau, Roza, çfarë po bën kështu? Ku të shpie mushka?!”
Gruaja i përgjigjet: “Po Miri, këto janë pizhamet e dashurisë! I kam veshur për ty!”
Burri i thotë: “Oh mirë, Roza, por ti mund t’iu kishe dhënë një hekur pak para se unë të vija!!!!!!…”