Një çift i sapomartuar në muajin e mjaltit po përgatitet për shtrat.
Ajo: “Natën e mirë, i dashur”.
Ai thotë “Natën e mirë, e dashur” dhe ia këput gjumit.
Gruaja mendon: “I gjori, është lodhur nga udhëtimi, ka vozitur kaq orë…!”
Megjithatë, gjëja përsëritet për disa mbrëmje me radhë.
Ditën e katërt ajo fillon të ndihet paksa e mërzitur dhe e dëshpëruar. Pas gati një jave ata ende nuk e kishin festuar natën e parë, ndaj ajo vendos të mendojë diçka për ta ngacmuar të shoqin.
Po atë mbrëmje, pasi burri i saj ka shkuar në shtrat, ajo futet në shtrat dhe i thotë: “Nikollë, unë jam pa këmishë nate!”
Dhe ai: “Roza, të lutem, mos e nisim menjëherë me shpenzimet!!!…”