VOAL

VOAL

Këndi i humorit: Një ditë, një mësues shkroi në dërrasën e zezë

November 19, 2019

Komentet

Këndi i humorit: Tuni nuk di cilën këshillë të dëgjojë

Tuni nuk di cilën këshillë të dëgjojë:

Nëse ecja do të ishte vërtet e shëndetshme, postieri do të ishte i pavdekshëm.
Balena noton ditë e natë, ha vetëm peshk dhe pi vetëm ujë. Megjithatë ajo është mbipeshë.
Lepuri vrapon dhe kërcen si i çmendur. Por ai jeton vetëm 10 vjet.
Breshka nuk vrapon, nuk bën asgjë, ha vazhdimisht… dhe jeton 300 vjet.
Përfundimi: në të sëmës…. dieta dhe gjimnastika!..

Këndi i humorit: Një burrë që nuk është shumë i devotshëm bindet nga gruaja e tij të shkojë në rrëfim

Një burrë që nuk është shumë i devotshëm bindet nga gruaja e tij të shkojë në rrëfim.
– Cilat janë mëkatet e tua bir? – pyet prifti.
– Unë vodha pak lëndë ndërtimi, at.
-Dhe sa ke marrë?
-Eh, at, ia bëra një kasolle të re qenit tim të gjuetisë…

– Epo, nuk është gjë aq e keqe…
-Eh, at, por kam bërë edhe një garazh për makinën e gruas sime, timen dhe traktorin…
-Është diçka më serioze…
-Eh, por perveç kasolles së qenit dhe garazhit ndertova edhe një shtepi të vogël me 4 dhoma gjumi, 2 tualete, sallon, kuzhine dhe verande per familjen time.

Tani prifti shprehet:
-Epo puna është serioze: do të duhet të tregoni pendim…
-Nuk e di se çfarë pendimi at, por, po të bësh ti projektin, unë do ta shtoj lëndën e ndërtimit!

Këndi i humorit: Jeta në çift do të thotë të bësh gjërat së bashku

Jeta në çift do të thotë të bësh gjërat së bashku:

-Ajo vendos -Ti pranon

-Ajo flet -Ti dëgjon

-Ajo gabon -Ti kerkon falje

Këndi i humorit: Një zonjë, nënë e 5 fëmijëve, shkon te gjinekologu

Një zonjë, nënë e 5 fëmijëve, shkon te gjinekologu:
– Profesor, unë kam 5 fëmijë dhe nuk dua të kem më. Unë ju besoj ju.
Profesori thotë:
– Zonjë, e thjeshtë, kur të ndodhë, pi një gotë ujë të ftohtë dhe do të shohësh që nuk do të mbetesh shtatzënë.
Zonja është e hutuar, por profesori e qetëson:
– Mos u shqetëso, i besove gjinekologut më të mirë të qytetit. Pagesa është 150 euro…
Zonja paguan dhe largohet e sigurt, pas disa metrash dyshon, kthehet dhe:
– Më falni profesor, por duhet ta pi një gotë me ujë para se të bëj dashuri apo më pas?
– Ndërkohë, e dashur zonjë, NDËR.KO.HË.

Këndi i humorit: Tre pensionistë mbi tetëdhjetëvjeçarë, të ulur në një stol, flasin për problemet e pleqërisë

 

Tani: “Dje isha në shtëpi dhe gruaja ime më kërkoi të lëvizja një kuti. Ishte e madhe, por padyshim e lehtë. Epo, u përpoqa dhe me gjithë përpjekjet e mia nuk ndodhi asgjë. Gruaja ime duhej të më ndihmonte ta ngrija. Dhe pikërisht atëherë e kupton se KRAHËT, oh po, KRAHËT nuk janë më si dikur…”

Tuni thotë: “Eeeh të kuptoj. Një ditë më duhej të merrja autobusin, isha disa hapa nga ndalesa, mbërrin autobusi dhe më duhej të ecja ndoshta katër metra… Asgjë për të bërë, këmbët m’u bllokuan plotësisht. E humba autobusin… Dhe pikërisht atëherë e kupton se KËMBËT, oh po KËMBËT e tua nuk janë më si dikur…”

Koli: “Dhe unë… çfarë të them? Dje isha në shtëpi me shërbyesen time 30-vjeçare ukrainase… Ajo ishte në shkallë dhe pashë këmbët e saj të bukura nga poshtë… Oh, nuk kuptova më asgjë, kështu që e pyeta nëse … më kupton? Ajo më shikoi dhe më tha: -Po zotëri Koli, për sot kjo është hera e tretë, a nuk lodhesh?– Dhe aty e kuptova që KUJTESA, oh po, KUJTESA nuk është më ajo që ka qenë.. .”

Këndi i humorit: Një ateist po ecte në pyll dhe po mendonte

Një ateist po ecte në pyll dhe po mendonte:

– Çfarë pemësh madhështore! Çfarë lumenjsh të vrullshëm! Sa kafshë të bukura!

Ndërsa ecte përgjatë lumit, dëgjoi lëvizje në shkurret pas tij. Ai u kthye për të parë dhe pa një ari gjigant që po e sulmonte. Ai filloi të vraponte sa më shpejt që mundi të ngjitej në shtegun, por ariu po afrohej gjithnjë e më shumë.

Më në fund u raskapit dhe ra në tokë. Ai u rrotullua në përpjekje për t’u ngritur dhe për të vazhduar vrapimin, por ariu ishte pikërisht sipër tij, e kishte arritur dhe ishte gati ta godiste me putrën e tij. Atëherë ateisti bërtiti i tmerruar:

– O Zot!

Koha ndaloi. Ariu ngriu. Heshtja ra në pyll, një dritë verbuese shkëlqeu mbi njeriun dhe një zë bërtiti nga qielli:

– Ti e ke mohuar ekzistencën time gjithë këto vite, i ke mësuar të tjerëve se unë nuk ekzistoj, madje ia atribuon krijimin një aksidenti kozmik. Tani pret që unë të të ndihmoj? A duhet të të konsideroj besimtar?

Ateisti shikoi drejt dritës:

– Do të ishte hipokrite nga ana ime që të kërkoja papritmas të më konsiderosh besimtar tani, por ndoshta mund ta bësh ariun besimtar?

– Shume mire! – iu përgjigj zëri.

Drita u largua. Filluan përsëri tingujt e pyllit. Ariu uli putrën e djathtë, i bashkoi të dyja, uli kokën dhe tha:

– Zot, bekoje këtë ushqim që do të marr dhe për të cilin jam shumë mirënjohës…

Këndi i humorit: Roza zgjon burrin e saj Nikollën, njeri shumë dembel, i plogësht e sherr, dhe i thotë

Një mëngjes Roza zgjon burrin e saj Nikollën, njeri shumë dembel, i plogësht e sherr, dhe i thotë:
– Nikolla, sot në mëngjes vdiq nëna ime…
Ai kthehet në krah, ia jep asaj një ledhatim në supe dhe përgjigjet:
– Më vjen keq për ty, Roza!
Pastaj fut dorën në xhepin e pantallonave, merr 500 euro dhe:
– Epo, merrni këto, janë 500 euro, për kurorën…
Nikolla bujar dhe altruist. Roza, e habitur dhe e prekur, merr paratë, shkon drejt derës dhe mendon:
“Në fund të fundit, Nikolla nuk është kaq bajgë në fund të fundit, me pak fjalë, 500 euro për kurorën e nënës sime, pasi nuk u morën vesh bashkë një jetë tërë, në fakt kemi shkuar si mace e qen, është vërtet një gjest i bukur bujarie dhe altruizëm!”

Ajo mendon dhe ndërkohë largohet, hap derën, është gati të dalë kur dëgjon Nikolën duke bërtitur pas saj:
– O Rozaaa nëse nuk e gjen dot Kurorë me lule, edhe Kurora me ferra është e mirë!!!…

Këndi i humorit: Një qen gjuetie i madh dhe shumë i zgjuar humbet dhe fillon të endet nëpër pyll

Gjatë një safari, një qen gjuetie i madh dhe shumë i zgjuar humbet dhe fillon të endet nëpër pyll.
Papritur shikon që një panterë po afrohet kërcënuese: “Pff…, tani jam në hall, duhet të mendoj diçka” – Vëren disa eshtra të një kafshe të ngordhur aty pranë. Fillon t’i kafshojë dhe kur pantera është afër, thotë me zë të lartë: “Ah, sa e mirë është kjo pantera që kam ngrënë!”.
Pantera frenon befas dhe ikën duke menduar: “Çfarë qen demon! Pothuajse më përpin edhe mua”.
Një majmun, i cili kishte vëzhguar gjithçka nga një pemë, zbret, ndjek panterën dhe sapo e arrin, i tregon se çfarë ndodhi.
Pantera shumë e inatosur thotë: “bir kurve! Tani ma paguan!”
Pastaj kthehet nga majmuni dhe i thotë: “Ndiqmë, tani të shkojmë t’i tregojmë se kush është në krye këtu” dhe ata nisen me marsh të pestë drejt qenit.
Qeni sheh se pantera po afrohet sërish i shoqëruar nga majmuni dhe mendon: “dreq majmun! Dhe çfarë të bëj tani? Dreqin, më duhet të mendoj diçka shpejt.” Në vend që të ikë, qeni ulet me shpinë nga pantera, sikur të mos e kishte parë dhe, kur pantera është mjaft afër e gati për ta sulmuar, ai thotë me zë të lartë: “majmun i shëmtuar, ka më shumë se gjysmë ore që kur e dërgova të më sillte një panterë tjetër dhe ai ende nuk ka ardhur!!!”.

Këndi i humorit: Një grup ndërkombëtar drejtuesish të lartë- konferencë në një anije lundrimi kur ajo fillon të fundoset

Një grup ndërkombëtar drejtuesish të lartë biznesi po marrin pjesë në një konferencë në bordin e një anije lundrimi kur ajo fillon të fundoset.
Komandanti urdhëron kolegun në bord të ngrejë alarmin dhe t’i bëjë të gjithë të hidhen nga anija.

Pak minuta më vonë ai kthehet shumë i shqetësuar dhe thotë:
– Nuk mund t’i bind, janë të pavendosur.
– Rri këtu, se shkoj unë
Komandanti shkon dhe pas disa minutash, i qetë dhe i lehtësuar, kthehet dhe thotë:
– Gjithçka është në rregull, të gjithë u hodhën në det, bregu nuk është shumë larg.
– Po si i binde?

– Me psikologji. I thashë anglezit se do të ishte një gjest sportiv dhe ai u hodh brenda. I thashë francezit se ishte veprim elegant; thashë gjermanit që ishte urdhër i prerë; i thashë rusit se ishte një akt revolucionar dhe amerikanit se ishte i siguruar që do të dëmshpërblehej deri në centin e fundit.
– Po shqiptarin? Si e binde shqiptarin?
– Shume e thjeshte në shqip thashe qe ishte e ndaluar me ligj të hidhesh në det nga anija!!

Këndi i humorit: Gruaja e Kolit nuk është mirë

Gruaja e Kolit nuk është mirë. Mbërrin doktori dhe hyn në dhomë, pas pak del dhe i thotë: “Më sillni një kaçavidë!”
Koli, i trullosur, i jep një kaçavidë. Një moment më vonë mjeku kërkon një çekiç dhe më pas një limë. Koli i jep çdo herë veglat, por në fund ai nuk e mban dot veten dhe e pyet i shqetësuar: “Doktor, çfarë po ndodh? si eshte gruaja ime Për çfarë janë të gjitha këto vegla?”
“Unë ende nuk mund të them asgjë … Nuk mund ta hap çantën time!”

Këndi i humorit: Tani del nga një librari dhe takon Tunin

Tani del nga një librari dhe takon Tunin.
-“Përshëndetje Tani” – “Përshëndetje Tuni”
Tuni: -“Pse je këtu ?”
Tani: -“Bleva një libër mbi metempsikozën”
Tuni-“Dhe çfarë është kjo… metempsikoza?
Tani: -“Po ta shpjegoj me një shembull, që ndoshta ta kuptosh. Ta zëmë se ti vdes, të varrosin, trupi yt tretet, bëhet pleh, plehërohet toka, rritet bari, kalon një lopë dhe e ha. Pastaj ajo shkon pak më tej dhe lëshon një tortë të bukur të nxehtë… Kaloj unë aty, shoh dhe them… “Përshëndetje Tuni! Sa keni ndryshuar!” .. E kuptove ? Ndoshta jo… është shumë e ndërlikuar, le ta harrojmë këtë…”

Tuni është pak i mërzitur nga shembulli dhe mënyra e të vepruarit të Tani, por ai bën sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe thotë:
-“Jo prit, Tani, është interesante. Le të shohim nëse e kuptova. Pra, le të pretendojmë se ti vdes, të varrosin, trupi yt dekompozohet, bëhet pleh dhe plehëron tokën, mbin bari, një lopë kalon dhe e ha dhe pastaj lëshon një tortë të bukur e të nxehtë duke avulluar. Kaloj unë, e shoh dhe them: Oooh Tani! …nuk ke ndryshuar fare! ti je gjithmone i njejti!!!”

Këndi i humorit: Ndeshje futbolli mes ofierëve dhe policisë

Ndeshje futbolli mes ofierëve dhe policisë.
Fusha e zgjedhur ndodhet pranë një hekurudhe. Menjëherë pas fillimit të ndeshjes kalon një tren dhe fishkëllen shumë fort.
Lojtarët e policisë, duke menduar se loja ka përfunduar, largohen.

Pas rreth gjysmë ore oficerët shënojnë…


Send this to a friend