Në një rrugë të errët, një burrë dhe një grua janë në makinë duke bërë dashuri. Pas herës së parë, ajo i kërkon burrit një herë të dytë dhe ky ia plotëson dëshirën. Pas herës së dytë, gruaja këmbëngul prapë dhe ata fillojnë të bëjnë dashuri për të tretin herë radhazi. Gruaja nuk mjaftohet dhe kërkon ta bëjë atë përsëri. Në këtë pikë, burri është i rraskapitur dhe i përgjigjet gruas:
– Mua më duhet të marr pak frymë!
Ai del nga makina dhe vëren një burrë tjetër aty afër duke ndryshuar një gomë në makinën e tij. Ai i afrohet atij dhe i thotë:
– Dëgjo, kam këtë femrën në makinë që nuk po më lë të marr frymë! Apo merresh ti me të, ndërsa unë po merrem me ndërrimin e gomës!
Burri tjetër kalon në makinën e të panjohurit. Pas pak minutash vjen një polic, ndriçon brendësinë e veturës me një llambë dore dhe e pyet:
– Çfarë po bën?
Burri përgjigjet:
– Po bëj dashuri me gruan time!
Dhe polici e pyet:
– Dhe nuk mund ta bëni atë në shtëpi?
Burri ia kthen:
– Unë në të vërtetë nuk e dija se ishte gruaja ime deri sa ju e ndezët llambën e dorës!!!
Komentet