VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Këndi i humorit: Një burrë shkon tek mjeku

By | June 23, 2019

Komentet

Këndi i humorit: Një polic barkmadh qëndron para çerdhes së fëmijëve

Një polic barkmadh qëndron para çerdhes së fëmijëve.

Vjen një edukatore dhe e pyet:

-Më falni, ju po prisni fëmijë?

-Jo bre, këtë bark e kam nga birra – i thotë ai.

Këndi i humorit: Dy shokë, njëri polic dhe tjetri ekonomist do të shkonin në kinema bashkë

Dy shokë, njëri polic dhe tjetri ekonomist do të shkonin në kinema bashkë.

I thotë ekonomisti policit: Më premto që do të shkosh në shtëpi të ndërrosh çorapet, se të mbajnë aq shumë erë sa s’durohesh dot.

-Në rregull, – i thotë polici dhe ik për në shtëpi.

Në kinema prap vazhdoi era e çorapeve dhe ekonomisti i thotë: Po ti me premtove që do t’i ndërroje, more?

– Po i ndërrova, – thotë polici, – por kisha frikë se ti s’më besoje dhe i mora në xhep për t’i treguar ty!!

Këndi i humorit: Dy shokë shkuan në Amerikë dhe pas disa vitesh u stabilizuan në një pallat 20 katesh

Dy shokë shkuan në Amerikë dhe pas disa vitesh u stabilizuan në një pallat 20 katesh. Doda ishte në katin e 11, ndërsa Kola në katin e 19. Del Doda në ballkon, se donte t’i thoshte diçka Kolës, e bërtet:
– O Kooooolë!
Disa herë keshtu. Më në fund, del një amerikan në kat të 15 dhe i thotë Dodës:
– Po pse bërtet aty, mo vëlla?! Merre në telefon burrin e botës!
Doda:
– Ueee, sa mirë!
Faaaap, merr në telefon Kolën:
– O Kolë?! Aty je, mer?
– Po, – i thotë Kola.
Doda:
– Po dil o vëlla në ballkon të të them diçka!

Këndi i humorit: Një burrë i thyer në moshë po udhëtonte në tren me djalin e tij

Një burrë i thyer në moshë po udhëtonte në tren me djalin e tij, i cili ishte 25 vjeç !
Në fytyrën e djalit, që ishte ulur afër dritares, shihej nje gezim i madh !
Në atë moment, djali nxori dorën jashtë dritares dhe ndjeu se era po kalonte përmes dorës së tij dhe bërtiti :

-Baba, shiko si drunjtë po ecin pas nesh !
Plaku buzëqeshi !
Pranë tyre ishte ulur një çift , që po dëgjonte bisedën mes babait dhe të birit dhe u ndjenë pak në pozicion të keq !
Si ka mundësi që ky djalë 25-vjeçar të sillet si fëmijë?!-menduan ata!
Papritmas djali bërtiti :
-Baba shiko liqenin, shiko retë si vijnë pas nesh!
Ky çift prapë u habit nga sjellja e këtij djali !
Më pas filloi të bjerë shi !
Pikat e shiut filluan të bien në dorën e djalit, të cilit i shkëlqente fytyra nga gëzimi. !
Papritmas ai bërtiti:
-Baba, po bie shi, pikat e tij kanë mbushur dorën time !..Shiko … shiko…
Në fund, çifti nuk pati më durim dhe iu drejtua plakut:
-Pse nuk shkoni te ndonjë mjek për të gjetur ilaç për këtë djalë?!
Plaku u përgjigj:
-Ne sapo dolëm nga spitali, birit tim tani i ka ardhur shikimi dhe po sheh per here te pare ne jeten e tij !

Nuk duhet ti gjykojme asnjehere njerzit pa i njohur.

Këndi i humorit: Pyet mësuesja nxënësit

Pyet mësuesja nxënësit:
– Si e kuptoni shprehjen “vdekje e qetë”?
Beni ngre dorën:
– Hë Beni si mendon ti?
– Psh…mësuese,me vdekje të qetë kuptoj si në rastin e gjyshit tim i cili vdiq duke fjetur.
– Shumë mirë Beni, shumë shembull i spikatur, – po me vdekje të tmerrshme çfarë kuptoni?
Prapë Beni ngre dorën:
– Hë Beni, na thuaj!
– Atëherë ….si shokët e gjyshit tim…!
– Pse, si vdiqën ata?
– Ishin në makinën e gjyshit tim, kur atë e zuri gjumi…

Këndi i humorit: Dy njerëz duke u kthyer në shtëpi pas një darke argëtimi

Dy njerëz duke u kthyer në shtëpi pas një darke argëtimi, vendosën t’i bien shkurt nga varrezat….
Në mes të varrezave ndalen nga një zhurme që vinte nga hijet, tap-tap… Duke u dridhur nga frika afrohen, shohin një burrë të vjetër me çekiç e daltë në dorë duke punuar në gurin e një varri:
– O sa na trembet, por çfarë po bëni, more zotëri???… Ne kujtuam se ishte ndonjë fantazmë….
– Po ja, këta idiotët ma kanë shkruar emrin gabim!!!

Këndi i humorit: Një djalë të ri dhe të bukur e zë nata dhe gjen strehim në një familje të pasur

Një djalë të ri dhe të bukur e zë nata dhe gjen strehim në një familje të pasur.

Pasi hëngrën e pinë, i zoti i shtëpisë e pëlqeu shumë këtë djalin, ndaj i tha: ti do flesh te dhoma e Bebit!

Mendoi djali: kush dëgjon natën të qarat e një bebeje…

Jo, faleminderit, – thotë – po fle tek ky mullari këtu jashtë.

Në mëngjes një vajzë e bukur i sjell kafen djalit.

I mahnitur nga bukuria e saj, djali e pyet: -Si të quajnë?

-Une jam Bebi, goca e pronarit. Po ti?

-Unë jam kërriçi, djali i gomarit që fjeti mbrëmë te mullari i barit ..

Këndi i humorit: – Çfarë të ka ndodhur, dukesh shumë serioze???

– Çfarë të ka ndodhur, dukesh shumë serioze???
– Problemi është që çova burrin për të më blerë patate dhe ma shtypi makina!!
– Po tani çfarë do bësh?
– Po bëj makarona për drekë… u pa puna!

Këndi i humorit: Në Amerikë u hap një dyqan me 6 kate ku shiteshin burra

Në Amerikë u hap një dyqan me 6 kate ku shiteshin burra.
Dhe shkoi një grua për të gjetur burrë. Në hyrje të dyqanit shkruheshin rregullat që duhet të ndiqte çdo kliente.
-Ligji nr 1 ishte: në dyqan mund të hyje vetëm një herë.
-Ligji nr 2: në çdo kat mund të gjejsh burrë vetem duke ngjitur katet.
-Ligji nr 3: nuk mund të zbresesh katet përveçse kur të ikësh.
Kështu hyri gruaje në katin e parë ku shkruhej:
-Burra me punë.
Gruaja u ngjit në katin e dytë ku shkruhej:
-Burra me punë që duan fëmijët.
Gruaja vazhdoi, u ngjit në katin e tretë ku shkruhej: -burra me punë që duan fëmijët dhe janë të pashëm.
Gruaja u ngjit në katin e katërt ku shkruhej: -burra me lekë që duan fëmijët, janë të pashëm dhe që ndihmojnë gratë në punët e shtëpisë.
“Le të ngjitem dhe një kat (pestin) më lart,” tha gruaja dhe aty lexonte:
-Burra me lekë që duan fëmijët, janë të pashëm dhe që ndihmojnë gratë në punët e shtëpisë dhe që janë shumë romantikë.
Gruaja e vendosi të merrte burrë nga kati i pestë, por nuk duroi e u ngjit në katin e gjashtë, ku gjeti të shkruar:
-Je vizitoria e 31.456.012 – në këtë kat këtu nuk ka burra, ky kat është për të treguar që gratë nuk kënaqen asnjëherë e me asgjë!!!!……

Këndi i humorit: Një burrë e merr doktorin në telefon

Një burrë e merr doktorin në telefon:
-Alo, doktor!
-Po- i thotë doktori…
-Ka pirë gruaja shishen e benzinës duke menduar se ishte ujë, si t’ia bëj?

-Si po reagon ???-pyet doktori.
-Po sillet vërdallë nëpër shtëpi si e çmendur…
-Po mirë, s’është problem,-thote doktori… Mbyll derën që mos të dalë jashtë deri sa t’i mbarohet benzina!!!

Këndi i humorit: Më në fund Kujtimi fillon punë në shtet

Kujtimi fillon më në fund punë në shtet. Ditën e parë të punës e thërret shefi në zyrë:
– Mirëmëngjes Kujtim, urime për punën! Shpresoj të kemi një bashkëpunim të niveleve më të larta. Në lidhje me orarin duhet të vini si gjithë të tjerët nga ora 8 deri në 16:30. Keni ndonjë gjë për të thënë:
– Shiko shef, faleminderit për mundësinë që më dhatë, po unë kam një problem të vogël. Bëra një aksident para ca vitesh dhe i ka humbur të dy “topet”. Jua thashë, megjithëse nuk ka lidhje me punën!
– Atëherë gjërat ndryshojnë, -Ju, Kujtim, do vini në punë nga ora 10 deri në orën 11, pasi pjesën tjetër të ditës ne kruajmë “topet” dhe kështu ju nuk keni pse të ndiheni i diskriminuar…..

Këndi i humorit: Një çift fshatarësh po bënin xhiro në xhadenë e fshatit dhe vajza pyet djalin

Një çift fshatarësh po bënin xhiro në xhadenë e fshatit dhe vajza pyet djalin:
– Ej, o Gzimo, kur e merr vesh kali që pela do “muhabet”?
– E nuhat, zemër e nuhat!
Pasoi kaloi pak kohë, vajza e pyet prapë:
– Po qeni kur e kupton që qenushja do “muhabet”?
– E nuhat zemër, e nuhat!
Pak më vonë e pyet përsëri:
– Po demi ku e kupton që lopa do “muhabet”?
– E nuhat zemër, e nuhat nuk e di se sa herë duhet të ta them, i thotë djali i nevrikosur!
– Atëherë o Gzimo, ti… o je pederast, o je ftof edhe të janë bllokuar hundët!!!!!