Njëri shkon tek psikiatri dhe i ankohet për gruan: “Doktor, ime shoqe është e sëmurë. I pëlqejnë macet dhe maçokët dhe e ka mbushur shtëpinë tonë me mace dhe maçokë. I kemi më shumë se 100, kutërbon shtëpia erë prej tyre…”
Mjeku e pyet: “Po pse nuk provon t’i hapësh dritaret?”
Burri përgjigjet:
“Po tallesh, doktor? Atëherë do të fluturonin 200 pëllumbat e mi…”
Komentet