Nastradinit ia kishin vjedhë paratë. Ai u trondit pa masë dhe i lutej e i lutej Zotit që t’ia gjente.
Ndërkohë anija që do të sillte njerëzit në qytetin pranë u përfshi nga stuhia detare. Ai që ia kishte vjedhë paratë Nastradinit, u frikësua aq shumë, saqë iu betua Zotit se, po të kthehej shëndosh në breg, do t’ia dërgonte të gjitha paratë Nastradinit.
Ai shpëtoi. Dhe, kur u kthye në shtëpi, ia dha Nastradinit 200 napolonat e vjedhura, siç i kishte premtuar Zotit. Nastradini u gëzua sa nuk mund të thuhet. Ai mendoi nja pesë minuta, pastaj tha:
-Zoti im, çfarë koincidencash! Ti sigurisht punon në mënyra misterioze!
Komentet