VOAL

VOAL

Këndi i humorit: Një murgeshë shkon për vizitë tek doktori

June 7, 2016

Komentet

Këndi i humorit: – Rozë, çfarë po bën? Ti duhej të ishe këtu në 10…

– Rozë, çfarë po bën? Ti duhej të ishe këtu në 10…
-Më fal, zemër, nuk mund ta hap makinën as me telekomandë, as me çelës!
-A duhet të vij të të marr?
-Jo, duhet ta hap, i kam të gjitha dokumentet brenda. Telefonova asistencën dhe më thanë se mund të ishte për shkak të të ftohtit!
-Kështu që…?
-E vetmja mënyrë është të thyej dritaren, mezi pres, ndihma kërkon nja dy orë për të mbërritur.
-Në rregull më trego.

…gjysmë ore më vonë…
-Hë zemër??
– Unë jam në komisariat…
-Pse?
-Nuk ishte makina ime!!!…

 

Këndi i humorit: Në kulmin e Luftës së Ftohtë, delegacioni i Kongos shkoi në Bashkimin Sovjetik për një vizitë diplomatike

Në kulmin e Luftës së Ftohtë, delegacioni i Kongos shkoi në Bashkimin Sovjetik për një vizitë diplomatike. Delegatët afrikanë shëtiten nëpër Moskë derisa arrijnë në një klub nate ku disa njerëz mbajnë një tytë arme në kokë.
Pastaj ata pyesin: – E çfarë është gjo që po zhikojmë?!
Përgjigjen mikpritësit – Ky është sporti ynë kombëtar: Ruleta ruse! Merr një armë, e karikon, të gjitha të shtënat janë boshe, përveç njërës!
Delegatët mbeten të magjepsur nga mizoria e lojës dhe, pasi përfundon vizita, ata kthehen në Kongo. Pak kohë më vonë delegacioni rus shkoi në Kongo.
Ata dalin për shëtitje për të parë bukuritë vendase dhe në fund i çojnë në një kasolle. Udhëheqësi afrikan thotë:
– Në këtë hapësirë ​​mbajmë sportin tonë gombëtar: ruletën Gongo!
Delegatët rusë hyjnë brenda dhe habiten: kasollja është plot me gra kongoleze, të zhveshura dhe të bukura. Rusët emocionohen shumë!!!
– E bukur, por si luhet kjo lojë?!
– Shumë e lehtë. Ju po zhikoni gra të bukura që bombojnë shumë, por prej tyre, vetëm njëra është ganibale!!!!

Këndi i humorit: Dallimi midis të dashurës, të fejuarës dhe gruas

 

Dallimi midis të dashurës, të fejuarës dhe gruas:

Pasi bën dashuri, e para të thotë: “je fantastik”,

e dyta: “Të dua”,

e treta: “Të verdhë… do ta bëj të verdhë tavanin!”

Këndi i humorit: Psikologu i thotë koleges

Psikologu i thotë koleges:
-Jeta është e vështirë… një nga pacientët e mi mendon se jam pemë!
– Mirë, pra, dhe cili është problemi? çfarë nuk shkon?
-Epo problemi është se ai mendon se është qen!!!

Këndi i humorit: Në fillim Zoti krijoi Tokën dhe pushoi

Në fillim Zoti krijoi Tokën dhe pushoi
Pastaj krijoi burrin dhe pushoi.
Pastaj krijoi gruan. Dhe që atëherë as Zoti dhe as burri nuk kanë pushuar.

Këndi i humorit: Seanca e divorcit. Po diskutohet për shtëpinë

Seanca e divorcit. Po diskutohet për shtëpinë.
Ajo: -Gjyqtar, kjo shtëpi ishte foleja jonë e dashurisë!
Ai: -Po, por në folenë tonë hynin plot zogj të tjerë!!!

Këndi i humorit: Njëmbëdhjetë veta e gjejnë veten të varur në litarin e një helikopteri

Njëmbëdhjetë veta e gjejnë veten të varur në litarin e një helikopteri: dhjetë burra dhe një grua… Janë në vështirësi të mëdha!
Meqenëse litari nuk ishte mjaftueshëm i fortë për të mbështetur të 11 personat, të paktën njëri duhej të sakrifikohej dhe ta linte veten të binte në boshllëk, në mënyrë që 10 të tjerët të mund të shpëtoheshin.
Askush nuk kishte ndërmend ta bënte këtë veprim, kështu që ata nuk mund të arrinin një marrëveshje.
Pastaj gruaja mbajti një fjalim emocionues dhe tha se do të ishte ajo që do të linte vullnetarisht litarin, sepse gratë janë mësuar të heqin dorë nga gjithçka për fëmijët dhe burrat e tyre dhe të japin gjithçka pa marrë asgjë në këmbim…
Sapo ajo mbaroi së foluri, të gjithë burrat filluan të duartrokasin… ajo ishte e vetmja që shpëtoi

Këndi i humorit: Babai, mamaja dhe vogëlushi i tyre udhëtojnë me makinë

Babai, mamaja dhe vogëlushi i tyre udhëtojnë me makinë. Në një moment, i vogli thotë:
-Babi, si e ka emrin ai mali?
-Nuk e di.
Pas pak:
-Babi, si quhet ky lumë?
-Nuk e di.
-Babi, babi si quhet ky vend?
-Nuk e di.
Pyetjet përsëriten disa herë derisa nëna thotë:
-Hajde Kolin, tani pusho së bëri pyetje për të shpërqendruar babin!
-Por jo, Roza, le të bëjë pyetjet. Të vegjlit duhet të mësojnë…

Këndi i humorit: Dy miq të vjetër universitarë, Nikolla dhe Antoni, takohen rastësisht pas shumë vitesh

Dy miq të vjetër universitarë, Nikolla dhe Antoni, takohen rastësisht pas shumë vitesh. Pasi kujtojnë kohët e hershme, fillojnë të flasin për atë që bëjnë tani dhe zbulojnë se të dy janë bërë këshilltarë transporti në dy bashki të ndryshme. Kështu ata vendosin të drekojnë së bashku për të folur për problemet e punës së tyre.
Ata shkojnë në shtëpinë e Antonit, një vilë e madhe me një kopsht të madh plot me pemë dhe një pishinë të bukur. Nikolla e sheh gjithë këtë mirësi dhe thotë:
-Por si mund ta përballosh gjithë këtë? Si keni bërë kaq shumë para? Me ato që fitoj unë mund të përballoj një apartament të vogël me dy dhoma.
-Unë do të ta shpjegoj Nikolla. E sheh atë rrugë?
-Po !
-Epo mjaftoi ta ngushtoje pak me asfalt pak më të hollë dhe kaq. E kuptove?
-Kam kuptuar gjithçka.
Një vit më pas Nikolla e fton Antonin në shtëpinë e tij. Antoni mbërrin dhe sheh një super vilë më të bukur dhe më të pajisur se e tija dhe bërtet:
-Si e bëre? Më thatë se kishe një apartament të vogël…
-Tani do ta shpjegoj Nikollë. E sheh atë autostradë?
-Jo!
-Kjo është e vërteta!

Këndi i humorit: Kjo është një bisedë mes dy mikeshave

Kjo është një bisedë mes dy mikeshave

– Hej Roza, a mos është i dashuri im në shtëpinë tënde?
– Përshëndetje Leta. Jo nuk është këtu, po pse më pyet mua?
– Për shkak se ne u grindëm, ai u largua dhe më tha se do të shkojë tek ndonjë zuskë…

Këndi i humorit: Një fëmijë kureshtar e pyet nënën e tij

Një fëmijë kureshtar e pyet nënën e tij:

“Mami, pse ata zotërinj po i prekin cicat e lopës?”

Dhe nëna përgjigjet: “sepse duan ta blejnë”

Dhe djali thotë: “atëherë babi do të blejë një kamariere!!!”.

Këndi i humorit: Një çift i ri merr me qirà një dhomë në një shtëpi në fermë

Një çift i ri merr me qirà një dhomë në një shtëpi në fermë.
Ata mbyllen menjëherë në dhomën nga e cila nuk dalin fare një ditë… dy… tri…
Ditën e tretë, pronari i fermës, pak i shqetësuar, troket në derë:
– Dukeni mirë?
– Po, gjithçka është në rregull
– U shqetesova pak se kini tri ditqë që nuk dilni as për të ngrënë…
Djali, duke u mbuluar me një peshqir, përgjigjet duke buzëqeshur:
– Jo, nuk kemi nevojë, na mjaftojnë frytet e dashurisë që hamë!
– Oh po? Ndaj më bëni një nder: mos i hidhni lëvozhgat nga dritarja se rosat mbyten nga çamçakizi!


Send this to a friend