Një burrë shkon në stacionin e policisë për të raportuar zhdukjen e gruas së tij, pastaj i nënshtrohet një sërë pyetjesh identifikuese.
“Çfarë ngjyre i ka flokët gruaja suaj?” pyet rreshteri.
“Mendoj se janë bionde, ose ndoshta kafe, por mund të jenë edhe të kuqe…”
“Po tallesh me mua?” pyet polici me inat.
“Jo, rreshter, gruaja ime është me flokë të errët, por u zhduk pikërisht kur po dilte nga parukierja!!!…”