Në tren një zotëri udhëton në shoqërinë e dy femrave të bukura që nuk bëjnë gjë tjetër veçse flasin për problemet e tyre.
Njëra thotë: – “Paratë nuk mjaftojnë kurrë, nuk di si t’ia dal”.
E dyta përgjigjet: – “Idealja do të ishte të gjeje një dashnor që të jep dhjetë mijë euro në muaj.”
Dhe e para: – “Ah, sigurisht, duhet gjetur atë.”
E dyta: – “Epo në vend të një dashnori që të jep dhjetë mijë euro, do të ishte mirë të kishe dy të dashnorë që të japin nga pesë mijë euro.”
Dhe e para: – “Epo, të them të drejtën, edhe 4 dashnorë me dy mijë e pesëqind euro secili do të ishin mirë për mua.”
E dyta: -“Por po, edhe 10 dashnorë nga 1000 euro secili…”
Në këtë moment ndërhyn zotëria dhe i thotë: -Dëgjo, kur të keni arritur tek 100 dashnorë me vlerë 100 euro, unë jam këtu…!