VOAL

VOAL

Këndi i humorit: Një fshatar i pagdhendur është ulur në një stol në park bashkë me të fejuarën

May 19, 2019
blank

Komentet

blank

Këndi i humorit: Gjykatësi pyet policin

Gjykatësi pyet policin:
“A ishte personi gjallë apo i vdekur kur e patë?”
Polici:
“Zoti gjykatës, nuk mund të them nëse ka qenë gjallë apo ka vdekur, sepse unë nuk jam mjek, por ai iu është përgjigjur të gjitha pyetjeve të mia!

blank

Këndi i humorit: Një gjahtar vdes dhe niset për në qiell

Një gjahtar vdes dhe niset për në qiell. Zoti, për ta dënuar për krimet e gjuetisë, e kthen në tokë me pamjen e një lepuri.

Një ditë ai gjendet përballë një gjahtari që do ta qëllojë:
“Mos më qëlloni, ju lutem! E di që nuk do të më besoni, por më parë nuk isha lepur siç më shihni tani, por një gjahtar si ju!”.

Gjuetari e shikon dhe, duke i drejtuar tytën e armës mes syve, thotë:
“Jo, jo, shiko, unë vërtet të besoj! Problemi është se unë kam qenë lepur më parë.”

blank

Këndi i humorit: Një gjirokastrit shkon në zyrën e gjendjes civile për të regjistruar lindjen e fëmijës

Një gjirokastrit shkon në zyrën e gjendjes civile për të regjistruar lindjen e fëmijës së tij. Pasi plotëson formularët, pyet punonjësin:
“Sa të detyrohem?”
“Asgjë, zotëri, regjistrimi i foshnjave është falas!”
“Ah, mirë, shumë mirë, atëherë do të regjistroj edhe binjakun tjetër!”

blank

Këndi i humorit: Në shtëpi gruaja lexon një revistë, burri shikon tv, gjyshi lexon një gazetë.

Është e diel mbrëmje. Në shtëpi gruaja lexon një revistë, burri shikon tv, gjyshi lexon një gazetë.
Papritmas gruaj lexon me zë të lartë një tekst në revistë:
– E dini se gjatë marrëdhënieve dashurore, gruas i rriten gjinjtë deri 25%!!!
Burri ndërpret shikimin e televizorit dhe thotë:
– E çuditshme, sepse gjinjtë e tu nuk rriten kur ne bëjmë marrëdhënie…
Gjyshi ndërpret leximin e gazetës dhe thotë:
– Ndoshta ngaqë ti nuk e pompon sa duhet!!!

blank

Këndi i humorit: Një çift është shumë i varfër, por duhen shumë

Një çift është shumë i varfër, por duhen shumë.

Ai kthehet i lodhur pas një dite kur ka kërkuar punë e nuk ka gjetur. Dhe e gjen gruan të zhveshur dhe të ulur sipër termosifonit.

E pyet:

– E çfarë po bën aty?

Ajo përgjigjet:

– Po e ngroh darkën për sonte!!!

 

blank

Këndi i humorit: Dy drejtues po bisedojnë si duhet zgjedhur sekretarja

Dy drejtues po bisedojnë si duhet zgjedhur sekretarja dhe njëri prej tyre thotë se ka një metodë shumë të saktë:

– Unë e marr në zyrë dhe në dysheme te këmbët e saj është një monedhë 100 eurosh. E shikoj si ajo sillet. Kjo për mua është shumë domethënëse.

Pas disa kohësh takohen përsëri dhe i pari pyet.

– Atëherë, miku im, si ka shkuar me zgjedhjen e sekretares?

– E kam bërë provën me tri kandidate. E para e mori monedhën dhe e futi në çantë. E dyta e mori dhe ma dorëzoi. E treta bëri sikur nuk e pa.

– Po ti cilën zgjodhe?

– Unë zgjodha atë që kishte gjithnjë më të mëdhenj!!!

blank

Këndi i humorit: Një burrë në shtratin e vdekjes i rrëfehet gruas së tij

Një burrë në shtratin e vdekjes i rrëfehet gruas së tij:
– Zemër, duhet të flas me ty për diçka, duhet ta heq këtë peshë. E di, disa ditë më parë të tradhtova me shoqen tënde më të mirë.
Gruaja përgjigjet me shumë qetësi:
– E di, e di, prandaj të helmova!

blank

Këndi i humorit: Një burrë po udhëton në një avion dhe një papagall është në sediljen pranë tij

Një burrë po udhëton në një avion dhe një papagall është në sediljen pranë tij. Stjuardesa kalon duke pyetur se çfarë duan. Papagalli i drejtohet asaj në mënyrë vulgare:

– Bushtër e keqe, kurvë, më sill një uiski.

Burri i ulur pranë tij, shumë i turpshëm, ndërkaq e pyet atë:

– Më falni, ju lutem mund të më sillni një kafe?

Stjuardesa ofendohet për vdekje, por preferon të mos e bëjë veten e të heshtë dhe shkon në kabinën e kapitenit. Kthehet pak më vonë me një uiski, por pa kafe. Papagalli pi, por menjëherë fillon të bërtasë përsëri:

– Kurvë e poshtër, bushtër! Por sa pije të keqe më solle. Shko shpejt e më sill një tjetër dhe mos u huto tek kapiteni!

Edhe burri me turp pyet:

– Më falni, por ju e harruat kafen time. Mund të ma sillni?

Stjuardesa është e tërbuar, por hesht dhe kthehet në kabinën e kapitenit. Pak më vonë ajo vjen me një uiski, por përsëri pa kafe. Mallkimet e reja të papagallit, ndërkohë që edhe i zoti e brohorit:

– Po, mirë, kurvë e regjur, është dy herë që të kërkoj një kafe dhe ti gjithmonë e harron. Nuk kam parë një kurvë të tillë!

Stjuardesa, e ofenduar për vdekje, kthehet në kabinën e kapitenit. Menjëherë pas kësaj, dalin tre stjuardë të mëdhenj e muskulozë, të cilët marrin zotërinë e papagallin dhe i nxjerrin nga dera e avionit. Ndërsa ata po bien, papagalli kthehet nga zotëria dhe i thotë:

– Sigurisht që për ty që nuk mund të fluturosh, ishte një guxim i madh!

blank

Këndi i humorit: Në një qendër të madhe tregtare, një burrë i afrohet një gruaje të bukur

Në një qendër të madhe tregtare, një burrë i afrohet një gruaje të bukur dhe i thotë:
“Kam humbur gruan time këtu në supermarket. A mund të flas me ju për disa minuta?”
“E pse?” pyet ajo e habitur.
“Sepse sa herë që flas me një grua të bukur, gruaja ime shfaqet si me magji…”

blank

Këndi i humorit: Një burrë shkon te mjeku dhe i thotë

Një burrë shkon te mjeku dhe i thotë:
“Mbrëmë erdha në shtëpi dhe e gjeta gruan në shtrat me një të panjohur, fillova të bërtas, zgjova gjithë lagjen, por gruaja më tha të qetësohem dhe të shkoj në lokal për një kafe. U mërzita dhe bëra siç sugjeroi ajo, por kur u ktheva ajo ishte ende në shtrat me një burrë tjetër. Përsëri kërcënova se do të bëja një vrasje, por ajo më tha të qetësohesha dhe të shkoja në lokal për një kafe. Ndodhi dhjetë herë radhazi”.
Mjeku, pak i habitur, pasi dëgjon të gjithë historinë, pyet:
“Më falni, por nuk e kuptoj pse ma tregoni këtë histori, çfarë të bëj?
Dhe burri përgjigjet:
“Po doktor, a nuk do të më dëmtojnë dhjetë kafe në një mbrëmje?!!!”

blank

Këndi i humorit: Një zonjë është duke ecur me djalin e saj

Një zonjë është duke ecur me djalin e saj. Ata takojnë një fqinje, shumë të re dhe të kolme.
“Pjerin, jepi zonjës një puthje”.
“Jo, mami”.
“Pjerin, është një urdhër”.
“Jo, mami”.
“Epo, pse nuk dëshiron ta puthësh zonjën?”.
“Sepse babi u përpoq dje, dhe mori dy shuplaka, sa i nxorën sytë gaca!”.

blank

Këndi i humorit: Një burrë hyn në një supermarket dhe vëren një grua të bukur që e shikon pandërprerë

Një burrë hyn në një supermarket dhe vëren një grua të bukur që e shikon pandërprerë. Më në fund ai merr guxim dhe e pyet:
“Më falni, ndoshta ne njihemi?”
Zonja përgjigjet:
“Besoj se je babai i njërit prej fëmijëve të mi”.
Ai mendon një minutë dhe i thotë vetes se ky fëmijë për të cilin ajo flet është rezultat i asaj here që ai tradhtoi gruan e tij. Kështu ai i thotë zonjës:
“A je ti ajo striptiste që u hodh nga torta në festën e beqarisë së shoqes sime më të mirë pesë vjet më parë? Ajo me të cilin bëra dashuri në tavolinën e bilardos?”
Zonja e shikon me tmerr dhe i thotë:
“Jo, unë jam mësuesja e djalit tuaj.”


Send this to a friend