VOAL

VOAL

Këndi i humorit: Një komision bankierësh po viziton Rusinë për të vendosur mbi një kredi nga Banka Botërore

August 16, 2019
blank

Komentet

blank

Këndi i humorit: Një vajzë martohet dhe pas disa ditësh e ëma e viziton në shtëpi.

Një vajzë martohet dhe pas disa ditësh e ëma e viziton në shtëpi.

Nëna i bie ziles dhe e bija, krejtësisht e zhveshur, hap derën. Nëna mbetet pa fjalë para kësaj “show” dhe thotë: “Çfarë po bën krejt lakuriq? Ku po shkon?”.

E bija: “Përshëndetje mami, mendova se ishte burri im, Bimi. Kjo veshje është pizhamet e dashurisë, kur ai vjen dhe dua ta bëj të lumtur e mirëpres me pizhamet e dashurisë…”.

Plakës i bën përshtypje kjo teknikë dhe planifikon të ndjekë shembullin e vajzës së saj. Në mbrëmje, sapo dëgjon se i shoqi po vjen në shtëpi, zhvishet dhe shkon t’ia hapë derën krejtësisht lakuriq.

Sapo e sheh të shoqen, burri thërret: “Uau, Roza, çfarë po bën kështu? Ku të shpie mushka?!”

Gruaja i përgjigjet: “Po Miri, këto janë pizhamet e dashurisë! I kam veshur për ty!”

 

Burri i thotë: “Oh mirë, Roza, por ti mund t’iu kishe dhënë një hekur pak para se unë të vija!!!!!!…”

blank

Këndi i humorit: Një zonjë shkon te mjeku dhe i ankohet për të shoqin

Një zonjë shkon te mjeku dhe i ankohet për të shoqin:
– Doktor, unë kam një problem, burri im, sa herë arrin orgazmën, bërtet si Tarzani.
– Epo kjo është sjellje krejt e natyrshme, nuk e kuptoj se cili është problemi…
– Problemi është se çdo herë më frikëson dhe unë zgjohem papritmas nga gjumi!!!

blank

Këndi i humorit: Dani, një djalë i bukur, shkon te mjekja

Dani, një djalë i bukur, shkon te mjekja.
– Doktoreshë, kam një problem, jam gjithmonë i tunduar, më duhet të bëj dashuri 6-7 herë në ditë. Ju lutem, çfarë mund të më jepni?
– A të mjaftojnë ushqimi, akomodimi dhe 2000 euro në muaj?

blank

Këndi i humorit: Njëri e merr në telefon mikun e tij inxhinier dhe e pyet se çfarë po bën

Njëri e merr në telefon mikun e tij inxhinier dhe e pyet se çfarë po bën.
Ai u përgjigj: “Unë po punoj. Po bëj trajtim akuatermik të porcelanit, qelqit dhe metalit në ambient live!»
Kjo i bëri vërtet përshtypje mikut të tij, por nuk kuptoi asgjë, ndaj i kërkoi të ishte më me këmbë në tokë dhe ta kuptonte më mirë se çfarë po bënte.
Ai u përgjigj: “Unë jam duke i larë enët nën mbikëqyrjen e gruas sime!!!”

blank

Këndi i humorit: Një i moshuar me probleme të kujtesës shkon te mjeku

Një i moshuar me probleme të kujtesës shkon te mjeku:

“Doktor, kur bëj dashuri herën e parë kam nxehtë, por herën e dytë kam ftohtë!”

Gruaja e tij: “I dashur, pse ngul këmbë si mushka! Tashmë ta kam shpjeguar, arsyeja është se të parën e bëjmë në korrik dhe të dytën në dhjetor!!!”

blank

Këndi i humorit: Pas një aksidenti të frikshëm, shoferi është shtruar në spital

Pas një aksidenti të frikshëm, shoferi është shtruar në spital.
Mjeku i flet shoferit, me trupin e fashuar tërësisht, i cili i mbijetoi aksidentit:
– Shiko, vajza jote është e sigurt, por vjehrra jote ka vdekur dhe gruaja jote nuk do të mund të flasë më!
– Të lutem… doktor, mos më bëj të qesh, se po më prishen qepjet!!!

blank

Këndi i humorit: Lani dhe Ceni, dy miq të vjetër, po flasin për gratë e tyre

Lani dhe Ceni, dy miq të vjetër, po flasin për gratë e tyre.
– O Ceni, një ditë më parë isha në dhomën e gjumit kur befas gruaja ime, pa më të voglin paralajmërim, hoqi rrobat dhe më tha: “Më bëj të ndihem si një grua e vërtetë!”
– Hëë dhe çfarë bëre?
– Çfarë bëra ? I hoqa edhe unë rrobat, i hodha në krevat dhe i thashë: “Hekurosi!”

blank

Këndi i humorit: Një burrë dhe një grua përplasen në një aksident automobilistik

Një burrë dhe një grua përplasen në një aksident automobilistik. Dy makinat janë shkatërruar, por asnjëri nuk është lënduar. Ata arrijnë të zvarriten nga makinat e shkatërruara dhe gruaja i thotë burrit – Nuk e besoj: ti je burrë… Unë jam grua. Dhe tani shikoni makinat tona. Ata janë shkatërruar plotësisht, por ne jemi të padëmtuar. Kjo është një shenjë e fatit. Fati deshi që të takoheshim dhe të bëheshim miq!
Dhe ai, duke parë, supet dhe gjoksin e saj të zbuluar: – jam dakord, duhet të jetë një shenjë nga parajsa!
Gruaja vazhdon – Dhe shiko këtë mrekullinë tjetër… makina ime është shkatërruar plotësisht, por shishja e shampanjës që kisha brenda nuk u thye. Me siguri fati deshi që ne të bëjmë një dolli për të festuar takimin tonë me fat…
Gruaja i jep shishen, ai e hap, pi pothuajse gjysmën e saj. Pastaj ai ia kalon… por gruaja e mbyll shishen pa pirë asnjë pikë.
Burri e pyet: – Nuk pi???
Dhe ajo i përgjigjet: – Jo… Unë, po pres të vijë policia rrugore…

blank

Këndi i humorit: Xhoni vjen në Shkodër për të vizituar mikun e tij, Gjonin

Xhoni, një amerikan disi mburravec, vjen në Shkodër për të vizituar mikun e tij, Gjonin, dhe së bashku shkojnë për një xhiro në treg.
Xhoni sheh disa kunguj të njomë dhe pyet “E çfarë janë ata?”
Gjoni: “ata janë kunguj, këtu tek ne janë vërtet të shkëlqyer më shumë…”
Xhoni: “Ah nuk i njoha, atje në Kaliforni janë aq të mëdhenj sa një top bejsbolli”.
Pas pak Xhoni shikon domatet dhe pyet: “Çfarë janë këto?”
Gjoni “këto janë mollatarta, këtu tek ne janë të shijshme, janë super…”
Xhoni: “Ah nuk i njoha, ajte në Kaliforni janë aq të mëdhenj sa topat e futbollit!”
Pak më tutje Xhoni shikon disa shalqinj dhe pyet “dhe çfarë janë këto?”
Gjoni, paksa i mërzitur “cilat? eh, nuk ka në botë si ‘bizelet tona!!!’ …

blank

Këndi i humorit: Një shoqatë policësh vendosin të bëjnë pushime së bashku

Një shoqatë policësh vendosin të bëjnë pushime së bashku. Ikin me autobus dykatësh!! Sapo autobusi mbushet, shoferi shkon tek timoni.

Gjatë udhëtimit të gjithë policët që ndodhen në katin e poshtëm bëjnë shaka, qeshin, bëjnë zhurmë, ndërsa policët në katin sipër janë të gjithë të heshtur, të kapur pas ndenjëseve, të shqetësuar.

Përpara se të mbërrijë në destinacion oficeri i policisë ngjitet lart dhe duke i parë të gjithë seriozë e të heshtur thotë: “Po ç’është ky mort, poshtë këndojmë, bëjnë shaka dhe ju të gjithë heshtni këtu lart, o djema, ne po bëjmë pushime, nuk jemi në një funeral … ”

Një në katin e sipërm  i përgjigjet: “Sigurisht, bëni shaka dhe qejf sa të doni. Ju të katit poshtë shoferin e keni!!!”

blank

Këndi i humorit: Roza, një bukuroshe, shkon te mjeku

Roza, një bukuroshe, shkon te mjeku. “Doktor, sapo zgjohem, bëj dashuri me burrin, pastaj, sapo ai shkon në punë, vjen portieri, një burrë i pashëm, edhe unë bëj dashuri me të, të paktën nja dy herë.

Doktori: “Epo urime, kjo lloj gjimnastike është shëndet!”

 

Roza: “Oh po, por çdo mëngjes vjen edhe qumështshitësi, një djalë i pashëm plot energji, dhe ne e bëjmë të paktën nja dy herë gjithashtu. Pastaj shkoj te parukieri dhe atje, si mund të rezistosh, e bëjmë nja tri-katër herë…

Doktori: “Nuk të mbaron kurrë dalldia…”

Roza: “Pastaj shkoj te një aperitiv në lokal, është plot me djelmosha të papunë, por plot energji. Me pak fjalë, gjithmonë gjej të paktën dy të tillë që më çojnë në shtëpi dhe … si mund të rezistosh, kështu që ohooooo!”

Doktori: “Eh, zonjë, ju jeni e sëmurë!”

Roza “Ja, sa mirë thua doktor, shkruaje se jam e sëmurë, se im shoq thotë se jam një zuskë!!!”

blank

Këndi i humorit: Lundrim i organizuar nga Ministria e Shëndetësisë për të gjithë stafin e spitalit

Lundrim i organizuar nga Ministria e Shëndetësisë për të gjithë stafin e spitalit. Dy beqarë bëhen miq dhe, pasi kanë kërcyer bashkë gjithë kohën, vendosin ta kalojnë natën bashkë. Shkojnë në kabinën e saj dhe bëjnë dashuri.

Sapo mbarojnë ai thotë “Unë vë bast që je infermiere!”
Ajo: “Pikërisht, si e kuptove?”
Ai: “nga mënyra si i palosni rrobat dhe mbani gjithçka në rregull banjën, krevatin, etj…”
Ajo: “Unë vë bast që ti je anestezist!!”
Ai: “E drejtë. Si e kuptove këtë?”
Ajo: “Oh… se-pse u-në nuk ndje-va fa-re as-gjë!!!”


Send this to a friend