…Në kohën e partisë organizoheshin ekskursione ndërmarrjesh në disa qytete të Shqipnisë!
…Nisen dy autobusa prej Shkodre…njeni plot me gra e tjetri me burra.
Rrugës, autobusit me gra i ndodhe nji aksident dhe të tana gratë vdesin!
Burrat, të cilët kishin pasë gratë e tyne në atë autobus, vrapojnë me gjetë gratë por… asnjena gjallë!
Dhimbje e madhe për burrat të cilet qajnë e bërtasin tue shkule lesht e kokës…
Mbas disa minutash, britmat e vaji pushojne, me përjashtim të nji burri i cili vazhdonte të qante tue i ra vedit grushta kresë!
I afrohet nji burrë paksa në moshë e i thotë:
“Çka me ba mor burrë… na ndodhi kjo fatkeqsi… duhet me e mbledhë vedin tashti, prandaj mos qaj… të gjithë kemi të njajtin hall!”
…Burri vazhdon me qa edhe ma fort!
“Po ti mbaje vedin mor burrë, çka ban kështu?!”
Burri i përgjigjet:
“Eh, mue më raftë pika, më rafte… M’u lut grueja me e marrë në ekskursion e nuk e mora!!!”
*(Humor i huazuar nga artisti shkodran Ymer Bala)