VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Këndi i humorit: Nastradini po ëndërronte për një tas me supë të nxehtë

By | June 24, 2020
blank

Komentet

blank

Këndi i humorit: Një burrë arrin në stacionin e trenit dhe kërkon një biletë

Një burrë arrin në stacionin e trenit dhe kërkon një biletë. Biletashitësja i thotë që të qëndrojë në radhë, megjithëse te sporteli nuk është askush tjetër përveç tij.

Pas pesë minutash burri kthehet tek shitësja e biletave dhe kërkon biletën. Ajo i thotë jo sepse i duhet të hyjë në radhë, ndonëse te sporteli përsëri nuk është askush tjetër.

Atëherë burri e godet me grusht dhe shitësja e biletave i thotë:

“Kush e bëri atë?”

Burri përgjigjet:

“Nuk e di, janë kaq shumë njerëz këtu!!!”

blank

Këndi i humorit: Në Moskë policët arrestojnë një pijanec i cili kundërshton me forcë dhe kërkon të mos e prekin

Në Moskë policët arrestojnë një pijanec i cili kundërshton me forcë dhe kërkon të mos e prekin.
– Ju nuk e dini kush jam unë! Unë jam përgjegjësi i të gjitha depozitave ushqimore të Moskës!
Policët kontrollojnë në telefon dhe ia gjejnë numrin e shtëpisë. I telefonojnë së shoqes:
– Zonjë, e kemi këtu burrin tënd të dehur. Po a është e vërtetë se burri yt është përgjegjës i të gjitha depozitave ushqimore të Moskës?
Gruaja përgjigjet:
– Jo, im shoq është akademik i shkencave, po kur dehet, i duket vetja sikur të jetë Ati i Gjithëfuqishëm…

blank

Këndi i humorit: Dy të sapofejuar janë në veturë në mbrëmje

Dy të sapofejuar janë në veturë në mbrëmje. Ndërsa vazhdojnë rrugën, djali i thotë vajzës:
– Nëse e kaloj shpejtësinë 150 në orë, ti do të zhvishesh?
Vajza thotë po dhe ai fillon ta shtojë shpejtësinë. Sapo matësi tregon mbi 150, ajo zhvishet. Natyrisht, djali hutohet aq shumë saqë e humbë kontrollin e veturës dhe dalin jashtë rrugës e vetura kthehet përmbys.
Vajza arrin të dalë, por rrobat e saj dhe i fejuari ngelen në veturë.
-Vrapo dhe kërko ndihmë! – i lutet ai.
– Nuk mundem, jam e zhveshur, – thotë ajo.
– Mbulohu dhe shko me vrap të kërkosh ndihmë, – thotë ai duke ia treguar njërën këpucë të tijën që ndodhet jashtë veturës. Ajo e merr këpucën, mbulohet dhe vrapon gjersa arrin në një pikë shërbimi, ku ajo fillon të thërrasë:
– Ndihmë, ndihmë, i fejuar im ka mbetur i ngujuar!!!
Punonjësi i pikës së shërbimit, duke parë këpucën, i thotë:
– Më vjen keq, po qenka ngujuar tepër, saqë unë nuk mund ta ndihmoj…

blank

Këndi i humorit: Pjerini shkon me vrap te mamaja

Pjerini shkon me vrap te mamaja:
– Mama, mama, kam parë Xhulian tek puthej me Lukën!
Dhe mamaja përgjigjet:
– Eh, mor bir, është normale, pas një jave martohen.
Atëherë Pjerini thotë:
– Po mirë, pra, kur martohet babai me kamerieren?!

blank

Këndi i humorit: Një grua e dëshpëruar për djalin e saj shkon te mjeku dhe i thotë

Një grua e dëshpëruar për djalin e saj shkon te mjeku dhe i thotë:

“Doktor, djalin tim nuk mund ta duroj më, ai është bërë i padurueshëm!”

Mjeku përgjigjet: “Zonjë, zhvishu!”

Zonja përgjigjet:

“Unë jam në rregull, doktor, por djali im nuk është në rregull!”

Mjeku përgjigjet: “Zonjë, duhet të bëjmë një tjetër!

blank

Këndi i humorit: Një afariste për disa ditë ndodhej larg vendit për arsye pune

Një afariste për disa ditë ndodhej larg vendit për arsye pune.
Një ditë merr një letër nga i fejuari që ndodhej në Atdhe:
“E dashur, nuk e përballoj dot më këtë situatë dhe kam vendosur t’i jap fund marrëdhënies sonë. Largësia që na ndan është tepër e madhe. Më duhet të pranoj se të kam tradhtuar dhjetë herë qëkur je larguar. Dhe ti nuk e meriton këtë. Më vjen shumë keq. Të lutem, a mund të m’i kthesh fotot që t’i kam dhënë?
E fejuara, shumë e lënduar, iu kërkon kolegeve t’ia sjellin të gjitha fotot e të fejuarve, miqve, të afërmve, të njohurve. Dhe, bashkë me fotot e të fejuarit ia dërgon edhe 57 foto të të tjerëve. Dhe i shkruan:
“I dashur, nuk e di, kush vallë je në mesin e këtyre! Kërkoji fotot e tua në paketë dhe m’i kthe të tjerat!”

blank

Këndi i humorit: Pjerini i kërkon Plakut të Vitit të Ri

Pjerini i kërkon Plakut të Vitit të Ri:

“Plaku i Vitit të Ri, Plaku i Vitit të Ri, unë dua një vëlla!”

Plaku i Vitit të Ri i përgjigjet:

“Mrekulli! Ma sill mamanë tënde!”

blank

Këndi i humorit: Kishte kaluar një kohë e shkurtër që kur gruaja e Nastradinit ishte ndarë nga jeta

Kishte kaluar një kohë e shkurtër që kur gruaja e Nastradinit ishte ndarë nga jeta. Atij nuk i pëlqeu të mbetet vejan. Me ndihmën e disa miqve, ai gjeti një grua tjetër, një vejushë të ndershme që i shkonte për shtat.

Pas shtatë ditësh martesë, gruaja lindi një fëmijë. Nastradini shkoi në treg, bleu fletore, lapsa, libra dhe i vendosi pranë foshnjës.

Gruaja e tij e shikoi me habi dhe e pyeti: “Nastradin, do të duhet shumë kohë para se foshnja jonë të ketë nevojë për këto gjëra! Pse je ngutur kaq shumë?”

Nastradini i tha: “Je ti gabim, e dashur, një fëmije të lindur në shtatë ditë, në vend të nëntë muajve, me siguri do t’i duhen këto gjëra, për të thënë të paktën, në dy javë”.

blank

Këndi i humorit: Një grua e martuar dhe djali i saj janë në një lokal

Një grua e martuar dhe djali i saj janë në një lokal. Fëmija shikon nga një dritare dhe i thotë nënës së tij:

-“Mami, shiko një zotëri që po hidhet nga një rrokaqiell!”

Dhe nëna e tij përgjigjet:

“Thuaji atij burri që unë i kam vënë brirë, nuk i kam vënë flatra!”

blank

Këndi i humorit: Një i ri dëshiron të hyjë në politikë dhe i bën lutje partisë

Një i ri dëshiron të hyjë në politikë dhe i bën lutje partisë.
Sekretari i partisë, për ta provuar, bën sikur humbet 100 euro.
I riu, i padjallëzuar, i gjen dhe i kthen menjëherë tek ai.
Atëherë politikani menjëherë i thotë: “është më mirë që të gjesh një punë tjetër”!

Dhe ai i habitur: “pse?”

Politikani përgjigjet: “sepse për të bërë politikë kemi nevojë për dikë që e bën paranë të zhduket dhe të mos gjendet më!

blank

Këndi i humorit: Gruaja pyet fqinjen e saj të re

Gruaja pyet fqinjen e saj të re:
– “A do të kishit mirësinë të bëni banjo dielli e veshur vetëm bikini në kopshtin tuaj?”
– “Pse?” – pyet ajo tërë kureshtje.
– “Sepse është koha që im shoq kosit barin!”

blank

Këndi i humorit: Në sallon, me mamanë e Pjerinit, janë edhe zonjat më të rëndësishme të lagjes

Në sallon, me mamanë e Pjerinit, janë edhe zonjat më të rëndësishme të lagjes.
Pjerini vjen dhe thotë:
– Mama, më bëhet çiçi!
Sa kohë që zonjat nuk e kishin mendjen fare te Pjerini, mamaja u ngut dhe shkoi te i biri. E qortoi dhe i tha se nuk duhet ta përsërisë më fjalën “më bëhet çiçi”.
Atëherë si duhet të them:
– Më vjen të fishkëlloj, – tha mamaja.
Gjatë natës, Pjerini zgjohet dhe i thotë të atit:
– Baba, më vjen të fishkëlloj!
– E ti më zgjon mua në mes të natës se të ardhka të fishkëllosh?! Fli dhe mos u ndje!
Pas disa çastesh, vogëlushi, zgjohet përsëri dhe thërret:
– Baba, baba, më vjen të fishkëlloj!!
I ati ia kthen:
– Mirë, biri im, por fishkëllo lehtë këtu në veshin e babait…


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend