VOAL

VOAL

Këndi i humorit: Një çift kishte dy vajza të mrekullueshme

July 10, 2016
blank

Komentet

blank

Këndi i humorit: Një burrë që kthehet nga berberi i thotë gruas së tij

Një burrë që kthehet nga berberi i thotë gruas së tij se, sa herë që shkon për të prerë flokët, berberi i tregon për udhëtimet e tij të panumërta nëpër botë, ndërsa ai kurrë nuk ka asgjë për të treguar sepse ata nuk udhëtojnë kurrë.

Gruaja e tij e fton atë të thotë gënjeshtra duke shpikur udhëtime të tilla që nuk janë bërë kurrë.

U kthye te berberi dhe i thotë:

“E di që isha në Romë, vizitova Koloseumin, shatërvanin e Trevit etj. pastaj të dielën shkova në Shën Pjetër për të parë Papën, e di? Sapo doli te dritarja më shikoi menjëherë “…

“Përralla”, – thotë berberi, – ” në mes të mijëra njerëzve si ia doli të shikonte vetëm ty? ”

Dhe ai:

“Do të them ty më shumë: kur zbriti në shesh me papamobile, ndaloi përpara meje, që isha pas nje barriere.”

“Dhe berberi i thote perseri:”

“Përralla!”

“Dhe ai:” Papa zbriti dhe erdhi te me takonte. M’u afrua dhe me vuri dorën ne shpatull… ”

Bhe berberi me kureshtje pyet:

“E ç’do te thoshte Papa? ”

Dhe ai:

“Më tha: kush është ai berberi i ndyrë që të pret flokët?!!!”

blank

Këndi i humorit: Pali e shikon mamanë e tij duke hyrë në shtëpi me një peliçe prej lëkure dhelpre

Pali e shikon mamanë e tij duke hyrë në shtëpi me një peliçe prej lëkure dhelpre.

– Kushedi sa ka vuajtur kafsha e shkretë që ti ta kesh këtë peliçe, mama?!!! – i thotë së ëmës.

E ëma ia jep një shpullë të fortë dhe i thotë:

– Si guxon ta quash kafshë të shkretë babain tënd?!!!

 

blank

Këndi i humorit: Një çift vendos të martohet dhe burri i ardhshëm ia bën të qartë disa pika nuses së ardhshme

Një çift vendos të martohet dhe burri i ardhshëm ia bën të qartë disa pika nuses së ardhshme:

– E dashur, ta dish mirë se unë i kam disa zakone shumë të rrënjosura. Të hënave në mbrëmje shkoj në kinema me miqtë, të martave jam në bibliotekë për përditësime kulturore, të mërkurat në mbrëmje i kaloj në bar, netët e të enjteve i kaloj në klub duke luajtur poker, të premteve shkoj në teatër, të shtunave nuk mungoj asnjëherë në diskotekë, të dielave jam gjithnjë në piceri me shokët e kursit.

Nusja e ardhshme:

– I dashur, edhe unë kam zakonet e mia të përcaktuara dhe të pandryshueshme. Unë bëj dashuri çdo mbrëmje. Kush të dalë, të dalë!!!!

 

 

blank

Këndi i humorit: – Mësuesja: Beni, kush është presidenti i SHBA-së?

– Mësuesja: Beni, kush është presidenti i SHBA-së?
.
– Beni: Nuk e di mësuese.
.
– Mësuesja: Beni, duhet të kujdesesh më shumë për mësimet!
.
– Beni : Po ti mësuese, e di kush është Maria?!
.
– Mësuesja : Jo.
.
– Beni: Duhet të kujdesesh më shumë për burrin tënd!!!

blank

Këndi i humorit: Burri dhe gruaja janë në një restorant luksi kur iu afrohet një bionde e bukur dhe sexy

Burri dhe gruaja janë në një restorant luksi kur iu afrohet një bionde e bukur dhe sexy, e cila i jep burrit një puthje në gojë dhe i thotë:

– Nesër takohemi tek i njëjti vend!

Gruaja skandalizohet:

– E çfarë kjo?

Burri i përgjigjet:

– E dashur, kjo është dashnorja ime…

Gruaja tërbohet:

– I poshtër, dua menjëherë divorcin!!!

Burri vazhdon me qetësi:

– Si të duash, e dashur. Po pastaj nuk do të kesh shërbëtore, nuk do të kesh shpenzime pa fund në supermerkate, nuk do të kesh restorante luksi, nuk do të kesh asgjë. Vendos lirisht…

Ndërsa po bisedonin, hyn një tjetër bionde sexy, e cila i përshëndet.

– Po kjo kush është? – pyet gruaja.

– Kjo është dashnorja e Danit…

– E jona është më e bukur!!! – thotë gruaja.

 

 

blank

Këndi i humorit: Një zonjë shkon te mjeku dhe i ankohet për burrin e saj

Një zonjë shkon te mjeku dhe i ankohet për burrin e saj.

– Doktor, im shoq po më shpërfill…

– E çfarë kërkon nga unë? -e pyet mjeku.

– Dua që ai të jetë demi që ishte dikur! – thotë pacientja.

– Mirë, – i thotë mjeku. – Zhvishu! Fillimisht ia vëmë brirët!!!!

blank

Këndi i humorit: Mësuesja iu jep nxënësve temën e hartimit “Nëse unë do të isha milioner”

Mësuesja iu jep nxënësve temën e hartimit “Nëse unë do të isha milioner”.

Fillojnë të shkruajnë të gjithë, përveç Pjerinit. Ai gjithë kohën shikon nga dritarja, e vërtit penën nëpër duar.

Mbaron koha dhe të gjithë nxënësit i dorëzojnë hartimet. Pjerini e dorëzon fletën të bardhë.

Mësuesja e pyet:

– Pjerin, ti pse nuk ke bërë asgjë?!

Pjerini përgjigjet:

– Sepse këtë gjë do të bëja, po të isha milioner!!!

 

blank

Këndi i humorit: Një polic kthehet vonë në shtëpi, heq uniformën në errësirë dhe futet në shtrat

Një polic kthehet vonë në shtëpi, heq uniformën në errësirë dhe futet në shtrat.

E shoqja, me një zë pëshpëritës, i thotë se ka dhimbje të madhe koke dhe i lutet të shkojë në farmaci e t’i marrë aspirina.

Polici në errësirë vishet menjëherë dhe shkon në farmaci.

Sapo hyn në farmaci, i thotë farmacisti:

– Po t’i nuk je polic?!

– Sigurisht, polic jam!! – përgjigjet ai.

Framacisti e pyet:

– Atëherë, pse je veshur me uniformë zjarrfikësi?!!!

 

 

blank

Këndi i humorit: Në një fshat në Afrikë, nëna e dërgon Pjerinin për të marrë ujë nga deti

Në një fshat në Afrikë, nëna e Pjerinit dërgon djalin e saj të vogël për të marrë ujë nga deti. I jep një kovë të madhe dhe me këtë Pjerini shkon drejt detit.

Por kur arrin në breg të detit dhe është gati të hedhë kovën, ai sheh dy sytë e mëdhenj të një krokodili që e shikojnë me vëmendje në mes të ujit pranë bregut.

Në kulmin e tmerrit, Pjerini lëshon kovën dhe ik drejt fshatit. Kur nëna e tij e sheh atë duke mbërritur pa kovën, ajo e pyet se çfarë ndodhi dhe Pjerini, ende i tmerruar, përgjigjet:

– Mami, në breg të detit ishte një krokodil i madh që më shikonte drejt e në sy.

Mamaja:

– Pjerin, nuk ke pse të shqetësohesh për krokodilin. Me siguri ai kishte më shumë frikë prej teje se ti prej tij!

Dhe Pjerini:

– Mami, nëse ai kishte më shumë frikë nga unë se unë nga ai … atëherë uji i detit nuk është më i përdorshëm!

blank

Këndi i humorit: Inspektori ndalon një veturë që po rend me shpejtësi të madhe

Inspektori ndalon një veturë që po rend me shpejtësi të madhe.

Nga vetura del një zonjë. Inspektori i thotë:

– Zonjë, i keni kaluar të 50-tat…

– Jo, – i thotë zonja, – dukem kështu, sepse dola përngut nga shtëpia dhe nuk jam trukuar!!!

 

blank

Këndi i humorit: Dy gra shumë të moshuara po bisedojnë për hallet e tyre

Dy gra shumë të moshuara po bisedojnë për hallet e tyre.

Njëra i thotë tjetrës: “Kur isha e re, doktori më detyronte të zhvishesha e tëra për të më vizituar; tani ai thjesht më kërkon të nxjerr gjuhën jashtë!”

I përgjigjet tjetra:

– “Eh, e dashur, mjekësia ka bërë përparime të mëdha!!!”

blank

Këndi i humorit: Infermierja provokuese i thotë mjekut se pacienti filan ka temperaturë shumë të lartë

Infermierja provokuese i thotë mjekut se pacienti filan ka temperaturë shumë të lartë:

– Sa herë që përkulem për t’ia matur pulsin, rrahjet e zemrës i shtohen pa masë. Si t’ia bëjmë, doktor?!

Mjeku i përgjigjet:

– Kopsite këmishën!!!


Send this to a friend