Një plak i vjetër napoletan, që jetonte në një fshat afër qytetit të Milanos, çdo pranverë me ndihmën e të birit punonte dhe mbillte kopshtin përpara shtëpisë. Këtë pranverë i biri nuk e ndihmonte dot sepse ndodhej në burg.
Plaku i vjetër i shkruan një letër të birit, ku i shpjegonte hallin e madh që e kishte zënë.
I dashur Mario !
Jam shumë i trishtuar sepse këtë vit nuk mund të mbjell kopshtin si kam bërë gjithmonë. Jam shumë i vjetër për të punuar i vetëm. Nëse ti do të ishe këtu, nuk do të isha kaq i trishtuar, sepse ti do të mendoje për gjithçka.
Babai yt.
Pak ditë më vonë i moshuari merr një letër nga i biri:
I dashur babi !
Për hir të Zotit, mos e puno kopshtin. Unë kam fshehur aty gjithë parate e mia , dhe drogën që më ka ngelur pa shitur.
Djali yt Mario.
Që në orën gjashtë të mëngjesit tjetër, policia e Milanos vjen dhe kërkon në të gjithë kopshtin, duke gërmuar në çdo cep të tij, por nuk arrin të gjejë as paratë dhe as drogën.
Duke i kërkuar ndjesë të moshuarit ata largohen.
Më vonë, po gjatë kësaj dite plaku merr përsëri një letër nga i biri:
I dashur baba !
Tani mund ta mbjellësh kopshtin. Në rrethanat që ndodhem është më e mira që munda të bëj .
Të përqafoj biri yt !
Komentet