Është festë dhe një djalë i vogël dëgjon nënën dhe babin e tij duke u grindur. Ai dëgjon që mamaja e tij e quan babin e tij bastard dhe dëgjon të atin që e quan mamin e tij zuskë.
Ai pyet: “Mami, çfarë do të thotë bastard?”
Ajo përgjigjet: “Hm, do të thotë djalë”.
Pastaj ai pyet: “Babi, çfarë do të thotë zuskë?”
Ai përgjigjet: “Hm, do të thotë vajzë”.
Më vonë atë ditë, djali sheh babanë e tij në banjë duke u rruar. Babai aksidentalisht prehet veten dhe thotë: “Bajgë.”
Djali pyet: “Çfarë do të thotë bajgë?”
Babai përgjigjet: “Do të thotë krem rroje”.
Pastaj sheh mamin e tij në kuzhinë duke përgatitur gjelin e detit; ajo aksidentalisht prehet me thikë dhe thotë: “Të sëmës”.
Djali e pyet se çfarë do të thotë kjo fjalë dhe ajo thotë: “Kjo do të thotë gatim”.
Atë mbrëmje, të ftuarit e familjes mbërrijnë për darkën e festës.
Djali hap derën për t’i mirëpritur dhe u thotë: “Mirë se erdhët zuska dhe bastardë! Babai im është në banjë duke vënë bajga në fytyrë dhe mamaja ime është në kuzhinë duke e çuar në të sëmës gjelin e detit.”
Komentet