VOAL

VOAL

Këndi i humorit: Një mjek ia shpreh shqetësimin kolegut të vet

December 8, 2017

Komentet

Këndi i humorit: “Babi, më premto se nuk do të zemërohesh nëse të them diçka?”

“Babi, më premto se nuk do të zemërohesh nëse të them diçka?”
“Çfarë?”.
“Jo, së pari duhet të premtosh.”
“Mirë, nuk do të zemërohem, të premtoj.”
“Sot kam qarë para gjithë klasës.”
“Dhe pse?”.
“Sepse mësuesja më tha që nuk i bëra mirë detyrat e shtëpisë dhe më bëri të qaj”.
“Dhe a mendon se duhet të qash për këtë?”.
“Miqtë e mi thonë se të qash është marrëzi, se vetëm fëmijët e dobët qajnë.”
“Por a e dije që i keq bërë keq detyrat e shtëpisë?”.
“Jo, mendova se i kisha bërë mirë. Dje i bëra me mamin”.
“Atëherë më dëgjoni me kujdes. Janë dy gjëra që do të them që do të duhet t’i mbash mend përgjithmonë. Më premto se nuk do t’i harrosh.”
“Mirë, babi, të premtoj.”
“Gjëja e parë: o Zot, jam krenar për ty. Të dish se di të qash është një bekim. Lotët nuk janë gjë e keqe, janë një gjë e mrekullueshme. Më beso, të qash nuk është aspak marrëzi. Nëse qan do të thotë se po ndjen emocione, se je gjallë, se nuk je një kukull prej druri pa asnjë ndjenjë. Dhe vë bast që edhe miqtë tuaj do të kenë qarë shumë herë, edhe nëse duan që ju të besoni ndryshe. Pra qaj sa herë të duash, të gjithë qajnë dhe mos ki turp nga lotët e tu, ata janë pjesë e jotja. Dije se shpesh janë lotët që të bëjnë të ndihesh më mirë kur je i sëmurë, kur dhemb këtu, pikërisht në zemrën tënde.”
“Dhe gjëja e dytë?”
“Të bësh gabime është normale. Bërja e disa gjërave gabim është normale. A e dini se edhe unë dhe mami kemi bërë gabime shumë herë? Ti mëson nga gabimet, nuk do të mësosh kurrë asgjë duke i bërë gjithmonë gjërat siç duhet. Gjithmonë ndjehu e lirë të bësh gabime. Kështu që unë nuk do të zemërohem sepse ti dhe mami i ke bërë gabim detyrat e shtëpisë dhe nuk do të zemërohem sepse ti ke qarë, në fakt jam i lumtur për këtë. I dua fëmijët që ende mund të qajnë dhe që nuk kanë frikë të bëjnë gabime”. ❤

Këndi i humorit: Një zonjë e moshuar dhe e varfër myzeqare fiton shumë para në llotari

Një zonjë e moshuar dhe e varfër myzeqare fiton shumë para në llotari. Ajo kurrë nuk ka udhëtuar dhe as nuk ka lënë kasollen e saj, vendos ta trajtojë veten me një festë në dhomën më të madhe, në hotelin më të bukur në Sarandë.

Sapo hyri në hotel ajo kërkoi një dhomë të madhe, shumë të madhe, në fakt më të madhen në hotel. Menaxheri thërret shërbyesin dhe i thotë të shoqërojë zonjën në suitën në katin e tretë.

Shërbyesi merr valixhen, por zonja nuk e ndjek dhe vazhdon të thotë “E dua më të madhe, e dua shumë më të madhe” dhe shërbyesi vazhdon të përgjigjet “ok, mirë, më të madhen, tani le të shkojmë”.

Është e kotë çdo fjalë, zonja e moshuar këmbëngul “E dua më të madhe, e dua shumë më të madhe!!”

Pas një gjysmë ore të mirë vajtje-ardhje, shërbyesi, duke humbur durimin, i thotë: “Zonjë e nderuar, kjo nuk është dhoma, është ashensori!!!”

Këndi i humorit: Katër barceleta me policë

1.
– Pse buzëqeshin policët gjatë stuhive?
– Sepse ata besojnë se vetëtimat janë blicet e fotografëve!
2
– Pse policët vendosin një gotë të mbushur me ujë dhe një bosh në komodinën kur shkojnë në shtrat?
– Sepse nëse kanë etje pinë, nëse nuk kanë etje nuk pinë…
3
Një polic i shqetësuar takohet me kolegun e tij i cili e pyet:

-“Pse je kaq i shqetësuar?”.

– “Nesër kam një analizë gjaku dhe nuk kam studiuar asgjë!”
4
Një polic shkon te kolegu i tij gjatë një pushimi:
– “Mark, do një kafe?”
-“Jo, jam alergjik”
-“Ah më fal. Alergjik, do një kafe?”

Këndi i humorit: Çdo ditë, një fshatar sillte ujë nga burimi në fshat në dy shtamba të mëdha

Çdo ditë, një fshatar sillte ujë nga burimi në fshat në dy shtamba të mëdha.
Njëra nga shtambat, e vjetër dhe plot të çara, rridhte ujë gjatë udhëtimit.
Tjetra, e re dhe e përkryer, ruante të gjithë ujin, pa humbur asnjë pikë.
Shtamba e vjetër dhe e plasaritur ndihej e poshtëruar dhe e padobishme, aq më tepër që shtamba e re nuk e humbi kurrë rastin për të vënë në dukje përkryerjen e saj: “Nuk humbas as një pikë ujë!”.
Një mëngjes, shtamba e vjetër i rrëfeu pronarit të tij: “E di, unë jam e vetëdijshme për kufizimet e mia. Ju humbni kohë, përpjekje dhe para për shkakun tim. Kur arrijmë në fshat jam gjysmë bosh. Më fal dobësitë dhe plagët e mia”.
Të nesërmen, gjatë udhëtimit, mjeshtri iu drejtua shtambës së plasaritur dhe i tha: “Shiko buzën e rrugës!”
“Është e bukur, plot lule.”
“Vetëm falë jush,” tha mjeshtri. “Ti je ajo që ujit çdo ditë buzë rrugës. Bleva një pako me fara lulesh dhe i mbolla përgjatë rrugës dhe pa e ditur dhe pa dashur, ju i ujisni çdo ditë…
Shtamba e vjetër nuk i tha askujt, por atë ditë ajo ndjeu veten duke vdekur nga gëzimi.
Të gjithë jemi plot me plagë dhe dobësira, por nëse duam, mund të bëjmë mrekulli me papërkryerjet tona.

Këndi i humorit: Sot në mëngjes Loni mori një telefonatë nga një grua e dëshpëruar

Sot në mëngjes Loni mori një telefonatë nga një grua e dëshpëruar. Ajo i thotë se kishte një fëmijë me Lonin dhe se ai duhet të marrë përgjegjësitë e tij si prind e të krijojë familje me të.

Loni i dërgon mallkime në telefon dhe i thotë se po ta ketë hallin tek paratë, ai mund t’i dërgojë para sa të dojë… ai i thotë se do t’i kërkojë a saj një test ADN-je.

 

Menjëherë më pas ajo ia dërgoi Lonit foton me foshnjën në krahë……. Loni mendon: “Epo mirë, unë nuk jam gomar: E çfarë faji ka fëmija? Unë duhet të marr përgjegjësitë e mia dhe t’i jap nënës atë që meriton dhe pastaj… fëmija është identik me mua!!”

Këndi i humorit: Ushtari Nikolla dhe shokët e tij duhet të kamuflohen

Ushtari Nikolla dhe shokët e tij duhet të kamuflohen në mënyrë që të mos shihen nga formacioni tjetër dhe më pas t’i sulmojnë.
Fatkeqësisht, kjo nuk ka sukses, sepse në një moment Nikolla fillon të bërtasë dhe ia mbath duke e bërë planin të dështojë.

Komandanti i tij i tërbuar i kërkon shpjegime dhe ai përgjigjet:

Z. Komandant një qen urinon mbi mua, një mori milingonash futen poshtë rrobave të mia duke më kruajtur shumë, mushkonjat më kafshojnë gjithandej… por kur një ketër hyri në të brendshmet e mia, m’i shtrëngoi topat dhe më tha se do ta ha këtë sot dhe tjetrin nesër nuk munda më…”

Këndi i humorit: Nikolla kthehet në shtëpi, më herët se zakonisht, i dëshpëruar dhe i trishtuar

Nikolla kthehet në shtëpi, më herët se zakonisht, i dëshpëruar dhe i trishtuar.
Gruaja e pyet – I dashur, çfarë të ka ndodhur? pse je kthyer kaq shpejt në shtëpi?
– Erdha në shtëpi se ndodhi një rrëmujë dhe u mbyll kantieri.
– Pa më thuaj de, çfarë ndodhi?
– Ishim të gjithë bashkë në kantier, po hanim kur papritur u shemb vinçi dhe Toni, Tani e Goni me pak fjalë, të gjithë kolegët e mi u shtypën nën vinç, të gjithë të vdekur. Unë isha i vetmi që shpëtova…
– Oh të mjerat familje! Tani si do të jetojnë? Të gjithë kishin gra dhe tre-katër fëmijë…
– Epo jo, nuk ka probleme me paratë, sigurimi i kantierit tashmë ka thënë se do t’i rimbursojë 500 mijë euro çdo familjeje.
– Më fal, zemër, por ku ishe ti kur ndodhi ngjarja?
– Për fat, kisha mbaruar së ngrëni dhe shkova në lokal për të pirë një kafe…
– I gjori ti, kur është shansi për të fituar, ti je gjithmonë diku tjetër!!!…

Këndi i humorit: Dy mikesha i rrëfejnë njëra-tjetrës: A shkoi mirë nata e Shën Valentinit?

Dy mikesha i rrëfejnë njëra-tjetrës: A shkoi mirë nata e Shën Valentinit?
Njëra- Jo aspak; ishte një fatkeqësi e vërtetë. Burri im mbërriti në shtëpi, për katër minuta hëngri darkën që e kisha përgatitur me kujdes gjithë pasditen, bëri dashuri me mua për tri minuta, u kthye në anën e tij dhe pas dy minutash ai tashmë ishte në gjumë. Po ju?
Tjetra- Oh, mbrëmja ime ishte e pabesueshme! Kur mbërrita në shtëpi, burri më priste te dera dhe më ftoi në një darkë romantike. Pastaj pas darkës bëmë një shëtitje për një orë. Pasi arriti në shtëpi ndezi të gjithë qirinjtë e shtëpisë dhe filloi me paralojën e cila zgjati një orë! Pastaj bëmë dashuri edhe për një orë tjetër! Më në fund diskutuam për një orë tjetër. Ishte e gjitha e mrekullueshme!

Në të njëjtën kohë dy bashkëshortët diskutojnë me njëri-tjetrin: Po mbrëmja jote dje?

Njëri: Gjithçka në rregull? Po… fantastike.. Kur u ktheva në shtëpi darka ishte gati. Unë hëngra, bëmë dashuri dhe më zuri gjumi. Po ti?

Tjetri: Ishte ferr për mua! Erdha herët në shtëpi për të riparuar dollapin e kuzhinës. Sa fillova punë me trapan, energjia elektrike u fik dhe ishte e pamundur të riaktivizohej. Kur ajo erdhi në shtëpi e çova për darkë në restorant përndryshe do të ishte inatosur. Darka ishte aq e shtrenjtë sa nuk kisha më para për taksi dhe kështu duhej të duronim një orë në këmbë për të shkuar në shtëpi.
Pastaj në shtëpi për shkak të mungesës së energjisë elektrike më duhej të ndizja qirinj të mallkuar kudo sepse nuk kishte ende energji elektrike.
Kjo histori më emocionoi aq shumë saqë m’u desh një orë e mirë për ta marrë veten dhe një tjetër për të bërë detyrat e shtratit. Në fund, unë isha ende e inatosur dhe nuk mund të flija dhe gjatë gjithë kësaj kohe ajo nuk bëri gjë tjetër veçse fliste, fliste, fliste…

Këndi i humorit: Dy bashkëshortë të rinj po luajnë golf

Dy bashkëshortë të rinj po luajnë golf kur, gjatë një gjuajtjeje, gruaja humbet plotësisht goditjen dhe e dërgon topin duke thyer xhamin e një vile aty pranë.
Të shqetësuar, të dy i afrohen me kujdes shtëpisë dhe habiten se sa e bukur është.

Kanë frikë nga dëmi që mund të kishte shkaktuar topi dhe shqetësohen për dëmshpërblimin e mundshëm, por gjithsesi vendosin t’i bien ziles.

Duke mos u përgjigjur dhe duke vënë re se dera është e hapur, kalojnë ngadalë.
Me të hyrë në sallën e mrekullueshme, ata vërejnë një shishe të vjetër të thyer pranë dritares.
Papritur një zotëri i moshës së mesme, i veshur në një stil shumë arab, prezantohet para tyre duke thënë:
– Faleminderit që më liruat. Unë kisha jetuar i mbyllur në atë shishe për 5000 vjet. Tani mund të plotësoj tri dëshira: dy jua lë juve, një secilit, por e treta varet nga unë!

Burri pa u menduar fare thotë:
– Dua një rrogë 100 mijë euro në muaj për gjithë jetën!
Gruaja e tij vezhadon:
– Dua një shtëpi timen në çdo vend të botës!
Dhe gjeniu:
– Le të jetë ashtu! Ndërkaq dëshira ime është të bëj dashuri me zonjën… e dini si është… pas 5000 vitesh esëll…

Burrë e grua janë dakord që me gjithë sa fitojnë, ia vlen të sakrifikosh pak, ndaj ajo fle me gjeniun…
Dy orë më vonë, sapo gjithçka mbaroi, gjeniu, pasi kishte ndezur cigaren e tij të qetë midis çarçafëve, iu drejtua gruas:
– Sa vjeç është burri juaj?
– 35… pse?
– Dhe ti?
– 33, por pse?
– A nuk mendoni se në moshën tuaj është koha të mos besoni më tek gjenitë e shisheve?

Këndi i humorit: Një dem i madh i zi kullot paqësisht në një livadh malor

Një dem i madh i zi kullot paqësisht në një livadh malor. Në një moment ai vëren një lëvizje të çuditshme në fund të kullotës: një pikë e bardhë që lëviz me kërcime drejt tij.
Ngadalë afrohet topi i bardhë, kur është disa hapa larg, demi e kupton se është një lepur i bardhë. Kafsha e vogël ndalon para demit.

“Hej, je në vete? Tundu që andej, trashaman! Hiqu mënjanë, po nxitoj!”, bërtet lepurushi.

Demi e shikon atë duke u ripërtypur, pa lëvizur qerpikun.

“Hej, idiot! nuk më dëgjove?? Të thashë më lër të kaloj, nëse nuk do që të të shkel me shkelm!!”.

Demi vazhdon të ripërtypet, pa e prishur terezinë.

“Ore, i ke veshët plot dyll? Nëse nuk lëviz për dhjetë sekonda, të betohem se ta bëj përshesh surratin, e kupton, o tul e dhjamë? Pra… gati? Dhe njëoo… dyeeee… treeee… katëroo….”

Duke lëshuar një zhurmë mërzie, demi kthehet, ngre bishtin, e varros lepurin nën një mal me jashtëqitje dhe largohet i qetë.

Kalojnë minutat, kur lart del një putra e vogël, pastaj shfaqet koka, më në fund krejt lepurushi, i gjithi i lyer me jashtëqitje. Kafsha e vogël pastron sytë, shikon përreth dhe, duke parë demin në horizont, bërtet: “A-ha! Të shpëtoi kaka nga frika, ë!!!”

Këndi i humorit: Gruaja e një filologu

Gruaja e një filologu, pra një studiuesi gjuhe, zbulon të shoqin duke përqafuar kamarieren e re dhe bërtet: -I dashur, jam e habitur!

 

-Jo e dashur – e korrigjon ai. – Je thjesht “e mrekulluar”. “I habitur” isha unë!

Këndi i humorit: Një gjinekolog, një burrë i pashëm, po ekzaminon një paciente

Një gjinekolog, një burrë i pashëm, po ekzaminon një paciente. Një ekzaminim, le të themi… ‘të thelluar’.
Papritur bie zilja e telefonit, mjeku e kap me dorën e majtë dhe duke vazhduar ekzaminimin me dorën e djathtë, fillon të flasë.
Në anën tjetër të telefonit një zonjë i thotë: “Doktor, kam një takim me ju për këtë pasdite, por nuk e di ku është klinika juaj, mund të më shpjegoni?”.
Mjeku flet: “Sigurisht, pra, duhet të ecni përgjatë rrugës Ismail Qemali deri në kishë, pastaj të ktheheni djathtas, të ngjiteni në urë dhe … … pastaj kur të kaloni shiritin shkoni majtas … .. . pastaj ngjitni shkallët, shkoni përgjatë gjithë rrugës dhe … … pastaj shkoni përpara deri në rrethrrotullim … … pastaj shkoni djathtas dhe futeni në derën e parë, ngjiteni në katin e dytë dhe tek dera që shihni përballë shkallëve është klinika ime. Gjithçka e qartë?”. Zonja: “Unë kuptoj gjithçka, faleminderit, jeni shumë i sjellshëm.”
Mjeku e mbyll telefonin, i kthehet pacientes dhe e pyet: “Pra, ku ishim?”.
Pacientja dukshëm e emocionuar dhe me një zë që dridhet, i thotë: “Oh, po doktor, duhet të përsërisni rrugën nga Ismail Qemali e tutje…”.


Send this to a friend