Një fshtar nga një tjetër fshat, erdhi mysafir tek Nastradini dhe ia solli një lepur si dhuratë. Nastradini e gatoi lepurin dhe ia shërbeu mysafirit. Ai i kërkoi gjithashtu atij që të bujtë atë natë në shtëpinë e tij.
Javën tjetër, fshatari u rikthye. Nastradini e ftoi atë për darkë dhe i kërkoi që të bujtë në shtëpinë e tij edhe atë natë. Kur po i shërbente supën, ai i tha mysafirit me të qeshur:
“Kjo supë është bërë nga lëngu i lepurit që ti e solle javën e shkuar.”
Javën pasuese, dy fshatarë të tjerë erdhën tek Nastradini dhe i thanë:
“Ne jemi miq të atij burrit që ta solli një lepur para dy javësh.”
Nastradini i ftoi ata për darkë dhe iu kërkon të bujtnin atë natë në shtëpinë e tij.
Një javë më vonë disa fshatarë të tjerë nga i njëjti fshat erdhën tek Nastradini dhe i thanë se ishin miq të atij që ia solli lepurin. Nastradini iu kërkoi të rrinin për darkë dhe iu shërbeu ujë. Burrat u befasuan.
“Zotëri, çfarë është ky?” e pyetën ata.
“Ky është lëngu i lëngut të lepurit që solli miku juaj,” iu përgjigj Nastradini.
Komentet