Një grua plake sapo eshte ulur në një kafene.
Kamarjeri i solli menynë dhe e pyeti atë çfarë donte të porosiste.
Zonja e vjetër e pyeti:
-Sa është një copë tortë me luleshtrydhe?.
Kamarjeri u përgjigj:
-Tre euro…
Plaka atëherë merr disa monedha nga xhepi i saj dhe filloi të numëronte ngadalë, pastaj pyeti përsëri:
-Dhe se sa kushton në vend të luleshtrydhes një e thjeshtë ?.
Kamarjeri paksa i acaruar, shikon që kishte shumë tavolina t’i shërbente u përgjigj:
-Dy euro”.
-Në rregull, atëherë, po e marr me dëshirë tortën e thjeshtë.
Kamarjeri e solli gjith mërzitje tortën dhe mendon me vete se duhet bere si rregull mbi tavolinë….
-Ndalohen njerëzit koprracë!….
Zonja e vjetër e hëngri shumë ngadalë dhe me kënaqësi tortën, u ngrit, vendosi paratë në tavolinë dhe shkoi.
Kur kamarieri shkoi për të pastruar tavolinën , vuri re se zonja e vjetër i kishte lënë nje euro për bakshish .
Emocionet i bënë që t’i rrëshqiste një lot.
U kthye në kërkim të plakës që ta falenderonte ,por ishte tepër vonë. Ajo tashme ishte zhdukur.
Ai ndjehet fajtor për gjykimin e padrejtë që i bëri asaj.
Zonja,në vend të dëshirës së saj (per totren që kushtonte tre euro), ishte kufizuar për të marrë një copë tortë dy euro për ti lënë bakshish kamarierit…
MESIMI PER NE:
-Kjo histori prekëse tregon qartë se nuk duhet të nxitohemi per te nxjerre nje përfudim,sepse para se të gjykosh dikë, ti duhet ta dish historinë e tij, të veshësh këpucët e tij, të njohesh frikën dhe probleme e tij dhe vetëm atëherë do te kuptosh sa i brishtë është ky njeri pas maskës së aparencës….
Ju flm qe me kushtuat vemendje te dashur miq…
Komentet