VOAL

VOAL

Këndi i humorit: Një papagall kishte kapë inat me një që i kishin rënë flokët e që kalonte çdo ditë aty pranë

October 5, 2017
blank

Komentet

blank

Këndi i humorit: Nikolla në makinë, së bashku me gruan e tij Rozën

Nikolla në makinë, së bashku me gruan e tij Rozën, po lëvizin nëpër qytet, papritmas Nikolla tregon një grua të bukur pranë furrës dhe thotë:
-“Roza, e sheh atë trup? Epo, ai trup ishte imi!”.
Pas pak kalojnë para farmacisë Nikolla, duke treguar me gisht farmacisten, i thotë:
-“Roza, e sheh atë trup? Epo, ai trup ishte imi!!”.
Historia përsëritet kur kalojnë pranë dyqanit të akullores.

Në atë moment, Rosa e mërzitur thotë:
-“Nikolla, e sheh atë kazermë?”
-“Atë të zjarrfikësve?”
-“PO saktësisht, ata trupa ishin të mitë!!!”

blank

Këndi i humorit: Patrulla e policëve ndalon një makinë

Patrulla e policëve ndalon një makinë.
Oficeri: “Duhet të të vë një gjobë, se ke një qen pa zinxhir në sediljen e pasme.”
Shoferi: “Më falni, zotëri polic, por është një një qen pellushi!”
Oficeri: “E pastaj? Nuk ka rëndësi se çfarë race është, qentë në makinë duhet të jenë të lidhur!!!”

blank

Këndi i humorit: Jemi në Gjirokastër. Një djalë po shtyn me shumë vështirësi një karrocë

Jemi në Gjirokastër. Një djalë po shtyn me shumë vështirësi një karrocë të stërngarkuar në rrugicat e qytetit, kur has në dy burra që e mëshirojnë dhe i japin dorën për ta shtyrë karrocën deri në majë të kodrës.

Djali falenderon por burrat i sugjerojnë t’i thotë zotërisë ta ngarkojë më pak që të ketë më pak përpjekje, por djali i përgjigjet:

“Unë i them gjithmonë zotërisë por ai gjithsesi më ngarkon dhe më thotë se një idiot që të ndihmon gjithsesi do ta gjesh gjithmonë!!!”

blank

Këndi i humorit: Sonte do të bëjmë dashuri…

-Çfarë do të bëjmë sonte?!
-Dashuri!
-A je i sigurt?
-Po sigurisht!
-Ok, atëherë do të zhvishem?!

-E pse do t’i heqësh rrobat?
-Për të bërë dashuri!
-Kush të tha që duhet të heqësh rrobat për të bërë dashuri?
-Une nuk e di…

-A mund të provojmë mënyra të tjera?
-Jam kurioz me thuaj…do te ndjek
-Vish sërish rrobat, hajde këtu pranë meje, të bisedojmë sa të lodhemi, të qeshim, të luajmë.
Po sikur të shikonim njëri-tjetrin derisa të mbetemi pa fjalë, dhe atje, në atë moment, kur shprehjet bëhen të pamjaftueshme për të shpjeguar atë që ndjejmë, në atë heshtje të pafundme mund të përpiqemi të prekim njëri-tjetrin.
– Të prekemi?
-Po, me butësi, një përkëdhelje që zgjerohet butësisht derisa shndërrohet në një përqafim.
-Oh, sa bukur, po!
-Më lejo të të mbaj për dorën? E dëgjon?
-Po.
-Ndjenja është një nga mënyrat për të bërë dashuri, kjo është çështja.
Le të shikojmë pak gojën, qerpikët, buzët dhe nëse puthja vjen pa kërkuar leje, atëherë të gjitha kujtimet tona do të bashkohen, derisa të zbulojmë sekretet tona më të papajtueshme.
– Më lër të shikoj shpirtin tënd edhe pak derisa të lodhesh, derisa sytë e tu të kërkojnë të mbyllen…
Por ne do t’i detyrojmë ata të qëndrojnë të hapur dhe a e di pse?
-Pse?
-Sepse ne do të vazhdojmë të bëjmë dashuri.

blank

Këndi i humorit: Një burrë i dehur futet në një lokal

Një burrë i dehur futet në një lokal. Ai ka një kapele qesharake në kokë, është i veshur me smoking dhe bërtet:

-“Gëzuar Vitin e Ri të gjithëve!

“Më falni, por…” tregon banakieri, “shiko, është mars!!”

“Mars??? Joooo” i përgjigjet burri “Kësaj radhe gruaja ime do të më vrasë, nuk kam ardhur kurrë kaq vonë në shtëpi!!”

blank

Këndi i humorit: Tri rregullat e një martese të lumtur

Tri rregullat e një martese të lumtur:

1- Një ekuilibër i përkryer duhet të mbretërojë gjithmonë në shtëpi: ndonjëherë gruaja duhet të ketë të drejtë, ndonjëherë burri duhet të jetë gabim.

2- Kur duhet të merret një vendim, nëse ka marrëveshje, gjithmonë vendos burri, nëse nuk ka marrëveshje, vendos gruaja.

3- Në fund të një debati fjala e fundit i takon gjithmonë burrit: “Ke të drejtë e dashur”.

blank

Këndi i humorit: Dy miq në bar shohin një braziliane të bukur duke kaluar

Dy miq në bar shohin një braziliane të bukur duke kaluar.
Njëri thotë: “Të sëmës, çfarë gruaje! Në Brazil janë të gjithë zuska… ose futbollistë…”
Tjetri “oh, e bukur, kjo është gruaja ime!!”
– “Oh po!?…. dhe në çfarë roli luan ajo?”

blank

Këndi i humorit: Njëra sapo është kthyer në Tiranë nga Parisi dhe e pyet mikesha

Njëra sapo është kthyer në Tiranë nga Parisi dhe e pyet mikesha:
-E di që ishe në Paris, një qytet vërtet i bukur?
-I mrekullueshëm!
-… dhe ndërsa ishe atje bëre një kurs gatimi, nouvelle cousine!
-I mrekullueshëm!
-Në kohën e lirë shkoje në palestër dhe mbaje formën…
– Vërtet e mrekullueshme!

– Mendoj se ke pasur edhe kohë të shkoje në parukeri dy herë në javë dhe të bëj masazhe çdo ditë!
– E mrekullueshme!..
– Dhe çfarë bëre mirë?
-Kam marrë një kurs Bon Ton…
-Dhe çfarë mësuat?
-Shume gjera. për shembull për të thënë: “i mrekullueshëm”!
-Ah… pse çfarë thoje në fillim?
– Sa koti!

 

blank

Aforizmi i ditës – 18 shtator 2023

Everything that is made beautiful and fair and lovely is made for the eye of one who sees.

Rumi

Çdo gjë që është bërë e bukur, e mirë dhe e dashur është bërë për syrin e atij që sheh.
Rumi
blank

Këndi i humorit: Po bisedojnë ai dhe ajo

Ai: -Ti je shtëpia ime. Sytë e tu janë dritaret e botës. Goja jote, vatra e zjarrit. Ballkonet e gjoksit tuaj të mbuluar me trëndafila…
Ajo: -Dhe vë bast që tani dëshiron të bësh një xhiro nëpër bodrum!!

blank

Këndi i humorit: Një grup miqsh të vjetër flasin për koston e ilaçeve

Një grup miqsh të vjetër flasin për koston e ilaçeve.
Tonini: “Oh po, në qytetin këtu afër gjeta një farmaci e cila është shumë e përshtatshme, për të njëjtin çmim të japin katër ose pesë herë më shumë. Një ditë bleva krem ​​për hemorroide, tubi ishte sa një bukë”

Nikolla: “Është e vërtetë, shkova edhe unë. Bleva shurupin në vend të shishes së zakonshme, me të njëjtin çmim, më dha një shishe të madhe nja dy litra”.

Riku: “Unë bleva aspirinë, më dhanë një pako sa një kuti këpucësh dhe tabletat ishin sa pjata!”

Me pak fjalë, të gjithë janë entuziastë për këtë farmaci, vetëm Kolini hesht, pastaj Tonini thotë: “Kolin, a ke qenë ndonjëherë atje?”
Kolini: “Po, edhe unë shkova atje, por nuk bleva asgjë!”
Nikolla: “Aaah dhe pse?”
Kolini: “Ooooh wow, më duheshin … suposto!!!”

blank

Këndi i humorit: Pse tornadot më të mëdha kanë emra grash?

-Pse tornadot më të mëdha kanë emra grash?- pyet njëri mikun e tij.
-Sepse kur mbërrijnë janë të nxehta e të lagështa… dhe kur ikin marrin me vete gjithçka, edhe shtëpinë e makinën!!!-përgjigjet tjetri.


Send this to a friend