Nipit i ishte mërzitur shkolla, bënte shpesh mungesa. Mësuesja ishte shqetësuar, sepse arsyet e mungesave nuk i dukeshin bindëse.
Prandaj u nis për në shtëpinë e nxënësit.
Gjyshi e pa nga dritarja mësuesen dhe i thirri nipit:
Fshihu shpejt se po vjen zysha dhe mos thotë pse nuk vajte sot ne shkollë.
Nipi i përgjigjet gjyshit:
Fshihu ti se i thashë që nuk po vij në shkollë sot se më ka vdekur gjyshi.
Komentet