Keda Kaceli mbesa e Jonuz Kacelit, njërit nga 22 intelektualët e pushkatuar me pretekstin e bombës në Ambasadës Sovjetike shkruan në rrjetin social si më poshtë:
“Në ditën e Shenjtit Anton – Shn’Anoi, për ne Gegët – si sot 30 Vjet ka qenë dita që ka ndryshuar thelbësisht jetën time dhe gjithë rrjedhën dhe drejtimin që do merrte përgjithmonë.
Kjo fotografi është dëshmi e asaj ngjarje.
Rivarrimi i eshtrave të martirëve të Shkurtit 1951 në 13 Qershor 1993, pas një ceremonie në TOB në praninë e Kryeministrit të atëhershëm Meksi.
Në foto shihen eshtrat e martirëve dhe telat me gjemba më të cilët u rrethuan trupat e tyre para pushkatimit.
Në foto është gjyshi im Jonuz Kaceli, foto e vendosur nga familjarë që ishin të pranishëm gjatë gërmimit në tokën e fshatit ku ata u groposën gjysmëgjallë në atë natë të errët dëshmitare e krimit makabër mbi njerëz të pafaj, gabimi i vetëm i të cilëve qe se ishin të lirë.
Nga ajo ditë pa mbushur 13 vjeç, jam kjo që jam.
Nga ajo ditë gjithçka do ishte mision: për të drejtën, të vërtetën, lirinë.
Dhe do jetë sa të jem dhe unë.
Lavdi memories së tyre. Lavdi memories të të gjithë martirëve që dhanë jetën për Shqipërinë, për Liri. 13 Qershor 2023″

Kjo foto e 13 Qershorit 1993