Një burrë shkon tek mjeku.
– Doktor, unë u ktheva në shtëpi javën e kaluar dhe gjeta gruan time në shtrat me elektricistin. Ajo më tha “Shko, pi një kafe në bar” dhe unë shkova atje.
– Po, por unë …
– Por kjo nuk është e gjitha. Të nesërmen u ktheva dhe e gjeta në shtrat me hidraulikun. Ajo më tha “Shko, pi një kafe në bar” dhe unë shkova atje. Dhe kjo u përsërit çdo ditë të javës. Doktor, unë jam i dëshpëruar!
– Po, por unë jam mjek. Unë nuk e kuptoj çfarë …
– Doktor, a nuk më bëjnë dëm gjithë këto kafe?
Komentet