Një burrë dhe gruaja e tij shkojnë me pushime. Burri i thotë gruas: “Është një diskotekë këtu afër, është një festë me maska, kam blerë një maskë… a shkojmë sonte?”
Gruaja i thotë: “Jo, mua po më dhemb koka, shko ti.”
Burrë vë maskën të cilën gruaja e njeh, dhe shkon në diskotekë. Gruaja pushon sa pushon, i kalon dhimbja dhe vendos të blejë një maskë të cilën burri nuk e njeh dhe shkon në diskotekë për të parë si po sillet burri.
Shikon maskën e burrit dhe e kupton se ai nuk po linte grua pa puthur në buzë. Gruaja zemërohet, shkon tek i shoqi dhe e bind që të bëjnë dashuri. Pastaj largohet me nxitim dhe shtrihet në shtrat, nuk i thotë burrit se ai nuk e kishte njohur, por e pyet: “Si e kalove, zemër'”
Ai ia kthen: “Mirë, po nuk shkova në diskotekë, sepse shkova në bar me disa miq. Mirëpo, ai tipi që ia dhashë maskën time, më tha se ishte kënaqur shumë!!!”
Komentet