Gruaja shoqëron burrin te mjeku. Pas një shqyrtimi të hollësishëm, mjeku e merr gruan mënjanë dhe i thotë:
-Burri juaj ka depresion shumë të rëndë, për shkak të stresit të tepërt profesional dhe familjar. Nëse nuk bëni atë që ju them, burri juaj do të vdesë.
Këtu janë rekomandimet e mia për ta rikthyer shëndetin e burrit tuaj:
1. Çdo herë përgatitini atij një mëngjes të shëndetshëm dhe të bollshëm.
2. E lini të pushojë shpesh.
3. Gjatë gjithë ditës, jini të dashur dhe mos e mërzitni atë, sigurohuni që ai të jetë gjithmonë në humor të mirë.
4. Përgatitni ushqime të mira të nxehta në mbrëmje, darka të shijshme dhe romantike.
5. Asnjëherë mos e ngarkoni me punët e shtëpisë, kjo mund të shkaktojë pasoja të rënda për shkak të stresit.
6. Vishni të brendshme speciale, blini vajra të parfumuar dhe bëni masazhe relaksuese.
7. Nxiteni të shikojë sporte në televizor ose diçka që i jep humor të mirë dhe bëni dashuri me të të paktën dy herë në javë. Nuk ka rëndësi se si dhe kur, gjëja e rëndësishme është ta bëni atë.
Nëse ju mund t’i bëni të gjitha këto për të paktën një vit, do të ulë stresin e tij dhe burri juaj do të jetë në gjendje të rikuperojë shëndetin e tij dhe nuk do të rrezikojë më.
Gruaja tund kokën gjatë gjithë kohës që flet doktori, pastaj shkon aty ku ishte i shoqi. Duke u kthyer në shtëpi ai, me dyshime, pyet gruan e tij:
– Pra, çfarë tha ai?
Gruaja përgjigjet me një shprehje të trishtuar dhe melankolike:
– Ai tha se nuk ke shërim… do të vdesësh!!!