Një prift dhe një murgeshë shkojnë me shërbim në një qytet tjetër. Në mbarim të ditës kërkojnë një hotel. Më në fund e gjejnë një hotel, por që kishte vetëm një dhomë në dispozicion. Prifti këmbëngul që t’iu japin dy dhoma njëshe, por hotelieri iu thotë se ka mbetur vetëm një dhomë martesore.
Prifti përgjigjet: “Nuk pranojmë, kurrsesi nuk pranojmë, Zoti nuk do të na e falte kurrë:”
Murgesha e merr fjalën: “Nuk kemi mundësi tjetër, At. Nuk mund ta kalojmë natën pa gjumë.”
Prifti bindet. Shkojnë në dhomë për të fjetur. Pa u bërë një orë, murgesha fillon: “Kam ftohtë, kam ftohtë, si t’ia bëj:”
Prifti shkon tek dollapi, merr një batanie dhe ia hedh murgeshës.
Pas pak, murgesha fillon përsëri: “Kam prapë ftohtë, si t’ia bëj.” Prifti ia hedh një tjetër batanie.
Murgesha prapë fillon: “Kam ftohtë, kam ftohtë, pse nuk bëjmë si burrë e grua? Unë mezi po pres.”
“Mirë, i thotë prifti, ashtu po bëjmë. Shko e merre vetë batanien!”
Komentet