Disa nëna janë ulur në dhomën e ndenjes me një filxhan çaj, duke biseduar për këtë e atë, por në mënyrë të pashmangshme tema kthehet tek fëmijët e tyre.
E para thotë: “Djali im më do aq shumë sa më bleu një udhëtim me anije për ditëlindje.”
E dyta thotë: “Edhe imi më do aq shumë sa më bleu një diamant.”
E kështu me radhë? Të gjitha të tjerat.
E fundit pastaj thotë: “Djali im më do aq shumë sa, imagjinoni, shkon te psikologu tri herë në javë dhe gjatë gjithë kohës flet për mua!!!”